|
|
Thenie-Proverba |
|
|
|
I zgjuari nuk kerkon kryevend, nuk ha me teper se duhet dhe trurit nuk i ngarkon me shume se mban.
--- Populli
|
|
|
|
Reklama |
|
|
|
Menuja |
|
|
|
Vizitoret e castit? |
|
|
|
Kemi 104 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.
Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu
|
|
|
|
Perkujtimore |
|
|
| |
|
Eshtė rizbuluar kisha e parė e trevave shqiptare. Dega e Monumenteve tė Kulturės nė Shkodėr, ka kryer punimet pėr rrethimin dhe pastrimin e Arqipeshkvisė sė Barbullushit, objekt ky qė i pėrket shek. XIV. Kjo ndėrtesė, ėshtė e para kishė nė trevat shqiptare dhe nė tė, ka shėrbyer misioni i parė kristian nė Shqipėri.
Arqipeshkvia e Barbullushit, sipas arkeologėve, pėrmban relike si dhe mendohet se aty, ndodhet njė kėmbanė shumė e vjetėr. Ajo u dėmtua nė vitet 1700 nga njė tėrmet i fuqishėm dhe u mbulua nga njė sasi e madhe dheu, prej rreth 400 m3. Pas njė studimi tė bėrė nga Instituti i Monumenteve tė Kulturės dhe Instituti i Arkitekturės, me mbėshtetjen edhe tė Komunės sė Barbullushit, u fillua puna pėr rrethimin e objektit dhe pastrimin e rėnojave, ku arkeologėt do tė kryejnė gėrmimet. Objekti ka edhe vlera historike. Aty ėshtė hapur shkolla e parė me alfabet latin dhe ka shėrbyer Pjetėr Bogdani. Arqipekėshvia e Barbullushit ėshtė tipike pėr elementet shqiptarė tė saj, si objekt kulti ndryshe nga kisha e Shirgjit, e cila ėshtė e gėrshetuar edhe me elementė sllavė. Sipas drejtorit tė Degės Rajonale tė Monumenteve tė Kulturės nė Shkodėr, Marash Plepi, punimet nė kėtė objekt janė bėrė me njė fond prej 40 mijė lekėsh dhe tani ai ėshtė i gatshėm tė presė arkeologėt. Arqipeshkėvia ndodhet nė hyrje tė fshatit Barbullush, tek kthesa e parė. Pėrveē kėtij objekti, nga dega e Monumenteve tė Kulturės nė Shkodėr, ėshtė duke u restauruar objekti nr.106, banesė kjo, nė rrugėn muze tė Pjacės. Nė kėtė objekt, me njė fond prej 3 milionė lekėsh, janė kryer 80% e punimeve restauruese nė fasadė, ēati, ulluqe, grila dhe porta dekorative. Njėkohėsisht punohet pėr restaurimin e portikut tė ndėrtesės sė prefekturės, monument kulture, i cili bėhet me fonde tė vetė institucionit. Kjo bėhet me inisiativėn e prefektit Leqejza, pėr ta kthyer nė identitet pamjen e objektit. Drejtori Plepi thotė se pritet financimi nga shteti i dy projekteve pėr Xhaminė e Plumbit, pėr drenazhimin e tokės rreth objektit dhe ndėrtimin e minares sė kėputur nga rrufeja nė vitin 1967. Me interesimin e myftiut tė Shkodrės dhe prefektit Gjergj Leqejza, janė vėnė nė dispozicion tė Degės sė Monumenteve tė Kulturės, njė eskavator i Ndėrmarrjes sė Ujėsjellėsit, i cili ka bėrė pastrimin e kanalit kullues nga ujėrat, tek Xhamia e Plumbit, punim ky i bėrė sipas njė projekti tė vitit 1926. Anila Dushi
|
|
|
|