|
|
Thenie-Proverba |
|
|
|
Ai qė s'durohet si njeri, s'durohet as si shok, as si kolegė, as si bashkėpunėtor e as si fqi --- Populli
|
|
|
|
Reklama |
|
|
|
Menuja |
|
|
|
Vizitoret e castit? |
|
|
|
Kemi 61 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.
Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu
|
|
|
|
Perkujtimore |
|
|
|
Nje dite si kjo ...
2008 Milto Sotir Gurra
Nė 16 maj 1884 lindi nė Marjan tė Oparit atdhetari Milto Sotir Gurra, shkrimtar e publicist, qė botoi revistėn "Shkėndija", "Zekthi", "Mituria" dhe shkroi: "Rrėjenjė", "Goca e malėsisė", "Kur rilindej Shqipėria", vėllimin poetik "Dėshirė", etj. Gjithashtu ai pėrktheu mjaft shkrimtarė tė mėdhenj botėrorė. Vdiq nė vitin 1972 nė Tiranė.
Oliver Hevisajd
Nė 16 maj 1926 u nda nga jeta fizikani i njohur anglez Oliver Hevisajd, i cili u dallua pėr studimet mbi elektronikėn dhe shpėrbėrjen e valėve elektromagnetike. Bashkė me inxhinierin shpikės, Keneli, ai vėrtetoi ekzistencėn e shtresės atmosferike tė jonizuar, qė pėr nder tė tyre u quajt "Shtresa Hevisajd -Keneli".
"Venus-5"
Nė 16 maj 1969 anija e hapėsirės "Venus-5", pėr herė te parė nė historinė e Kozmosit, u ul nė planetin e Afėrditės.
Janko Tabei
Nė 16 maj 1975 nė majėn mė tė lartė nė botė, Everest, pėr herė tė parė nė histori u ngjit njė grua. Ishte alpinistja e njohur japoneze Janko Tabei.
|
|
|
| |
|
Qeveria nė projektligjin Pėr shėrbimin ushtarak parashikon edhe shėrbimin e detyrueshėm si rezervistė
Ushtria, qeveria rikthen zborin
Sipas draftit parashikohet qė 4-7 ditė nė vit meshkujt nėn 50 dhe femrat nėn 35 vjeē do tė bėjnė zbor
TIRANĖ- Nė Shqipėri do tė rikthehen pėrsėri zboret e Ushtrisė. Tmerri i zborit por dhe gallatatat e tij do tė rikthehet pėrsėri pėr shqiptarėt. Para viteve 91 stėrvitjes ushtarake tė rezervistėve ose ndryshe zborit i nėnshtroheshin tė gjithė shqiptarėt meshkuj e femra qė pėrjashtoheshin nga shėrbimi ushtarak. Qeveria me anė tė njė projektligji tė depozituar nė Kuvend pėr shqyrtim ka risjellė nė jetė zboret e famshme tė ushtrisė, tė cilat shqiptarėt i kanė pėrjetuar pėrgjatė 50 viteve tė regjimit diktatorial komunist. Nė projektligjin Pėr shėrbimin ushtarak ėshtė pėrcaktuar se kohėzgjatja e shėrbimit ushtarak tė detyrueshėm nė rezervė ėshtė 4-7 ditė nė vit. Mosha e pėrfshirjes nė shėrbimet ushtarake tė detyrueshme si rezervistė, sipas kėtij draftit pėrfshin meshkujt deri nė moshėn 50 vjeē, ndėrsa femrat deri nė moshėn 35 vjeē. Nė mbledhjen e djeshme tė komisionit parlamentar tė Ēėshtjeve Kushtetuese dhe Ligjeve, deputetėt e pranishėm janė shprehur kundėr rikthimit tė zboreve. Deputeti i PS-sė,Taulant Dedja u shpreh dje kundėr rikthimit tė zboreve, duke e cilėsuar si tė papranueshme. Deputetėt e tjerė tė komisionit tė Ligjeve nuk kishin vėrejtje esenciale pėr kthimin e zborit si praktikė stėrvitore ushtarake. Diskutimi nė komision kur arriti nė kėtė pikė u shoqėrua me tė qeshura duke risjellė nė kujtesėn e tė gjithėve periudhėn para viteve 91. Ekspertėt e Ministrisė sė Mbrojtjes e kanė cilėsuar si njė praktikė qė ndiqet edhe nė vendet e tjera tė rajonit, apo tė atyre shteteve qė janė anėtare tė NATO-s. Sipas projektit tė qeverisė, zborin parashikohen ta bėjnė qė kėtej e tutje
Datėlindjet e 76 jashtė ushtrisė
