Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Lumturia s`ia vlen per cmimin qe kushton.
--- Leneru

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 115 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...
Art :: Ikonografi
Postuar nga: Albo

Art
Si u shndėrrua Muzeu Mesjetar Kombėtar i Korēės nė njė qendėr tė studimit tė kulturės kombėtare dhe europiane. Sukseset e ekspozitave shqiptare nė Gjermani dhe Itali

Art dhe shkencė nė muzeun mesjetar
Ekzistenca e fondeve tė tij tė pasura me koleksione, cilėsi e enigma tė panumėrta, i pėrngjajnė njė miniere tė pafund, eksplorimi i sė cilės pret e fton studiuesit dhe shkencėtarėt

Rexhep Meidani

Opinioni kulturor e artdashės shqiptar ėshtė i njohur me Muzeun Kombėtar tė Artit Mesjetar nė Korēė, nėpėrmjet aktivitetit tė tij tė gjerė artistik, qė synon ruajtjen, konservimin, ekspozimin dhe transmetimin e vlerave brilante tė artit bizantin e pasbizantin, nėpėrmjet eksponateve permanente muzeore dhe njė sėrė ekspozitash e aktivitetesh tė tjera brenda vendit, por edhe nė disa metropole tė Europės Perėndimore. Koleksionet e tij ikonografike e metalografike pėrfaqėsojnė aureola tė praruara nė kurorat historike, kulturore e artistike tė qytetėrimit mesjetar europian e tė qytetėrimit shqiptar nė veēanti. Kėshtu, vetėm ekspozitat e pėrbashkėta, tė ēelura kohėt e fundit nė Gjermani e Itali, kanė pasqyruar jo vetėm vlera e atribute kulmore artistike, por, njėherėsh, kanė kontribuar nė njohjen e integrimin e vlerave shpirtėrore e intelektuale shqiptare nė odeonin qytetar europian.

Nga njė kėndvėshtrim tjetėr, i cili pėrbėn edhe objektin e kėtij shkrimi, Muzeu i Artit Mesjetar ushtron njė aktivitet po aq tė gjerė e tė thellė shkencor qė, ashtu, ndoshta mė pak i njohur, ėshtė i pandarė, ėshtė pjesė organike, pa tė cilin zor se mund tė imagjinohet aktiviteti i njė muzeu me pėrmasa e vlera tė shumėfishta e unikale, si ky. Arti dhe shkenca, aty, janė njė binom, janė dy paralele qė shkojnė bashkėrisht drejt njė qėllimi, atij tė sigurimit tė garancive tė plota pėr transmetimin e pacenuar fizik e moral tė kėsaj trashėgimie, tė shoqėruar, githashtu, me njė arkivė tė kompletuar dokumentare, artistike e shkencore, qė plotėsojnė pasaportėn e artit tonė pamor shumėshekullor.

Fushėveprimi shkencor, njėherėsh, inspiron difuzionin e artit tonė nė universin e artit e tė kulturės europiane, qė paraprin ndėrtimin e urave tė tjera integruese politike e ekonomike. Nė njė spektėr mė specifik, por edhe mė tė dukshėm, konstatohet se Muzeu i Artit Mesjetar ėshtė, gjithashtu, njė stacion takimi, observimi, krahasimi, referimi e pėrbashkimi i shumė shkencėtarėve e studiuesve shqiptarė apo tė huaj, ku ata hartojnė, plotėsojnė e u japin vlera tė reja punimeve tė tyre nė njė vizion mė tė pėrgjithshėm, mė universal.

Nė dy drejtime kryesore pėrqendrohet sot aktiviteti shkencor i Muzeut: sė pari, nė pėrmirėsimin e pėrsosjen e teknologjive, metodave, materialeve e pajisjeve gjatė procesit tė restaurimit e manipu-limit tė objekteve dhe eksponateve tė koleksioneve, qė posedon ai dhe; sė dyti, nė qėmtime, gjurmime, zbulime e pėrgjithėsime studimore, qė i pėrkasin, le t'i themi, praktikės, pėrvojės dhe pėrgjithėsimeve restauruese, por edhe raporteve historike, historiografike, estetike e veēori tė tjera artistike, fetare, etnologjike etj., tė artit tė kavaletit mesjetar nė Shqipėri. Nė tė dy kėto drejtime punonjėsit e specialistėt e kėtij muz-eu, ashtu si edhe tė tjerė kolegė shqiptarė apo tė huaj, sjellin kontribute tė veēanta. Drejtimit tė parė dua t'i evidencoj, p.sh., momente, qė nė tė vėrtetė pėrbėjnė evenimente tė rėndėsishėm tė punės shkencore:

