|
|
Thenie-Proverba |
|
|
|
Burrat e mbajne zemren ne seksin e tyre, grate e mbajne seksin ne zemren e tyre.
--- de Chazal
|
|
|
|
Reklama |
|
|
|
Menuja |
|
|
|
Vizitoret e castit? |
|
|
|
Kemi 59 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.
Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu
|
|
|
|
Perkujtimore |
|
|
| |
|
MOIKOM ZEQO
Cdo muze ne vetvete eshte nje bote e dyfishte. Eshte nje bote e hapur dhe njekohesisht nje bote e mbyllur. Ne te vertete midis ketyre boteve nuk ka asnje paradoks, dallimi midis tyre eshte i tejdukshem. Karakteri konvencional nuk e mbulon dot mbijetesen e objekteve. Historia e mijevjecareve eshte si nje trup i tretur, kane mbetur vetem eshtrat, struktura kockore e pashlyeshme, ndonese e copetuar dhe me humbje te medha. Keshtu mund te perfytyrohen dhe te konceptohen tere objektet muzeore. Grumbullimi i koncentruar i objekteve brenda nje mjedisi do te thote qe pikat e ndryshme ne hapesire dhe ne kohe te origjines se objekteve te koleksionohen ne boten e mbyllur te ngrehines. Kjo gje eshte me sa duket e pashmangshme dhe objektet krijojne simbole sakramentale te nje tempulli, qe i perket teresisht historise. Kompozimi dhe shperndarja e ketyre objekteve eshte nje simetri mendore, eshte nje sinteze ku karakteri subjektiv perpiqet te respektoje objektivitetin e deshmive. Por kjo bote e mbyllur a nuk eshte njekohesisht edhe bote e hapur perderisa muzeu eshte i vizitueshem, i lexueshem si nje palimsest prej guri, plot enigma te klasifikuara, por asnjehere deri ne fund te deshifrueshme? Pikerisht mundesia per te riinterpretuar enigmat dhe pamundesia per t'u kenaqur ne menyre shteruese deri ne fund krijojne tendosjen e brendshme, kureshtjen e pakufishme te cdo shikuesi. Muzeu Historik Kombetar ne kryeqytetin Tirane te Shqiperise eshte pikerisht kujtesa e balsamosur, kaledoiskopi i shekujve te zgjedhur me kujdes dhe perkushtim. Pema e relikteve eshte vete muzeu. Jane motive te mbijetuara nga katastofat. Muzeu Historik Kombetar eshte edhe panteon, por edhe maternitet i vetedijes. Grishja per Muzeun Historik Kombetar eshte e paskajshme. Tere veshtiresia eshte per ta kuptuar kete gje. Muzeu Historik Kombetar eshte i vetmi ne llojin e tij per tere viset etnike te shqiptareve kudo qe jane. Muzeu Historik Kombetar eshte qendra e nje rrethi, perimetri i te cilit perbehet nga pika te vendbanimeve dhe gjenezave te qyteterimit iliro-shqiptar ne hapesire dhe ne kohe. Muzeu Historik Kombetar u perurua me 28 tetor te vitit 1981. Akti i ketij perurimi e tejkalon dukshem emertimin e nje institucioni madhor dhe te pazevendesueshem. Ngrehina arkitektonike e muzeut eshte ne qender te qytetit te Tiranes, ne sheshin "Gjergj Kastriot Skenderbeu".Ky eshte nje kyc i arte i urbanistikes se kryeqytetit shqiptar, nje modul formulues dhe percaktuese i fytyres urbanistike. Muzeu Historik Kombetar ne mjediset e tij perbehet nga ekspozita madheshtore te objekteve me te perzgjedhura, duke filluar qe nga mijevjecari i IV para Krishtit deri ne gjysmen e shekullit XX.
