|
|
Thenie-Proverba |
|
|
|
Miresia civilizon inteligjencen.
--- de Shazal
|
|
|
|
Reklama |
|
|
|
Menuja |
|
|
|
Vizitoret e castit? |
|
|
|
Kemi 61 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.
Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu
|
|
|
|
Perkujtimore |
|
|
|
Nje dite si kjo ...
2008 Milto Sotir Gurra
Nė 16 maj 1884 lindi nė Marjan tė Oparit atdhetari Milto Sotir Gurra, shkrimtar e publicist, qė botoi revistėn "Shkėndija", "Zekthi", "Mituria" dhe shkroi: "Rrėjenjė", "Goca e malėsisė", "Kur rilindej Shqipėria", vėllimin poetik "Dėshirė", etj. Gjithashtu ai pėrktheu mjaft shkrimtarė tė mėdhenj botėrorė. Vdiq nė vitin 1972 nė Tiranė.
Oliver Hevisajd
Nė 16 maj 1926 u nda nga jeta fizikani i njohur anglez Oliver Hevisajd, i cili u dallua pėr studimet mbi elektronikėn dhe shpėrbėrjen e valėve elektromagnetike. Bashkė me inxhinierin shpikės, Keneli, ai vėrtetoi ekzistencėn e shtresės atmosferike tė jonizuar, qė pėr nder tė tyre u quajt "Shtresa Hevisajd -Keneli".
"Venus-5"
Nė 16 maj 1969 anija e hapėsirės "Venus-5", pėr herė te parė nė historinė e Kozmosit, u ul nė planetin e Afėrditės.
Janko Tabei
Nė 16 maj 1975 nė majėn mė tė lartė nė botė, Everest, pėr herė tė parė nė histori u ngjit njė grua. Ishte alpinistja e njohur japoneze Janko Tabei.
|
|
|
| |
|
KKSHA-ja organizon Seminar Karriere per studentet shqiptare dhe shqiptaro-amerikane
Washington, DC, 20 shkurt 2003: Keshilli Kombetar Shqiptaro Amerikan (KKSHA) leshoi kete deklarate ne lidhje me Seminarin e Karrieres qe do te organizoje falas me 7 mars 2003 ne kolegjin Baruch ne Manhattan
Keshilli Kombetar Shqiptaro-Amerikan (KKSHA) do te organizoje nje Seminar Karriere per studentet shqiptare dhe shqiptaro-amerikane per t'u dhene atyre informacion mbi mundesite e ndryshme qe ekzistojne per punesim dhe shkollim pasuniversitar gjate kesaj periudhe ekonomike teper te veshtire, u be e ditur ne nje njoftim zyrtar per shtyp qe kjo organizate publikoi kohet e fundit.
Sipas lajmerimit, Seminari i Karrieres, i pari i ketij lloji ne komunitetin shqiptaro-amerikan, do t'ju ofroje pjesemarresve mundesi bashkebisedimi dhe diskutimesh te drejtperdrejta me profesioniste te shquar nga fusha te ndryshme dhe studente te sapodiplomuar qe kane arritur te permbushin me sukses qellimet e tyre te punesimit.
Programi i seminarit perfshin: 1) prezantime dhe seanca me pyetje dhe pergjigje ne lidhje me si dhe ku te kerkosh per pune; menyra e paraqitjes neper intervista dhe teknika te tjera qe kane te bejne me kerkimin e punes, 2) Prezantim nga nje avokat emigracioni ne lidhje me alternativat e punesimit per studentet e huaj, 3) Diskutime ne tryeza te interesit te vecante ne lidhje me ceshtje te ndryshme, si p.sh. shkollimi pasuniversitar, segmente te caktuara te tregut te punes (finance, avokature, organzata jo-perfituese, gazetari biznesi) dhe te tjera dhe 4) nje pritje me ushqime te lehta dhe pije freskuese ku studentet mund te krijojne lidhje dhe te bisedojne me profesioniste, biznesmene dhe sipermarres.
Seminari do te mbahet me 7 mars 2003 ne ndertesen "Vertical" te kolegjit "Baruch", qe ndodhet ne adresen One Baruch Way/55 Lexington ne Manhattan. Pjesemarrja ne seminar eshte falas per kedo qe eshte student ne universitet apo shkolla pasuniversitare, apo sapo eshte diplomuar. Ata qe duan te marrin pjese ose te mesojne me teper mbi seminarin e karrieres duhet te konfirmojne pjesmarrjen duke kontaktuar menjehere zyren e KKSHA-se ne New York ne tel: 212-239-6807, ose e-mail: altin@naac.org . Hyrja ne "Baruch College" per te marre pjese ne Seminarn e Karrieres eshte e kufizuar vetem per ata qe kane derguar konfirmimin e pjesemarrjes se tyre dhe kane emrin ne listat paraprake.
Keshilli Kombetar Shqiptaro Amerikan (KKSHA) eshte nje organizate jo perfituese dhe jo qeveritare e dedikuar ndaj advokimit te ceshtjeve shqiptare, promovimit te paqes dhe zhvillimit ekonomik ne Ballkan per te forcuar politikat demokratike, per te inkurajuar respektin per te drejtat e njeriut, dhe duke mbajtur programe zhvillimi dhe edukative. Per me shume informacion mbi KKSHA-ne ju lutem vizitoni faqen tone te internetit www.naac.org.
|
|
|
|