Mosha maksimale e kryerjes sė shėrbimit ushtarak tė detyrueshėm ėshtė nė 27 vjeē. Ndėrsa ushtarė do tė merren tė gjithė ata persona qė kanė mbushur moshėn 18 vjeē. Nė kėtė projektligj tė hartuar nga qeveria ėshtė ulur mosha maksimale e kryerjes sė shėrbimit ushtarak tė detyrueshėm nga 40 vjeē ėshtė ulur nė 27 vjeē, ndėrsa mosha e kryerjes sė ushtrisė nga 18 vjeē qė ishte mė parė ėshtė rritur nė 19 vjeē. Nė bazė tė kėtyre ndryshimeve, nga shėrbimi ushtarak i detyrueshėm pėrjashtohen tė gjithė ata meshkujt qė kanė lindur deri nė vitin 1976. Ky brez i tillė i ka dhėnė lamtumirėn shėrbimit ushtarak tė detyrueshėm. Nė bazė tė kėtij drafti, sipas ekspertėve tė Ministrisė sė Mbrojtjes, nėse njė shtetas ka mbushur 26 vjeē dhe njė muaj nuk duhet tė merret ushtar. Nė kėtė draft ėshtė parashikuar qė koha pėrveē shėrbimit ushtarak tė detyrueshėm aktiv, ose alternativ tė jetė 12 muaj, ndėrsa e shėrbimit ushtarak rezervė ėshtė 4 deri nė 7 ditė nė vit. Nė mbledhjen e djeshme tė komisionit, deputeti i opozitės, Arian Starova propozoi qė kohėzgjatja e ushtrisė tė mos jetė 12 muaj, por dhjetė muaj, por gjatė votimit ai nuk u miratua nga deputetėt e pranishėm nė mbledhjen e djeshme. Gjithashtu po dje u rrėzua edhe kėrkesa e deputetit socialist Dedja pėr lėnien nė 9 muaj tė shėrbimit ushtarak tė detyrueshėm, por pėr tė dytėn herė radhazi u rrėzua. Nė bazė tė kėtyre ndryshimeve nė ligj parashikohet qė nė radhėt e ushtrisė tė jenė 4000 vetė me para dhe 3500 persona tė detyrueshėm. Ndėrsa pagesa pėr shtetasit qė nuk duan tė kryejnė ushtrinė nė bazė tė draftit ėshtė caktuar 3 milionė lekėsh tė vjetra. Deputeti i PD-sė, Fatos Beja nė mbledhjen e djeshme propozoi njė ulje tė shėrbimit ushtarak tė detyrueshėm pėr ata shtetas qė kanė kryer shkollėn e lartė. Tė gjitha kėto ndryshime nė ligj do tė jenė tė vlefshme deri nė vitin 2010.
Punė vullnetare pėr tė shpėtuar nga ushtria
TIRANĖ-Pėr herė tė parė nė Shqipėri do tė aplikohet shėrbimi ushtarak alternativ. Eksperienca ndėrkombėtare do tė pėrfshihet edhe nė vendin tonė, duke e futur nė njė ligj tė veēantė. Nė projektligjin Pėr shėrbimin e detyrueshėm ushtarak ėshtė parashikuar edhe shėrbimi alternativ, duke pėrcaktuar edhe format e kryerjes sė tij. Puna vullnetare, nė kėmbin tė shpėtimit tė rrobave ushtarake, ėshtė njė format e kryerjes ė shėrbimit ushtarak tė detyrueshėm. Nė kėtė draft pėr shėrbimin alternativ ėshtė parashikuar puna vullnetare nė institucionet e shėrbimit publik, nė njėsitė e qeverisjes vendore, nė shėrbime tė ndryshme publike, nė OJQ me karakter humanitar, nė shėrbimet e mbrojtjes sė mjedisit. Nė shėrbimin alternativ pėrfshihet edhe puna vullnetare nė shėrbimet e zjarrfikėsve. Ekspertėt e Ministrisė sė Mbrojtjes thanė nė mbledhjen e djeshme tė komisionit tė Ligjeve se pėrcaktimi i shėrbimit ushtarak tė detyrueshėm ėshtė marrė si variant nga shtetet pėrendimore, qė janė anėtare tė NATO-s. Njė formė tė tillė shėrbimi ushtarak tė detyrueshėm po e aplikojnė edhe vendet e rajonit tė Ballkanit.
Kush nuk e kryen ushtrinė
TIRANĖ-Nė projektin e diskutuar dje nė komisionin e Ligjeve janė parashikuar edhe ata shtetas qė nuk kryejnė ushtrinė. Nė klauzolat e e kėtij draftit janė pėrcaktuar qartė personat qė nuk kryejnė ushtrinė e detyrueshme. Shtetasi nuk kryen ushtri kur del i paaftė nga njė komision mjekėsor, qė kanė nėnkujdestari prindėrit, ose pjesėtarė tė familjes invalidė tė plotė, qė kanė nevojė pėr pėrkujdesje, si dhe shtetasit qė janė kryefamiljar, i martuar dhe me dy fėmijė dhe mė shumė fėmijė tė rritur,-thuhet nė njė nga nenet e kėtij projektligji. Specifikat e veēanta tė kėtij drafti pėr shmagien e ushtrisė janė edhe pėr deputetėt dhe tė zgjedhurit tė pushtetit vendor, si dhe ata shtetas qė vazhdojnė studimet pasuniversitare. Nė tė njėjtėn kohė jashtė kryerjes sė shėrbimit tė detyrueshėm ushtarak janė edhe ata shtetas qė janė duke kryer vuajtjen e dėnimit tė heqjes sė lirisė, si dhe pėr ata qė zbatohet masa e dėnimit me paraburgim. Vetėm mbi bazėn e kėtyre kritereve shtetasit mund tė shmangin ushtrinė e detyrueshme. B.Hoti
Tabela
Kush nuk kryen ushtri Tė gjithė tė lindurit deri nė vitin 1976
Mosha e kryerjes sė ushtrisė sė detyrueshme 19 - 27 vjeē ishte 18-40 vjeē
Mosha e aktive e mobilizimit 18 50 vjeē ishte 18-60 vjeē
Mosha e zboristėve Meshkujt 27-55 vjeē Femrat deri nė moshėn 35 vjeē
|
|
|
|