Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Thinjat jane privilegj i te zgjuarve.
--- Populli

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 109 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...
Elita :: Piktori i fundit i Rilindjes
Postuar nga: Albo

Elita Piktori i fundit i Rilindjes Simon Rrota dhe mesazhi i tij

Piktori mėsues qė ju thurėn vargje dhe ju kėndua kėngė Simon Rrota lindi nė Shkodėr mė 23 tetor 1887. I jati, Gjush Rrota, i kushtoi vėmendje shkollimit tė fėmijėve. Nga djemtė, i pari, Kola punoi si profesor nė Katedrėn e gjuhės shqipe nė Universitetin e Vjenės, ndėrsa Justini, prift dhe gjuhėtar i shquar solli nė Shqipėri fotokopjen e Mesharit tė Gjon Buzukut.

Simoni mėsimet e para i mori nė filloren e franceskanėve e mė pas nė shkollėn italiane tė artizanatit me mėsues Saverio Polarolin, duke ndjekur ndėrkohė edhe rrethin e pikturės sė Kolė Idromenos. Punėsohet si ēirak tek Ndrek Mini deri sa thirret nėn armė nga ushtria turke, sė cilės i shmanget duke u hedhur nė Mal tė Zi prej nga gjen strehim si refugjat politik nė Bari tė Italisė. Me ndihmėn e Polarolit regjistrohet nė akademinė e Breras tė Milanos tė cilėn e pėrfundon nėn udhėheqjen e mjeshtrit Kampestrini. Gjatė studimeve lidh miqėsi me piktorin Mario Karminatin, kunatin e tij tė ardhshėm. Pas studimeve viziton Francėn dhe Austrinė, dhe mė 1914 kthehet nė Shqipėri. Fillimisht punon nė Lushnjė si fotograf, mė pas si dekorator nė shoqėritė kulturore tė Shkodrės. Mė 1922 emėrohet mėsues i vizatimit nė Gjimnazin Shtetėror prej nga shkėputet vetėm pas 40 vjetėve. Gjatė kėsaj periudhe merr pjesė nė tė gjitha ekspozitat e vendit si dhe nė disa aktivitete ndėrkombėtare. U vlerėsua unanimisht "... pėr njė mėnyrė tė vetėn nė tė pikturuar, si dhe pėr krijime" ... tėrheqėse, kurjoze *1.


Krejtėsisht rilindės, mė i riu *2
Si tek tė gjithė rilindasit ndjenjat patriotike, atdhedashuria ishin shtrati emocional i artit tė tij. Simoni nuk i kėrkoi kurrė majat e virtuozizmit dhe dukjen e sforcuar. Ai ishte njė personalitet i thjeshtė me njė dhunti natyrore pėr punė dhe krijimtari tė pandėrprerė me ēka ngjallte ngado simpati dhe mirėkuptim. Eshtė i pari mėsues i vizatimit tė cilit do t'i thurren vargje e do t'i kėndohen kėngė. Ai jetoi dhe punoi nė njė kohė kur shoqėria dhe shteti shqiptar po hidhnin hapat e para, nė njė kohė kur ēdo gjė me vlerė kėrcėnohej nga forca tė egra fatale, nga terri i gjithėgjindshėm, nė njė kohė kur njė ligėsi absurde, e stisur nga njėqind duar tė padukshme e rrezikonin imazhin- pikturėn shqiptare - po aq sa dhe fjalėn shqipe. Nė largėsinė njė shekullore, nė vorbullėn e pėrpjekjeve kolektive spikat vepra e artistit dhe pedagogut tė paepur i cili do tė jetė pjesė e asaj shtylle qė siguroi vazhdimėsinė, duke u bėrė simbol i kėmbėnguljes dhe i perseverancės kulturore.


