Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Mesuesi me i mire eshte pervoja.
--- Populli

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 48 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...
Emigracion :: Shqiptarėt, tė fyer nga racizmi i grekėve
Postuar nga: Skampa

Emigracion Sondazh me emigrantėt qė jetojnė nė Greqi, sa tė kėnaqur janė ata nga trajtimi dhe nga frytet e punės sė tyre. Evropianolindorėt janė mė tė integruar. Shqiptarėt janė mė punėtorėt dhe e flasin shkėlqyeshėm greqishten.

Emigrantėt shqiptarė qė jetojnė prej vitesh nė Greqi nuk e ndjejnė veten shumė afėr me vendasit. Pėrkundrasi shumica e tyre janė tė shqetsuar nga racizmi i vendasve. Kėtė tregon njė sondazh i kompanisė MRB, shifrat e tė cilat u bėnė tė ditura dje nga gazeta greke Kathemerini. Sondazhi jep pėr herė tė parė njė tablo tė gjėrė tablo tė qartė pėr grupimet, mėnyrėn e jetesės, dhe problemet e tyre. Por sipas sondazhit, megjithė problemet njė pjesė e tyre prej 36% kanė vendosur tė jetojnė pėrfundimisht nė Greqi. Sipas shifrave 52% e emigrantėve janė shqipatrė. Emigrantėt shqiptarė megjithėse janė bashkėsia mė e madhe dhe qė jetojnė qė prej 10 vjetėsh nė Greqi, nuk e ndjejnė veten shumė afėr grekėve.

Mė pranė grekėve gjėnden emigrantėt nga vendet e Europės Lindore. Mė larg janė aziatikėt. Por nė tė gjitha kategoritė mbizotėron dėshira pėr tė jetuar pėrgjithmon nė Greqi. Pjesa dėrrmese e shqiptarėve tė intervistuar ėshtė e shqetėsuar pėr racizmin e vendasve ndaj tyre. Sipas sondazhit shqiptarėt hyjnė tek grupi i cili e flet shkėlqyeshėm gjuhėn greke. Njė pjesė e madhe e shqiptarėve nuk u interesojnė zhvillimet politike nė Shqipėri. Ndėrkohė qė problemi kryesor i emigrantėve (shumica e tyre janė familjarė) ėshtė racizmi i vendasve.

Sondazhi u krye njė vit mė parė nė Athinė dhe pėr kryerjen e tij u morėn rreth 500 intervista personale me tė huaj. Pėr lehtėsi tė huajt janė grupuar nė katėr grupe: 1. Shqiptarė; 2.Vendet e Europės Lindore dhe Qėndrore, Ballkanit dhe ish republikat e BS; 3. Aziatikėt; 4. Arabėt dhe Afrikanėt.

PROFILI I EMIGRANTĖVE

Emigrantėt nė Greqi janė: 52% Shqipėtar, 22% janė nga vendet e Europės Lindore dhe Ballkanas, 14% Aziatikė dhe 12% Arabė dhe Afrikanė. Rreth 65% e tyre janė burra dhe 35% gra. Kėto raporte janė pėr shqiptarėt dhe ndryshojnė tek europianolindorėt dhe ballkanasit e tjerė tek tė cilėt mbizotėrojnė gratė (rreth 60%).Tek aziatikėt, arabėt dhe afrikanėt mbizotėrojnė burrat (85-88%).

Afėrsisht gjysma e emigranėtve (44.2%) janė rreth 25-34vjeē. Por njė pjesė e madhe janė edhe nė moshėn 35-44vjeē (27.6%). Por dallime tė ndjeshme ekzistojnė dhe nga vėndi i ardhjes sė emigrantėve. Mė tė rinj vijnė nė Greqi shqiptarėt (18-24vjeē), ndėrsa shumė mosha tė mesme (mbi 45vjeē) gjėnden ndėrmjet Europianolindorėve dhe Ballkanasve.

