Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Bukuria eshte kombinim i rastit dhe i te mires.
--- Weil

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 98 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...


2008
"Afėrdita"
Nė 2 maj 1908 njė grup atdhetarėsh formuan nė Elbasan shoqėrinė "Afėrdita", e cila krojoi edhe grupin e bandės sė qytetit, ndėrsa kish synim tė ngrinte njė palestėr sportive, dhe tė merrej me botimin e librave shkollorė.

Greva e Bukes
Nė 2 maj 1928 gratė e Korēės organizuan grevėn e bukės, qė ishte njė nga grevat e para tė kėtij lloji nė vendin tonė.

Temo Konomi
Nė 2 maj 1937 u vra pranė Barcelonės Temo Konomi, hero i Popullit, luftėtar i brigadave ndėrkombėtare pjesėmarrėse nė Luftėn e Spanjės.

Nikola Guerra
Nė 2 maj 1855 u lind baletmaestri italian Nikola Guerra, i cili luajti njė rol tė rėndėsishėm nė artin koreografik tė vendit tė tij dhe botės. Gjithashtu ishte pedagog nė mjaft teatro tė Evropės, si dhe regjisor qė vuri nė skenė mbi 30 balete, ku dallojmė: "Prometeu", "Karnevalet e Venedikut", "Marshi triumfal", etj.
Lajme :: SHBA: Kriminelet po shkaterrojne Shqiperine
Postuar nga: Albo

Lajme Ambasadori amerikan ne Tirane jep alarmin per rreziqet qe i kanosen Shqiperise nga perparimi i krimit dhe mungesa e goditjes se tij.

Xhefrej: "Shqiperia nuk do t'a arrije kurre potencialin e saj, qe eshte shume i madh, perderisa prokuroret te marrin pergjegjesite e veta dhe te ndjekin njerezit qe po shkaterrojne vendin. Jini shume agresive, duhen denime"

Elton METAJ

"Kriminelet po shkaterrojne Shqiperine". Xhejms Xhefrej, ambasadori i SHBA-se ne Tirane duket te kete lene menjane diplomacine teksa u drejtohej dje prokuroreve ne nje seminar per teknikat investigative te perdorura ne rastet e trafikimit te qenieve njerezore. Diplomati me origjine nga Masacuset u kerkoi perfaqesuesve te organit te akuzes te jene shume agresive ne goditjen e krimit dhe denimin e krimineleve. "Vendi juaj nuk do t'a arrije kurre potencialin e tij, qe eshte shume i madh, perderisa ju (prokuroret) te merrni pergjegjesite tuaja dhe te ndiqni njerezit qe po shkaterrojne vendin tuaj. Dhe eshte shume e thjeshte. Kriminelet po shkaterrojne vendin tuaj. Jini shume agresive", ka thene ambasadori. Me fjali te shkurtra dhe teper prere, Xhefrej ka nenvizuar rrezikun qe i vjen Shqiperise nga mosgoditja e krimit. Ndonese ka pranuar perparimet ne statistikat aktuale te trafikimit per vitin 2002, perfaqesuesi me i larte i Uashingtonit ne Tirane tha se nuk ka nje rritje proporcionale te denimeve. Dhe ndersa ka renditur ndihmen e dhene nga SHBA dhe Bashkimi Evropian per sistemin e drejtesise, Xhefrej ka thene se pergjigjja e vetme qe mund te vinte nga Shqiperia do te ishte denimi i krimineleve. "Presim qe ju te pergjigjeni ne te njejten menyre dhe ne nje fjale: denime", ka thene prere diplomati.

Gjithashtu, ambasadori i SHBA-se ka ftuar policine, prokurorine dhe gjykatat te punojne se bashku, duke lene menjane hedhjen e fajit te njeri-tjetri per deshtimet. Me tej, ai e ka cilesuar "plotesisht te natyrshme", qe ne Shqiperi te kete probleme te krimit dhe korrupsionit, por ka theksuar rendesine e rolit te prokuroreve ne kete lufte. "Ne ndryshim nga sistemi ne Shtetet e Bashkuara, jeni plotesisht te pavarur", iu eshte drejtuar prokuroreve Xhefrej. Sipas te cilit, pavaresia eshte nje dhurate e madhe, qe mund ta mbroje prokurorine nga ndikimi i drejtperdrejte politik. "Duhet te ruani autonomine, merrni ato vendime te cilat ju besoni se jane te drejta. Me kete pushtet, vjen pergjegjesia. Merrni rrezikun e te punuarit shume dhe mos lini gur pa kthyer qe te beni pjesen tuaj ne forcimin e shtetit ligjor ne Shqiperi", kane qene keshillat e ambasadorit per organin e akuzes.

Kritikat per gjendjen e policise dhe sistemit te drejtesise ne Shqiperi jane shtuar gjate muajve te fundit, si nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian. Zyrtare te larte te Brukselit dhe vete diplomati amerikan ne disa raste kane nenvizuar rrezikun qe i kanoset Shqiperise nga krimi i organizuar dhe korrupsioni. Zyrtaret italiane jane shprehur "per lumenj droge qe vijne nga Shqiperia", ndersa, sipas nje raporti te agjencive amerikane, vlera e droges qe kalon nga vendi i vogel ballkanik ne Evrope, eshte rreth 2 miliarde dollare ne vit.

Kortezi e gazetes Korrieri


© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.