Kur dhe si u shfaq talenti i Simonit
Por edhe si natyrė, si karakter, ai ka qenė mishėrim i kėmbėnguljes dhe i pėrqėndrimit. Duke ja vėzhguar personalitetin jam ndalur veēanėrisht nė fėmininė e tij pasi kjo duket si njė pėrjashtim. Gjithėsaherė ulej tė vizatonte qortimet i vinin si grerėza: "Si po e leni me shku kot kėt djalė?"... Marshalla me gjithė kėt shėndet!"... "Si kėshtu pa nji zanat?" Pėrqėndrimi i tij do tė ketė patur diēka acaruese sepse nė njė rast njė person e qėlloi me thikė kur e pa se po e skiconte. Nė dėshpėrim dhe me lotė nė sy i rrėfehej Kolės: "Kam me e lanė, kam me heq dorė prej pikture! "A thua me tė vėrtetė nė pėrqėndrimin e tij kishte diēka jo tė zakontė? Pėr tė larguar mėdyshjen le t'ja japim fjalėn vetė Simonit: "Bota kur mė shihnin tue ba skica nėpėr rrugėt e qytetit mė pyesnin:"Ēka je tue ba more djalė? Dhe largoheshin duke i qarė hallin babės:... i shkreti Gjush Rrotė, ēfarė djali po i rritet!" *3. Siē dihet vizatimi pėr fėmijėt ėshtė dėfrim, njė lojė. Tek Simoni do tė ketė qenė paksa ndryshe sepse Kolė Idromeno e ngushėllonte sikur tė ishte fjala pėr njė martirizim:"... kėta njerėz do tė jenė dėshmitarėt e punės sonė". *4 Ky vrap ndėr gurė e pengesa do t'i japė qėndresėn e njė suste ēeliku. Edhe i shkuar nė moshė, etja, dėshira pėr punė do ta ngrinin qė me natė pėr tė fituar ditėn. V. Jani nė monografinė kushtuar Simon Rrotės kujton: "Njė herė para nja gjashtė vjetėsh u ndesha me tė pa lerė dielli tek ura nė Ajazėm-bri Rozafatit, me kavalet nė dorė. "Kam vjet shumė,- mė tha- por nuk due me vdek pa i krye do punė dhe nuk mund tė zė vend pa pikturue". 5
Dėshira e piktorit tė japė tė gjallė shpirtin e kohės sė vet
Cilado qofshin preferencat personale tė artdashėsve tė shumtė, nė njė pikė tė gjithė bashkohen me kritikėn e cila nuk ndesh asnjė kundėrthėnie midis artit dhe personalitetit tė tij si "...njė qytetar i mirė, i pa tė keq, i drejtė dhe gjithėherė i gėzueshėm. *6 Shprehjet e tij vizuale gjenerojnė impulset e njė shpirti tė kėthjelltė plot mirėsi. "Mė i riu" i rilindasve e pėrjetoi atė epokė me gjithė qėnien duke mbartur nė shtratin e artit tė dashur idealin kombėtar dhe mishėrimin e tij-Gjergj Kastriotin.

"Ndėr ditėt e sundimit tė sulltan Hamitit-tregon piktori-ishte njė periudhė kaq e vėshtirė pėr piktorėt sa mjaftonte me tė pa kush nė dorė njė skicė njeriu pėr t'u krijuar dyshimi se ėshtė fytyra e Skėnderbeut. Dhe mjaftonte ky fakt pėr tė dhėnė rrugėn e internimit ose burgun e pėrjetshėm". 7 Kėtij represioni vite mė vonė, artisti do ti pėrgjigjet me tabllonė "Beteja" ku paraqet Skėnderbeun duke u pėrleshur me tėrbim kundėr turqve si dhe me kompozimin e njohur "Skėnderbeu nė shtratin e vdekjes". Gjatė jetės sė vetė piktorit ju kushtua kryesisht pejsazhit dhe portretit tė cilat do tė na i japė "... me ngjyra tė gjalla e tė forta dhe tė bukura... duke trajtuar tema etnografike paraqet edhe objekte tė vjetra, shtėpia tipike tė moēme, kostume kombėtare... tė cilat kanė vlera artistike dhe historike". 8 Narracioni i tij nuk ėshtė i rastėsishėm, por i qėllimtė. "Tabllotė e tij kanė karakter pėrshkrues... dhe po ti mblidhnim tė gjitha sė bashku do tė fitojnė mė shumė interes se plotėsojnė njėra-tjetrėn..." 9 Me punė tė palodhur ai arriti tė bėhet"... njė nga portretistėt dhe pejsazhistėt e rėndėsishėm pėr artin realist shqiptar tė gjysmės sė parė tė shekullit XX". 10 Dėshira e Simon Rrotės ka qenė qė "... tė japė tė gjallė kohėn e vet, tua tregojė brezave tė ardhshėm se cila qe jetesa, cili qe shpirti, zakoni, zhvillimi, dhe dėshira e shqiptarit dhe kryesisht e shkodranit tė shekullit tė tij". 11


