|
|
Thenie-Proverba |
|
|
|
Paraja e bardhe per dite te zeze.
--- Populli
|
|
|
|
Reklama |
|
|
|
Menuja |
|
|
|
Vizitoret e castit? |
|
|
|
Kemi 114 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.
Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu
|
|
|
|
Perkujtimore |
|
|
|
Nje dite si kjo ...
2008 Dhimitėr Pasko
Nė 4 maj 1966 mbylli syė Dhimitėr Pasko ose shumė i njohuri Mitrush Kuteli, shkrimtar, ekonomist, publicist dhe pėrkthyes. E pati nisur krijimtarinė letrare qysh nė vitet '30, kur botonte "Net shqiptare", "Kapllan Aga i Shaban Shpatės", "Ago Jakupi", si dhe hartonte mjaft vepra ekonomike. Pas ēlirimit, Kuteli botoi "Pylli i gėshtenjave", "Tregime tė moēme shqiptare", "Baltė nga kjo tokė" , "Nė njė cep tė Iirisė sė Poshtme", etj, si dhe bėri mjaft pėrkthime tė paarritshme tė shkrimtarėve tė mėdhenj botėrore, qė e vendosin nė piedestalin e pėrkthyesve tanė mė tė mirė.
Alberto Blest Gana'
Nė 4 maj 1830 lindi shkrimtari kilian Alberto Blest Gana', themeluesi i realizmit kritik nė letėrsinė e vendit tė vet dhe nė atė latinoamerikan. Veprat e tij mė tė mira, romane, jane: "Dashuria e parė", "Babai i familjes", "Martin Rives", "Aritmetikė e dashuri", etj. Vdiq nė vitin 1920.
Antuan Augustini
Nė 4 maj 1900 lindi nė Paris Antuan Augustini, skulptor kroat, i cili ndėrmjet veprave tė shumta qė krijoi, u dallua veēanėrisht pėr portretet. Ndėrmjet kėtyre portreteve ėshtė edhe njė portret i heroit tonė kombėtar, Gjergj Kastrioti Skendėrbeu.
Xhovani Batista Graci
Nė 4 maj 1925 u nda nga jeta Xhovani Batista Graci, fiziolog, qė u mor mjaft me sėmundjet ngjitėse dhe sidomos me malarjen. Ai pėrshkroi ciklin e plotė tė zhvillimit tė mikrobit tė kėsaj sėmundjeje , duke vėrtetuar se bartėsi i vetėm i tij ishte mushkonja anofele.
|
|
|
|
| |
|
Ushqimi...mund te duket i bukur, te shijoje shkelqyeshem, te kete arome te kendeshme, mund ti beje njerzit te ndihen mire, mund ti bashkoje njerzit, mund te jete shkendija per nje lidhje romantike...Por ne fund te fundit ushqimi do mbetet thjesht benzina per nje "makineri te urritur"...(Rosamond Richardson) Mos harroni te shkruani sugjerimet dhe mendimet tuaja mbi recetat ne kete artikull.
Paēe koke
Koket pastrohen, copetohen, vihen ne uje te ftohte qe te lahen e t'u ike gjaku; pastaj vendosen ne tenxhere, mbulohen me uje te ftohte dhe zihen ne zjarr. Kur te kene marre vale i hiqet shkuma dhe lihet te zieje ne zjarr te ngadalte, duke i hedhur qepe , karota, kripe, piper, dafine dhe majdanoz. Lihen derisa te jene zier mire dmth kur mishi te dahet lehte nga kocka. Kullohet, qerohet mishi nga kocka dhe pritet ne copa kubike te vogla. Ne tenxhere hidhet yndyre, pak salce dhe lengu i marre nga zierja e kokes. Kur lengu te kete marre vale, shtohet mishi i zier, pak spec i kuq dhe lihen te ziejne ne zjarr te ngadalte edhe per disa minuta duke u hedhur kripe e piper te zi. Ne fund paces i hidhen hudhra te shtypura dhe utull. Per 4-5 persona duhen: ...Leng koke 1 liter (koke 1kg), dhjame, gjalpe ose vaj 1 filxhan kafeje, miell 1 luge kafeje, spec djeges 1/2 luge kafeje, kripe, piper, uthull 2-3 luge, hudhra 4-5 thelpinj, 1 qepe, karrota 2-3 cope, majdanoz.
