|
|
Thenie-Proverba |
|
|
|
Me i paburri i vrasesve eshte ai qe ndjen keqardhje.
--- J.P.Sartre
|
|
|
|
Reklama |
|
|
|
Menuja |
|
|
|
Vizitoret e castit? |
|
|
|
Kemi 113 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.
Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu
|
|
|
|
Perkujtimore |
|
|
|
Nje dite si kjo ...
2008 Haki Stėrmilli
Nė 7 maj 1985 u nda nga jeta shkrimtari Haki Stėrmilli, njė nga penat mė tė fuqishme tė brezit tė viteve
'30, qė u bė i njohur veēanėrisht pėr romanin "Sikur tė isha djalė". Vepra tė tjera tė Stėrmillit janė:
"Kalorėsi i Skėnderbeut", "Dibranja e mjerueme", "Dashuni dhe Besnikėri", "Burgu", etj.
Jani Minga
Nė 7 maj 1947 mbylli sytė mėsuesi patriot Jani Minga. Mori pjesė nė tė gjitha kongreset arsimore; ishte
nismėtar pėr krijimin e klubit atdhetar "Labėria" dhe i hapjes sė shkollės shqipe nė Kaninė, ndėrkohė
hartonte edhe tekstet shkollore: "Abetare kombėtare shqip pėrgatitore", "Abetare shqip kėndimore",
"Gramatikė e gjuhės shqipe", etj. Nė 1912-n Minga mori pjesė nė Kuvendin Kombėtar qė shpalli
pavarėsinė.
Sėr Maki Edgar Lysien Malouan
Nė 7 maj 1904 u lind nė Londėr sėr Maki Edgar Lysien Malouan, njėri nga arkeologėt mė tė suksesshėm
europianė qė punoi pėr qartėsimin e origjinės sė qytetėrimit nė Lindjen e Afėrme, dhe u shqua pėr punėn
nė qytetein e rrėnuar Nimrad, kryeqyteti i fundit i Perandorisė siriane. Vdiq nė vitin 1978.
|
|
|
|
| |
|
Miqte dhe shoket e tij e kujtojne me dashamiresi figuren e basketbollit.
Duke shfletuar ditaret, evidencat personale dhe ato teknike qe kam mbajtur nder vite, u ndesha, krahas te tjereve, edhe me emrin e kolegut tim te sportit dhe mikut te familjes, DHimiter Papės, i cili me 6 tetor mbushi 70 vjet.
Me rastin e ketij pervjetori te tij, mendova te shkruaj keto rreshta, nepermjet te cilave po perpiqem te paraqes figuren e ketij basketbollisti. Dhimitri filloi te luaje nga fundi i viteve 40' me ekipin e Durresit, qe e drejtonte i mirenjohuri Bashkim Taga, per te cilin ai ruan nje respekt te veante.
Me tej vazhdoi te luante pa nderprerje deri ne vitin 1964 me ekipet e Partizanit, Dinamos dhe Tiranes, duke qene per 15 vjet nje nga protagonistet e basketbollit tone ne ato vite. Qe e fillimet e tij Dhimitri shquhej per nje teknike te larte, gjuajtje te sakta nga distanca, sidomos per lojen e tij te kujdesshme dhe te sigurt ne mbrojtje.
Ai ishte nga ata lojtare qe quhen fjalepake e puneshume, sepse edhe loja e tij ishte shume spektakolare por edhe efikase dhe me vlera te medha per ekipin. Te gjitha keto cilesi i dhane mundesi te bente pjese ne ekipin kombetar te basketbollit nga viti 1953 deri ne vitin 1960. Por si i tille ai u aktivizua vetem ne ndeshjet e zhvilluara ne vendin tone ne qershor te vitit 1958, ndermjet ekipeve kombetare te Shqiperise dhe Republikes Demokratike Gjermane, sepse per aktivitet jashte vendit nuk u lejua asnjehere te shkonte.
Dhimitri ka fituar 5 here titullin kampion ne basketboll: me 1954 me Partizanin, me 1957 me Tiranen dhe ne vitet 1961-1962-1963 me 17 Nentorin. Per rezultate te larta sportive ai mori titullin "Mjeshter Sporti" ne vitin 1955.
Figura e Dhimiter Papes nuk do te ishte e plote ne qofte se krahas vlerave te tij sportive nuk do te viheshin ne dukje edhe vlerat njerzore qe e karakterizonin. Ai ishte nje njeri i thjeshte dhe i dashur me te gjithe, korrekt dhe i rregullt ne jeten e tij dhe ne marredhenie me shoket e miqte dhe ka nje familje te perkryer. Ne stervitje dhe ne ndeshje, me qendrimin e tij korrekt, i ndihmonte te gjithe te tjeret qe te kishin raporte te drejta trajnere-lojtare.
Duke shkruar per te nuk mund te lesh pa permendur vellain e tij Kosta Papa, i cili arriti nivele te larta, duke luajtur me ekipin kombetar dhe duke u shpallur "Mjeshter sporti". Me pas ai punoi edhe si trajner i ekipit te Studentit ne basketboll per femra.
Vendin e vellezerve Papa e zune djemte e Dhimitrit, Pirro dhe Aleksander Papa, nga te cilet i pari arriti shume shpejt te luante edhe ne Kombetare, ndersa i dyti me skuadren e te rinjve.
Per arsye familjare familja e Kostes nderpreu aktivitetet sportive ne Shqiperi dhe u largua ne SHBA. Ne saje punes dhe kembenguljes nga ana e tij dhe bashkeshortes se tij, familja Papa eshte integruar tashme ne jeten amerikane. Megjithate ata nuk i harrojne shoket dhe miqte me te cilet kane kaluar vite aq te bukura te jetes sportive. Ashtu sikurse edhe ne nuk i harrojme ata, si dhe kontributin qe kane dhene per basketbollin tone.
[i]Artikulli u pergatit dhe u botua fillimisht nga gazetari i gazetes "Sporti popullor" - Feti Borova. Kontribut per faqen tone nga familja e Kosta Papės[/i]
|
|
|
|