Te gjithe kemi prirje te vetekuptueshme per te menduar per gjenezat, per fillimin e jetes njerezore dhe te kultures me te skajshme te motshmerise prehistorike. Vetekuptohet qe rrenjet e kombit jane te nderfutura kaq thelle saqe domosdo ne do te nisim nga nje etape me e hershme se sa iliret, pra me ate popullsi mbartese, qe lidhet me kulturen prehistorike te neolitit dhe eneolitit ne Shqiperi (vitet 6000- 2001 para Krishit). Nga preiliret kalojme tek protoiliret ne epoken e bronxit (2100-1200 para Krishtit) dhe ne epoken e hekurit (2100-450 para Krishtit). Ketu jane te nderthurura misteri i popullsise parailire, qe konvencionalisht eshte quajtur e lidhur edhe me pellazget. Gershetimi me valet e njepasnjeshme te dyndjeve indevropiane na ben te qarte procesin e nje identifikimi. Eshte fjala per popullin e stermadh kontinental dhe gadishullor te ilireve. Dhe konkretisht te asaj pjese substanciale te Ilirise se Jugut. Ku harta e Shqiperise aktuale perfaqeson nje embleme magnetike thithese te nje tkurrje kolosale ne mijevjecar. Objektet e paraqitura ne Muzeun Historik Kombetar nisin qe me paleolitin e vone, kultura prehistorike eshte kaq e gjalle dhe e fuqishme saqe nuk mund te mohohet vecantesia e saj edhe ne kuadrin ballkanik. Objektet e vendbanimit prehistorik te Maliqit jane ato te nje kryeqendre te nivelit ballkanik, qe perfaqeson lulezimin neolitik qe nga mesi i mijevjecarit te IV deri rreth vitit 2600 para Krishtit.
Me vone qeramika e pikturuar prehistorike e njohur si qeramika e pikturuar devollite behet nje pike perqendrimi e jashtezakonshme per ate qe ka kaluar dhe per ate qe do te vije me pas. Eshte pikerisht periudha e bronxit dhe ajo e hekurit, qe pervijon tiparet e popullit ilir. Ne periudhen arkaike, qe nga shekulli i VII para Krishtit kemi rrezatimin e ndikimeve dhe te vendosjes se kolonive korintike, sic eshte rasti i Dyrrahut te lashte, qe ne vitin 627 para Krishtit. Kolonite helene gjate vijes bregdetare te Adriatikut dhe te Jonit do te simbolizoheshin sidomos rreth Dyrrahut dhe Apolonise, nje dyshe kjo dioskure me vlera kolosale te nderthurrjeve dhe sinkronizimit te kultures ilire me kulturen universale dhe mesdhetare helene.
Ne te vertete depertimet e para te ketyre raporteve kulturore dokumentohen shekuj me pare me disa keramika te kultures kreto-mikenase si dhe disa shpata tipike te qyteterimit paradorik dhe helen ne pergjithesi.
E verteta eshte qe raportet ndervepruese dhe te ndersjellta midis kulturave dhe qyteterimeve ne rrafshin ballkanik kane pasur ne vetvete nje rruge origjinale te sintezave, c'ka perben karakteristika dhe stile te dallueshme brenda kineve te zhvillimeve kulturore te perbashketa, ose edhe emeruese nga pikepamja konvencionale per tere hapesirat gjeografike te populluara nga popuj te ndryshem. Kjo vertetohet sidomos me epoken helenistike kur qyteterimi ilir pavaresisht nga ndikimet e qyteterimit helen e thekson karakterin autonom te vetedijes se tij. Helenizmi ballkanik behet keshtu nje modus vivendi, qe nuk mund te mohoje dot origjinalitetin dhe zhvillimin e vete ilireve. Kjo duket qarte ne zhvillimin e qytetit ilir ne pergjithesi dhe ne aspektin politik ne krijimin dhe historine e shtetit ilir. Shteti ilir qe nje formacion organizativ, juridik dhe ushtarak qe luajti role te vecanta ne gadishull. Kjo shpjegon dhe origjinalitetin e armatimit ushtarak ilir, perkrenaren dhe armet ilire ne menyre te kultizuar paraqiten edhe neper reliefe skulpturore dhe ne monedha. Te shumta jane ne kete lak kohor deshmite qe lidhen me iliret. Pikerisht ne Muzeun Historik Kombetar ka nje kryeveper arti, pafka prej argjendi e nje princi ilir gjetur ne varret monumentale ne shkemb ne Selcen e Poshtme. Kjo pafke ka nje subjekt mitologjik