|
|
Thenie-Proverba |
|
|
|
Ju shkruajta gjate sepse s`kisha kohe t`ju shkruaja me shkurt.
--- Pascal
|
|
|
|
Reklama |
|
|
|
Menuja |
|
|
|
Vizitoret e castit? |
|
|
|
Kemi 119 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.
Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu
|
|
|
|
Perkujtimore |
|
|
|
Nje dite si kjo ...
2008 Haki Stėrmilli
Nė 7 maj 1985 u nda nga jeta shkrimtari Haki Stėrmilli, njė nga penat mė tė fuqishme tė brezit tė viteve
'30, qė u bė i njohur veēanėrisht pėr romanin "Sikur tė isha djalė". Vepra tė tjera tė Stėrmillit janė:
"Kalorėsi i Skėnderbeut", "Dibranja e mjerueme", "Dashuni dhe Besnikėri", "Burgu", etj.
Jani Minga
Nė 7 maj 1947 mbylli sytė mėsuesi patriot Jani Minga. Mori pjesė nė tė gjitha kongreset arsimore; ishte
nismėtar pėr krijimin e klubit atdhetar "Labėria" dhe i hapjes sė shkollės shqipe nė Kaninė, ndėrkohė
hartonte edhe tekstet shkollore: "Abetare kombėtare shqip pėrgatitore", "Abetare shqip kėndimore",
"Gramatikė e gjuhės shqipe", etj. Nė 1912-n Minga mori pjesė nė Kuvendin Kombėtar qė shpalli
pavarėsinė.
Sėr Maki Edgar Lysien Malouan
Nė 7 maj 1904 u lind nė Londėr sėr Maki Edgar Lysien Malouan, njėri nga arkeologėt mė tė suksesshėm
europianė qė punoi pėr qartėsimin e origjinės sė qytetėrimit nė Lindjen e Afėrme, dhe u shqua pėr punėn
nė qytetein e rrėnuar Nimrad, kryeqyteti i fundit i Perandorisė siriane. Vdiq nė vitin 1978.
|
|
|
|
| |
|
Mė shume krijime nga Alban Tartari. Ne vazhdim do te gjeni : Unė e rrėmbeva Helenėn!, Anijet prej letre ose Premti i mbytur dhe Para rrebeshit. Mos harroni te komentoni mbi poezine qe ju pelqen me shume.
Unė e rrėmbeva Helenėn!
1.
Paridi nuk e rrėmbeu Helenėn! Unė e rrėmbeva, mes natės duke e tėrhequr prej krahu. Lajmi mori dhenė... e kėmba-kėmbės, si nata-ditėn na ndoqi Menelau.
Nuk na kapi dot kurrė, megjithėse na ndoqi ndėr shekuj e mijėvjeēarė, dhe kur bota i tha: Ti s`je burrė!!! U nis drejt Trojės, gjoja Helenėn pėr tė marrė.
Shpiku njė kalė, njė dreq, dhe u fsheh si njė mi brenda saj, Natėn i hapi dyert pa tė keq. Dhe Troja u mbyt nė lotė e nė vajė...
Pėr njė Helenė u dogj Troja, nėn kėmbėt e Menelaut qė pėsherėtinte, Unė ja rrėmbeva Helenėn si thelėn nga goja, Nė njė natė kur qielli vetėtinte.
***
2.
Dhe ikėm pastaj. Tė fshehur qėndruam, me vite, me shekuj, me mijėvjecarė, se mos Menelau dinak diku na shquan, dhe vjen tė dyve nė gjumė pėr t`na vrarė.
Dogji ai njė Trojė tė tėrė, Re zie la mbi faqet e kohes, e beri qė bota mend tė zėrė, Tė zėnė mend gjithė gratė qė ikin mes shiut dhe llohės.
E bėri tė trembte mua capkėnin, Kusarin e zemrave, hajdutin, dinakun, dhe kur e pa qė s`kishin c`tė mė bėnin, Vrau Priamin plak, e gjoja mori hakun.
Unė jam shkaktari i vdekjes sė Trojės! Dashuria ime helm-ēmenduri, mi mori mendtė dhe mua dreqi tundonjes Atė natė kur shiu mbi ne binte me furi...
Mbi vithet e kalit e hodha Helenėn, dhe ngraha mes territ, mes natės e viteve. Dhe erdha kėtu, dhe mora penėn T`ju them se mė Tė kohrave vėrtitem.
*** 3.
Unė e rrėmbeva atė natė Helenėn! Jo! Paridi qullash, nėpėr natė nuk ngrahu... Lajmi mori dhėnė, e kėmba-kėmbės si dita-natėn, mė ndoqi Menelau...
unė me vrap kali,
ai me vrap kau...
***
A.Tartari, maj 2000
(Nga antologjia poetike e rinisė nė mėrgim "Zėra nga Larg" )
Anijet prej letre ose Premti i mbytur
S'ēahen detet me anije prej letre ndėr mbremjet hidherim si tymi i cigares. kur poetet gatuajnė veē poezi pesimiste tėrė heshtje dhe hėna pėrton tė duket mes hekurave tė dritares.
Anijet prej letre mu mbytėn njė nga njė si Robinson i vetmuar nė mėngjes i mblodha shpresat e thyra tė shkembinjtė poezi shi-vjeshtė poetėt melankolikė qėmtojnė tashmė anijet as ikin as vijnė.
Dje e mbyta Premtin ndėrsa e nisa me anijet tė shkonte me shpresat e mia prej letre tani me vete kam veē hijen dhe ndonjė poezi qė poetet e verdhosėn nė ndonjė natė vjeshte.
S'ēahen vetėm valėt e vetmisė me anije prej copash gazete... Unė dhe hija kėtu mbetėm. Premtin e mbyta. Tani, jam Robinson i vetėm.
Para rrebeshit
Faqe-purpurt trėndafil i kuq ē'fsheh kėshtu, nė sytė e tu? ē'ėshtė ky hall? ky mall, pėr tė vdekur pėr tė tretur a pėr tė gjallė? anije resh lundrojnė nėpėr rrebesh nė tė errėtin ballė... anijet ankorojnė mes nesh.
mė ler tu hipi anijeve, e ta mbyt hallin nė det ta shuaj mallin, dhe tė vij "i vdekuri me tė vdekurin, i gjalli me tė gjallin"...
i gjalli pėr tė gjallin!
faqe-purpurt ne kemi humbur tashmė kėrrkush s'na e qan hallin... trėndafil i kuq trėndafil i kėputur.
(Vend-botimi i pare i gjithe poezive eshte Bota Letrare, me pas A. Tartari i dergoi tek posta jone elektronike per ti postuar ne faqet e Albasoul)
|
|
|
|