Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Zanati i spiunit eshte te shese sekretet e miqve.
--- Populli

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 60 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...
Lajme :: Berisha: Nano me i dobet se kurre
Postuar nga: Albo

Lajme Lideri demokrat komenton zhvillimet e fundit politike, pas marreveshjes me Nanon per zgjedhjet dhe paqes ne PS: Me ceremonine mortore per katharsisin ne KPD, Nano eshte me i pafuqishem se asnjehere. Do te kemi per nje periudhe kohe, nje paralize reale te plote vendimmarrje ne PS

Duket se gjate percarjeve ne rradhet e socialisteve, ju dhe PD fituat shume pike. Tani pas kompromisit Nano- Meta, a ka partia juaj nje strategji te qarte?

PD strategjine e vet nuk e bazoi aspak ne percarjen dhe luften e eger brenda llojit te PS. Ajo percaktoi objektiva te qarta dhe i realizoi ato. Percaktoi largimin nga qeveria te Kryeministrit Ilir Meta dhe e realizoi, percaktoi largimin e Prokurorit te Pergjithshem Arben Rakipi, si shkaterrimtar te institucionit te akuzes ne Shqiperi dhe e realizoi, percaktoi zbatimin e direktivave dhe udhezimeve te ODIHR ne nje Protokoll dhe e firmosi ate. Ne kemi objektiva te qarta dhe Shqiperia duhet te shkoje e sigurte drejt nje procesi zgjedhor te lire dhe te ndershem.


Cilat jane disa nga keto objektiva qe keni ne nje afat te shkurter?

Reformimi i plote i sistemit zgjedhor, eksplorimi ne teresi i te vertetes se hidhur mbi manipulimin e zgjedhjeve, si dhe oferta per zgjidhje politike, per sherim politik, te atyre padrejtesive te medha qe u bene ne zgjedhje, nese PS eshte e gatshme. Nje kuader i perbashket per luften kunder korrupsionit, i cili per hir te se vertetes u pranua nga Meta, por u mohua teresisht nga Majko. Tani korrupsioni eshte me nje zhvillim me te shpejte se asnjehere tjeter. Keto ministra qe jane tani, haptaz ju kerkojne deputeteve tane se, "ne jemi per tre muaj, keshtu qe mos na ngacmoni". Por ata cdo dite bejne tendera dhe abuzime, dalin ndermjetes te shumave te medha, qe po pervetesohen nga buxheti i shtetit. Ne jemi te hapur per nje reforme kushtetuese. E theksoj se do te ishte ne mencurine me te madhe te forcave kryesore politike dhe te forcave politike ne teresi, qe te angazhoheshin ne nje reforme kushtetuese, pasi kjo eshte nje Kushtetute, qe te leshon ne krize, nga akti ne akt, nga neni ne nen.


Pas nenshkrimit te Paktit me Nanon, a mund te flitet per nje klime te re politike dhe nese po sa gjasa ka qe kjo te thellohet?

E kam pershendetur hapin e hedhur nga Nano, per nenshkrimin me ne fund te kesaj marreveshje, pas tre muaj refuzimesh. Ai nuk ishte i gatshem per hetim, por tani me ne fund u nenshkrua. Kjo do te jete nje marreveshje me te vertete e vlefshme, ne rast se zbatohet. Moszbatimi i saj e shnderron ate si te gjithe marreveshjet e tjera, nje leter pa vlere. I kam propozuar Nanos qe te angazhohet per te cuar Shqiperine drejt zgjedhjeve te lira dhe te ndershme, per te zgjidhur edhe problemin e Presidentit me konsensus, ose pas zgjedhjeve, duke ndryshuar Kushtetuten. Nuk besoj se do te mund te pergjigjet per aresye se me ceremonine e djeshme mortore per katharsisin qe ai pati ne KPD, mund te them se ai tani eshte me i pafuqishem se asnjehere, pasi edhe ata pak mbeshtetes qe i kishin ngelur brenda partise, u ngriten kunder tij. Keshtu qe do te kemi per nje periudhe kohe, nje paralize reale te plote vendimmarrje ne PS.


Lufta e eger politike brenda rradheve te partise ne pushtet, si dhe midis pozites dhe opozites, e kane nderlikuar qeverisjen e vendit. A jane politikanet shqiptare, duke ju perfshire edhe ju, personalisht te vetedijshem per cmimin qe po paguan vendi?

Jam absolutisht dakort me ju. E kane nderlikuar, por jane disa rregulla shume te thjeshta, te cilat ai qe qeveris duhet t'i zbatoje. Cfare mund te them une per qeverine e sotme, e cila nuk pranon te marre votebesimin ne Kuvend? Por miratohet me aklamacion, sikur te jete ne ndonje salle seksioni partiak. Qe ne kete moment prishet rregulli i thjeshte i qeverisjes. Kjo qeveri kompromisesh eshte edhe tani e coptuar, sepse njera gjysem funksionon per njerin grup, ndersa gjysma tjeter per grupin tjeter. Ishim ne qe ofruam nje qeveri me baze te gjere, qofte edhe duke mos marre pjese ne te, por duke e mbeshtetur, me objektiva fikse dhe te caktuara, per t'i dhene vendit nje qeveri me autoritetin dhe legjitimitetin e duhur. Por kjo u refuzua plotesisht nga PS.



Marre "Zeri i Amerikes"


© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.