Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Asnjė shtėpi nuk tė kėnaq si e jotja
--- Populli

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 114 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...


2008
Revista "Biblioteka, zėri i Shqipėrisė"
Nė 28 mars 1919 doli nė Sofje numri i parė i revistės "Biblioteka, zėri I Shqipėrisė", e drejtuar nga patrioti Themistokli Gėrmenji. Ishte politike e letrare nė shqip e pjesėrisht nė anglisht e frėngjisht.

Dr.Besim Zyma
Nė 28 mars 1901 u lind nė Kopyly tė Turqisė dr.Besim Zyma, njėri nga mjekėt tanė mė tė mirė, otorinolaringolog i shquar, qė la edhe mjaft studime me vlerė, si: "Sėmundjet veshė-hundė-fyt", "Mjekimi i vetvetes", etj.Vdiq nė vitin 1983.

Bartolomeo della Porta
Nė 28 mars 1472 u lind piktori i njohur italian Bartolomeo della Porta, njė nga pėrfaqėsuesit e shquar tė Rilindjes sė hershme, nga i cili kanė mbetur veprat e mrekullueshme: "Madona e mėshirshme", "Vajtimi i Krishtit", etj.

Maksim Gorki
Nė 28 mars 1868 u lind nė Nizhni Novgorod tė Rusisė shkrimtari i madh Aleksej Maksimoviē Peshkov, i njohur nė botėn e letrave si Maksim Gorki bashkė me veprat e tij: "Zgalemi", "Makar Ēudra", "Jeta e Klim Samginit", "Nėna", "Vepra e Artamonovėve", etj.
Lajme :: Presidenti Sejdiu, vizitė zyrtare nė Republikėn e Shqipėrisė
Postuar nga: Albo

Lajme Presidenti Topi priti sot Presidentin e Kosovės, Fatmir Sejdiu.

3 nėntor 2008

Me ftesė tė Presidentit tė Republikės sė Shqipėrisė, Prof. Dr. Bamir Topi ka nisur sot njė vizitė 3 ditore nė Shqipėri, Presidenti i Republikės sė Kosovės, Dr. Fatmir Sejdiu. Kjo ėshtė vizita e parė e z. Sejdiu si President i Republikės sė Kosovės nė vendin tonė.

Presidenti Sejdiu dhe delegacioni qė e shoqėron, ėshtė pritur nė Aeroportin Ndėrkombėtar “Nėnė Tereza” nga delegacioni shqiptar, i kryesuar nga Sekretari i Pėrgjithshėm i Institucionit tė Presidencės, z. Aleksandėr Flloko.

Presidenti i Republikės, Bamir Topi e priti Presidentin e Kosovės, Fatmir Sejdiu nė Pallatin e Brigadave, me ceremoninė zyrtare tė pritjes, gjatė sė cilės u ekzekutuan himnet kombėtare tė tė dy vendeve dhe u bė kalimi nė revistė i truprojes sė nderit.

Pas takimit kokė mė kokė, tė dy Presidentėt, zhvilluan bisedime tė shoqėruar nga dy delegacionet shtetėrore. Bisedimet u pėrqendruan nė zhvillimet mė tė fundit nė Shqipėri dhe Kosovė, mbi ēėshtje me rėndėsi tė veēantė pėr tė dy vendet, nė drejtim tė rritjes sė bashkėpunimit tė gjithanshėm politik, ekonomik, social, kulturor etj.

Duke vlerėsuar rolin e rėndėsishėm tė shtetit tė ri tė Kosovės nė rajon e mė gjerė, Presidenti Topi u shpreh: “Ne e konsiderojmė rolin e Kosovės, tė Institucioneve tė saj, pavarėsinė e Kosovės, si njė element tė qėnėsishėm nė funksion tė stabilitetit rajonal”.

Nga ana tjetėr, Kreu i shtetit shqiptar theksoi se mbetet tepėr i rėndėsishėm shkėmbimi i marrėdhėnieve mes dy popujve nė tė gjitha fushat, ē’ka do ta bėjė tė mundur sė shpejti, pėrfundimi i ndėrtimit tė rrugės Durrės-Kukės. Lidhur me kėtė, Presidenti Topi tha: “Jam i bindur qė rruga qė lidh Durrėsin me Morinėn, me Kosovėn, do tė jetė njė rrugė qė do t’i shėrbejė edhe popujve tė tjerė, sepse sot sikurse thashė, e ardhmja nuk i pėrket thjesht marrėdhėnieve midis dy vendeve tona, por marrėdhėnieve shumė komplekse qė ekzistojnė midis vendeve dhe popujve tė Ballkanit, tė cilėt do tė jenė patjetėr nesėr shumė afėr tė gjitha standardeve, qoftė politike, ekonomike dhe shoqėrore nė kontinent, ku ne kemi bėrė pjesė historikisht”.

Nga ana e tij, Presidenti Sejdiu shprehu mirėnjohjen pėr pritjen qė iu rezervua dhe vlerėsoi se kėto takime i shėrbejnė nxitjes sė mėtejshme tė bashkėpunimit dypalėsh, si dhe pėrmirėsimit tė marrėdhėnieve nė tė gjitha nivelet.

Lidhur me kėtė, cilėsoi z. Sejdiu, “kemi njė objektiv tė pėrbashkėt qė Kosova dhe Shqipėria si dhe vendet e tjera tė rajonit tė hyjnė nė njė lėvizje tė pėrshpejtuar tė anėtarėsimit nė Bashkimin Evropian dhe nė NATO. Na gėzon fakti, u shpreh Presidenti Sejdiu, se Shqipėria ka kapėrcyer sfida tė mėdha, qė ka marrė ftesėn pėr tė qenė anėtare e NATO-s dhe se kjo cilėsi qė ka, do tė jetė nxitje pėr tė mirė edhe pėr Republikėn e Kosovės.”

Mė pas, Presidenti Topi dhe Presidenti Sejdiu dolėn nė njė konferencė tė pėrbashkėt pėr shtyp, ku iu pėrgjigjėn pyetjeve tė gazetarėve.





Presidenti Topi dekoroi sot Presidentin e Kosovės, Fatmir Sejdiu me Urdhrin “Gjergj Kastrioti Skėnderbeu”.