jashtezakonisht interesant: nje kalores ilir hipur mbi kale me armatim te dallueshem ilir, i cili ka prapa kraheve figuren alegorike te nje dragoi, qe perfaqeson mitin e Kadmit, qe u be mbret tek fisi ilir i Enkelejve. Kjo afke zbukurimore, qe eshte nje kryeveper ne miniature e artit ilir, i takon si kohe shekullit te III para Krishtit. Te shumta jane dhe kionisket prej guri me emra ilire te zbuluara ne qytetin e Dyrrahut. Keta emra perbejne substancen e onomastikes ilire, nje dimension te jashtezakonshem dhe konkret te qyteterimit ilir. Por koineja helenistike te kujton sot nje lloj koineje euroatlantike te globalizmit boteror me fillimin e shekullit XXI. Nen guacken e helenizmit mund te rishikosh traditen e plleshme dhe te fuqishme te vendasve. Shembujt jane madheshtore, si psh skulptura e shkolles apoloniate, qe paraqitet me nje koleksion te mrekullueshem ne Muzeun Historik Kombetar. Historianet e artit dhe specialistet e mirefillte e dine qartas e pa medyshje se skulptura apolloniate eshte njeheresh e nivelit boteror te antikitetit dhe brenda normave te nderkombetarizuara tregon tipare te vecanta dhe nje ekzotike, qe nuk perseritet ne vende te tjera. Ja, pse arti i fiksuar ne gur dhe mermer apo dhe ne bronx eshte me i rendesishem se sa librat apo traktatet e shkruar ose qe nuk kane ekzistuar kurre. Jeta kulturore e ilireve nuk mund te mendohet pa mundesite e tyre mitologjike. Nese qe nga shekulli VIII-te para Krishtit nje figurine e vogel ne bronz e nje njeriu te ulur me pamje antropomorfe, quhet si deshmia e pare e ikonografise se hyjnive te ilireve, nje gje e tille behet me e pranushme dhe me e shpallur ne shekujt e mevonshem e sidomos ne shekujt I - IV-i para Krishtit. Spikasin dy hyjnite ilire kryesore, hyu Medaur i luftes, i cili ikonografizohet ne formen e nje kaloresi te armatosur apo dhe thjeshte te perkrenares ilire dhe hyu Redon i detrave dhe i ujrave, qe paraqitet ne formen e nje koke burri ne profil, me nje kapele te tipit kausia, relievizuar ne nje monedhe te Lezhes te shekullit te II para Krishtit, por edhe ne formen e lembes, anijes tipike ilire. Ne mjediset e Muzeut Historik Kombetar mund te shihet dhe paraqitja antropomorfe e hyut te lumit Vjosa, si nje plak me floke dhe mjeker, i shtrire, qe deri diku te kujton modelin helenistik te hyut lumor te Nilit ne Egjipt. Po ne shekullin e III para Krishtit nje figurine bronxi paraqet sfinksin me fytyre te bukur femre, krahe shqiponje dhe kthetra luani. Figurina e sfinksit e gjetur ne qytetin Antigonea eshte ftillezimi dhe mrekulla kureshtesjellese e mendimit per koherat te cilat mund t'i parafytyrojme ne menyre te pjesshme dhe asnjehere ne menyre te plote. Sfinksi i Antigoese behet keshtu nje lloj kartvizite e vete Muzeut Historik Kombetar.Dy jane qyteterimet e medha, qe jo ne menyre paralele por diagonale kane levizuar dhe jane fosilizuar ne Shqiperi: Qyteterimi helen dhe qyteterimi romak. Te dy keto qyteterime kane lidhje me njeri tjetrin duke mos krijuar nje tautologji. Te dy keto qyteterime kane lidhje me qyteterimin ilir por jo duke krijuar nje akulturim absolut, apo nje asimilim teresor. Dihet se iliret nuk u zhduken teresisht si psh etrusket apo dhe vete thraket. Qyteterimi romak ka lene ansamblin e tij te shembelltyrave kryesisht ne mbishkrime dhe ne portretin realist te jashtezakonshem ne skulpture. Qyteterimi helen dhe ai romak kane patur nje bashkesi shekullore ne Shqiperi, por kjo teze nuk duhet formalizuar por as nuk duhet mbivleresuar. Ne shekullin e II mbas krishtit skulpturat ne Apolloni reflekton te ashtuquajturin stil neoatikas. Kjo duket qarte ne disa replika kokash dhe portretesh ne koleksionin skulpturor te Muzeut. Por historia e artit te skulptures nje zenit ne koken e nje guri ne