Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Kopracia fillon atje ku mbaron varferia
--- Honore de Balzac

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 105 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...


2008
"Afėrdita"
Nė 2 maj 1908 njė grup atdhetarėsh formuan nė Elbasan shoqėrinė "Afėrdita", e cila krojoi edhe grupin e bandės sė qytetit, ndėrsa kish synim tė ngrinte njė palestėr sportive, dhe tė merrej me botimin e librave shkollorė.

Greva e Bukes
Nė 2 maj 1928 gratė e Korēės organizuan grevėn e bukės, qė ishte njė nga grevat e para tė kėtij lloji nė vendin tonė.

Temo Konomi
Nė 2 maj 1937 u vra pranė Barcelonės Temo Konomi, hero i Popullit, luftėtar i brigadave ndėrkombėtare pjesėmarrėse nė Luftėn e Spanjės.

Nikola Guerra
Nė 2 maj 1855 u lind baletmaestri italian Nikola Guerra, i cili luajti njė rol tė rėndėsishėm nė artin koreografik tė vendit tė tij dhe botės. Gjithashtu ishte pedagog nė mjaft teatro tė Evropės, si dhe regjisor qė vuri nė skenė mbi 30 balete, ku dallojmė: "Prometeu", "Karnevalet e Venedikut", "Marshi triumfal", etj.
Lajme :: Berisha: Qeveria Nano te japi doreheqjen
Postuar nga: Albo

Lajme Pėr herė tė parė pas shtatė muajsh, kreu i PD-sė kėrkon dorėheqjen e kryeministrit Nano

Berisha: Qeveria “Nano” tė japė dorėheqjen

“Ky kabinet po bėhet pengesė pėr reformat. FMN penalizon vendin pas emėrimeve nė postet kyēe”

TIRANĖ – Kryetari i Partisė Demokratike, Sali Berisha, kėrkoi dje dorėheqjen e kryeministrit Nano, pasi Fondi Monetar Ndėrkombėtar shtyu edhe njėherė dhėnien e fondeve pėr Shqipėrinė. Kėtė dorėheqje ai e kėrkoi pasi sipas tij, pėr kėtė pezullim tė marrėveshjes sė FMN-sė me Shqipėrinė ai bėnte me pėrgjegjėsi qeverinė shqiptare dhe drejtuesin kryesor tė saj kryeministrin, se “pėr Halimin, FMN-ja nuk pyet”. “Qeveria “Nano” e mbylli kapitullin e saj me miellin e Leskajt, ai ishte riti i fundit i saj”,- tha Berisha dje pėr mediat. Sipas tij, pas kėtij lajmi qeveria duhet tė largohet vetė pasi nuk duhet tė bėhet pengesė e reformave nė Shqipėri, veēanėrisht nė reformat qė kanė tė bėjnė me zhvillimin e vendit dhe forcimin e institucioneve. Berisha theksoi se opozita e ka denoncuar gjithnjė emėrimet e dyshimta tė kryeministrit Nano nė pikat kyēe tė ekonomisė shqiptare, ashtu siē ka denoncuar edhe mosangazhimin e saj nė luftė kundėr korrupsionit. Ai vuri nė dukje se qeveria u detyrua tė pohojė se letra e FMN-sė kishte mbėrritur nė zyrat e saj dhe se Nano nxorri Islamin pėr tė justifikuar shtyrjen e dhėnies sė fondeve “por tė vetmen gjė qė ai nuk bėri ishte qė tė tregonte letrėn”. Berisha theksoi se Islami nė daljen e tij publike duhet tė kishte dhėnė menjėherė dorėheqjen, sepse shtyrja e dhėnies sė fondeve ishte dėshtim i radhės i qeverisė shqiptare dhe sipas tij, ky ėshtė dėshtimi mė i rėndė i qeverisjes socialiste. Kryetari i PD-sė vuri nė dukje se nga kjo krizė qė ka pėrfshirė vendin dilet vetėm me zgjedhjet e lira dhe tė ndershme. Berisha theksoi se qeveria shqiptare nuk mund ta luftojė korrupsionin, pasi ai ka pushtuar nivelet e larta tė drejtėsisė dhe se qeveria nuk ėshtė e besueshme nė ato qė deklaron kundėr korrupsionit. “Lufta e korrupsionit pėr qeverinė shqiptare ėshtė si tė kėrkosh eskimezė nė shkretėtirė, gjė qė nuk ndodh kurrė”,- u shpreh ai mė tej. Kryetari i demokratėve e komentoi letrėn e FMN-sė si reagim direkt pėr veprimet e fundit tė kryeministrit Nano, veēanėrisht nė emėrimet e tij tė fundit. Pėr faktin se kjo letėr ėshtė edhe njė goditje tjetėr e pozicionit tė Nanos nė PS dhe nė krye tė saj, pėr tė cilėn janė tė interesuar klanet e ndryshme nė kėtė parti, Berisha, shtoi se njė luftė e tillė nuk i intereson vetėm atij, por gjithė opinionit shqiptar. “Unė nuk merrem me problemet e PS-sė, as me polet e klanet e atjeshme, por ritheksoj se opozita do tė vazhdojė luftėn e saj parlamentare pėr tė realizuar objektivat e saj”,- tha Berisha dje. Sipas tij, qeveria “Nano” nuk mund t’i rregullojė marrėdhėniet me FMN-nė vetėm duke shkarkuar njerėz dhe duke emėruar tė tjerėt, pasi kjo qeveri ėshtė bėrė e pabesueshme nė sytė e faktorit ndėrkombėtar. Tė njėjtat kėrkesa, pra pėr dorėheqjen e Nanos dhe tė qeverisė sė tij, bėri dy ditė mė parė edhe sekretari i pėrgjithshėm i PD-sė, Bode.

Gilmana Bushati

Kortezi e gazetes Shekulli


© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.