3 nėntor 2008

Nė ambientet e Pallatit tė Brigadave u zhvillua sot ceremonia e dekorimit tė Presidentit tė Republikės sė Kosovės, Fatmir Sejdiu, me Urdhrin “Gjergj Kastrioti Skėnderbeu” me motivacionin: “Pėr kontribut tė shquar nė udhėheqjen e rezistencės popullore kosovare dhe tė gjithė veprimit politik pėr fitoren e Pavarėsisė sė Kosovės e ndėrtimin e njė shteti tė ri demokratik, pėr rolin e tij tė rėndėsishėm si politikan i respektuar nga populli i tij dhe faktori ndėrkombėtar, nė krijimin e ekuilibrave politikė dhe institucionalė”.

Pas leximit tė dekretit nga Sekretari i Pėrgjithshėm i Institucionit tė Presidencės, Aleksandėr Flloko, Presidenti Topi i vendosi medaljen e Urdhrit “Gjergj Kastrioti Skėnderbeu", Presidentit Sejdiu.

Duke shprehur mirėnjohje tė thellė pėr kėtė vlerėsim, Presidenti Sejdiu tha:

“Zoti President!
Zonja dhe Zotėrinj!

Mė lejoni qė nė kėto momente kaq tė rėndėsishme dhe me emocione tė shpreh falėnderimet dhe konsideratėn mė tė lartė pėr ju, pėr institucionet e Republikės sė Shqipėrisė, pėr popullin e Shqipėrisė, pėr konsideratat e veēanta qė ka bėrė dhe bėn pėr Kosovėn. Kėtė dekoratė qė lidhet me emrin e heroit legjendar, nacional, Gergj Kastrioti Skėnderbeu, e mbaj dhe e pranoj si nder tė veēantė qė i bėhet popullit tė Kosovės, qė i bėhet aspiratės sonė, tė dekadave dhe pėr gjithė gjeneratat dhe brezat qė kanė kapėrcyer nė sakrifikimin e tyre, pėr lirinė, pėr pavarėsinė, pėr demokracinė, pra, qė ne e quajmė ndjenjė tė pėrbashkėt ndėrtimin e Kosovės si shtet demokratik tė vlerave. Kontributi im ėshtė i vogėl krahas asaj qė kanė bėrė breza tė shumtė pėr Kosovėn. Prandaj, zoti President, ju faleminderit shumė pėr vendimet qė keni marrė, ju faleminderit shumė pėr modelin, pėr pėrvojat dhe pėr nxitjen dhe ndihmėn qė i keni dhėnė Kosovės. Do tė ecim dhe do tė zhvillohemi me njė bashkėpunim shumė tė thellė, prandaj juve personalisht dhe popullit tė Shqipėrisė, ju falenderoj pamasė.

Ju faleminderit shumė!”



Konferencė e pėrbashkėt pėr shtyp e Presidentit Topi dhe Presidentit tė Republikės sė Kosovės, Sejdiu.

3 nėntor 2008

Presidenti Topi: I nderuar President Sejdiu! Tė nderuar pėrfaqėsues tė medias, tė nderuar miq! Kam rastin tė jem kėtu pranė jush pėr tė shprehur kėnaqėsinė time tė veēantė pėr kėtė vizitė historike tė Presidentit Sejdiu nė Tiranė, si Presidenti i parė i Republikės sė Kosovės, njė shtet i lirė, sovran dhe i pavarur dhe pėr vizitėn e parė zyrtare nė Shqipėri. Me zotin Sejdiu, qoftė nė takimet konfidenciale, qoftė nė takimet e punės, shprehet kėnaqėsia reciproke pėr mikpritjen e lartė dhe pėr ato marrėdhėnie tė shkėlqyera qė ekzistojnė midis Shqipėrisė dhe Kosovės. Kėto takime shprehin predispozicionin qė kėto marrėdhėnie tė vazhdojnė e tė intensifikohen nė tė gjitha planet, qoftė nė nivelin politik, qoftė nė nivelin institucional, qoftė nė marrėdhėniet e biznesit, por dhe nė marrėdhėniet e tė gjitha fushave qė ekzistojnė, si mundėsi potenciale qė tė forcohen marrėdhėniet midis dy vendeve tona dhe njė moment tė rrallė, jo vetėm pėr dy vendet tona, por pėr tė gjithė rajonin e Ballkanit Perėndimor.

Them qė ėshtė ..., sepse gjatė njė periudhe relativisht tė shkurtėr janė realizuar momente tė rėndėsishme historike qoftė pėr Shqipėrinė, qoftė pėr Kosovėn. Shqipėria brenda disa muajve do tė jetė anėtare me tė drejta tė plota e Organizatės sė Atlantikut tė Veriut. Shqipėria po ecėn ēdo ditė duke bėrė progres tė dukshėm nė rrugėn e integrimit nė komunitetin europian. Kosova, nga ana saj, pas datės 17 shkurt, ėshtė njė shtet i lirė, sovran dhe i pavarur, ndėrsa roli i Shqipėrisė nė rajon ėshtė i dukshėm si njė vend moderator, si njė vend shumė konstruktiv, rol qė i vjen jo thjesht vetėm nėpėrmjet rolit tė institucionit tė lidershipit, dhe pa diskutim, si kontribut i tė gjitha forcave politike, por vjen edhe si rezultat i njė sjelljeje mjaft civile tė tė gjithė faktorit qytetar nė terren, nė rajon, kudo ku ai jeton.

Vendet tona dhe vendet e Ballkanit Perėndimor kanė njė shprehje eksplicite, tė qartė, pėr tė ardhmen e tyre euroatlantike dhe tė gjithė janė tė predispozuar qė tė punojnė nė kėtė linjė. Ne e konsiderojmė rolin e Kosovės, tė institucioneve tė saj, pavarėsinė e Kosovės, si njė element tė qėnėsishėm nė funksion tė stabilitetit rajonal. Kjo vlerėsohet jo thjesht prej meje, por vlerėsohet nga e gjithė bota, vlerėsohet nga tė gjitha institucionet mė tė rėndėsishme ndėrkombėtare dhe ajo qė vlerėsohet akoma mė shumė ėshtė pikėrisht roli i lidershipit institucional dhe i politikės.