Tradita, arti klasik dhe realiteti
Nė Itali Simoni ra nė kontakt me klasiēizmin e pastėr. Piktorėt gjenialė si Rafalei, Veroneze, Tintoreto, Karavaxho e deri tek mė tė spikaturit e noveēentos lanė gjurmė tek ai. Teknika e draperive tė Rafaelit ndjehet mjaft mirė tek portreti i S.P. Pistulit. Ndėrsa tek portreti i sė shoqes, Karlės, loja e dritė - hijeve krahas butėsisė rafaeljane na flet pėr afinitet me Karavazhistėt. Eshtė pėr tė ardhur keq se nga riprodhimet e dobėta artdashėsit janė privuar nga ėmbėlsia dhe delikatesa e origjinalit. I dashuruar mbas sfumaturave, me tone tė buta dhe tė ngrohta artisti u pėrcjell brezave imazhin e krijesės mė tė shtrenjtė tė jetės sė tij. Karla, kjo vajzė milaneze, lė postin e sekretares stenografe nė firmėn e famshme farmaceutike Montekatini drejt njė tė ardhme aspak tė sigurtė pas Simonit tė saj shqiptar. Prodhimtaria e pazakontė (700 vepra) si dhe frymėzimi i pandėrprerė i piktorit do tė ishin tė pamundura pa Karlėn besnike.


Romantizmin e shėndetshėm si dhe skenat e paqme bukolike Simoni do ti mbaj nėn kontrollin e profesionistit serioz. Pėrshembull nė tabllonė "Ura e Mesit" autori nuk ka si qėllim tė tregojė arkitekturėn e njė monumenti kulturor. Harku i madh dhe i rėndė jepet pjesėrisht, aq sa me hijen e vet qarkon horizontin, ujrat, dritėn dhe bagėtinė duke lėnė mėnjanė bareshėn tė zhytur nė njė vetmi soditėse tė njė jete tė abandonuar. Pėlhurat e tij janė ndėrtuar thjeshtė dhe po thjeshtė perceptohen. I pėrmbajtur dhe i ngrohtė, ndonjėherė mė tė rradhė e freskon paletėn me tone tė ftohta si tek pejsazhi modest "Bora pranė Arrės sė Pashės". Dėmtimi i dorės (dėmtuar ... dorėn.12) siē ėshtė konstatuar ndonjėherė mė duket njė lloj konforti midis recetave akademike, larg pranimit dinamik tė modelit.


Pėrshėndetja e gurtė e mesjetės
"Pėrse mor baba ban gra me japanxha, mure e shtėpi tė vjetra e kaq shumė veshje shkodrane?" e pyeti nė njė rast Maria, nusja e tė birit. I mendueshėm i moēmi Simon iu pėrgjigj:"Ka me ardhė njė kohė moj bijė qė kanė me u kėrku kėto dukje dhe veshje dhe rinia nuk do ti gjej ma kurkund" 13. Hijet e rrepta tė rrugėve, dyert e mėdha prej guri tė latuar me qemer, me pullaz tė gjrė pėr strehė e me frėngji, artisti nuk do ti shohė si dekore tė thjeshta dhe kurioze; ai do tė hulumtojė shpirtin qė ato mbartin. Piktori e di mirė se rrugėt e qyteteve kanė diēka nga fytyra e vėrtetė e vendit. Kontakti me sa e sa "fytyra" pėrtej Adriatikut i dha shkathtėsinė selektive pėr tė hequr tė tepėrtat dhe evidentuar domethėnien preēize tė detajeve. Psikologjia e gurtė e pejsazheve plotėsohet me figura tė rradha njerėzore; mė sė shumti gra me veshje tipike lokale. Ato shkojnė dhe vinė duke prezantuar, veshjet, etnografinė, natyrshėm larg pozave dhe sforcimeve; me shami kumashi nė kokė, me japanxhat, xhybet, barnavekėt dhe eteritė. Nė gjithė kėto ndėrmarrje artisti pati pėrkrahje dhe mirėkuptim.


