|
|
Thenie-Proverba |
|
|
|
Femija punetor mallin e ve vete, femija dembel humb edhe mallin e babes.
--- Populli
|
|
|
|
Reklama |
|
|
|
Menuja |
|
|
|
Vizitoret e castit? |
|
|
|
Kemi 28 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.
Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu
|
|
|
|
Perkujtimore |
|
|
| |
|
Gjykata Kushtetuese reagoi dje pas deklarates se ashper, qe kreu i shtetit Meidani mbajti dy dite me pare. Anetaret e Gjykates Kushtetuese deklaruan dje se, perfaqesues te institucioneve po nderhyrjne per qellime politike duke synuar paralizimin e punes se kesaj gjykate.
"Segmente te percaktuara te politikes dhe perfaqesues te institucioneve, luften kunder Gjykates Kushtetuese kane filluar ta realizojne nepermjet denigrimit me karakter personal, shtremberimeve te qellimshme ndaj kryetarit dhe anetareve te ketij institucioni duke synuar paralizimin e punes dhe duke cenuar parimin e paanesise se gjykates si organ kolegjial ne vendimarrje", thuhet ne deklaraten per shtyp te Gjykates Kushtetuese. Dy dite me pare kreu i shtetit Meidani i kerkoi kuvendit, qe te shqyrtoje ligjin per Gjykaten Kushtetuese me qellim zvogelimin e kompetencave te saj. Meidani siguroi gjithashtu se, Rakipi ka shkelur ligjin dhe si i tille ai nuk mund te kthehet me ne detyren e meparshme. Ndersa Gjykata Kushtetuese thekson ne deklaraten per shtyp se, cdo qendrim paraprak i institucioneve te tjera kerkon imponimin e institucioneve te pavaruara per zgjidhjen e problemeve sipas interesave politike. "Kjo fushate ka per qellim t'i imponoje Gjykates Kushtetuese te marre vendime ne kundershtim me kompetencat e saj kushtetuese dhe per te spostuar nga roli i saj si garante per respektimin e Kushtetutes dhe per interpretimin perfundimtar te saj. Ajo synon gjithashtu t'i imponoje institucioneve te pavarura kushtetuese zgjidhjen e problemeve sipas interesave politike dhe shkaterimin e institucioneve demokratike nen preteksin e mbrojtes se parimit te demokracise dhe te shtetit te se drejtes". Perfaqesues te forcave politike kane theksuar faktin se, pavaresisht vendimit, qe mund te marre Gjykata Kushtetuese, dekreti i presidentit te Shqiperise nuk mund te preket. Edhe Meidani sqaroi dy dite me pare hallkat mbi bazen e se ciles shkarkohej Prokurori i Pergjithshem duke nenkuptuar lenien jashte loje te Gjykates Kushtetuese. "Eshte per t'u theksuar fakti, se Gjykata Kushtetuese, gjate veprimtarise se saj ka shfuqizuar nje numer jo te vogel ligjesh te Kuvendit dhe dekrete te presidentit si te papajtueshme me Kushtetut-_ megjithate, nuk ka pasur reagime te nje natyre te tille si keto te koheve te fundit, kur Gjykata Kushtetuese nepermjet interpretimit, doli ne mbrojtje te institucioneve te shtetit e parimeve te gjithe pranuara te se drejtes nderkombetare", thuhet ne deklaraten per shtyp. Duke pasur parasysh se institucionet kryesore ne Shqiperi e kane kontestuar Gjykaten Kushtetuese, kjo e fundit i ben thirrje opinionit publik dhe vecanerisht mendimit juridik shqiptar, te shprehe realisht mendimin e vet per mbrojtjen e institucioneve te shtetit dhe te se drejtes.
N.Perndoj
Koha Jone 24 Prill 2002
|
|
|
|