Brenda njė periudhe tė shkurtėr, i nderuar zoti President, ne konstatojmė me kėnaqėsi, qė atje ėshtė vendosur njė qetėsi dhe njė ekuilibėr i rėndėsishėm institucional dhe shoqėror. Kosova po projektohet gjithnjė e mė shumė si njė shtet multietnik, nė respekt tė tė drejtave tė qytetarėve, tė tė drejtave tė minoriteteve, nė njė vend ku ēdo ditė implementohen rritje me standarde europiane, nė funksion tė zhvillimit tė njė shteti me parametrat e demokracisė, tė shtetit tė sė drejtės, njė shtet i cili ka nevojė patjetėr qė tė projektohet si i tillė, me tė gjitha standardet, dhe padyshim vlerėsoj tė gjithė predispozicionin e institucioneve nė mėnyrė reciproke, pėr tė rritur shkėmbimin e mendimeve tė tė gjitha grupeve tė interesit, qoftė nė nivel politik, institucional e tė grupeve tė biznesit nė dy vendet tona.

Vlerėsuam me Presidentin si njė moment shumė tė rėndėsishėm infrastrukturor, qė nuk mund tė jetė infrastrukturor thjesht nė kuptimin fizik tė fjalės, pikėrisht, ndėrtimin e rrugės qė ēdo ditė po e afron pėrherė e mė shumė Shqipėrinė me Kosovėn, sepse ėshtė linja e komunikimit midis njerėzve, linja e shkėmbimit tė mallrave dhe rivendosja e njė tė drejte historike, e cila i ėshtė mohuar nė dekada pikėrisht zonave ku jetojnė banorė tė cilėt konsiderohen banorėt mė tė hershėm tė kontinentit. Kjo gjė po realizohet sot. Jam i bindur qė rruga qė lidh Durrėsin me Morinėn, me Kosovėn, do tė jetė njė rrugė qė do t’i shėrbejė edhe popujve tė tjerė, sepse sot sikurse thashė, e ardhmja nuk i pėrket thjesht marrėdhėnieve midis dy vendeve tona, por marrėdhėnieve shumė komplekse qė ekzistojnė midis vendeve dhe popujve tė Ballkanit, tė cilėt, do tė jenė patjetėr nesėr shumė afėr tė gjitha standardeve qoftė politike, ekonomike dhe shoqėrore nė kontinent, ku ne kemi bėrė pjesė hsitorikisht. Me Presidentin Sejdiu diskutuam rreth ēėshtjeve tė tilla qė kanė tė bėjnė me situatėn nė Kosovė, me nevojėn e funksionimit sa mė tė shpejtė tė misionit tė EULEX-it, nė mėnyrė qė situata nė Kosovė tė normalizohet nė tė gjitha linjat e funksionimit, qoftė politik, qoftė administrativ, nė mėnyrė qė Kosova tė funksionojė sa mė shpejt si njė shtet me tė gjitha standardet e tij. Nė mėnyrė tė padiskutueshme, pozicioni i Shqipėrisė, i popullit shqiptar, i Isntitucioneve tė Shqipėrisė, ėshtė qė ēėshtja e Kosovės ėshtė njė ēėshtje qė konsiderohet e pėrfunduar nga pikėpamja e njohjes, e konstituimit tė saj. Nuk mund tė ketė mė rikthim tek ēėshtjet e vjetra, nuk mund tė ketė skenar pėr ndarje tė Kosovės. Kosova do tė projektohet si e tillė nė tėrė integritetin e saj, ashtu sikurse ėshtė njohur nga populli i Kosovės, nga bota mė e rėndėsishme e institucioneve ndėrkombėtare, si njė vend integral, si njė vend qė do t’i kontribuojė ndjeshėm paqes dhe stabilitetit rajonal.

Diskutuam me Presidentin Sejdiu pėr tė gjitha mundėsitė e shkėmbimit tė kėtyre vizitave reciproke nė tė gjitha fushat. Presidenti Sejdiu sot do tė ketė dhe takime tė tjera shumė tė rėndėsishme, ku do tė diskutohen edhe projekte specifike, qė do t’i kontribuojnė pikėrisht kėsaj klime qė ekziston sot, por qė nesėr do tė jetė akoma dhe mė e mirė. Edhe njė herė zoti President, ju faleminderit pėr kėtė vizitė. Ndihemi shumė tė nderuar qė ju kemi sot kėtu, dhe besoj qė nėpėrmjet jush kam dėshirėn qė t’i dėrgoj pėrshėndetjet mė tė mira tė gjitha institucioneve, popullit tė Kosovės dhe t’ju falenderoj dhe njė herė tė gjithėve, juve personalisht, tė gjitha personalitetet mė tė rėndėsishme, popullin e Kosovės, pėr atė vizitė dhe atė mikpritje qė realizuat, vizitėn time tė parė zyrtare nė Kosovė, vizitė qė ishte nė prag tė shpalljes sė pavarėsisė me bindjen qė kėto vizita do tė shkėmbehen nė mėnyrė frekuente midis nesh.

Faleminderit!

Presidenti Sejdiu: Ju faleminderit zoti President! Unė dėshiroj edhe njė herė tė shpreh falenderimet nė radhė tė parė tė popullit dhe tė institucioneve demokratike tė Kosovės pėr mbėshtetjen e fuqishme qė i keni dhėnė Kosovės nė procese tė gjata kohore, tė shpreh falenderimin pėr tė gjithė qytetarėt e Republikės sė Shqipėrisė qė nė tipin e veēantė kanė shprehur mbėshtetjen e tyre edhe personale pėr tė gjithė qytetarėt e Kosovės nė kohėt mė tė vėshtira qė kemi kapėrcyer. Njė falenderim shumė tė veēantė pėr mbėshtetjen qė i keni dhėnė nė radhė tė parė lirisė njerėzore, ose ajo qė ėshtė fundamenti i ekzistencės sė qėnies njeri dhe tė shpreh falenderimin e madh pėr mbėshtetjet e veēanta qė i keni dhėnė Kosovės nė procese tė tjera tė ndėrtimit tė saj si shtet demokratik dhe sovran.