- Njė bashkėpunim shumėdimensional e shumėvjeēar shkencor nė fushėn restauruese e studimore midis Fondit Europian tė Kulturės Bizantine, Muzeut tė Kulturės Bizantine nė Selenik dhe Muzeut Kombėtar tė Artit Mesjetar ėshtė nė pikun e zbatimit praktik dhe pėrbėn, ndoshta, njė prej programeve-model mė tė suksesėshėm e mė unikalin ballkanik nė rrafshin e kooperimit shkencor tė institucioneve analoge restauruese e studiuese. Konform kėtij projekti, rreth 80 ikona tė koleksionit tė Muzeut Mesjetar janė duke u restauruar nė laboratorėt modernė tė Muzeut tė Kulturės Bizantine nė Selenik, pėrgjatė rreth 3 viteve pa ndėrprerė, nga restauratorė korēarė e selanikas. Pas pėrfundimit tė tyre, do tė botohen dy katalogė trigjuhėsh, njėri prezantues artistik e tjetri pėrshkrues i tė gjitha procedurave restauruese e konservuese, si dhe do tė ēelet nė Greqi njė ekspozitė me kėto ikona. Qėllimi final i kėtij bashkėpunimi shkencor ėshtė shkėmbimi i eksperiencave restauruese, rritja e nivelit profesional e shkencor, aplikimi i metodave e teknologjive tė reja konservuese, pėrdorimi i materialeve e pajisjeve moderne, mbėshtetja e ndėrsjelltė nė pėrmirėsimin e pajisjes sė laboratorėve, si dhe krijimi i marrėdhėnieve tė qendrueshme institucionale ndėrkombėtare nė kuadrin e hapave qė hedhin vendet e rajonit tonė drejt dyerve tė familjes europiane.

-Kooperimi i dytė shkencor, nė proces pėrgatitor praktik, ėshtė ai me Muzeun Etnologjik dhe me Institutin e Kėrkimeve Shkencore tė Restaurimit nė Mynih, sipas tė cilit, me njė fond prej dyzet mijė euro, dhuratė e shtetit gjerman, do tė kryhet procesi i trajtimit antipest i njė pjese tė fondeve tė Muzeut tė Artit Mesjetar, Korēė, duke pėrdorur njė prej metodave bashkėkohore tė kėtyre lloj trajtimeve, atė me gaze inerte. Nė kėtė kuadėr, Muzeu i Artit Mesjetar ėshtė duke punuar pėr eksperimentimin e kėsaj metode nė linjė-pilot mbi panelet drusore tė ikonave e objekteve tė tjera prej druri apo materialeve tė tjera organike. Eshtė metodė qė aplikohet pėr tė parėn herė nė laboratorėt e konservimit tė institucioneve shqiptare dhe ka shumė pėrparėsi teknike, ambientale e financiare nė krahasim me metodat e derisotme dhe, nė njė tė ardhme tė afėrt, do tė shtrihet e do t'i zėvendėsojė ato plotėsisht.

- Ndėrkohė, njė tjetėr metodė studimore laboratorike, ajo e vlerėsimit dantrokronologjik, qė bėn tė mundur observimin e pėrcaktimin e llojit, moshės dhe karakteristikave tipoogjike tė objekteve artistike prej druri, ėshtė nė fazėn parapėrgatitėse tė saj.

Nė drejtimin e dytė, pra nė atė qė u pėrket angazhimeve shkencore tė Muzeut pėr probleme teorike, kryesisht nė planin e klasifikimeve historike, vlerave artistike e estetike tė artit bizantin e pasbizantin, konstatohen veprimtari e kontribute analitike nė disa aspekte:

- Nė krye mund tė radhitet klasifikimi shkencor i fondeve mbi kritere kronologjike, gjeografike, autorėsie, sipas shkallės sė dėmtimit etj. Lidhur me kėtė, muzeu ėshtė Qendra Rajonale e Informacionit dhe nventarizimit tė kompjuterizuar tė monumenteve tė kulturės dhe objekteve muzeore tė Shqipėrisė Juglindore, qė do tė thotė se e gjithė trashėgimia kulturore e artistike e kėtij regjioni ka filluar tė hyjė nė rrjetin informatik rajonal e kombėtar kompjuterik me qendėr nė Tiranė.

