|
|
Thenie-Proverba |
|
|
|
Bota ėshtė helm e mjaltė e pėrzier
--- Populli
|
|
|
|
Reklama |
|
|
|
Menuja |
|
|
|
Vizitoret e castit? |
|
|
|
Kemi 121 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.
Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu
|
|
|
|
Perkujtimore |
|
|
|
Nje dite si kjo ...
2008 Beteja e Sfetigradit
Nė 14 maj 1448 nisi nė Sfetigrad njėra nga betejat mė tė gjata tė luftėtarėve shqiptarė nėn udhėheqjen e
Skėnderbeu kundėr ushtrisė turke, e cila ka hyrė nė histori si Beteja e Sfetigradit. Luftimet vazhduan deri
nė korrik tė atij viti dhe pėrfunduan me fitoren e luftėtarėve shqiptarė.
Traktati i Varshavės
Nė 14 maj 1955 nė Varshavė u mbodhėn pėrfaqėsuesit e 8 shteteve europiane: Shqipėrisė, Hungarisė,
RD tė Gjermanisė, Polonisė, Bashkimit Sovjetik, Ēekosllovakisė, Rumanisė e Bullgarisė dhe vendosėn
krijimin e njė pakti qė kish si qėllim forcimin e miqėsisė, bashkėpunimin dhe ndihmėn reciproke ndėrmjet
kėtyre vendeve, si dhe sigurimin dhe ruajtjen e paqes. Ky pakt u quajt Traktati i Varshavės. Hyri nė fuqi
nė 5 qershor tė atij viti. Shqipėria doli nga ky traktat nė vitin 1968.
Euzhen de Lakrua
Nė 14 maj 1863 mbylli sytė piktori i njohur francez Euzhen de Lakrua, i cili pikturoi nė tėrė teknikat e
vizatimit dhe u bė njė pararendės i tė gjitha shkollave tė artit tė shekullit tė 19. Ndėr pikturat mė tė mira tė
tij renditen: "Skena nga masakra e Cios", "Liria nė barrikada", "Gratė e Algjerit.", etj.
2008 Beteja e Sfetigradit
Nė 14 maj 1448 nisi nė Sfetigrad njėra nga betejat mė tė gjata tė luftėtarėve shqiptarė nėn udhėheqjen e Skėnderbeu kundėr ushtrisė turke, e cila ka hyrė nė histori si Beteja e Sfetigradit. Luftimet vazhduan deri nė korrik tė atij viti dhe pėrfunduan me fitoren e luftėtarėve shqiptarė.
Traktati i Varshavės
Nė 14 maj 1955 nė Varshavė u mbodhėn pėrfaqėsuesit e 8 shteteve europiane: Shqipėrisė, Hungarisė, RD tė Gjermanisė, Polonisė, Bashkimit Sovjetik, Ēekosllovakisė, Rumanisė e Bullgarisė dhe vendosėn krijimin e njė pakti qė kish si qėllim forcimin e miqėsisė, bashkėpunimin dhe ndihmėn reciproke ndėrmjet kėtyre vendeve, si dhe sigurimin dhe ruajtjen e paqes. Ky pakt u quajt Traktati i Varshavės. Hyri nė fuqi nė 5 qershor tė atij viti. Shqipėria doli nga ky traktat nė vitin 1968.
Euzhen de Lakrua
Nė 14 maj 1863 mbylli sytė piktori i njohur francez Euzhen de Lakrua, i cili pikturoi nė tėrė teknikat e vizatimit dhe u bė njė pararendės i tė gjitha shkollave tė artit tė shekullit tė 19. Ndėr pikturat mė tė mira tė tij renditen: "Skena nga masakra e Cios", "Liria nė barrikada", "Gratė e Algjerit.", etj.
14 maji ėshtė festa kombėtare e Izraelit
|
|
|
|
| |
|
Lexoni artikullin me poshte per tu njohur me shume me krijimet e Anit, frekuentuese e Forumit Shqiptar.