gur gelqeror qe i takon shekullt V pas Krishtit, gjetur ne qytetin e Dyrrahut. Kjo koke e vetmja deri me sot ne harten arkeologjike te Shqiperise nuk ka as stilin dhe as tiparet e artit romak te portretit, por as kanunizimin e normave te protretit bizantin te krishtere. Kjo koke, kryeveper e skulptures eshte ne kufi te perandorise romake dhe asaj bizantine, na prezanton ne menyre ngulmuese dhe befasuese portretin e nje arberi te hershem, i cili mund te mburret me origjinen e tij ilire, por qe ka fituar tipare te reja duke humbur tipare me te vjetra. Dalim keshtu tek ceshtja me e madhe shkencore e etnogjenezes iliro shqiptare. Kultura e hershme shqiptare, qe konvencionalisht eshte quajtur edhe si kultura arberore e Matit ka ecur paralelisht me fillimet e krishterimit apostolik ne shekujt e pare dhe formezohet dallueshem ne shekujt IV, VI pas Krishtit. Padyshim qe krishterimi i hershem ka luajtur nje rol kolosal ne procesin etnogjenetik te shqiptareve te hershem por krishterimi nuk eshte kurrsesi dimensioni teresor dhe i vetmjaftueshem, ndonese shume i rendesishem. Disa relieve, disa kapitele te stilit Teodisian te krishterimit te hershem na flasin qe nga bota e arkitektures per ata njerez qe perjetuan katastrofen e perandorise romake, mbijetesen e veshtire dhe kontradiktore te perandorise bizantine dhe dyndjet e popujve te ashtuquajtur barbare, te goteve, te visigoteve dhe te sllaveve, sidomos ne shekujt V - VI mbas Krishtit. Kjo periudhe e tensionuar dhe e jashtezakonshme eshte quajtur si nje "Dark age", por nuk duhet trembur nga ky percaktim, sepse misteri i kesaj kohe na ben te dukshem mbijetesen e nje populli. Pa kete "Dark age" nuk duhej te kishim nje "Albanian age". Shqiptaret e hershem mbartin jo vetem individualitetin e tyre etnik por edhe disa zhvillime kulturore ne rrafsh evropian. Keshtu nje mozaik polikrom i shekullit V me origjine nga Mesapliku i Vlores paraqet koken ne profil te nje burri te ri me ikonografine e nje hermesi, me kapele ne koke dhe me nje mbishkrim "Aparkeas", emer i koruptuar i hyjnise Abrakas, i hyut monoteist te sektit heretik te baziliteve, qe ka konkuruar krishterimin ne cakun kohor. Mozaiku me figuren gnostike te Aparkeas Abrakasit eshte i rralle ne rrafsh evropian. Ky mozaik mbyll keshtu nje epoke te historise se Ilireve per te hapur epoken e historise se shqiptareve. Nje mozaik kryeveper i shekullit te IV para Krishtit eshte ai i quajtur metaforikisht "Bukuroshja e Durresit". Sipas identifikimit tim ikonografia e portretit te Bukuroshes se Durresit i takon hyjneshes Eylithea, qe ndihmon lindjet e shendetshme te njerezve. Te dy keto mozaike, qe kane midis tyre 50 shekuj jane nder me te zgjedhurit e me tipiket e artit madheshtor te mozaikut ne Shqiperi. Lum kush i shikon te dy keto mozaike!
Muzeu Historik Kombetar e ka te pasur dhe periudhen e nga shekulli VI deri ne ate te XV. Kjo quhet periudha e Mesjetes Shqiptare. Kultura bizantine behet keshtu nje koine e trete mbas kultures helene dhe romake, pamundur kurre te mohoje individualitetin e pavarur te shqiptareve. Ne muze jane paraqitur objekte origjinale qe lidhen me princerit shqiptare, stemat e tyre, mbishkrimi i famshem i Arberit i shekullit XII, si dhe porta monumentale e Manastirit te Gjon Vladimirit ne Elbasan me kryestemen e princit Karl Topia ne shekullin e XIV. Nje tjeter kryeveper rrezaton qe nga shekulli XIV: Epitafi i Gllavenices, nje pelhure kerpi e qendisur me ar, me figuren e Krishtit te vdekur dhe figura te tjera engjejsh me simbole lulore dhe zbukurimore, bere nga dora e nje artisti shqiptar, te quajtur Gjergj Arianiti.Bizantologu i madh farancez Andrea Grabar ka thene se Epitafi i Gllavenices eshte i dyti ne llojin e vet ne rrafsh evropian per shekullin XIV.
