|
|
Thenie-Proverba |
|
|
|
E mira tė lartėson, e keqja tė turpėron
--- Populli
|
|
|
|
Reklama |
|
|
|
Menuja |
|
|
|
Vizitoret e castit? |
|
|
|
Kemi 86 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.
Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu
|
|
|
|
Perkujtimore |
|
|
|
Nje dite si kjo ...
2008 Milto Sotir Gurra
Nė 16 maj 1884 lindi nė Marjan tė Oparit atdhetari Milto Sotir Gurra, shkrimtar e publicist, qė botoi revistėn "Shkėndija", "Zekthi", "Mituria" dhe shkroi: "Rrėjenjė", "Goca e malėsisė", "Kur rilindej Shqipėria", vėllimin poetik "Dėshirė", etj. Gjithashtu ai pėrktheu mjaft shkrimtarė tė mėdhenj botėrorė. Vdiq nė vitin 1972 nė Tiranė.
Oliver Hevisajd
Nė 16 maj 1926 u nda nga jeta fizikani i njohur anglez Oliver Hevisajd, i cili u dallua pėr studimet mbi elektronikėn dhe shpėrbėrjen e valėve elektromagnetike. Bashkė me inxhinierin shpikės, Keneli, ai vėrtetoi ekzistencėn e shtresės atmosferike tė jonizuar, qė pėr nder tė tyre u quajt "Shtresa Hevisajd -Keneli".
"Venus-5"
Nė 16 maj 1969 anija e hapėsirės "Venus-5", pėr herė te parė nė historinė e Kozmosit, u ul nė planetin e Afėrditės.
Janko Tabei
Nė 16 maj 1975 nė majėn mė tė lartė nė botė, Everest, pėr herė tė parė nė histori u ngjit njė grua. Ishte alpinistja e njohur japoneze Janko Tabei.
|
|
|
| |
|
Pas "Fillimit te ri" te Berishes dhe "katarsisit" te Nanos, "Levizja per evropianizim" e shpallur tani se fundi nga ish-kryeministri Meta eshte nje tjeter perpjekje per te inicuar nje ......
Por, per disa arsye, duhet pranuar se nisma e kryeministrit te dorehequr eshte e destinuar te deshtoje qe ne embrion, ose e shumta te shkaktoje nje carje te Partise Socialiste, e cila, ndryshe nga PD, ka qene ne gjendje te ruaje unitetin edhe pas perplasjesh e konfliktesh ne koken e saj. Para se gjithash opinioni publik, vecanerisht, anetaresia e PS-se, tashme ndjehet e lodhur persa i perket konsumimit te nismave te ndryshme. Konkretisht, baza e partise me te madhe te koalicionit ne pushtet eshte akoma nen osmozen e referendumit dhe te nismes se "katarsisit" te inicuara nga lideri i saj, Fatos Nano. Rrjedhimisht
veshtire se mund te pritet me entusiazem ndonje nisme tjeter, e cila vec fjaleve nuk premton gjera konkrete qe kane te bejne me zgjidhjen e problemeve te perditshme. Vec kesaj, me terma te tilla si "evropianizim" apo gjithcka tjeter qe ka te beje me Evropen dhe organizmat e saj socialistet ashtu si pjesa derrmuese e shqiptareve jane tejngopur gjate ketij dhjetevjecari nepermjet bombardimeve propagandistike e spekullimeve te politikaneve vendas, te cilet, me paaftesine dhe veset e tyre, realisht vetem se e kane larguar
Shqiperine nga Evropa apo Perendimi ne pergjithesi. Ne kete aspekt, efekti eshte i njejte me ate te "diplomacise se letrave" te udheheqesve perendimore, te cilat zakonisht jane produkt i kompjuterave te zyrave te ketyre te fundit ne pamundesi per t'u marre dhe me urimet, pergezimet e ngushellimet. Gjithashtu, lindja e deshires se Metes per te "evropianizuar" partine fill pas humbjes se kolltukut kryeministerial, perben nje motiv tjeter qe socialistet e thjeshte ta shohin me shume dyshim perpjekjen e tij
per te inciuar nje levizje ne gjirin e partise. Duke pasur ne konsiderate zhvillimet e koheve te fundit ne gjirin e PS-se, kushdo e ka te qarte se nisma per te "evropianizuar" partine nuk eshte tjeter vecse nje manover qe duke iu kundervene "katarsisit" te kryetarit Nano, te neutralizoje efektet e tij, ne mos t'i minimizoje ato. Por, mbi te gjitha vete realiteti i PS-se se
sotme e shtyn suksesin e nismes qe tenton te ndermarre Meta, ne kufijte e te pamundures. Nese sot flitet per nje demokraci te brendshme ne parti, ku sulmet dhe insinuatat kunder kryetarit jane nje gje e zakonshme, kur askush nuk perjashtohet apo denohet, ku shumica ne forumet drejtuese shpesh pozicionohet kunder ketij, ku dhe te qenet e Metes kryeminister eshte vetem pasoje e tolerances dhe aftesive per kompromis te liderit te partise, te gjitha keto jane te lidhura me rolin e Nanos dhe mentalitetin perendimor te
tij. Ne keto kushte tingellon paradoksale nje nisme per te "evropianizuar" partine e drejtuar kunder njeriut, i cili gjate lidershipit te tij i veshi nje kostum perendimor formacionit me trashegimine me te erret nga te gjithe vendet e Lindjes komuniste. Dhe ironia qendron ne ate se ne momentet e levizjeve reformuese te inicuara nga Nano, duke filluar qe nga koha e burgut, Meta ndodhej ne krahun e kundert ne shoqeri te "te pandreqshmeve". Gjithashtu, duke u ndalur ne raportet Nano-Meta per te vene ne kandar "evropianizimin" e secilit prej tyre, rezulton se Nano eshte shume me prane Evropes se rivali i tij. Duke lene menjane elemente te tille si kultura e lidhur mgushte dhe me prejardhjen dhe origjinen familjare, por duke u mjaftuar vetem me ate cka kane treguar ata ne skenen politike, konkludon se Nano eshte treguar shume here me evropian se Meta. Keshtu, p.sh. nese Nano ne kabinetet e tij u ka bere vend jo vetem kundershtareve te tij ne parti, po edhe atyre qe nuk militojne fare ne kete parti, kabinetet e Metes kane degjeneruar ne klane shokesh, miqsh per te shkuar deri tek pazaret me individe me te kaluar te dyshimte apo me precedente te tille. Vec kesaj, ndersa Nano disa here ka treguar se e njeh me se miri institucionin e doreheqjes, Meta deri pak dite para se te shtrengohej te jepte doreheqjen, ulerinte duke u permendur shqiptareve vitin 2005. Dhe eshte pikerisht kjo kembengulje patologjike e tij, e cila po i le shqiptaret pa qeveri per muaj me
radhe. Edhe nese Meta shpreson te perballoje sfidat me freshistet, ne kete rast levizja e inicuar prej tij do te jete me shume nje levizje komsomolasish, qe kujtojne se idete e reja jane te lidhura vetem me moshen.
Gavrosh Levonja
|
|
|
|