|
|
Thenie-Proverba |
|
|
|
Atė derė qė s'e ēel ēelėsi, e ēel paraja
--- Populli
|
|
|
|
Reklama |
|
|
|
Menuja |
|
|
|
Vizitoret e castit? |
|
|
|
Kemi 48 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.
Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu
|
|
|
|
Perkujtimore |
|
|
| |
|
Parlamenti maqedonas ka miratuar tė enjten natėn vonė Ligjin mbi amnistinė. Pro ligjit votuan 64 deputetė kundrejt 12 kundėr, ndėrsa tetė abstenuan
Parlamenti maqedonas ka miratuar tė enjten natėn vonė Ligjin mbi amnistinė. Pro ligjit votuan 64 deputetė kundrejt 12 kundėr, ndėrsa tetė abstenuan.
Ky ligj ėshtė njė nga kushtet e fundit tė marrėveshjes sė paqes qė zbatohet. Marrėveshja e arritur me ndėrmjetėsimin perėndimor nė Ohėr i dha fund kryengritjes shqiptare tė vitit tė kaluar.
NATO dhe Bashkimi Evropian kishin bėrė thirrje pėr njė aprovim tė shpejtė tė ligjit, qė ėshtė i nevojshėm pėr tė siguruar paqen nė vend.
Miratimi i ligjit mbi amnistinė ėshtė pėrshėndetur edhe nga ish-udhėheqėsi politik i Ushtrisė Ēlirimtare Kombėtare, Ali Ahmeti.
Zoti Ahmeti i tha BBC-sė se pret qė ndėrkohė ky ligj tė zbatohet dhe qė tė mos keqpėrdoret nga ana e autoriteteve.
Ligji
Amnistia fal "tė gjithė ata tė lidhur me krizėn", qė pėrfshin tė gjithė guerilasit qė dorėzuan armėt e tyre nėn vėzhgimin e NATO-s.
Kushdo qė mori pjesė nė luftime nuk mund tė arrestohet apo tė gjykohet pėr aktin e rebelimit apo tė dhunės mė armė.
Megjithatė, ata qė dyshohen pėr kryerjen e krimeve tė luftės do tė mund tė ndiqen penalisht nėn juridiksionin e gjykatės sė OKB-sė nė Hagė.
Deputetėt maqedonas aprovuan paketėn e paraqitur nga qeveria duke hedhur poshtė amendamentet e grupit parlamentar tė socialdemokrat maqedonas, nė opozitė, tė cilėt kėrkuan caktimin e njė periudhe tė ndryshme pėr tė cilėn do tė vlejė amnistimi si dhe qė ai tė vlejė vetėm pėr shtetasit e Maqedonisė.
BBC 9 Mars 2002
|
|
|
|