Thjesht keshtu
Nuk mund tpres gishtat e te tthem mbaji nen jastek qe kur une tmos jem aty te tthurrin endrra sic do ti.
Jasteku sruan dot asgje. Shpejt a vone, kur i djersitur perpelitesh nen carcafe, gishtat do bien ne toke e marrin rruget neper nate.
Nganjehere them se gjoksin mund ta caj e zemren mund te tle ta prekesh vertet po kam frike se ti smund te rrosh dot gjate
me zhuritje te perhershme ne pellembe. Atehere, vi e shtrihem me ty, fryme mbi fryme mbeshtjellur dhe thjesht te them, jam une,
jam ktu shpirt, mos u zgjo komplet, dhe midis dy zemrash e dyzet gishterinjve pervlohet koha e pergjume.
Caste qenieje
Thjeshtesia e gjerave te perulura ne vetmine e tyre me jep shprese se dita e kaluar ne vetmi eshte dite e kaluar permjet qenies sime.
Ne depertimin e saj ndjej djegien e diellit, degjoj ankesat e eres dhe kur shiu gurgullon si lume brenda meje duke me qullur zemren une e di se ēasti ska kufi.
Atehere une dhe dita lidhim syte e njera-tjetres e hapim krahet ndaj zhurmes se heshtur.
Permes Dridhjeve te Drites
Dhoma e ndere ne qetesine e saj, ku miza spipetin e sendet sbejne fjale, ngjan si femra e harruar pas derdhjes se mendafshit mbi lekuren e heshtur e kerthizen e hapur.
Jashte dritares, muzgu fillon te lepije pallatet, njerezit e sheshet perreth, ndersa brenda ajo ngrihet e ndez dy qirinj; sheh si zgjatin hijet gjuhet e perzjarrta dridhurazi, dredhurazi ngjitin muret e larta.
Dredhurazi, dridhurazi, zgjaten, ngjiten, mendon ajo, kurre sqendrojne ne nje vend, si duart e mia dredhur, perdredhur derdhen cdo nate perreth trupit tend.
Cfare me bie ne sy
Menyra se si ferkoj mollen pas barkut gjer sa shkelqen pastaj kafshimi i pare, lengu qe rrjedh, leng molle, leng goje, e njejta gje, gjate kesaj kohe duke te pare ty ne sy
Nuk e kupton akoma?
Pse nuk i ngre grilat sonte? Sigurisht ty te duhen qe ta lesh boten jashte kur ndez dritat e do tjetosh me vete, ke te drejte. Por hena
ti henen nuk e sheh kur ajo del prane nje ylli as kur une te them, e mbeshtollen henen rete si me cellofan, ngadale, ngadale po e zhdukin te gjalle.
Perkundrazi, gjate kesaj kohe ti fle, koken nga dritarja
akoma skupton?
Kur hena bie ne liqen e milingonat arrijne qiellin sa here i ngjiten pyllit dru per dru, si mund te mos kuptosh ti se une sdo vija re asgje, as nuanca ngjyrash ne mollen e sapo filluar po te mos ishte per ty dhe menyren se si dora jote mbeshtjell timen ne gji kur bota jashte fik dritat e fle.
Mundesira
Gishterinjte e kembeve i kam te ferguara. Lexoj poezi; ato me vjedhin kujtesen. E lashe nje peme bonsai te kalbet. Mizat e pushtuan. Harrova te shurros. Nganjehere fluturoj. Vesh nje fustan te bardhe. Syzet nuk i heq. Nuk pi as duhan. Do te nxija tavanin, muret. Fluturoj neper shtepi. Jashte nje korridori, brenda nje tjetri. Dashuroj nje njeri. Ai vesh ngjyra te ndezura. Ka nje mjeker, buze te plota, jeton parjashta; lepin dritaren time qe te me zgjoje. Kur une ngre grilat, bie vetem shi.
Pa Shprese
Kur ti e dashuron ate njeri, betohesh per henen e thua gjera te tilla si, ne qofte se rete shperndahen dhe une shoh henen tani, atehere kjo eshte nje shenje qe cdo gje do te ece mbare per ne te dy.
