Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Beni vetem bamiresi anonime. Ato kane avantazhin e dyfishte qe shmangin mosmirenjohjen dhe abuzimin.
--- Alexandre Dumas (i biri)

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 62 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...


2008
Milto Sotir Gurra
Nė 16 maj 1884 lindi nė Marjan tė Oparit atdhetari Milto Sotir Gurra, shkrimtar e publicist, qė botoi revistėn "Shkėndija", "Zekthi", "Mituria" dhe shkroi: "Rrėjenjė", "Goca e malėsisė", "Kur rilindej Shqipėria", vėllimin poetik "Dėshirė", etj. Gjithashtu ai pėrktheu mjaft shkrimtarė tė mėdhenj botėrorė. Vdiq nė vitin 1972 nė Tiranė.

Oliver Hevisajd
Nė 16 maj 1926 u nda nga jeta fizikani i njohur anglez Oliver Hevisajd, i cili u dallua pėr studimet mbi elektronikėn dhe shpėrbėrjen e valėve elektromagnetike. Bashkė me inxhinierin shpikės, Keneli, ai vėrtetoi ekzistencėn e shtresės atmosferike tė jonizuar, qė pėr nder tė tyre u quajt "Shtresa Hevisajd -Keneli".

"Venus-5"
Nė 16 maj 1969 anija e hapėsirės "Venus-5", pėr herė te parė nė historinė e Kozmosit, u ul nė planetin e Afėrditės. Janko Tabei
Nė 16 maj 1975 nė majėn mė tė lartė nė botė, Everest, pėr herė tė parė nė histori u ngjit njė grua. Ishte alpinistja e njohur japoneze Janko Tabei.
Lajme :: Parlamenti: Eshtrat e Mbretit Zog te prehen ne Shqiperi
Postuar nga: Albo

Lajme Njė projektligj i firmosur nga deputetėt e djathtė parashikon kthimin e gjithė pronave familjes mbretėrore

Parlamenti, eshtrat e Zogut tė kthehen nė Shqipėri

43 deputetė tė opozitės kėrkojnė status tė veēantė pėr familjen Zogu. Imunitetet si deputetėt

TIRANĖ-Parlamenti shqiptar pėrgatitet tė diskutojė projektligjin “Pėr statusin e familjes mbretėrore shqiptare”, duke nėnkuptuar kthimin e plotė tė pronave, gėzimin e njė statusi tė veēantė dhe tė dhėnies sė pasaportave diplomatike pėr familjen e pretendentit pėr fronin mbretėror, Leka Zogut. Nė Kuvend prej ditėsh pritet tė diskutohet iniciativa e 43 deputetėve tė opozitės pėr dhėnien e statusit tė veēantė familjes mbretėrore tė Ahmet Zogut. Ndėr kėto firmėtarė janė kryetari i PD-sė, Sali Berisha, si dhe deputetėt e partive tė djathta parlamentare dhe tė PBDNJ-sė. Legalistėt, pas votimit tė tyre nė Kuvend pro mbylljes sė dyqaneve “Duty Free Shop”, si dhe pas kompromisit me socialistėt dhe kryeministrin Nano kanė depozituar projektligjin pėr dhėnien e statusit tė veēantė tė trashėgimtarit tė fronit mbretėror, Leka Zogut dhe familjes sė tij.

Privilegjet

Nė bazė tė kėtij projektligji janė parashikuar nė 8 nene tė veēanta statusi qė pėrfiton familja e Leka Zogut. Kėshtu, anėtarėt e familjes mbretėrore, si trashėgimtarė tė drejtpėrdrejtė tė mbretit Zog I dhe mbretėreshės Geraldina, pėrbėhen aktualisht nga Leka I Zogu, bashkėshortja Suzana I Zogu dhe Princ Leka II Zogu. Nė nenin tre dhe katėr tė kėtij drafti thuhet se “anėtarėt e familjes mbretėrore shqiptare gėzojnė imunitet tė njėjtė me atė tė deputetit tė Kuvendit tė Shqipėrisė dhe pajisen me pasaporta diplomatike, si dhe pozitat protokollare e familjes pėrfshihet nė dispozitat, qė rregullojnė procedurat protokollare tė shtetit”. Ndėrkohė qė po sipas kėtij drafti, “anėtarėt e emėruar tė stafit tė oborrit mbretėror, nė njė numėr tė kufizuar, pajisen me pasaporta shėrbimi”. Gjithashtu nė tė ėshtė parashikuar edhe kthimi i eshtrave tė mbretit Zog I dhe tė varrosen nė Shqipėri me nderime. Varrimi i tij do tė bėhej nė truallin ku ka qenė e varrosur e ėma e Ahmet Zogut, mbretėresha Sadije, qė ndodhet nė Parkun Kombėtar tė Tiranės, duke e rikthyer nė pronėsi tė familjes mbretėrore, duke shėrbyer edhe si vend varrimi pėr pjesėtarėt e tjerė tė familjes.

Pronat dhe armėt

Nė kėtė draft, tė miratuar edhe me pėlqimin e familjes Zogu, pėrveē njohjes sė shtetėsisė shqiptare, parashikohet edhe kthimi i plotė i pronave. Me pronat e familjes mbretėrore, sipas draftit, kuptohen pronat e trashėguara, tė blera dhe tė dhuruara tė mbretit Zog I dhe familjes sė tij deri nė datėn 7 prill 1939, sipas dokumentacionit pėrkatės tė pronėsisė. Nė bazė tė kėtij pėrcaktimi, nė nenin gjashtė tė kėtij projektligji theksohet se “i kthehen tė gjitha pronat familjes mbretėrore shqiptare, mbi bazėn e dokumenteve pėrkatėse tė pronėsisė, pėrpara 7 prillit tė vitit 1939”. Ndėrkohė qė familjes mbretėrore i lejohet tė mbajė armė tė zjarrit. Nė kėtė nismė ligjore njė vend tė veēantė zė edhe koleksioni i armėve tė familjes mbretėrore. Leka Zogu I ka tė drejtė “tė mbajė dhe tė pasurojė koleksionin e armėve tė familjes mbretėrore, nė gjendjen e tyre funksionale, bashkė me mucionet pėrkatėse, mbi bazėn e tė cilit do tė ngrihet edhe Muzeu i familjes mbretėrore, duke pėrfshirė tė gjitha koleksionet qė ata ruajnė”. Familja e Ahmet Zogut u lejua tė jetonte nė Shqipėri, pas ftesės sė bėrė nga 76 deputetėt e Kuvendit. Por ata nuk kanė ndonjė status tė veēantė nga shteti shqiptar pėr qėndrimin e tyre nė Tiranė.

Bledi Hoti



© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.