Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Ndihmojeni armikun qe eshte ne nevoje, por ruajuni, sepse ai nuk ndryshon aspak nga nje qen.
--- Epicure

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 110 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...
Demokraci :: Barak Obama zgjidhet president i Shteteve tė Bashkuara
Postuar nga: Albo

Demokraci Barak Obama u bė presidenti i parė afrikano-amerikan i Shteteve tė Bashkuara.

Senatori demokrat hyri nė histori duke marrė shumė mė tepėr se sa 270 votat elektorale qė duheshin pėr tė fituar Shtėpinė e Bardhė. Pas shpalljes sė rezultatit nė tė gjitha shtetet me pėrjashtim tė katėr prej tyre, presidenti i zgjedhur arriti tė grumbullojė 338 vota elektorale kundrejt 159 tė rivalit tė tij republikan, Senatori Xhon Mekein.

Qindra mijra simpatizantė tė Obamės shpėrthyen nė brohoritje dhe nė lot gėzimi nė njė miting tė madh nė Ēikago kur rrjetet televizive shpallėn njoftimin.

Mė pas, presidenti i zgjedhur doli nė skenė me bashkėshorten dhe dy vajzat pėr tė folur para njerėzve qė ishin pėrfshirė nga gėzimi dhe qė valvitnin flamuj. “Nė kėtė moment pėrcaktues, ndryshimi erdhi nė Amerikė,” deklaroi zoti Obama . “Zgjedhjet, tha ai, provojnė se Amerika ėshtė vendi ku gjithēka ėshtė e mundur."

Zoti Obama i bėri thirrje vendit tė bashkohet dhe paralajmėroi se Amerika pėrballet me sfida tė mėdha. Por presidenti i zgjedhur tha se shpreson se njė agim i ri i udhėheqjes amerikane ėshtė shumė pranė.

Para kėsaj, senatori Mekein pranoi humbjen nė shtetin e tij Arizona, duke u thėnė pėrkrahėsve se senatori Obama ka arritur njė gjė tė madhe pėr veten dhe pėr vendin. Zoti Mekein tha se i kishte telefonuar zotit Obama pėr ta uruar dhe u zotua ta mbėshtesė presidentin e sapozgjedhur pėr ta drejtuar vendin nė kėtė periudhė tė vėshtirė.

Fitorja e zotit Obama i jep fund 8 viteve tė kontrollit republikan tė Shtėpisė sė Bardhė nėn Presidentin Bush.

Ai do tė jetė presidenti i parė afrikano-amerikan nė hiostorinė 232 vjeēare tė Shteteve tė Bashkuara. Zoti Obama do ta bėjė betimin si president mė 20 janar 2009.

Anketat tregojnė se fushata e zotit Obama mori njė shtytje me rėndimin e krizės ekonomike amerikane. Nė mėnyrė tė pėrsėritur ai i lidhi politikat ekonomike tė zotit Mekein me politikat jopopullore tė presidentit republikan Xhorxh Bush.

Senatori Mekein u pėrpoq ta distanconte veten nga Presidenti Bush.


Me fitoren e tij, Barak Obama hyn nė histori

Demokrati Obama do tė jetė presidenti i parė afrikano-amerikan i Shteteve tė Bashkuara, disa dekada pas pėrpjekjeve pėr tė drejta tė barabarta tė afrikano-amerikanėve nė jugun e ndarė tė vendit.

47 vjeēari ishte gjithashtu i pari kandidat presidencial afrikano-amerikan i njė partie tė madhe politike nė Shtetet e Bashkuara. Kandidatura e tij historike vjen 50 vjet pas fillimit tė Lėvizjes pėr tė Drejtat Civile, qė u dha fund ligjeve tė ndarjes racore nė pjesėn jugore tė Shteteve tė Bashkuara qė i trajtonin afrikano-amerikanėt si qytetarė tė dorės sė dytė.

Afrikano-amerikanėt nuk mund tė ushtronin lirisht tė drejtėn pėr tė votuar nė jug tė vendit deri nė vitin 1965, kur Kongresi miratoi Aktin e sė Drejtės pėr tė Votuar nėn presionin e aktivistėve tė tė drejtave civile.

Mė parė, frikėsimi dhe dhuna dhe ligjet qė donin t’i kufizonin tė drejtat e afrikano-amerikanėve, nuk i lejonin afrikano-amerikanėt tė votonin, megjithėse atyre u ishte dhėnė e drejta e votės qė nė vitin 1870 me amendamentin e 15-tė tė kushtetutės. Akti pėr tė Drejtėn e Votės u dha fund kėtyre taktikave diskriminuese.

Obama, i ati i tė cilit ishte nga Kenia dhe nėna njė amerikane e bardhė, ka realizuar arritje historike edhe mė parė.
Nė vitin 1990, ai ishte i pari president afrikano-amerikan i revistės prestigjioze Harvard Law Review, qė konsiderohej posti mė i lartė nė Fakultetin e Drejtėsisė tė Universitetit tė Harvardit.

Zoti Obama ėshtė senatori i pestė afrikano-amerikan nė historinė amerikane dhe i vetmi afrikano-amerikan qė shėrben aktualisht nė Senat.

Kortezi e Zeri i Amerikes


Shenim: Komentet dhe reagimet tuaja mbi lajmin mund ti postoni ne Forumin Shqiptar tek kjo teme.


© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.