|
|
Thenie-Proverba |
|
|
|
Reklama |
|
|
|
Menuja |
|
|
|
Vizitoret e castit? |
|
|
|
Kemi 51 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.
Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu
|
|
|
|
Perkujtimore |
|
|
| |
|
Kulture :: Berati
Postuar nga: NdricimMetka |
|
Historia e qytetit te lashte shqiptar
Qyteti i Beratit eshte ndertuar nen hijen e malit Tomorr ne nje toke ilire rreth shekullit te V p.k(para Krishtit). Monumentet e bukura dhe te shumta te tij dhe karakteristika e shtepive te tij, kane bere qe ai te marre emrin Qytet Muze. Gjate shekullit te II Berati eshte njohur me emrin Antipatrea. Ne shekullin e 9-te mbas Krishtit , eshte pushtuar nga Bullgaret te cilet e mbajten deri ne shekullin e 11-te dhe i nderuan emrin duke e quajtur Beligrad(qytet i bardhe), nga i cili rrjedh edhe emri aktual. Gjate shekullit 13-te ai ra ne duart e dhespotit te Empirit;ne 1345 u pushtua nga Serbet; ne 1450 nga turqit. Pas pushtimit turk, Berati pati nje renje te ndjeshme dhe keshtu ne fund te shekullit 16-te, Berati numeronte vetem 710 shtepi. Ai filloi te rimbekembjej ne shekullin 17-te, duke u shnderuar ne nje qender te artizanztit, sidomos i gdhendjes se drurit. Ne 1809 Berati u zaptua nga Ali Pashe Tepelena. Qyteti i lashte perbehet nga tre pjese:Kalaja;Mangalemi, qe ndodhet nga ana e kalase;Gorica, qe ndodhet nga ana tjeter e lumit Osum. Stepite e Mangalemit qe jane te shekullit 17-te, zakonisht jane dy-kateshe ku kati i siperm eshte me i dale perpara. Pasi keto shtepi jane ndertuar ne nje terren shume te pjerret,dhe dritaret jane te shumta dhe te medha, duket sikur shtepite jane ndertuar mbi njera tjertren.Per kete Berati quhet edhe qyteti i njemije dritareve. Kalaja eshte e ndertuar ne koder gurore. Pasi u dogj nga Romaket ne vitin 200 para krishtit, muret e saj u perforcuan nga pushtues te ndryshem. Shtepite qe ndodhen brenda mureve te kalase jane te shekullit 13-te. Popullsia e kalase ishte kristiane dhe ka pasur rreth 20 kisha(me shume te ndertuara rreth shekullit 13-te), dhe vetem nje xhami. Kisha e shen Maries, ka ne muret e saj piktura te shekullit te 16, te cilat jane bere nga Nikolla, djali i piktorit me famoz ne ate kohe ne Shqiperi, Onufri. Afer rruges kur zbret nga kalaja, ndodhet Xhamia e Beqarit(1827). Xhamia e Mbretit eshte me e vjetra (1481-1512). Ne qender te qytetit ndodhet Xhamia e Plumbit(1555). Rruget e tre lagjeve antike te qytetit jane te shtruara me kalldrem.
|
|
|
|