Frika
Perse Me veshtron ashtu ai njeri ? Mos valle une i shtie friken?
E perse Te kete frike prej meje? Mos mendon se dua t’i bej keq?
Perse mendon Se une dua t’i bej keq? Une kurre s’kam bere keq njeriu!
Kurre s’i kam bere keq atyre, Qe nuk me bien ne qafe!
Keshtu, nese ai mendon Se une do t’i bej keq, E mendon se e di mire qe une I bie ne qafe kujtdo qe me ben keq
Domethene: ai deshiron te me bej keq!
Keshtu pra, mendja me thote te vete atje, E t’ia fus nje grusht surratit, Qe te mos me biere ne qafe.
OBOBO!
Grushti i tij ishte me i shpejte se i imi, Tani ja ku jam shtrire pertoke, Epo une e dija qe Ai donte te me binte ne qafe. ______________________________________ Skllavi
Nje zoteri kishte nje skllav. Dhe skllavi i bente te gjithe punet zoterise. E lante zoterine, i krehte floket, i pergatiste per te ngrene, dhe ia fuste ushqimin ne goje. Skllavi shkruante letrat e pronarit, i lustonte kepucet, i vendoste corapet, priste drunjte per te, dhe ndizte zjarrin ne furre. Kur zotria pa disa manaferra gjate shetitjes, skllavi i mblodhi dhe ia vendosi zoterise ne goje. Qe te mos e lejonte te arratisej, zoteria e mbante skllavin te lidhur me zinxhir. Dite e nate, duhej ta shtrengonte skllavin e ta terhiqte zinxhirin fort, perndryshe skllavi do te ikte. Ne doren tjeter, zoteria mbante gjithmone nje kamzhik. Kur skllavi terhiqte zinxhirin dhe i kercenohej, zoteria e rrihte me kamxhik. Pastaj, kur lodhej se rrahuri e krahet i dhimbnin, zoteria shante skllavin, zinxhirin, gjithcka. Shpesh, ai enderronte fshehurazi per koherat kur ai ishte akoma i ri dhe pa skllavin. Ne ato kohera, ai mund te endej neper pyje i lire si nje zog e te mblidhte manaferra pa u shqetesuar e cjerre nga zinxhiri. Tani ai nuk shkon dot as ne banje pa skllavin. Se pari, sepse skllavi do te vraponte, e se dyti, kush do t’i fshinte prapanicen? As doren nuk mund te lironte per kete.
Nje here, kur po ankohej me te madhe, dikush I tha zoterise: “Mire pra, nese jeta te eshte bere tmerr, perse nuk e le skllavin te lire?”
“Posi,”tha zoteria, “atehere do te me vrasi!” Por fshehtasi, zotria enderronte per liri.
Po skllavi? A enderronte per liri gjithashtu? Jo, ai kishte hequr dore me kohe nga endrrat per liri. E vetmja enderr qe kishte ishte qe te behej vete zoteri, e ta bente zoterine skllav, ta terhiqte me zinxhir, ta rrihte me kamzhik e ta bente t’i fshinte prapanicen. Kjo ishte enderra e skllavit!
________________________________________ Enderimtari
Na ishte nje here nje enderrimtar. Ai besonte, per shembull, qe duhet te kete nje menyre se si te shohim objektet qe jane mijra kilometra larg. Ose, mendonte se mund te hahet supa me pirun. Gjithashtu, duhet te kete nje menyre qe njerezit te qendrojne me koke poshte, e sigurisht qe njerezit mund te jetojne pa pasur frike. I thane te tjeret: ôPo enderron me kot, keto qe po thua jane te pamundura!ö Pastaj i thane: ôHap syte mire dhe pranoje boten sic eshte! Natyra ka ligje qe askush nuk i ndryshosh dot.ô
U pergjigj enderrimtari: ôNuk e diůduhet te kete nje menyre se si te marrim fryme nen uje. Dhe duhet te kete nje menyre qe te kushdo te kete dicka per te ngrene. Duhet te kete nje menyre qe kushdo te mesoje cfaredo qe te deshiroje. Duhet te kete nje menyre qe te shikojme cfare ka brenda barkut tone.ö
Dhe njerezit i thane: ôMblidh veten, more, keto gjera nuk ndodhin kurre. Nuk ka mundesi qe thjesht te deshirojme dicka dhe pastaj te presim qe te ndodhi me te vertete. Bota eshte keshtu sic eshte, e ashtu edhe do te jete!ö
Kur u shpiken televizori dhe pajisjet me rreze Iks, njeriu ishte ne gjendje te shihte mijra kilometra larg dhe brenda barkut tone. Por askush nuk i tha enderruesit.: More, paske patur te drejte. Dhe njerezit nuk thane asgje kur dikush shpiku kostum polumbari qe lejuan njeriun te zhytej thelle nen det e te merrte fryme nen uje. Por enderrimtari tha me vete: Endrrat e mia po dalin te verteta. Ndoshta nje dite do te jete e mundur qe te jetojme se bashku pa lufte.
Pershtati nga Anglishtja ne Shqip Elton Skendaj
|
|