Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Ēfarė tė jetė arti, pėrveē se njė mėnyrė e tė parit tė gjėrave?
--- Thomas Berger(1924)shkrimtar amerikan

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 66 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...


2008
Haki Stėrmilli
Nė 7 maj 1985 u nda nga jeta shkrimtari Haki Stėrmilli, njė nga penat mė tė fuqishme tė brezit tė viteve '30, qė u bė i njohur veēanėrisht pėr romanin "Sikur tė isha djalė". Vepra tė tjera tė Stėrmillit janė: "Kalorėsi i Skėnderbeut", "Dibranja e mjerueme", "Dashuni dhe Besnikėri", "Burgu", etj.

Jani Minga
Nė 7 maj 1947 mbylli sytė mėsuesi patriot Jani Minga. Mori pjesė nė tė gjitha kongreset arsimore; ishte nismėtar pėr krijimin e klubit atdhetar "Labėria" dhe i hapjes sė shkollės shqipe nė Kaninė, ndėrkohė hartonte edhe tekstet shkollore: "Abetare kombėtare shqip pėrgatitore", "Abetare shqip kėndimore", "Gramatikė e gjuhės shqipe", etj. Nė 1912-n Minga mori pjesė nė Kuvendin Kombėtar qė shpalli pavarėsinė.

Sėr Maki Edgar Lysien Malouan
Nė 7 maj 1904 u lind nė Londėr sėr Maki Edgar Lysien Malouan, njėri nga arkeologėt mė tė suksesshėm europianė qė punoi pėr qartėsimin e origjinės sė qytetėrimit nė Lindjen e Afėrme, dhe u shqua pėr punėn nė qytetein e rrėnuar Nimrad, kryeqyteti i fundit i Perandorisė siriane. Vdiq nė vitin 1978.
Muzika :: Bojken Lako nė Londėr
Postuar nga: Fiori

Muzika Mbėrriti nė Londėr fituesi i konkursit "Ritėm dhe Pop"

Bojken Lako bashkė me Roland Fushėn dhe Fabian Asllanin, nė kuadėr tė ēmimit qė fituan, do tė regjistrojnė nė studiot e BBC-sė kėngėt e tyre, do tė jenė tė ftuar VIP tė emisionit tė njohur 'Top of the Pops' dhe do tė japin njė koncert nė klubin e BBC-sė.

Emisioni 'Ritėm e pop', organizoi konkursin gjatė vitit 2001, dhe nė shtator tė kėtij viti, finalistėt e konkursit shfaqėn njė koncert nė Tiranė, ku juria shpalli edhe fituesin.

Kėtė tė dielė nga ora 14.15 deri nė ora 15.15 do tė mund tė dėgjoni interpretimet e Bojken Lakos nga studiot e BBC-sė nė emisionin special kushtuar fituesit tė konkursit 'Ritėm ePop'.

Zė i veēantė i muzikės moderne shqiptare

Bojken Lako konsiderohet ndėr krijuesit shqiptarė si prijėsi i muzikės alternative.

Duke filluar karrierėn e tij qė nė fillim tė viteve '90, atėhere me grupin "Fish Hook", muzika e tij ishte mė tepėr njė rrok i pastėr, qė tregonte edhe gjithė prirjen e muzikantėve tė rinj tė periudhės paskomuniste. Kjo periudhė shėnon edhe albumin e tij tė parė "Kings of Bears".

Mė vonė gjatė zhvillimit tė tij, nė mesin e viteve '90, Bojken Lako ndahet prej grupit, dhe "Fish Hook" pėrgjysmohet nė "Fish" dhe nė "Hook", dhe kjo ėshtė periudha kur ai realizon edhe albumin e dytė tė tij me "Hook", "Bullet in your tongue".

Nė periudhėn qė pėrfshijnė kėto dy albume, Bojken Lako karakterizohet edhe nga tė kėnduarit anglisht nė tė gjitha kėngėt. Mbase pėr kėtė, por edhe pėr jokomercialitetin nė tingullin e tij, ai asnjėherė nuk ka qėnė tejet i suksesshėm, deri kur realizoi kėngėn "Asgjė e Largėt", me tė cilėn mori pjesė nė festivalin e vitit 1999 nė Tiranė, kur dhe mund tė thuhet se kariera e tij mori shtysė.

Menjėherė pasoi edhe albumi i tretė, kėsaj here vetem me firmėn e Bojken Lakos, kur ai edhe u shfaq si solo-artist.

Tani ai ka marrė pjesė nė shumė koncerte breda dhe jashtė vendit, dhe konsiderohet si njė nga muzikantėt qė artikulon mbase tingullin mė tė veēantė nė muzikėn moderne shqiptare.

©BBC nė shqip


© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.