Pėr ne ėshtė shumė e rėndėsishme tė theksojmė edhe njė herė se mbėshtetja e Shqipėrisė ka qenė shumė dimensionale dhe ėshtė shtrirė nė rrafshe tė shumta pastaj qė janė mbėshtetje pėr njė periudhė tė gjatė kohore dhe veēanėrisht nė atė qė e kemi theksuar nė pėrmbylljen e ciklit tė mėvetėsisė sė saj si nė planin ndėrkombėtar, si nė planet e tjera. Pėr ne ėshtė shumė e rėndėsishme qė do tė shėrbejė pėrvoja juaj e kapėrcimit tė shumė sfidave, pėr tė zhvilluar dhe ndėrtuar vetveten si njė shtet demokratik i vlerave evropiane dhe pėr tė qenė model i mirė pėr nxitimet qė ne duhet t’i bėjmė. Kemi njė objektiv tė pėrbashkėt qė Kosova dhe Shqipėria si dhe vendet e tjera tė rajonit tė hyjnė nė njė lėvizje tė pėrshpejtuar tė anėtarėsimit nė Bashkimin Evropian dhe nė NATO. Na gėzon fakti qė Shqipėria ka kapėrcyer sfida tė mėdha, qė ka marrė ftesėn qė tė jetė anėtare e NATO-s dhe se kjo cilėsi qė ka do tė jetė nxitje pėr tė mirė edhe pėr Republikėn e Kosovės. Prandaj kemi hyrė nė rrafshe tė reja pas 17 shkurtit. Unė dėshiroj edhe njė herė zoti President, t’ju falenderoj ju personalisht, Kryeministrin Berisha, Kryetaren e Parlamentit, pozitėn dhe opozitėn dhe tė gjithė udhėheqėsit e shtetit shqiptar qė kanė bėrė punė tė jashtėzakonshme nė mbėshtetjet qė i janė dhėnė Kosovės sė shumfishtė. Falenderoj rrethin diplomatik tuajin nė gjithė misionet qė ekzistojnė nė veēanti me ata qė kemi pasė kontakte tė pėrhershme, sidomos nė Uashington, Nju Jork, Bruksel dhe Vjenė, por edhe vende tė tjera qė kanė bėrė angazhim tė pashoq nė mbėshtetje tė delegacioneve tė Kosovės dhe qė bėjnė mbėshtetje tė vazhdueshme edhe tash nė procesin e njohjes sė mėtejshme tė Kosovės. Pėr ne ėshtė me rėndėsi qė kemi 52 shtete qė e kanė njohė Kosovėn, qė ėshtė mbyllė cikli i vendeve tė rajonit me njohjen e pavarėsisė sė Kosovės flas me kėtė rast tė veēantė pėr Republikėn e Malit tė Zi dhe Republikėn e Maqedonisė dhe ėshtė njė sinjal i veēantė qė hap njė kapitull tė ri tė bashkėpunimeve tona rajonale. Prandaj do tė kemi shumė hapėsirė pėr bashkėpunimin tonė tė mėtejshėm dhe mendoj qė kjo pėrvojė qė Shqipėria ka kapėrcyer edhe nė ndėrtimin e saj demokratik tė vetvetes, me shembujt e jashtėzakonshėm tė sfidave qė ju keni kapėrcyer do tė jenė edhe pėr Kosovėn tė pėrshtatshme. Ju faleminderit pėr kėtė mundėsi qė na keni dhėnė qė tė jemi bashkė me ju sot nė Tiranė dhe tė bisedojmė natyrisht dhe tė trajtojmė edhe shumė aspekte tė tjera tė rėndėsisė sonė tė veēantė nė bashkėpunimin tonė tė mėtejshėm.

Ju faleminderit!

Televizioni Publik Shqiptar : A kanė prekur bisedimet tuaja njė strategji tė re le tė themi, pėr njohjen e pavarėsisė sė Kosovės, zgjerimin e shteteve qė njohin pavarėsinė e Kosovės. A e prekėt ju kėtė temė dhe nėse ėshtė e mundur tė thoni diēka, detaje se si do tė punojė diplomacia shqiptare dhe ajo e Kosovės nė kėtė drejtim?

Presidenti Sejdiu: Unė e thashė nė pjesėn e fundit tė fjalės qė ekziston njė pėrqendrim i jashtėzakonshėm i shtetit shqiptar dhe i diplomacisė qė ai tė shtrirė nė rrjetin e vet, nė botė qė tė ndihmohet drejtėpėrdrejtė njohja e mėtejme. Pėr ne ėshtė me shumė rėndėsi qė ne kemi kėmbėngulė dhe kemi deri tash njė njohje tė jashtėzakonshme tė vendeve nė katėr anėt e botės, duke marrė parasysh qė janė shtatė nga tetshi i madh, qė janė mė shumė se tre tė katėrtat e Bashkimit Evropian, se janė vende tė cilat kryesisht me potencialin e tyre mbulojnė mbi 60% tė produktit tė pėrgjithshėm botėror, por kemi nevojė tė kemi njohje edhe mė tej. Shqipėria ka njė rrjet tė jashtėzakonshėm, ka miq mjaft dhe besoj qė pėrmes miqve tė saj, natyrisht qė do tė kemi njė aksion tė shtrirė tė madh tė mėtejshėm. Pėr ne ėshtė me rėndėsi, e ripėrsėris edhe njė herė qė ėshtė mbyllur pjesa e kornizės sė vendeve fqinjė, pėrjashtimisht Republikės sė Serbisė, qė kanė njohur pavarėsinė e Kosovės dhe kjo duke marrė parasysh njohjen e pavarėsisė qė u bė nga Republika e Malit tė Zi dhe e Republikės sė Maqedonisė nė pėrgjigje tė asaj qė ishte njė kėrkesė e dėrgimit tė Kosovės dhe miqve tė saj nė Gjykatėn Ndėrkombėtare. Pėr ne ėshtė me rėndėsi qė ky proces ėshtė pėrgjigje pozitive. Pėr ne ėshtė me rėndėsi qė Shqipėria nė kėtė kuadėr ka njė angazhim tė veēantė, por qė natyrisht edhe diplomacia e Kosovės e mbėshtet dhe qė nga ana tjetėr do tė vazhdojė me qasjen e vet praktike.