Kam bindjen se mė mirė vepra dhe personaliteti i Simonit rilevohet po tė ballafaqohet me piktorin V. Mio. Ndonėse ėshtė konsideruar si njė nga "pejsazhistėt e parė tė plenerit nė Shqipėri" 14 mė duket se ai mbeti nė periferi tė impresionizmit; pėrballė Mios Simon Rrota duket i rreptė dhe disi i ngurtė. Liria poetike dhe intelektuale e Vangjushit mbetet e huaj pėr tė. I ajthėm, tėrėsisht europian por dhe atdhetar i flaktė, Mio ėshtė plot ajėr pėrpara muzgut tė pėrhershėm, pothuaj metafizik tė Simonit. Simoni beson nė tė pėrjetshmen, nė tė pandryshueshmen, Mio nuk harxhon kohė pėr fjalė tė tilla. Simoni pikturon Zotin Krisht tek thėrret:"Lini fėmijėt tė vinė tek unė...", ndėrsa Mio vendos njė kishė nė pejsazh i ngazėllyer nga gjetja e njė pleneri befasues. Por i mblidhni tė gjitha tabllotė e Mios dhe i vendosni pėrballė njė pejsazhi mitik siē ėshtė "Derė e Madhe" dhe do tė shihni se realizmi tragjik dhe metafizik i kėsaj tė fundit do ti lė prapa frymėzimet impresioniste. Mio nuk pikturoi nė Shkodėr ashtu si Simoni nuk do tė dinte se ēfarė tė vendoste pėrpara dyerve modeste tė ulickave tė Korēės. Kėto dy shprehje artistike kaq tė plota dhe tė pavarura, pothuaj tė njėkohėshme, pėrbėjnė njė pasuri tė vėrtetė kulturore kombėtare, njė traditė origjinale dhe besnike ndaj rrėnjėve qė u dhanė jetė.


Konkluzion
Pėrse Simon Rrota nuk zinte vend pa pikturuar? 15 Ēfarė mbeti pa u thėnė? Simoni nuk ka gjerėsinė e Kolė Idromenos, ai ngjan mė tepėr me rrjedhėn e bollshme tė njė prroi i cili pėrshkron kodra dhe male. Zėri i tij modest paralajmėroi njė tė ardhme pėr tė cilėn ai nuk e kurseu talentin. I drejtė dhe gjithėherė i gėzueshėm por pa ju fshehur imazheve dramatike ai kalonte e rridhte pėr tė ēuar diku, drejt moteve qė do tė vinin njė mesazh fisnik dhe burrėror. Nė mes tė artit zyrtar ai nuk bije nė sy. Tonet e nostalgjisė dhe njė lloj brenge romantike e shoqėrojnė ndonjėherė nė ngujimin, nė vetėflijimin e tij, tek njė art me interes tė theksuar etnografik. Mbas vdekjes mė 1961 ju dha titulli "Piktor i Merituar" dhe mė 1999 "Piktor i Popullit".




Bibliografia
o 1- Arkivi G.K.A. dosja Simon Rrota (pjesėrisht)
o 2- Bisedė me Marie Rrotėn, prill 2001-13
o 3- A.Kuqali, Historia e Artit Shqiptar, 1988-1, 2, 9, 12
o 4- V.Jani, monografi S.Rrota, 1963-3, 4, 5, 13, 15
o 5- K.Kamsi, Revista Nėntor Nr.II, 1957 (dorėshkrim) 7, 8
o 6. Y. Drishti, ekstrat nga "Nostalgji", botim i G.K.A.,
2001-10,14
o 7- Fotografitė nga "Nostalgji" botim i G.K.A. si dhe nga familja e piktorit

Avenir Sadikaj * kritik arti

Gazeta Shqiptare
3 Maj 2001



© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.