- Kontribut tė veēantė shkencor ka dhėnė dhe jep Muzeu sidomos nė gjurmimin, zbulimin, identifikimin dhe studimin e krijimtarisė, tė autorėve, drejtimeve, atelieve dhe shkollave tė pikturės pasbizantine. Kėshtu, brenda fondit ikonografik tė Muzeut, si dhe nga kėrkimet mbi pikturėn nė afresk, janė njohur e zbuluar rreth 150 autorė ikonografė shqiptarė (tė cilėt kanė punuar edhe jashtė kufijve etnikė) apo piktorė tė huaj (qė kanė punuar edhe nė Shqipėri). Kėto gjetje pasqyrohen nė njė sėrė botimesh periodike tė specializuara ose nė aktivitete tė ndryshme shkencore. Qindra vepra tė kultit si: ikona, afreske, punime nė metale tė ēmuar, tekstili, guri etj., kanė gjetur pėrfundimisht pėrkatėsinė, identitetin, periudhėn e vlerat e tyre. Pėrmirėsime, korrigjime, saktėsime, zbulime tė reja nė hapėsira mė tė gjera gjeografike e kohore janė kryer pėr shumė autorė apo grup autorėsh ikonografė, pėr periudha "vakum" tė krijimtarisė sė tyre nė vende tė tjera, kryesisht nė Malin e Shenjtė, Greqi, ish-Republikėn Jugosllave tė Maqedonisė, Bullgari, Rusi, etj., nėpėrmjet ekspeditash kėrkimore shkencore.

- Me interes tė ndjeshėm ėshtė ndihma e specialistėve e studiuesve tė Muzeut tė Artit Mesjetar nė njohjen, ndėrkombėtarizimin e globalizimin e artit mesjetar shqiptar dhe tė problemeve mbrojtėse e konservimit tė tij nėpėrmjet pjesėmarrjes aktive me referate e kumtesa nė shumė konferenca, simpoziume e veprimtari tė tjera europiane, si: nė Takimin Ndėrkombėtar tė Grupit tė Ikonave, Athinė; nė simpoziumin ndėrkombėtar "Probleme tė restaurimit" tė vendeve balltike e nordike, Riga; nė simpoziumin "Arti Bizantin e Postbizantin nė Ballkan", Plovdiv; nė konferencėn ndėrkombėtare "Piktura fetare pas rėnies sė Kostandinopojės …", Greqi; nė simpoziumin ndėrkombėtar "2000 vjet Krishterim", Tiranė; nė "Ditė tė Trashėgimisė Europiane", si dhe nė shumė aktivitete rajonale e panshqiptare. Bashkė me to do tė kujtoja numurin e konsiderueshėm tė artikujve shkencorė e veprimtarive, qė plotėsojnė me kujdes e maturi eposin e artit bizantin. Fatkeqėsisht, problemet e mprehta financiare po dergjin nė pluhurin e sirtarėve katalogė e vepra tė tjera me interes tė madh shkencor, botimi i tė cilave, nė tė ardhmen e afėrt, do ta plotėsojė mė mirė tablonė e kėtij arti me vlera e pėrmasa botėrore.

Sidoqoftė, pavarėsisht ē'u pėrmend mė lart, s'do tė thotė se problemet shkencore nė Muzeun Kombėtar tė Artit Mesjetar "shteruan" e u ezauruan. Pėrkundrazi, ekzistenca e fondeve tė tij tė pasura me koleksione, cilėsi e enigma tė panumėrta, i pėrngjajnė njė miniere tė pafund, eksplorimi i sė cilės pret e fton breza tė tėrė specialistėsh, studiuesish, shkencėtarėsh. Ata duhet ta kthejnė Muzeun nė njė "karierė pėrpunimi, pasurimi e rektifikimi tė kėtij minerali", nė koncentrat artistik e shkencor me vlera e tipare tė lexueshme, tė krahasueshme e tė transmetueshme nėpėr shekuj. Por, ajo ēka sot pėr sot pėrbėn shqetėsimin mė serioz e konkret nė fushėn shkencore tė manipulimit tė objekteve, jo vetėm nė Muzeun Mesjetar por nė tė gjitha eksponatet, ekspozitat, galeritė, muzeumet, bibliotekat e arkivat shqiptare, ėshtė mungesa e sistemeve tė pėrshtatshme mikroklimaterike, mungesa e sistemeve entomologjikisht sterile, mungesa e sistemeve e materialeve adekuate ekspozuese, si dhe mungesa e kontrollit dhe e specialistėve pėrkatės, si rezultat i tė cilave, ēdo vit trashėgimisė kulturore shqiptare i humbasin nė mėnyrė tė dukshme e latente vlera tė pallogaritėshme materiale, veēanėrisht ato me pėrbėrje kimike organike.

Kėto probleme e tė tjera, tė panumėrta si kėto, janė nė fokusin e vėmendjes edhe tė punonjėsve e studiuesve tė Muzeut Kombėtar tė Artit Mesjetar. Prapa fasadės aspak tė hijshme e estetike tė kėsaj godine, qė s'ka asgjė tė pėrbashkėt me njė ndėrtesė kulti apo muze, gėlon jeta shpirtėrore e njė tempulli tė njėmendtė artistik e shkencor, pamja, brendia dhe statusi i tė cilit duhet tė ndryshojnė sa mė shpejt drejt njė atributi tė tillė.



© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.