Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Burri me dy gra, kėmishėn pa la
--- Populli

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 54 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...


2008
Naim Frashėri
Nė 6 maj 1886 poeti i madh i Rilindjes, Naim Frashėri, botoi poemėn-himn pėr natyrėn shqiptare "Bagėti e Bujqėsi", e cila ėshtė njė nga veprat monumetale tė letėrsisė sonė. Me kėtė vepėr nisi edhe botimi i veprave letrare tė Letėrsisė sė Rilindjes sonė Kombėtare.

Pulla Postare
Nė 6 maj 1830 pėr herė tė parė nė Angli u aplikua pulla postare, duke nisur kėshtu historinė e pullave postare, qė, pas Anglisė, u pėrhapėn nė vende tė tjera tė Europės.

Kulla Gjigante Metalike
Nė 6 maj 1880 u pėrurua zyrtarisht nė Paris Kulla Gjigante metalike, njė nga mrekullitė e botės. Mori emrin Eifel nga konstruktori i saj, Aleksandėr Eifel.

Ēmimi Oskar
Nė 6 maj 1921 pėr herė tė parė nė Hollivud , nė qytetin e madh tė filmit, u akordua njė ēmim i ri pėr vlerėsimet maksimale, ēmimi Oskar, i cili shoqėrohet edhe me njė shpėrblim tė mirė, qė e jep ēdo vit Akademia e Artit, Shkencės dhe e Filmit nė Hollivud pėr regjisorin, artistėt dhe tė gjithė pėrbėrėsit mė tė mirė tė njė filmi.
Lajme :: Bllokohen 2 ton marijuane ne Fier
Postuar nga: Albo

Lajme FIER/ Policia: Gjetėm nė banesėn e tyre edhe 1 kilogram heroinė dhe 1.5 kg pėrzierės

Bllokohen dy tonė marijuanė
Arrestohen vėllezėrit, Iliaz e Shkėlqim Ēela


Sasia e drogės ishte e paketuar nė 2 mijė pako dhe e vendosur nė tri dhomat e nė korridorin e katit tė dytė tė banesės sė tyre, ndėrsa nė bodrum ishte fshehur heroina


Aurora Damini

Njė informacion nė Drejtorinė e Policisė sė Fierit ka bėrė qė tė zbulohen e sekuestrohen plot dy tonė marijuanė, njė kilogram heroinė dhe 1.5 kilogramė pėrzierės heroine, morfinė.

Ndėrkaq janė arrestuar dy pronarėt e kėsaj sasie droge, vėllezėrit, Iliaz dhe Shkėlqim Ēela, respektivisht 40 dhe 24 vjeē, banues nė lagjen periferike Mbrostar-Ura. Sipas zėdhėnėsit tė policisė fierake, Zoi Rrushi, veē sasisė super tė madhe tė drogės, atyre u janė gjetur edhe dokumentet e njė vajze serbe.

Njoftimi

Ka qenė mengjesi i hershėm i ditės sė djeshme, kur Drejtoria e Policisė sė Fierit ėshtė njoftuar se nė shtėpinė e Shkėlqim Ēelės nė lagjen Mbrostar-Ura ndodhet njė sasi droge. "Pa u ndier" dhe me shpejtėsi policia ka organizuar operacionin e bllokimit tė sasisė sė narkotikėve dhe prangosjen e pronarit. Uniformat blu kanė bėrė menjėherė rrethimin e zonės, ndėrsa tė tjerė furgonė kanė bėrė njė tjetėr rrethim, atė tė banesės sė Ēelajve, duke mos lejuar qė ata qė ndodheshin brenda tė largoheshin.

Droga

Diku rreth orės 12, forcat e policisė, tė drejtuara nga kreu i tyre, Asllan Dogjani, kanė nisur menjėherė kontrollin e banesės. Nė katin e parė nuk ėshtė gjetur ndonjė material apo gjė tjetėr kompromentuese. Por kur uniformat blu janė ngjitur nė katin e dytė tė banesės, kanė mbetur tė habitur. Ndoshta nė karrierėn apo gjithė jetėn e tyre nuk kishin parė me sy ndonjė sasi mė tė madhe marijuane. Sipas tė njėjtave burime policore, nė tė tri dhomat e shtėpisė, si dhe nė korridorin e katit tė dytė ndodheshin qindra pako 1-kilogramėshe me marijuanė tė presuar dhe pas numėrimit tė tyre, kanė rezultuar dy mijė tė tilla ose 2 tonė. Por uniformat blu nuk janė "ngopur" me kaq. Ata kanė vazhduar kontrollin e shtėpisė dhe nė bodrumin e saj kanė gjetur nė njė qese 1 kilogram heroinė, si dhe 1.5 kilogramė pėrzierės heroine, morfinė, tė cilat janė sekuestruar. Po sipas zėdhėnėsit Rrushi, menjėherė ėshtė bėrė edhe arrestimi i dy pronarėve tė shtėpisė dhe drogės, vėllezėrve, Iliaz dhe Shkėlqim Ēela, tė cilėt tashmė ndodhen nė qelitė e paraburgimit dhe sot ose nesėr do tė dalin para togave tė zeza tė Gjykatės, pėr t'u njohur me masėn e sigurisė. Ndėrkohė, sipas policiė fierake, kanė nisur hetimet edhe pėr gjetjen e pjesėtarėve tė tjerė tė rrjetit, i cili mendohet tė jetė mė i madh.

Droga e kapur dje nė qytetin e Fierit pėrbėn njė ndėr sasitė mė tė mėdha, tė bllokuara nė Shqipėri qė nga viti '92, kur nisi edhe kultivimi dhe trafiku i saj.

GSH


© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.