|
|
Thenie-Proverba |
|
|
|
Njeriu interesohet aq pak per tjetrin sa qe edhe kristianizmi rekomandon ta besh te miren per dashuri te zotit.
--- Cesare Pavese
|
|
|
|
Reklama |
|
|
|
Menuja |
|
|
|
Vizitoret e castit? |
|
|
|
Kemi 48 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.
Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu
|
|
|
|
Perkujtimore |
|
|
| |
|
Në vazhdim te artikullit do te gjeni poezi te bukura dhe të thjeshta per tu lexuar. Krijimet jane krijuar dhe sjelle ne Forumin Shqiptar nga nje nga vizitoret tona me te reja e njohur me pseudon "dikeafajtore".
Kulla e.... Metrote gervishtin barkun e Torontos, Kolor i cmendur racash shkojne me vrap, Nuk flasin, s'shtyjne, nuk qeshin, as bertasin Rutine e dites mbytet pak nga pak
Torontoja nen shi, nen bore, ne diell Eshte po ajo, e bukur dhe e huaj Kaloj pa fjale dhe une si pasagjere Dhe s'di cfare thelle ne shpirt me ben te vuaj.
Torontoja shkelqen ne mijera drita Dhe ti s'mendon per pse-te e kesaj bote Gjithcka about wheather, sex and money Nga lindja e diellit gjer tek nata jote...
Si shpirt i ardhur nga nje jete tjeter Plot zera , zhurma, fjale dhe palce te gjallesh Dremit hutuar nen komoditetin Si i semuri nen narkoze spitalesh
Babeli I Torontos, Kullen ngre Drejt qiellit , qe shume rralle shkrepetin Ndersa e lodhur, me pak fare shprese Pres lajm te mire nga Babeli im...
Dyer
Ndertesat po ato - gri, te trishtuara Gra qe therrasin me ze te larte nga dritaret Femije bukuroshe dhe te lakuriqte si jeta Qe s’duan t’ia dine per plehra dhe baltra
Cdo gje si me pare - asgje si me pare Dhe une qe s’ngopem me njerez dhe sende Me vjen per te qeshur, me vjen per te qare Ne kryq te rrugeve pa fjale mbetem,
Krejt si ai udhetari, qe jashte s’e lene Por as brenda s’e fusin si rob te shtepise Dhe keshtu, mes dy dyerve rri e s’bej ze Mberthyer nga frika dhe ankthi I vetmise.
Pastaj me pyesin dhe bejne sikur degjojne Llomotitjet qe rrjedhin si jarge qeni Dhe une rropatem t’u flas e t’u shpjegoj Per te vertetat dhe rrenat e pertejdetit
Por nuk zgjat shume…Ma bejne me shenje …Me falni, me falni…Duhet heshtur? Me gjithe kete kohe dhe askush nuk ka nge… Me vjen per te qare dhe qeshur…
E madhe , e frikshme eshte porta e udhes Po aq e vogel porte e atdheut E vjeter , e ndryshkur me rri pas supeve Me gervimen e pervajshme:”kthehu..kthehu...”
Pa titull
Do jete mengjes kur une te vij aty Si endrrat e veshtira vijne nder nete... Mos u trishto, ti shpirt, misteri im Si mjegulla ne diell do tretet lehte
Do jete mengjes kur une te jem aty Me diell te forte , qe frikerat shperndan A s'eshte shume pak nje ore , nje dite me ty Te thajme oqeanin qe na ndan?
Do arratisen heshtja torturuese Dhe fjalet qe ndertuan nje keshtjelle Renkime t'embla...drite...lengje jete Dhe une mes kraheve te tu mbeshtjelle
Do jete nje mrekulli...Por mrekullite Nuk zgjasin, s'i takojne kesaj bote Me thuaj, shpirt, te vij a te mos vij Te dal a te mos dal nga endrra jote?...
Poezi
Eshte koha per te vdekur,Zemra ime! Meso te vdesesh... Duhet... E kupton? A nuk e sheh si na rendon mbi krye Mallkimi shekullor i fisit tone?
Eshte e pamundur te rikthehen gjerat Ne simetrine e tyre te persosur Ne duar na kane mbetur eshtra endrrash Si eshtra zogjsh qe kalben pa varrosur
Ne arkivol te vogel prej floriri Do mbyllesh, Zemer, kurre te mos kalbesh Ndersa kufoma le te vije perqark Si manekin... qe fisi te kenaqet.
Ohh, Zemer...E sajuan boten tjeter Qe mos trishtohet, çmendet njerezimi... Keshtu, e dashur...vdis...dhe fluturo Atje ku dot me nuk te prek mallkimi...
Shprese
Durim, shpirti im,durim Si bari i mpire nen debore Si trungjet qe plaken ne ngrice dhe presin stinen e ngrohte
Plazhet me reren e bardhe S'do jene me imazhe te rreme Ujerat e thella ne blu S'do rrisin me peshkaqene
Druret s'do jene me memece S'do kete me hene hipokrite Nga njerezit do lindin njerez Dhe netet me diell do jene
Te gjitha keto do te ndodhin Dhe vuajtja do ike pa kthim Dhe ti do te thuash:Sa bukur! Durim ,shpirti im,durim..........