Por nje nate, mbasi ka kaluar nje kohe e gjate prej dites se betimit, mbasi ti nuk e sheh me kete njeri, je ne krevat dhe jashte dritares rete shperndahen perseri dhe hena hyn ne skene ne te njejten menyre si dikur dhe e vetmja gje qe ti mundesh te mendosh eshte se kjo duhet te jete nje shenje qe punet po ecin mbare te pakten per ate.
Rinia dhe Pasqyrat (shqip)
Nje vajze e re qendron vetem ne ballkonin e saj. Ajo mendon dashurira, aq shume sa gjethet qe bien.
Nje vajze e re mund ta ktheje e ta vertise ngjarjen ne mendje si kub Rubik; kete gje bejne vajzat e reja.
Por ne fund te dites, nje vajze e re i kthen kurrizin zhurmes aty poshte ne rruge dhe i kthehet vetes ne pasqyre.
Floku i saj, i betuar qafes se heshtur, derdh atje peshen e lehte dhe pret per nje perdredhje ne duart e vajzes se re.
Buzet e saj ndahen te rrefejne dicka qe vetem pasqyrat degjojne a ndoshta i dergojne mesazhe gjerave qe pasqyrat maskojne.
E rrethuar nga buzembremja e shkujdesur, nje vajze e re deshiron vetem nje njeri te shohe se c'fare i rrefen ajo pasqyrave prej vetes.
Youth And Mirrors anglisht
A young woman sits alone on her balcony. She thinks up loves, as many as the leaves that fall.
A young woman can turn and twist the story in her mind like a Rubik cube; this is what young women do.
But at the end of the day a young woman turns away from the noise on the street below and turns to herself in the mirror.
Her hair, pledged to the hushed neck, droops there its light weight waiting for a twirl in the young womans hands.
Her lips part to profess something only mirrors can hear or maybe they give out messages to things mirrors conceal.
Surrounded by imprudent nightfall, a young woman wishes for one man alone to see what she reveals of herself to mirrors.
Lidhje
Sot pasdite takova Andrewn e folem per poezi. Ra shi gjate gjithe kohes qe ishim ne kafene. Njerezit vraponin neper rruge, ndersa brenda tymi i cigares se tij notonte shkujdesur pa njohur te ngjethurat e lageshtires se etur.
Andrew lexoi disa poezi nga T.S. Elliot me nje ze te forte si ballkanasit, aq sa une u zhyta pak ne karrige fshehur pas flokeve e dores sime se po terhiqnim vemendjen e te gjitheve. Ne fund, une i dhashe nje liber me poezite e Wislawa Szymborskas
dhe dolem jashte. Shiu kish ndalur te pushoje ne cdo dege dimri sic pushon ne rrjeten e merimanges e ngjan i shumefizuar ne vargje diamantesh. Keputa nje dege por kur arrita ne dhomen time shiu me ish shkrire ne pellembe e diamantet tashme notonin nen lekure.
"Goodbye," i thashe Andrewt, "we should do this again sometime," a ndoshta ai e tha kete po c'rendesi ka.
Tani, gjashte ore me vone, po perpiqem te fle por midis pallatit tim dhe nje tjetri perballe perplaset era si e marre, sikur perendite kane dale e po shkundin jorgane.
S'do kete me diamante neser neper peme, mendoj, pervec vargjeve te atilla qe koha lejon te formohen midis dy njerezve qe s'njohin shume njeri-tjetrin, por njohin lojen e castit te dehur me jeten.
