Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Martesa eshte forma me e genjeshtert e mardhenjeve seksuale. Kjo eshte arsyeja qe ajo gezon aprovimin e koshiencave te pastra.
--- Nietzsche

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 116 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...


2008
Haki Stėrmilli
Nė 7 maj 1985 u nda nga jeta shkrimtari Haki Stėrmilli, njė nga penat mė tė fuqishme tė brezit tė viteve '30, qė u bė i njohur veēanėrisht pėr romanin "Sikur tė isha djalė". Vepra tė tjera tė Stėrmillit janė: "Kalorėsi i Skėnderbeut", "Dibranja e mjerueme", "Dashuni dhe Besnikėri", "Burgu", etj.

Jani Minga
Nė 7 maj 1947 mbylli sytė mėsuesi patriot Jani Minga. Mori pjesė nė tė gjitha kongreset arsimore; ishte nismėtar pėr krijimin e klubit atdhetar "Labėria" dhe i hapjes sė shkollės shqipe nė Kaninė, ndėrkohė hartonte edhe tekstet shkollore: "Abetare kombėtare shqip pėrgatitore", "Abetare shqip kėndimore", "Gramatikė e gjuhės shqipe", etj. Nė 1912-n Minga mori pjesė nė Kuvendin Kombėtar qė shpalli pavarėsinė.

Sėr Maki Edgar Lysien Malouan
Nė 7 maj 1904 u lind nė Londėr sėr Maki Edgar Lysien Malouan, njėri nga arkeologėt mė tė suksesshėm europianė qė punoi pėr qartėsimin e origjinės sė qytetėrimit nė Lindjen e Afėrme, dhe u shqua pėr punėn nė qytetein e rrėnuar Nimrad, kryeqyteti i fundit i Perandorisė siriane. Vdiq nė vitin 1978.
Letersi :: Nje liber i ri ne raftet e librarive shqiptare
Postuar nga: Roleli

Letersi EQREM BEJ VLORA, KUJTIME


Kohėt e fundit publiku shqiptar po lexon me shumė interes dy vėllimet me kujtime tė Eqrem bej Vlorės, botuar nga Shtėpia e Librit dhe Komunikimit. Ky botim i pėrshtatet mė sė miri titullit tė kolanės qė ky program ka pėrcaktuar: Bota Shqiptare.
Eqrem bej Vlora, njė nga pinjollėt e sė madhes dhe sė famshmes familjes Vlora, ka derdhur tė gjithė aftėsinė e penės dhe mendjes sė tij pėr tė plotėsuar nė masė tė rėndėsishme njė pjesė tė tablosė sė kombit tonė. Vėllimet, pėr mendimin tim, hedhin dritė mbi disa aspekte tė panjohura, ose tė njohura pak, ose tė njohura ndryshe prej nesh, tė mėsuar dhe tė ndikuar nga njė historiografi mė se pesėdhjetėecavjeēare.
Eqrem bej Vlora nuk ėshtė historian dhe as e pretendon njė vlerėsim tė tillė. Ai ka gjetur njė formė bukur tė zgjuar - kujtimet - pėr tė shprehur mendimet e veta mbi periudha tė rėndėsishme tė vetėvendosjes sė popullit shqiptar. Jeta e tij, e lidhur ngushtėsisht me fundin e Perandorisė Osmane dhe me lindjen e Shqipėrisė moderne, shėrben vetvetiu si njė pasqyrė e asaj kohe kontradiktore, tė pasur nė ngjarje, tė hidhur nė gjysmėpėrfundimet e saj, tė ēuditshme nė shumė shfaqje.
Ai qėndron nė njė farė mėnyrė mbi ngjarjet, duke qenė pjesėmarrjės nė to, dhe pėrpiqet tė ruajė me modesti nivelin e rolit qė ka pasur dhe tė mos shtojė asgjė qė mund tė interpretohet si protagonizėm. Ai na ngre perde tė shumta qė nuk ishin ngritur nė kėtė mėnyrė mė parė, sqaron dhe spjegon prapaskena, lidhje, pėrpjekje tė njerėzve tė harruar, role tė njerėzve tė para nėn pikėvėshtrimin e tij, copėza historie tė ndriēuara tjetėrsoj.

Ėshtė pikėvėshtrimi i pėrfaqėsuesit tė kulturuar dhe tė qytetėruar tė shtresės sė pasur shqiptare, tė privilegjuar nė shekuj nga pusheti qėndror osman, i njeriut tė bindur thellėsisht pėr rolin e rėndėsishėm nė jetėn shqiptare tė kėsaj shtrese dhe tė mos gjykimit tė pėrkatėsisė sė saj nė bashkėqeverisjen osmane. Por nga ana tjetėr, edhe i intelektualit qė ngrihet brenda vetes mbi pėrkatėsinė dhe kėrkon tė kuptojė rrugėt qė do tė sillnin pavarėsinė e Shqipėrisė. Vėrejtjet, pohimet, mendimet e tij mbi probleme tė ndryshme politike dhe historike shqiptare mund tė jenė tė diskutueshme, por nuk mund tė jetė e diskutueshme tabloja e jashtėzakonshme, e pėrshkruar me kulturė tė madhe e rrėfim tė pėrsosur e asaj kohe.
Nga Vlora deri nė kufinjtė mė tė largėt tė perandorisė osmane, syri i autorit na shpie edhe ne nė rrugė tė panjohura, nė shqiptarė tė habitshėm. Mendja e tij pėrpiqet tė kuptojė pse-nė e shqiptarėve dhe bashkė me tė edhe lexuesi. Bashkė me tė, edhe kur ai nuk e vė nė dyshim ose kur nuk e diskuton, ne hamendemi nė pse-tė e historisė sonė, nė kolaboracionizmin, nė ndasitė fetare, nė konvertimin fetar tė kryer aq mė lehtėsisht se tek popujt e tjerė, nė injorancėn dhe shkėlqimin, nė dhunėn dhe krenarinė, nė individin dhe jo ekipin, nė tė pasurit dhe tė varfėrit...
Ėshtė njė libėr qė, pėr bukurinė e rrėfimit, menēurinė qė gjen brenda tij, apsurinė e ngjarjeve dhe pjesėt e panjohura tė historisė sonė, tė familjve tė mėdha e tė jretės sė tyre intime, nuk e lėshon lehtė nga dora.

Diana Ēuli, Revista Spekter


© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.