Radio Televizioni i Kosovės : Kam njė pyetje tė pėrbashkėt pėr tė dy Presidentėt. Ju nė prononcime folėt, pėrmendėt bashkėpunimin e tė gjitha fushave dhe nė atė ekonomike. Ndėrkohė, statistikat respektive nė Tiranė dhe nė Prishtinė flasin pėr njė nivel simbolik tė bashkėpunimit dhe tė shkėmbimeve tregtare edhe pse ekziston njė marrėveshje e tregtisė sė lirė e firmosur tashmė mes Tiranės dhe Prishtinės. Sa munden institucionet e Presidencės kėtu nė Tiranė dhe nė Prishtinė tė influencojnė tek bota, komuniteti biznesor dhe tek institucionet e tjera qė ky nivel tė jetė mė i nivelit lartė dhe tė eleminojnė burokracirat qė vihen re nė kėto shkėmbime?

Presidenti Topi: Fakti qė ne prononcohemi njėzėri pėr njė rritje tė bashkėpunimit, kjo vjen pikėrisht edhe nga analiza e marrėdhėnieve tė deritanishme nė nivelin ekonomik aktual dhe padyshim qė marrėdhėniet dhe niveli i dialogut politik dhe situata e krijuar nė rajon, situata e krijuar nė rajon pas pavarėsisė, imponon nevojėn e stimulimit tė marrėdhėnieve ekonomike. Gjatė vizitės sime nė Kosovė, kemi pėruruar njė dhomė qė ėshtė pėrfaqėsi e biznesit shqiptar pikėrisht nė Prishtinė dhe kemi pasur njė prononcim tė qartė tė interesit nga pėrfaqėsuesit e biznesit nė tė dy krahėt, nga Shqipėria dhe nga Kosova. Unė po e them pa asnjė lloj hezitimi qė marrėdhėniet do tė jenė tė natyrshme, do tė kenė mbėshtetjen e padiskutueshme institucionale qė vjen fillimisht nga zhvillimi i atyre memorandumeve dhe marrėveshjeve qė janė realizuar deri tani, por edhe nga aprovimi i marrėveshjeve tė reja nė vija specifike. Marrėdhėniet do tė jenė nė shumė fusha, do tė jenė nė fushėn e energjitikės, do tė jenė nė fushėn e infrastrukturės, nė fushėn e bujqėsisė dhe tė ushqimit, nė turizėm, nė marrėdhėnie midis universiteteve, tė cilat ekzistojnė praktikisht, por duhen qė patjetėr tė intensifikohen dhe padyshim, ajo qė unė e thashė edhe nė prononcimin tim, ndėrtimi i rrugės nė mėnyrė tė drejtėpėrdrejtė, do tė influencojė nė rritjen e kėtyre shkėmbimeve dhe nuk do tė ketė thjesht shkėmbime qė do tė vijnė si pasojė e njė biznesi tė organizuar, por do tė jetė edhe njė shkėmbim marrėdhėniesh ekonomike tė njerėzve tė lirė, tė thjeshtė, qė do tė kenė aksesin e padiskutueshėm pėr tė shkėmbyer eksperiencėn e tyre tė biznesit nė tė dy krahėt e kufirit. Ajo do tė jetė njė lehtėsi, do tė jetė patjetėr njė akses i domosdoshėm dhe mbetet vetėm kur tė pritet ēasti i pėrurimit tė kėsaj rruge dhe nė mėnyrė shumė tė natyrshme do tė kemi njė rritje tė ndjeshme tė shkėmbimit midis biznesit nė tė dy krahėt, qoftė nga Shqipėria, qoftė nga Kosova.

Patjetėr edhe Shqipėria edhe Kosova janė nė momentet e privatizimeve tė rėndėsishme. Eshtė shumė e rėndėsishme tė merret nė konsideratė edhe ky fakt, qė duhet tė ketė suporte reciproke nė mėnyrė qė potencialet ekonomike tė konsumohen fillimisht brenda pėr brenda dy vendeve tona, ndonėse sot ėshtė njė botė e hapur, njė botė globale, ku konkurenca e tregut ėshtė nė plan tė parė, por duhet patjetėr t’i japim njė suport dhe njė mbėshtetje edhe biznesit nė tė dy krahėt e vendeve tona.

Presidenti Sejdiu: Unė mund tė shtoj se ishte njė nga fokuset e veēanta tė bisedės qė patėm, pra nė segmente tė thelluara nė trajtimin e kėsaj natyre tė bashkėpunimit. Ajo qė ėshtė shumė e rėndėsishme ėshtė qė edhe nė Shqipėri, edhe nė Kosovė ėshtė krijuar njė korpus i rėndėsishėm legjislativ evropian qė krijon bazėn dhe mbėshtetjen pėr tė pasur njė lėvizje mė tė fuqishme nė drejtim tė bashkėpunimit ekonomik. Gjithmonė e them dhe e pėrdor edhe nė kėtė rast qė ėshtė mirė qė lėvizjet pozitive nė kuadėr tė bashkėpunimit tė bizneseve janė bėrė nganjėherė jashtė pjesės sė formaliteteve, pra kanė ecė me kualitetin e vet dhe pėr ne ėshtė shumė e rėndėsishme qė nė kėtė kuadėr tė njė tregu mė tė gjerė, tė brendshėm po e quaj, rajonal ėshtė klima politike e ndėrtuar mes vendeve tė rajonit. Prandaj ėshtė me rėndėsi qė tė depėrtojmė me kualitetin, me konkurencėn nė lidhjet bashkėkohėse tė ekonomisė sė tregut dhe paralelisht me kėtė qė tė krijojmė njė bashkėpunim tė ndėrlidhur nė segmente tė veēanta tė specifikave tė secilit vend. Pėr ne ėshtė me rėndėsi qė ky kuadėr i bashkėpunimit dhe i lėvizjes sė lirė tė qytetarėve tė realizohet. Unė dhashė idenė qė duke mbėshtetur atė qė e gjejmė gjatė muajve tė verės, tė lėvizjes sė lirė tė qytetarėve jo vetėm pėr pjesėn e turizmit tė jetė njė pjesė e lėvizjes sė lirė tė qytetarėve pėrgjatė gjithė vitit. Prandaj s’do tė ketė nevojė mė nė fund, kjo do tė jetė njė ēėshtje qė do tė sugjerohet dhe nga qeveritė qė secili vend tė ketė pasaportė, por tė ketė njė lėvizje normale qė ėshtė ajo qė e gjejmė sot nė Evropė, apo nė Bashkimin Evropian dhe do jetė njė shembull i parė i nxitimit kualitativ i ecjes sonė pėr tė pas edhe aksesin edhe anėtarėsimin e vendeve tona nė tė ardhmen shumė shpejt pikėrisht me kėto vlera dhe duke punuar kėtu lart.