Puna e Ngjyrave
Puna e ngjyrave, tha piktori, eshte se ato puthin njera-tjetren ne ate menyre qe ti s'dallon dot se ku mbaron hapesira negative e ku fillon pozitivja. Per shembull, vazhdoi ai, po te veshtrosh kete hapesire te zeze boje, ti mendon, le tthemi, per nje shpelle, dhe nese e zeza puth te bardhen, ti mendon se nje shkume dallgesh shpelan gojen e shpelles dhe kur ti leviz syte nga e bardha ne te zeze ti sheh shpellen si tynel prej nga uji shperthen e leshohet mbi shkembinj goditur prej diellit e te duket sikur sheh nje barkez plot me njerez qe lekundet mbi nje dallge te marre, gati sa spo e gelltit ujevara, por pastaj ti afrohesh me afer e sheh se kjo eshte vetem nje shtrese boje
iluzion, joshja e padukshme prej dores se piktorit
e thua, aha, ja cdashka te mtregoje maestroja, dhe largohesh prej studios por je akoma ne shpelle.
Gra te Vogla (eshte pak konfrontuese)
Jane kaq te vogla, pese pellembe mbi toke. Kane filluar te ndjejne ama, dine ceshte nxehtesia ne trup, dine te thurrin sekrete.
Po kthehen vete ne nje sekret tani. Ne nje shtepi ku te mdhenjte kane ikur ne pune dhe gjyshja ka rene te flere, ato futen mceftazi ne dhomen e gjumit
dhe zhveshin fustanet. Njera ka sjelle kutine e xhevahireve te semes. Tjetra zgjedh zinxhiret, pastaj, qe te dyja, i shtrijne me kujdes
pergjate seksit te tyre, mbi buzet e hapura dhe terheqin lart e poshte t'provojne ethe prej metalit t'ftohte si gjarper rreshkitur mbi to.
Cka dehen te madhen me shume eshte perfytyrimi i mamase se shoqes me kto zinxhire stolisur -- era e seksit t'saj verdalle qafes se nje femre te rritur.
Une mendoj keshtu (shqip)
Nese kurre sdo binte shi e bredhat do peruleshin te pinin prej lumenjve, duke pare reflektimin e madheshtise se tyre, ato do harronin etjen e do thaheshin te perulura.
Nese nje vajze do i afrohej nje luani e do e puthte lehte ne fytyre, ajo do heshtte xhunglen perreth nderkohe qe kater qepalla do binin ngadale mbi nje xhungel te ndezur tek syte.
Nese vargu do ishte i depertueshem dhe ti do lexoje keto fjale atehere ti do shihje porten aty ku thote, ketu te kam dashur per here te pare dhe une jam mu aty, shtrire ne harkun e u-se.
I think of it this way (anglisht)
If it never rained and evergreens had to lean down to drink from the rivers... seeing their reflected magnificence, they would forget their thirst, and dry out, bent over.
If a woman could approach a lion and fondly kiss his face, she would silence the surrounding jungle as lids would bow over a new jungle in the eyes.
If verse were penetrable and you were reading this then you would see the portal where it says here I loved you first and I am right there lying in the arch of u
Lėnė Pas
Lamtumira vjen me dallget gri nen nje qiell gri prane nje rere te zbehte e pulbardhave mendjelehta.
Flladi perpiqet t'i zgjoje gishterinjte por vetem zgavrat midis qeshin nen lekure me pamundesine e tij
te ngrihet e ti hyje detit ne gji duke ia perpire gjithe te rrahurat. Pellembet i ka zhytur ne toke.
Syte i kane rreshqitur perdhe. Syte i kane ikur me valet. Syte i jane mbytur thelle.
Zemra eshte fshehur nen kala buze detit, nen rere jeton n'erresire. Permes reres e ujit e qiellit lart gri
ai mbytet parreshtur ne largim, ne zbrazeti. Flladi i kthehet e i rikthehet
si dashnore mesnate i tregon nje perralle. Ai dehet, sic dehet nen kete ajer pa sy.
Pulebardha ulet mbi kala prane tij ndoshta zemra e thirri por ky zog s'njeh trokitje
ndaj cuket e varfra t'gjeje ushqim, t'mos venitet. Ndersa atij, i kane rreshqitur syte perdhe,
i kane ikur me valet, i jane mbytur thelle nen qenien e lamtumires.
|
|
|
|