Nje ekspozite e mahnitshme e Muzeut Historik Kombetar eshte ajo e ikonografise mesjetare. Koleksioni i ikonave eshte perzgjedhur qe nga shekulli XII deri ne shekullin e XVIII. Ky koleksion ka ikona te mrekullueshme te Onufrit te madh, te birit te Onufrit Nikolles, te Onufer Qipriotit, emra keta, qe shkelqejne ne shekullin XVI, si dhe ikona te Konstandin Shpatarakut dhe te David Selenicasit, ikonografe gjeniale te shekullit XVIII. Epoka skenderbejane paraqitet figurativisht si dhe me koleksionin e librave ne gjuhe evropiane per "Atletin e Krishtit", Gjergj Kastriot Skenderbeun. Kater shekujt e roberise otomane nuk mund te mohojne historine e mevehteshme shqiptare te levizjeve mendore e kulturore. Shkrimtaret e hershem te shqipes qe nga Buzuku e deri tek Pjeter Bogdani mbushin me vesk dhe tharm te arte historine e shekujve XVI-XVII. Shekulli XVIII jep shkendijat e para te Rilindjes Kombetare te Shqiptareve. Naum Veqilharxhi dhe Naim Frasheri behen prijetare te ringjalljes se nje kombi ne fjalen e shkruar. Historia e ndritur e Lidhjes Shqiptare te Prizrenit me ne krye Abdyl Frasherin eshte pasqyruar dukshem. Keshtu arrihet me ne fund tek ngjarja epokale e 28 nentorit 1912, kur Ismail Qemali lartesoi pambarimisht flamurin e rrezuar te Pavaresise se Gjergj Kastriot Skenderbeut. Periudha 1912-1924 ka fakte dhe deshmi te shumta. Periudha 1925-1939 lidhet me Shtetin e Pavarur Shqiptar dhe me Mbreterine e Ahmet Zogut. Per arsye jashteshkencore Muzeu Historik Kombetar ka nje nderprerje te kronologjise, qe lidhet me etapat 1939-1944 dhe 1944 - 1991.
Nje ekspozite me vete e Muzeut Historik Kombetar eshte edhe ajo e krimeve te regjimit totalitar komunist ne periudhen 1944-1991.
Oborri i brendshem i ngrehines se Muzeut ka nje kulle dhe muret origjinale te periudhes ilire te marra nga Cuka e Altoit ne Jug te Shqiperise te shekullit V para Krishtit.
Po ne kete atrium eshte edhe nje mozaik polikrom i shekullit te II pas Krishtit, marre nga qyteti i Apolonise. Nje koleksion topash te Luftes se I dhe te II Boterore perbejne gjithashtu nje mundesi per te terhequr vemendjen per histori moderne te shqiptareve. Fasada e Muzeut Historik Kombetar ka nje mozaik te madh te kompozuar, veper e piktorit te njohur Vilson Kilica. Arkivi i Muzeut Historik Kombetar permban deshmi te tjera te paekspozuara. Kjo gje eshte si te kesh mbuluar me dashje disa nga mrekullite, vetekuptohet, per t'i zbuluar ne nje kohe tjeter. Arkivi i Muzeut Historik Kombetar eshte mjaft i pasur dhe perfshin afro 4000 objekte, fotografi dhe relikte te tjera. Ky arkiv eshte pasuruar nga viti ne vit. Ai eshte pjese madhore e kujteses se kombit shqiptar. Muzeu Historik Kombetar eshte ne nje moment rikonceptimi dhe riorganizimi. Kjo duhet bere ne emer te parimeve te dijes dhe sidomos te muzeumologjise. Muzeu Historik Kombetar eshte padyshim nje pasaporte e shumefishte, qe mban firmen e kombit shqiptar ne te gjitha koherat. Grishja per te pare Muzeun Historik Kombetar eshte tejet e fuqishme, sepse eshte nje grishje drejt nje diturie, qe na ben me te mencur dhe me te vetedijshem ne mijevjecarin e trete te globalizmit planetar. Nese nuk kuptohet kjo gje, ahere nuk eshte kuptuar asgje. Nese do te kuptohet kjo gje ahere mund te kuptohet gjithcka.
06/29/2001
© Koha Jone 2000 All Rights reserved
|
|
|
|