Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
E di luga ēka ka veshi
--- Populli

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 49 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...
Letersi :: Rrugėve
Postuar nga: Fiori

Letersi Pėrsėri krijimtari nga Alban Tartari. Kete rradhe nje poeme kushtuar mėrgimit. E trishtuar, e vertete, e bukur.

Per vizitoret e apasionuar pas letersise shqiptare dua te kujtoj lidhjen e letersise e cila ndodhet ne krye te faqes.

Rrugėve

I

"Tash jam larg diku,
larg teje larg vedi..."
A.Shkreli



Ecim, megjithatė.
Me udhėt ngatėrruar nėpėr kėmbė
udhėt si litarė tė gjatė
kėmbėt na i lidhėn nyjė
nė kthesat e jetės sė shtrembėr,
njė pret tė dalė
e tjetri tė hyjė
nuk di ku kam majė e thembėr,
dhe jeta nė ē'udhėkryq do mė shtyjė.

Pak nga pak
i harroj udhėkryqet
ato qė kaluam vetėm e me tė tjerė,
ku lamė rininė-vitet pa thinja
i ngatėrroj tashmė tokitjet nė derė
nė zemrat
nė mendjet
nė shpirtrat xunkth si dėllinja...

Dhe ngaterrohemi udhėve
e udhėve pengohemi,
dikush na ngre
me shkelm na bie tjetri
dhe prapė harrojmė e me botėn dashurohemi,
e fshijmė mendjeje atė qė ka thėnė i vjetri:

"dynjaja kujt i mbeti!?!"...

prapė nisemi udhėve, me baulat ngarkuar,
me halle
me malle
me vjetė,
dhe thinjat kokėn na kanė zaptuar,
si malet
zbardhur
nga bora
nga koha
nga retė.

Ecim,magjithatė.
Prapė endemi pafundėsisht rrugėve,
nyje na i lidhėn
kėmbėt kėto tė shkreta,
sa mė shumė e duam
aq mė shumė...frymėn na zė jeta.




II


"Mos vdis, se mbas shirave
arėn e mbushi bari..."
D.Agolli


Gjurmė devesh
kam tej e tej shpirtit.
mbi flokė pluhuron
................rėrė e shkretėtirės,
kėmbėt plagė me dhembin
plaget e pėrgjakura tė Krishtit,
tash tri ditė
tash tri net
...............vdes e ngjallem tinėz.

Shkoj e vij botėrash,
kthehem vrulltaz
rrugėve vdes
rrugėve ngjallem.
ndėrsa me percjellin mbas shpine
......................sytė e qulltė
qė s'di kur do thahen,
si pellgje nė janar a shkurt.

Vdes sa herė
qė shkoj kendej.
Kur marr heshturazi lutjet e gjyshes;
...............Bekimin...
dhe nėpėr gjurmė devesh
shpirtit tej e tej,
ēapitem si Muhamedi
nėn thesin qė mbushi hidhėrimi.

Karvanet mė shkojnė
tinėz nėpėr shpirt.
Une iki.
Tash tri ditė
tash tri net
vdes e ngjallem
trup plagė si Jezu Krishti
zemėr copė si profeti Muhamet.

Mė degjon?
Jam ende rrugėve.

Si Moisiu mbėshtetur
mbi shkop iki...
Iki krusarak muzgjeve.




III


Kthehem e stėrkthehem
me trena tė prishur harresash
me kepucėt dhe mendimet
....................tėrė baltė
vij e stėrvij
as iki,as rri
nisem
pėr tu tretur sėrish n'arrati
nė dritė mėngjesesh,
nėpėr botėn e vrazhdė

Dehem nga ėmbėlsia jote
ti je vera e ndaluar
ti je cmenduria- mekati!
Me kembėt qė mė merren
rrugicave tė tua kotem
tė zgjoj, ėndėrrave tė nisemi
tė degdisemi,
Kali jashtė ėshtė gati...

Kthehem e stėrkthehem
vij esėll dhe dehem
se rrugėt mė lodhėn mė tretėn
si njė pikėz loti
nė gushėn tėnde...

Mė ler tė prehem
hejbet e mallit rrugėve mbetėn
hejbet mbushur qėmoti.

Tė marr pėr qafe,
si bleta njė lule,
dhe sytė e tu shohin kaltėrsisht detin.
Nė sytė e tu enden rruget e mia
Sidbad Detari do ma kish zilinė;
Marko Polot nė kėta sy
kėrkojnė tė vdesin.

Ja ku kthehem e stėrkthehem
se edhe vetmitė njė ditė vdesin
rrugėve pelerinėn ma merr era,
Ja, aty, te dera,
Sytė e ty kaltėrsisht mė presin...


©Alban Tartari, 2000-2001


© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.