Rreth 65% e emigrantėve jetojnė me familjet e tyre, ndėrsa 44% kanė fėmijė dhe jetojnė bashkė me ta. Nga studimi del se 85% e emigrantėve shqipėtar janė familjarė. Afėrsisht gjysma e emigrantėve jetojnė nė Greqi 6-10 vjet dhe nė kėtė kategori mbizotėrojnė shqiptarėt; njė nė tre mė pak se 5 vjet dhe njė nė gjashtė mbi 10 vjet.

AFIRMIMI

Pėrse u larguan nga vėndi i tyre dhe erdhėn nė Greqi? Sigurisht pėr tė punuar. Shumica e tyre ishin tė papunė nė vėndin e tyre (59%), njė pjesė shumė tė varfėr (38.4%), tė tjerė morėn rrugėn e mėrgimit pėr shkak tė luftės ose tė gjėndjes politike (9.2%). Sumica e emigrantėve (63%) erdhėn me vėshtirėsi tė madhe nė Greqi. Mė me vėshtirėsi erdhėn shqiptarėt dha aziatikėt dhe mė lehtė europianolindorėt dhe ballkanasit. 92% e emigrantėve e gjykojnė tė drejtė vendimin e tyre pėr tė ardhur nė Greqi. 36% e tyre duan tė jetojnė pėrgjithimonė nė Greqi. 62 % e tė pyeturve deklaroi se e njohin mirė gjuhėn. Mė mirė e flasin gjuhėn greke shqiptarėt dhe Ballkanasit. Njohja e mirė e gjuhės ėshtė edhe nė varėsi tė viteve qė jetojnė e punojnė nė Greqi.

Megjithatė egziston edhe njė kategori tjetėr 28% e emigrantėve qė jetojnė nė Greqi mbi 6 vjet dhe nuk e flasin ende mirė gjuhėn. Fėmijėt e tyre nė shifrėn 70% e flasin gjuhėn shkėlqyeshėm ose shumė mirė.
Rreth 83% e emigrantėve janė tė pėrshtatur nė jetėn greke. Kjo varet edhe nga njohja mirė e gjuhės, me vitet qė ndodhen nė Greqi, moshėn dhe gjėndjen familjare (me fėmijė). Mė shumė tė pėrshtatur janė shqipatarėt, ballkanasit dhe europianolindorėt. Rreth 78% e emigrantėve i ndjejnė vėndasit pranė.

PUNĖSIMI

Rreth 85% e emigrantėve ėshtė e punėsuar. 22% e tyre merren me ndėrtime (shqipėtarėt). Afėrsisht 48.4% punojnė 8 orė nė ditė, 29.5% punojnė 9-12 orė (Aziatikėt), ndėrsa 6.45% mbi 12 orė nė ditė (Arabėt dhe Afrikanėt). Pjesa mė e madhe e tyre janė tė siguruar nė IKA (67.25%) dhe 10% kanė sigurime tė tjera. Pothuajse 72% e emigrantėve deklarojnė se janė tė kėnaqur nga puna e tyre. Mjaft tė kėnaqur janė shqipėtarėt, ballkanasit dhe europianolindirėt. 53 % e emigrantėve nuk do tė dėshironin tė punonin nė shtet tjetėr larg Greqisė. Vetėm njė numėr i vogėl i tyre 17.1% do tė donin tė shkonin nė SHBA, mė pak nė Itali, Gjermani, Angli dhe Kanada.

POLITIKĖ

Mė pak se gjysma e emigrantėve interesohen pėr politikėn. Pėr politikėn nė Greqi tregojnė interes 41.4% e tė pyeturve, ndėrsa pėr politikėn nė vėndin e tyre 47.3%. Mė shumė tė politizuar janė moshat mbi 45 vjeē nga Arabia dhe Afrika.

ARGĖTIMI

Argėtimi kryesor i tė huajve nė Greqi ėshtė televizori. 74.5 % e tyre shikojnė rregullisht TV, ku numrin mė tė madh e zėnė tė rinjtė dhe shqiptarėt.

- - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - -
Altin Metaj, gazetar Athinė
Gazeta Shekulli, 15 Shtator 2003




© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.