Televizioni Klan : Zoti Sejdiu, ēfarė ndikimi do tė kenė zgjedhjet amerikane pėr stabilitetin e Kosovės dhe zhvillimin e demokracisė nė kėtė shtet tė ri tashmė?

Presidenti Sejdiu: Unė mund tė them se Shtetet e Bashkuara tė Amerikės gjithmonė e kanė mbėshtetur Kosovėn nė procese tė rėndėsishme qė kemi kapėrcyer dhe pėr ne ėshtė me rėndėsi qė gjithmonė kemi shikuar vullentin e popullit amerikan se pėr cilin president pėrcaktohen. Ėshtė vota e lirė ajo qė nxjerr tė merituarin dhe mbėshtetja e qytetarėve amerikanė dhe pėr ne ėshtė me rėndėsi dhe bashkėpunimi do tė vazhdojė nė tė njėjtat premisa. Ėshtė njė politikė konstante qė ėshtė udhėheqė nga Shtetet e Bashkuara tė Amerikės edhe nė kohėn kur kanė qenė republikanėt nė pushtet, edhe nė kohėn kur kanė qenė demokratėt nė pushtet, edhe nė kohėn kur ishin tash republikanėt nė pushtet edhe nė kohėn kur do tė jetė ajo qė do tė qeverisė nė kuptimin e mandatit qė do tė japin qytetarėt e Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės. Pėr ne ėshtė me shumė rėndėsi sepse ėshtė njė miqėsi e thellė dhe pa ekuivoke e Republikės sė Kosovės me Shtetet e Bashkuara tė Amerikės dhe se jemi nė njė partneritet tė rėndėsishėm tė bashkėpunimit nė pėrgjithėsi dhe nė thellėsinė e tij. Prandaj pėr ne ėshtė vetėm tė pėrgėzojmė qė ky proces tė pėrfundojė nė rrugėn e vet dhe do tė ecim nė bashkėpunime tė mėtejshme.

Radio Televizioni 21 : Njė pyetje e pėrbashkėt. Si pritet tė manifestohet qasja e tė dy vendeve nė forcimin e bashėpunimit pėr sigurinė rajonale? U theksua nė fakt nga tė dy palėt qė do tė punohet jashtėzonisht shumė nė kėtė drejtim pėr forcimin e sigurisė dhe bashkėpunimin rajonal.

Presidenti Topi: Njė nga ēėshtjet qė kemi diskutuar ka qenė ēėshtja e bashkėpunimit nė fushėn e sigurisė. Vendet tona e kanė jetike qė tė krijojnė njė klimė tė rėndėsishme qetėsie dhe stabiliteti. Janė dy vende tė cilat kanė marrėveshje konkrete tė bashkėpunimit nė fushėn e sigurisė, sepse ajo qė i rrit reputacionin kėtyre marrėdhėnieve ėshtė pikėrisht kontrolli i kufijve tanė, lufta kundėr krimit tė organizuar, kundėr kontrabandės. Jam i bindur qė ka njė luftė dhe predispozicion institucional pėr njė goditje tė organizuar kundėr krimit tė organizuar. Z. Sejdiu mund ta dėshmojė vetė se Kosova ėshtė nė njė moment shumė tė rėndėsishėm tė ndėrtimit tė institucioneve specifike. Ne jemi nė fazėn e konsolidimit tė kėtyre institucioneve tė bashkėpunimit midis institucioneve specifike nė fushėn e sigurisė. Gjithēka nuk do bėhet nė mėnyrė voluntariste, por do bėhet mbi bazėn e skemave tė luftės kundėr krimit tė organizuar, kundėr terrorizmit ndėrkombėtar. Sepse shėrbimet tona specifike, qė janė nė fushėn e sigurisė kanė edhe njė asistencė tė rėndėsishme tė institucioneve mė tė rėndėsishme ndėrkombėtare qė merren me sigurinė dhe jam i bindur qė progresi qė ne kemi bėrė dhe progresi qė po bėjnė institucionet e Kosovės do tė garantojnė edhe njė marrėdhėnie shumė tė kualifikuar nė fushėn e sigurisė. Dhe kjo siguri patjetėr implantohet nė sigurinė rajonale pėr tė cilėn ka shumė vlerėsime pozitive sot, qoftė nga komuniteti europian, qoftė nga NATO dhe organizmat e tjera qė mbulojnė fushat specifike tė sigurisė. Patjetėr qė kėto marrėdhėnie do tė intensifikohen, do tė kualifikohen edhe mbi bazėn e asaj qė unė pėrmenda edhe pak mė parė, atė tė miratimit tė njė legjislacioni specifik nga parlamentet respektive, duke analizuar terma tė rėndėsishme tė legjislacionit, por gjithmonė sipas standardeve tė komunitetit europian dhe tė NATO-s.