Paēe kembesh
Kembet pastrohen, thyhen me hanxhar (sidomos kyqet) dhe vendosen ne uje te ftohte per 1-2 ore qe t'i largohet era karakteristike. Kembet e lara vendosen ne tenxhere me uje te ftohte dhe vihen te ziejne. Pasi te marrin vale, hiqet shkuma dhe vazhdon zierja ne zjarr te ngadalte duke shtuar qepe, karota, selino, piper te zi te vluar, dafine dhe kripe. Mundesisht qepa me pare te piqet ne pllake te sobes. Zierja vazhdon derisa mishi te shkeputet nga kocka, pastrohen mishrat, priten ne copa dhe lihen ne nje ane. Ne nje tenxhere ku kemi hedhur dhjame ose gjalpe, kaurdisen mishrat, shtohet lengu i tyre, lihen te marrin vale, hidhet pak spec djeges dhe gjate vendosjes ne pjate hidhen hudhra te shtypura me uthull dhe piper i zi. Paēja mund te perkatitet edhe e perzier me koke e kembe bashke. Ne kete rast behet edhe me e shijshme. Per 4-5 persona duhen: ...Leng kembesh 1 liter, kembe lope 2 cope, kembe te bagetive te imeta 10-12 cope, gjalpe 50g, spec djeges sipas deshires, kripe, piper, hudhra 4-5 thelpinj, uthull 2-3 luge gjelle, qepe 1 kokerr, karota 2-3 cope, selino 1 rrenje.
Paēe plėnci me vezė e limon
Plenci lahet me uje te ftohte, pervelohet me uje te vluar per 30 sec, pastrohet nga shtresa e brendshme derisa te zbardhet, lahet mire dhe vendoset ne uje te ftohte per t'u zier. Gjate zierjes hidhen perime aromatike, qepe te pjekura mbi sobe, karota, rrenje selino, kripe dhe piper. Pasi keto te kene sier, plenci pritet ne copa te vogla dhe pergatitet pacja. Per kete ne nje tenxhere hidhet yndyre dhe pasi ajo te jete nxehur shtohet miell, kaurdiset derisa te zverdhet pak dhe pastaj shtoehn plencat e zier. Kaurdisen perseri se bashku dhe hidhet leng i kulluar nga zierja e plencave. Lihen te ziejne e zjarr te ngadalte per 10-15 min. Ne fund rregullohen me veze e limon. Ne nje ene porcelani rrihen vezet, hollohen pak e nga pak me lengun e paces, shtohet limon ose limontoz i tretur ne uje dhe hidhen te pacja. Gjate vendosjes neper pjata paces mund ti hidhet sipas deshires piper i zi. Per 4-5 persona duhen: ...plenca 1.5 kg, gjalpe 50g, miell 1 luge gjelle, veze 1 kokerr, qepe 1 kokerr, karota 2-3 cope, limon 1/2 kokerr mesatare, piper i zi, kripe.
Paēe plėnci me salcė
Plenci pastrohet dhe vihet te zieje njelloj si me siper. Ne nje tenxhere me yndyre kaurdiset miell, i shtohet pak salce dhe hidhet lengu i fituar nga zierja e plencave. Kur lengu te marre vale shtohen plencat e zier te grire ne copa te vogla, pak spec i kuq dhe lihen te ziejne ne zjarr te ngadalte per disa minuta, duke i hedhur kripe e piper te zi. Gjate ndarjes ne pjata paces i hidhen hudhra te shtypura dhe uthull. Per 4-5 persona duhe: ...Leng plenci 1 liter, plenca 1.5 kg, gjalpe 50g, miell 1 luge kafeje, salce 1/2 luge kafeje, spec, kripe, karota 2-3 cope, uthull 2-3 luge, hudhra 4-5 thelpinj, qepe 1 kokerr, selino, majdanoz.
|
|
|
|