|
|
Thenie-Proverba |
|
|
|
Reklama |
|
|
|
Menuja |
|
|
|
Vizitoret e castit? |
|
|
|
Kemi 124 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.
Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu
|
|
|
|
Perkujtimore |
|
|
|
Nje dite si kjo ...
2008 Haki Stėrmilli
Nė 7 maj 1985 u nda nga jeta shkrimtari Haki Stėrmilli, njė nga penat mė tė fuqishme tė brezit tė viteve
'30, qė u bė i njohur veēanėrisht pėr romanin "Sikur tė isha djalė". Vepra tė tjera tė Stėrmillit janė:
"Kalorėsi i Skėnderbeut", "Dibranja e mjerueme", "Dashuni dhe Besnikėri", "Burgu", etj.
Jani Minga
Nė 7 maj 1947 mbylli sytė mėsuesi patriot Jani Minga. Mori pjesė nė tė gjitha kongreset arsimore; ishte
nismėtar pėr krijimin e klubit atdhetar "Labėria" dhe i hapjes sė shkollės shqipe nė Kaninė, ndėrkohė
hartonte edhe tekstet shkollore: "Abetare kombėtare shqip pėrgatitore", "Abetare shqip kėndimore",
"Gramatikė e gjuhės shqipe", etj. Nė 1912-n Minga mori pjesė nė Kuvendin Kombėtar qė shpalli
pavarėsinė.
Sėr Maki Edgar Lysien Malouan
Nė 7 maj 1904 u lind nė Londėr sėr Maki Edgar Lysien Malouan, njėri nga arkeologėt mė tė suksesshėm
europianė qė punoi pėr qartėsimin e origjinės sė qytetėrimit nė Lindjen e Afėrme, dhe u shqua pėr punėn
nė qytetein e rrėnuar Nimrad, kryeqyteti i fundit i Perandorisė siriane. Vdiq nė vitin 1978.
|
|
|
|
| |
|
Vendi ynė ėshtė nė udhėkryq dhe klanet qė e drejtojnė atė po e nėpėrkėmbin Shqipėrinė", tha Berisha Kreu i PD nė mitingun pėr 22 Marsin: Vendi i Fatos Nanos ėshtė nė Hagė si Milosheviēi
"Majko, s'ke mbėshtetje, jep dorėheqjen"
Zgjedhje dhe vetėm zgjedhje!" Ky ka qenė refreni i fjalės sė kryetarit tė Partisė Demokratike nė mitingun qė u mbajt nė sheshin "Skėnderbej". Pėrveē zgjedhjeve, nė fjalėn e tij Berisha ka deklaruar se "Nano duhet tė shkojė nė Hagė qė t'i pėrgjigjet Millosheviēit pėr ato qė ka deklaruar". Por nuk ėshtė mjaftuar me kaq. Nė qendėr tė sulmit tė tij ka qenė edhe kryeministri. "Majko duhet tė japė dorėheqje", tha dje Berisha.
Kėtė miting festiv dhe proteste njėkohėsisht e hapi kryetari i PD-sė sė Tiranės, Vili Minarolli. Mitingu u organizua prej PD-sė nė emėr tė grupimit "Bashkimi pėr Fitore". Nė tė morėn fjalėn dhe pėrshėndetėn edhe kryetari i PR, PL, PBK dhe PLD.
"Eshtė nder qė t'ju uroj 22 Marsin, ditėn e madhe tė lirisė", tha Berisha nė fillim tė fjalės sė tij. Ai e cilėsoi 22 Marsin si "kthesėn e madhe nė historinė e Shqipėrisė dhe tė popullit shqiptar". Berisha u shpreh se "kjo ditė hapi dyert e lirisė, hapi dyert e Europės, rrėzoi sistemin e antivlerės, sistemin e persekutimit dhe tė izolimit". "Nė kėtė ditė, tha ai, kombi doli nga rruga e tjetėrsimit dhe u kthye nė rrugėn e Zotit dhe tė shpresės." Duhet tė jemi optimistė, tha Berisha, sepse edhe "shqiptarėt e Kosovės kanė qeverinė e tyre, kanė presidentin e tyre. Edhe shqiptarėt e Maqedonisė po gėzojnė tė drejtat e tyre. Realiteti shqiptar ėshtė realiteti i lirisė".
Berisha pėrdori relitetin nė tė cilin jetojnė shqiptarėt e Kosovės dhe tė Maqedonisė pėr tė bėrė krahasimin me realitetin qė jetojmė ne kėtu dhe pėr tė nisur fushatėn e akuzave ndaj drejtuesve tė PS-sė. "Vendi ynė ėshtė nė udhėkryq dhe klanet qė e drejtojnė atė po e nėpėrkėmbin Shqipėrinė", tha Berisha. Mė tej ai nisi sulmin ndaj Nanos. "Fatos Nano e ka vendin nė Hagė. Ai duhet tė shkojė atje dhe t'i japė pėrgjigje Millosheviēit. Fatos Nano ia shiti Kosovėn Beogradit", tha kryetari i Partisė Demokratike. "Shqipėria ka Majkorinė", vazhdoi ai. "Unė i bėj thirrje Majkos tė japė dorėheqjen dhe tė shkojė tė mbajė referendumin e Nanos." Zgjedhjet ishin fundi dhe refreni i fjalės sė Berishės nė miting. "Ne do tė shkojmė shumė shpejt nė zgjedhje. Zgjedhjet do ta shpėtojnė demokracinė nė Shqipėri. Zgjedhjet dhe vetėm zgjedhjet janė rruga e vetme pėr t'iu pėrgjigjur qeveritarėve tė pangopur. Zgjedhjet do ta ndalojnė izolimin nė tė cilin PS-ja e ka futur vendin. Zgjedhjet janė objektivi ynė kryesor. Shqipėria do tė ketė njė parlament legjitim", pėrfundoi Berisha.
Nė sinkron me Berishėn kanė qenė edhe tė tjerėt. Kėshtu, nė fjalėn e tij Fatmir Mediu tha se "zgjedhjet janė shumė afėr. Ato do tė bėhen nė qershor dhe BF-ja do tė fitojė". "Socialistėt mund tė manipulojnė zgjedhjet, por nuk mund tė manipulojnė vullnetin e shqiptarėve." Ndėrkohė Mediu e cilėsoi 22 marsin si "ditėn e pėrmbysjes sė madhe, ditėn e shqiptarėve, ditėn e sė ardhmes".
Ekrem Spahia tha se shqiptarėt "nuk do tė zgjedhin njė president socialist, por njė president tė shqiptarėve". "Nuk ėshtė e lehtė t'ua marrim pushtetin atyre qė e morėn me luftė", tha Spahia. "BF-ja bindi ndėrkombėtarėt qė 24 Qershori ishte manipuluar. Ne rrėzuam njė qeveri, prokurorin dhe ky ėshtė vetėm fillimi", pėrfundoi ai. Gazeta Shqiptare 23 Mars 2002
|
|
|
|