|
|
Thenie-Proverba |
|
|
|
Eh. S`kam pare akoma asnje qe te doje virtytin me teper se sa bukurine e trupit.
--- Confucius
|
|
|
|
Reklama |
|
|
|
Menuja |
|
|
|
Vizitoret e castit? |
|
|
|
Kemi 106 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.
Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu
|
|
|
|
Perkujtimore |
|
|
|
Nje dite si kjo ...
2008 "Afėrdita"
Nė 2 maj 1908 njė grup atdhetarėsh formuan nė Elbasan shoqėrinė "Afėrdita", e cila krojoi edhe grupin e bandės sė qytetit, ndėrsa kish synim tė ngrinte njė palestėr sportive, dhe tė merrej me botimin e librave shkollorė.
Greva e Bukes
Nė 2 maj 1928 gratė e Korēės organizuan grevėn e bukės, qė ishte njė nga grevat e para tė kėtij lloji nė vendin tonė.
Temo Konomi
Nė 2 maj 1937 u vra pranė Barcelonės Temo Konomi, hero i Popullit, luftėtar i brigadave ndėrkombėtare pjesėmarrėse nė Luftėn e Spanjės.
Nikola Guerra
Nė 2 maj 1855 u lind baletmaestri italian Nikola Guerra, i cili luajti njė rol tė rėndėsishėm nė artin koreografik tė vendit tė tij dhe botės. Gjithashtu ishte pedagog nė mjaft teatro tė Evropės, si dhe regjisor qė vuri nė skenė mbi 30 balete, ku dallojmė: "Prometeu", "Karnevalet e Venedikut", "Marshi triumfal", etj.
|
|
|
| |
|
Njė projektligj i firmosur nga deputetėt e djathtė parashikon kthimin e gjithė pronave familjes mbretėrore
Parlamenti, eshtrat e Zogut tė kthehen nė Shqipėri
43 deputetė tė opozitės kėrkojnė status tė veēantė pėr familjen Zogu. Imunitetet si deputetėt
TIRANĖ-Parlamenti shqiptar pėrgatitet tė diskutojė projektligjin Pėr statusin e familjes mbretėrore shqiptare, duke nėnkuptuar kthimin e plotė tė pronave, gėzimin e njė statusi tė veēantė dhe tė dhėnies sė pasaportave diplomatike pėr familjen e pretendentit pėr fronin mbretėror, Leka Zogut. Nė Kuvend prej ditėsh pritet tė diskutohet iniciativa e 43 deputetėve tė opozitės pėr dhėnien e statusit tė veēantė familjes mbretėrore tė Ahmet Zogut. Ndėr kėto firmėtarė janė kryetari i PD-sė, Sali Berisha, si dhe deputetėt e partive tė djathta parlamentare dhe tė PBDNJ-sė. Legalistėt, pas votimit tė tyre nė Kuvend pro mbylljes sė dyqaneve Duty Free Shop, si dhe pas kompromisit me socialistėt dhe kryeministrin Nano kanė depozituar projektligjin pėr dhėnien e statusit tė veēantė tė trashėgimtarit tė fronit mbretėror, Leka Zogut dhe familjes sė tij.
Privilegjet
Nė bazė tė kėtij projektligji janė parashikuar nė 8 nene tė veēanta statusi qė pėrfiton familja e Leka Zogut. Kėshtu, anėtarėt e familjes mbretėrore, si trashėgimtarė tė drejtpėrdrejtė tė mbretit Zog I dhe mbretėreshės Geraldina, pėrbėhen aktualisht nga Leka I Zogu, bashkėshortja Suzana I Zogu dhe Princ Leka II Zogu. Nė nenin tre dhe katėr tė kėtij drafti thuhet se anėtarėt e familjes mbretėrore shqiptare gėzojnė imunitet tė njėjtė me atė tė deputetit tė Kuvendit tė Shqipėrisė dhe pajisen me pasaporta diplomatike, si dhe pozitat protokollare e familjes pėrfshihet nė dispozitat, qė rregullojnė procedurat protokollare tė shtetit. Ndėrkohė qė po sipas kėtij drafti, anėtarėt e emėruar tė stafit tė oborrit mbretėror, nė njė numėr tė kufizuar, pajisen me pasaporta shėrbimi. Gjithashtu nė tė ėshtė parashikuar edhe kthimi i eshtrave tė mbretit Zog I dhe tė varrosen nė Shqipėri me nderime. Varrimi i tij do tė bėhej nė truallin ku ka qenė e varrosur e ėma e Ahmet Zogut, mbretėresha Sadije, qė ndodhet nė Parkun Kombėtar tė Tiranės, duke e rikthyer nė pronėsi tė familjes mbretėrore, duke shėrbyer edhe si vend varrimi pėr pjesėtarėt e tjerė tė familjes.
Pronat dhe armėt
Nė kėtė draft, tė miratuar edhe me pėlqimin e familjes Zogu, pėrveē njohjes sė shtetėsisė shqiptare, parashikohet edhe kthimi i plotė i pronave. Me pronat e familjes mbretėrore, sipas draftit, kuptohen pronat e trashėguara, tė blera dhe tė dhuruara tė mbretit Zog I dhe familjes sė tij deri nė datėn 7 prill 1939, sipas dokumentacionit pėrkatės tė pronėsisė. Nė bazė tė kėtij pėrcaktimi, nė nenin gjashtė tė kėtij projektligji theksohet se i kthehen tė gjitha pronat familjes mbretėrore shqiptare, mbi bazėn e dokumenteve pėrkatėse tė pronėsisė, pėrpara 7 prillit tė vitit 1939. Ndėrkohė qė familjes mbretėrore i lejohet tė mbajė armė tė zjarrit. Nė kėtė nismė ligjore njė vend tė veēantė zė edhe koleksioni i armėve tė familjes mbretėrore. Leka Zogu I ka tė drejtė tė mbajė dhe tė pasurojė koleksionin e armėve tė familjes mbretėrore, nė gjendjen e tyre funksionale, bashkė me mucionet pėrkatėse, mbi bazėn e tė cilit do tė ngrihet edhe Muzeu i familjes mbretėrore, duke pėrfshirė tė gjitha koleksionet qė ata ruajnė. Familja e Ahmet Zogut u lejua tė jetonte nė Shqipėri, pas ftesės sė bėrė nga 76 deputetėt e Kuvendit. Por ata nuk kanė ndonjė status tė veēantė nga shteti shqiptar pėr qėndrimin e tyre nė Tiranė.
Bledi Hoti
|
|
|
|