Presidenti Sejdiu: Unė nuk kam shumė tė shtoj, por mund tė them se jemi nė ēastet mė tė mira tė mundshme tė bashkėpunimit. Vlerėsojmė lart pėrvojat qė Republika e Shqipėrisė ka kapėrcyer nė ndėrtimin e mekanizmave tė sigurisė dhe gjithmonė i quajmė si pjesė e preventivės tė bashkėpunimit me qytetarėt, por natyrisht edhe tė bashkėpunimit ndėrrajonal edhe fqinjėsor. Kosova ka njė bėrthamė tė mirė tė organizuar tash nė segmentet e sigurisė sė vet. Ka njė partneritet tė jashtėzakonshėm me mekanizmat ndėrkombėtarė dhe veēanėrisht me prezencėn e NATO-s dhe tė trupave tė saj, flas me tė gjitha kontigjentet, dhe nė ecje e sipėr jemi nė pėrmbyllje tė ciklit tė ndėrtimit edhe tė mekanizmave tė tjerė tė sigurisė qė i duhen njė shteti sovran. Dhe ne kėtė do e bėjmė me standardet mė tė mira bashkėkohėse, do ta bėjmė nė partneritet me miqtė e Kosovės dhe do tė lėvizim po ashtu nė njė bashkėpunim total edhe midis dy vendeve tona dhe unė them qė sikurse tha Presidenti Topi edhe nė bashkėpunim me vende tė tjera. Ėshtė e rėndėsishme dhe qasja e pėrbashkėt qė bashkėpunimi kundėr krimit tė organizuar tė jetė bashkėpunim nė epiqendrėn e plotė tė veprimeve, i cili nėnkupton qė tė mos ketė rezerva tė hedhjes sė topit tė njė vendi nė njė vend tjetėr, apo nė njė vend tė tretė, por ėshtė shumė e rėndėsishme qė tė jetė nė kuadėr tė sistemeve dhe premisave tė bashkėpunimeve mė tė mira dhe bashkėkohėse. Prandaj kėtė duhet ta bėjmė edhe nė kėtė kuadėr po ashtu mė gėzon fakti se as Shqipėria dhe as Kosova nuk mund tė trajtohen si nganjėherė thirret nga gojė kėqijtė si pjesė e tranzitit apo oazeve tė krimit tė organizuar. Pėr ne ėshtė me rėndėsi qė ekziston njė stabilitet i rėndėsishėm nė vend. Ėshtė me shumė rėndėsi qė qytetarėt e Kosovės janė bashkėpjesėmarrės nė promovim tė kėsaj ecjeje dhe me kėtė zhvillim tė saj dhe se nė kėtė kohė do tė ecet edhe nė pjesėn profesionale tė rėndėsishme.


Presidenti Topi dhe Presidenti Sejdiu inspektojnė sė bashku punimet nė Rrugėn Rrėshen-Kalimash.

4 nėntor 2008

Presidenti i Republikės, Bamir Topi dhe Presidenti i Kosovės, Fatmir Sejdiu, i cili po zhvillon vizitėn e parė zyrtare nė Shqipėri, inspektuan sot sė bashku punimet nė Urėn e Repsit, tė shoqėruar nga delegacioni zyrtar i Republikės sė Kosovės, njė grup deputetėsh tė parlamentit shqiptar dhe kėshilltarė tė Presidentit.

Tė dy Presidentėt u pritėn nga Kryetari i Komunės sė Repsit, Aleksandėr Lalaj, deputeti i zonės, Gjovalin Prenga dhe nga administrues tė lartė tė Bechtel-Enka. Nė qendėr tė Komunės sė Repsit, tė dy Presidentėt u mirėpritėn nė njė atmosferė festive edhe nga banorė tė zonės dhe punonjės tė ndėrtimit tė kėsaj arterie tė rėndėsishme lidhėse mes Shqipėrisė dhe Kosovės.

Pasi inspektuan ecurinė e punimeve nė Urėn e Repsit, tė dy Presidentėt u prononcuan pėr mediat e pranishme:

Presidenti Topi:

“I nderuar President Sejdiu,
Tė nderuar deputetė tė Parlamentit tė Kosovės dhe tė Parlamentit tė Shqipėrisė,
Tė nderuar miq, pėrfaqėsues tė medias,
Tė nderuar pėrfaqėsues tė kompanisė “Bechtel”,

Ėshtė njė kėnaqėsi e veēantė qė jemi sot kėtu nė Reps, nė aksin e autostradės qė do tė lidhė Durrėsin me Kosovėn. Kjo padyshim ėshtė pjesė e asaj qė e kemi konsideruar ėndėrr shqiptare, tė cilėn e shikojmė ēdo ditė qė po realizohet dhe shumė shpejt do tė kemi njė rrugė tė pėrfunduar, njė rrugė qė do tė lidhė jo vetėm Shqipėrinė me Kosovėn, por njė rrugė qė do tė japė mundėsi tė jashtėzakonshme zhvillimi e komunikimi, nė radhė tė parė komunikimi njerėzor, komunikimi nė botėn e biznesit. Kjo rrugė do t’i japė pse jo gjithė kėsaj zone njė zhvillim tė paparė, njė zonė qė dikur ka qenė e harruar, e braktisur. Por unė besoj qė kjo rrugė do tė japė bukuri edhe mė shumė, do t’i japė kuptim kėtij peisazhi tė mrekullueshėm.

Unė jam personalisht shumė i lumtur, zoti President, qė jemi sė bashku kėtu sot. Kjo ėshtė vizita juaj e parė nė Shqipėri si President i Kosovės sė lirė, tė pavarur dhe demokratike. Ka simbolikėn e vet kur vizitoni Shqipėrinė, por ka dhe simbolikėn e vet kur vizitoni pikėrisht kėtė rrugė. Kjo ėshtė rruga qė ne kemi ėndėrruar sikurse thashė, kjo ėshtė rruga qė e kemi ėndėrruar sė bashku, ėshtė njė ėndėrr e pėrbashkėt e realizuar, ėshtė gjėja mė e mirė qė ne po pėrjetojmė. Shumė breza e kanė ėndėrruar kėtė rrugė, fatkeqėsisht njė pjesė e konsiderueshme e tyre nuk ia kanė arritur kėsaj dite, kėshtu qė jemi me fat, por mė me fat do tė jenė brezat qė do vijnė, tė cilėt do tė kenė mundėsinė tė ndihen shumė afėr me njėri-tjetrin. Kemi qenė me zemėr, me mendje, me shpirt, shumė afėr, por sot jemi realisht edhe fizikisht, jemi shumė, shumė afėr pėr tė realizuar ato ėndrra tė mėdha qė kemi pasur, dhe ashtu sikurse e thamė edhe dje sė bashku, - pėr tė cilėn bien dakort sot edhe personalitetet mė tė rėndėsishme tė botės - Shqipėria dhe Kosova sot janė kontribuese tė paqes nė rajon. Jam i bindur qė do tė jenė pjesė e padiskutueshme e ėndrrės euroatlantike, ėndėrr qė realizohet edhe nėpėrmjet realizimit tė kėsaj vepre, e cila pėrpara se tė jetė vepėr e madhe inxhinierike me njė teknologji tė pėrparuar, ėshtė vepėr e shpirtit tė tė gjithė shqiptarėve. Unė jam shumė i gėzuar dhe dėshiroj tani qė tė dėgjoj dhe emocionet e Presidentit Sejdiu”.

