|
|
Thenie-Proverba |
|
|
|
Fjala eshte si bleta qe ka edhe mjaltin edhe thumbin.
--- Populli
|
|
|
|
Reklama |
|
|
|
Menuja |
|
|
|
Vizitoret e castit? |
|
|
|
Kemi 90 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.
Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu
|
|
|
|
Perkujtimore |
|
|
|
Nje dite si kjo ...
2008 Dhimitėr Pasko
Nė 4 maj 1966 mbylli syė Dhimitėr Pasko ose shumė i njohuri Mitrush Kuteli, shkrimtar, ekonomist, publicist dhe pėrkthyes. E pati nisur krijimtarinė letrare qysh nė vitet '30, kur botonte "Net shqiptare", "Kapllan Aga i Shaban Shpatės", "Ago Jakupi", si dhe hartonte mjaft vepra ekonomike. Pas ēlirimit, Kuteli botoi "Pylli i gėshtenjave", "Tregime tė moēme shqiptare", "Baltė nga kjo tokė" , "Nė njė cep tė Iirisė sė Poshtme", etj, si dhe bėri mjaft pėrkthime tė paarritshme tė shkrimtarėve tė mėdhenj botėrore, qė e vendosin nė piedestalin e pėrkthyesve tanė mė tė mirė.
Alberto Blest Gana'
Nė 4 maj 1830 lindi shkrimtari kilian Alberto Blest Gana', themeluesi i realizmit kritik nė letėrsinė e vendit tė vet dhe nė atė latinoamerikan. Veprat e tij mė tė mira, romane, jane: "Dashuria e parė", "Babai i familjes", "Martin Rives", "Aritmetikė e dashuri", etj. Vdiq nė vitin 1920.
Antuan Augustini
Nė 4 maj 1900 lindi nė Paris Antuan Augustini, skulptor kroat, i cili ndėrmjet veprave tė shumta qė krijoi, u dallua veēanėrisht pėr portretet. Ndėrmjet kėtyre portreteve ėshtė edhe njė portret i heroit tonė kombėtar, Gjergj Kastrioti Skendėrbeu.
Xhovani Batista Graci
Nė 4 maj 1925 u nda nga jeta Xhovani Batista Graci, fiziolog, qė u mor mjaft me sėmundjet ngjitėse dhe sidomos me malarjen. Ai pėrshkroi ciklin e plotė tė zhvillimit tė mikrobit tė kėsaj sėmundjeje , duke vėrtetuar se bartėsi i vetėm i tij ishte mushkonja anofele.
|
|
|
|
| |
|
Duke qene se rreshje te tilla ishin te papritura per kete jave, Gjermania po perballet me rrimekembjen me te madhe qe prej Luftes se Dyte Boterore.
Permbytjet vazhdun te shkaktojne panik dhe humbje njerzish edhe gjate 19 Gushtit, 2002. Furtunat qe po kalojne pergjate Europes keto javet e fundit, kane vrare 108 njerez ne te gjithe kontinentin si dhe po lene komunitete te medha ne Republiken Ceke, Austri, Slovaki, Rusi dhe Rumani me pasoja te renda, prej te cilave do ju duhet kohe e gjate te rimekemben si psikologjisht e shpirterisht ashtu dhe materialisht.
Ne Gjermanine Lindore te premte (16 Gusht) ne qytetin historik te Dresdenit niveli i ujit i kaloi dhe rekordet e viteve te shkuara. Niveli i ujit ne lumin Elba u ngrit nga 2m, niveli i tij normal per stinen e veres, ne 9.13m te premte, duke ja kaluar dhe nivelit me te larte qe ka arritur ne vitin 1845, 8.77m.
Frika per humbjen e pasurive arkitekturore ne Dresden, relike te mbetura nga bombardimet ne vitin 1945 , shkaktuar nga Anglia dhe SH.B.A (te cilat u rinovuan vetem kohet e fundit), detyroi skuadrat e shpetimit te kalonin shume materiale nga katet e ulta te ndertesave ne ato me lart, duke vene keshtu dhe jeten e tyre ne rrezik. Ne te njejten kohe spitalet u evakuan me helikoptere, duke i transferuar te demtuarit ne spitale me te largeta.
Pergjate Saksonise, shtet lindor Gjerman, ku ndodhet Dresden, autoritetet llogarisin qe shkaterrimet te arrijne shifren $980 milion. Megjithate perseri autoritetet "premtojne" miliona lek ne ndihme per viktimat e ketyre permbytjeve.
Ne Rumani, situata mbetet akoma e tensionuar. Permbytjet kane perfshire 24 zona te medha banimi, duke ndikuar keshtu ne jeten e 15000 rumuneve. Sipas parashikimeve te fundit, pritet te kete akoma stuhi dhe tornadoes ne rreth 10 zona te tjera te banuara.
Ne Prage niveli i ujit filloi te bjere dhe disa nga 200000 te evakuarit po lejohen te kthehen ne shtepite e tyre.
Ne Austri kjo eshte quajtur permbytja me e madhe e shekullit, ku mijra njerez evakuan nga Salzburgu ne provincat e pjeses se siperme te Austrise.
Ne Rusi, te pakten 58 njerez ne zonen e Detit te Zi, vdiqen nga permbytjet gjate kesaj jave.
Ne te njejten kohe ne Batisllave, Sllovaki, niveli i Danubit arriti lartesine me te madhe ne 50 vitet e fundit, por gjithsesi pritet qe kjo mos shkaktoje daljen nga shtrati i tij.
Informacioni u perkthye nga stafi yne, nga shtypi i Kryqit te Kuq ne bote.
|
|
|
|