Zinxhiri
A-ja me ndjen mua,aq fort sa une ndiej B-ne Por B-ja me sheh mua,me dhimbje si une C-ne Fatkeqe ne nje qerthull Ne sillemi perdite Dhe shohim te zhgenjyer Si tallen perendite
Shume doza lumturie dhe helmi te perditshem Ashtu si krejt padashur, me pamje gjememadhe I falim njeri-tjetrit ne rrethin e cuditshem Qe s'dime ku do veje Dhe s'dime ku do ndalet.
Vertitemi lenduar si shpirtra kaotike Mbi varre dashurish qe s'mundim t'i harrojme Dhe fundi? Me ne tallen dhe qeshin perendite Me keq se fundi Hici, qe do na gllaberoje...
Mashtrimi
Gjithe diten flas me te vdekur Tmerrohem dhe dridhem si gjethe Me fjale te cuditshme dhe gjeste Me ftojne ne Parajsa dhe Ferre
Une trembem nga vdekja , per vdekje… Kureshtja e mbledhur kular Ne qafen e holle si peri Me nis te virgjer ne varr
Ndiej ftohte ne fillim. E natyrshme Ndiej balten dhe myshkyn t’me trese Pastaj mbes skelet… E natyrshme Dhe miqte e cuditshem pres…
Por s’ndihet asgje, askush s’vjen Me braktisen , oh, tmerr me lane vetem… Nga catia e baneses se re Degjoj zhurmat e botes tjeter…
Te gjalle! O naďve te pandreqshem! Te vdekur! Mashtrues te fandaksur! Kam ngecur ne gracken tuaj E fyer , e vrare , e pataksur…
Verbuar nga drita dhe terri Denimin dybotesh vuaj…
Palltoja e Deshires
Po shkon dhe nje mengjes si gjithe te tjeret Nje pikez uji nga burim I vjeter Shtrengoj pas trupit pallton e Deshires Te mos kem ftohte e te mos ndihem vetem.
Nje pyll I gjelber endrrash cmendurake Krejt si nje xhungel, veshi shpirtin tim Dhe sa veshtire e kam te shoh mes tyre Ate, te ameshueshmin, Diellin tim
Me mblidhen mijera korba permbi krye Krrokatja e tyre , e zeze dhe fatale Ma prishi pyllin, ma rrembeu pallton Me dhune , me tmerr si nje hordhi vandale
Nga shiu I shpirtit te perdhosur kalbet, E shqyer cope-cope, Deshira ime …Por gjer n’agim si Penelope e lashte Serish do ta kem thurur pallton time…
Lirika malli dhe halli
************************* C’dimer I gjate! C’debore! C’ngrica! Kane ngecur stinet s’di se ku Nuk gjen me ketra neper pisha Dhe zogj nuk sheh me gjithashtu
Kane mbetur larg ditet me diell Si ca kujtime te veshtira Mendime koti mbysin shpirtin Si diten mbysin vranesirat
Asgje nuk eshte me si me pare Kur sy e shpirt me zjarr perndriten Tani po fiken dalengadale Ashtu sic meteoret fiken.
Mbi floke - debora e merzise Dhe shpirti veshur si per zi… Kujtimi I diteve me diell Befas me ndez nje mall te ri…
************************************
Ti iken larg Dhe une s’kuptoj Si mundet koken mos e kthesh Atje ku shkon Ndoshta mendon Nje tjeter dashuri do gjesh
Nje mbremje vone Diku atje, Gishtat do prekin floke te tjere Une prape s’kuptoj C’do peshperisesh Te njejtat fjale qe the njehere?
Kur hene o diell Ne shtrat te ri Renkimin tuaj do perkundi Ketu tek une Nje djall I zi Me zell do pergatisi fundin
Dhe do me thote Me ze perqeshes Ndersa nje ankth me torturon: -I pasur eshte ai qe e duan, I mjere ai qe dashuron…
E thjeshte
Qe balta te ndahet nga ari Dhe thika mes lulesh mos fshihet Qe fjalet ne plumba mos kthehen Dhe ofshe te trishta mos ndihen Qe zemra dhe mendja mos grinden Dhe lutjet te shkojne tek zoti Qe endrrat mos behen makthe Dhe bota ta doje te dobetin Qe buza mos dridhet nga lotet Dhe grate mos veshin te zeza Qe foshnjat te njohin vec lodrat Jo balten e zeze ne varreza
C’mjerim! Keto gjera te thjeshta Dhe te tjera te thjeshta si to I gjen vec ne endrra e vjersha E ne kosha plehrash ngado
Jane te thjeshta, por filli ngaterrohet Dhe kocka ne fyt te mbetet Njerezimi zvarritet semundshem Vampiret drejtojne shtetet….
©dikeafajtore
|
|
|
|