Presidenti Sejdiu:

“Ju faleminderit zoti President! Janė tė ngjashme.
Tė nderuar miq,
Pėrfaqėsues tė pushtetit lokal,
Deputetė,
Inxhinierė dhe punėtorė tė “Bechtel”-it dhe tė gjithė partnerėve tuaj,

Ėshtė vėrtet njė ditė me emocione tė veēanta edhe pėr mua, edhe pėr delegacionin e Republikės sė Kosovės, qė tė jemi kėtu dhe tė shohim kėtė ecje dhe kėtė qasje kaq aktive, qė kjo rrugė tė pėrfundojė sa mė parė. Rruga ka qenė dhe mbetet nė qasjen e vet themelore, arterie e rėndėsishme e njė trungu, e njė jete. Ėshtė me shumė rėndėsi qė hap perspektivėn, hap proceset e zhvillimit, hap proceset e lėvizjeve tė lira tė qytetarėve nė mėnyrėn mė tė mirė tė mundshme, komunikimet e tyre, bashkon njerėzit. Prandaj ajo qė ėshtė dhėnė si ide edhe nė fazat mė tė hershme dhe qė Presidenti Topi e quajti me tė drejtė ėndėrr tė gjeneratave tė shumta, vjen dhe bėhet realitet nė kėtė kohė me njė pėrkushtim tepėr tė pėrgjegjshėm tė qeverisė shqiptare dhe besoj po nė tė njėjtėn kohė, njė pėrkushtim qė do ta ketė edhe qeveria e Kosovės, qė rruga Durrės-Prishtinė do tė jetė e kryer pėr njė kohė optimale dhe jashtėzakonisht tė shkurtėr. Pėr ne ėshtė me shumė rėndėsi qė njerėzit do tė vijnė nga Prishtina dhe qytetet e tjera nė Kosovė, ta kenė Durrėsin, ta kenė Tiranėn, ta kenė Shkodrėn dhe qytetet e tjera shumė mė afėr, dhe kjo rrugė do ta mundėsojė. Ėshtė tepėr e rėndėsishme qė pikėrisht kjo rrugė do tė ofrojė dhe shansin e madh pėr banorėt e zonave qė tė gjejnė perspektivėn e zhvillimit dhe tė ekzistencės sė tyre nė kėto mjedise, qė me kėto bukuri tė natyrės, t’i shtohet po ashtu njė vepėr e veēantė edhe nga dora e njeriut dhe nga pėrcaktimi i tij, qė praktikisht njerėzit tė gjejnė mundėsi mė tė mira pėr zhvillimet brenda qyteteve dhe nė lokalitetet qė pėrshkohet.

Prandaj do tė dėshiroja qė me kėtė rast tė pėrkujtoj edhe njė herė gjithė kėtė punė tė madhe qė ėshtė bėrė, tė pėrkujtoj idenė qė Presidenti Rugova e pat thėnė qė nė fillim tė viteve ’90, qė duhet tė ketė njė veprim tė koordinuar energjik tė pėrbashkėt pėr ta parė kėtė rrugė tė kryer, qė lidh Kosovėn dhe Shqipėrinė, dhe qė lidh dy vendet edhe nė qarkullimin apo nė ecjen drejt Evropės.

Ju faleminderit edhe njė herė pėr punėt e mėdha qė janė bėrė. Pėrgėzoj po ashtu edhe tė gjithė njerėzit e kėsaj kompanie tė rėndėsishme qė ka marrė pėrsipėr qė tė kryejė nė afat punimet, dhe besoj qė nuk do tė jetė e largėt dita qė do jemi tė gjithė sė bashku pėr tė kapėrcyer shumė shpejt me makinė nga Prishtina nė Tiranė dhe nė Durrės.

Ju falemnderit!”


Sejdiu, "Qytetar Nderi" i qytetit te Shkodres

E Merkure, 05 Nentor 2008

"Nga sot une do te jem qytetari me i ri i Shkodres dhe kjo per mua eshte nder i madh dhe privilegj qe pakkush mund ta kete". Shume i emocionuar, Presidenti kosovar, Sejdiu ka thene keto fjale ndersa merrte nga Kryetari i Bashkise Lorenc Luka titullin e "Qytetarit te Nderit" te Shkodres. Nje jave me pare Keshilli Bashkiak i Shkodres i ka akorduar presidentit te Kosoves Fatmir Sejdiu, titullin e larte "Qytetar Nderi". Sejdiu eshte pritur nga autoritetet me te larta te pushtetit vendor dhe atij qendror ne Shkoder ndersa ka vleresuar nderin qe i eshte bere. Ai ka theksuar se Shqiperia ka bere mjaft ndryshime gjate ketyre viteve, ashtu sic kane enderruar gjithnje te gjithw shqiptaret, per breza te tere. "Shkodra eshte pjese e ketij transformimi pozitiv qe po rikthen shkelqimin e dikurshem si kryeqender ekonomike, kulturore dhe e turizmit ne tere veriun e Shqiperise", ka thene Sejdiu. Sipas tij, mes Shqiperise dhe Kosoves eshte krijuar nje fryme e mire bashkepunimi qe, natyrisht duhet shfrytezuar nga komunitetet e biznesit, ne te dy vendet. "Shkodranet dhe biznesmenet jane te mireseardhur ne Kosove. Tani qe Republika e Kosoves eshte lire dhe e pavarur jane shtuar mundesite e bashkepunimit me projekte te perbashketa. Shkodra, si nje arterie e madhe e gjithe kesaj, ka shume cfare te ofroje dhe shkodranet e dine mjaft mire kete. Ne po punojme, ne mes nesh nuk do te kete me kufij ndares" ka thene Sejdiu. Titulli i late i eshte akorduar presidentit kosovar, nga kryetari i bashkise se Shkodres, Luka.


Kortezi e Presidences se RSH


Shenim: Komentet dhe reagimet tuaja mbi viziten e presidentit Sejdiu ne Shqiperi mund ti postoni ne Forumin Shqiptar ne kete teme.


© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.