Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Altruizmi, kjo dashuri abstrakte e njerezimit, pothuasje gjithnje,s`eshte gje tjeter vecse egoizem.
--- Dostoievski

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 117 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...


2008
Revista "Biblioteka, zėri i Shqipėrisė"
Nė 28 mars 1919 doli nė Sofje numri i parė i revistės "Biblioteka, zėri I Shqipėrisė", e drejtuar nga patrioti Themistokli Gėrmenji. Ishte politike e letrare nė shqip e pjesėrisht nė anglisht e frėngjisht.

Dr.Besim Zyma
Nė 28 mars 1901 u lind nė Kopyly tė Turqisė dr.Besim Zyma, njėri nga mjekėt tanė mė tė mirė, otorinolaringolog i shquar, qė la edhe mjaft studime me vlerė, si: "Sėmundjet veshė-hundė-fyt", "Mjekimi i vetvetes", etj.Vdiq nė vitin 1983.

Bartolomeo della Porta
Nė 28 mars 1472 u lind piktori i njohur italian Bartolomeo della Porta, njė nga pėrfaqėsuesit e shquar tė Rilindjes sė hershme, nga i cili kanė mbetur veprat e mrekullueshme: "Madona e mėshirshme", "Vajtimi i Krishtit", etj.

Maksim Gorki
Nė 28 mars 1868 u lind nė Nizhni Novgorod tė Rusisė shkrimtari i madh Aleksej Maksimoviē Peshkov, i njohur nė botėn e letrave si Maksim Gorki bashkė me veprat e tij: "Zgalemi", "Makar Ēudra", "Jeta e Klim Samginit", "Nėna", "Vepra e Artamonovėve", etj.
Njoftime :: Shqipėria merr ftesėn pėr tu anėtarėsuar nė NATO
Postuar nga: Albo

Njoftime Shqipėria merr ftesėn pėr anėtarėsim nė NATO

Pas pėrfundimit tė punimeve tė seancės sė parė tė Samitit tė NATO-s, i cili u zhvillua nė Bukuresht tė Rumanisė, Sekretari i Pėrgjithshėm i NATO-s, Jaap de Hoop Scheffer, bėri tė ditur nė njė konferencė pėr shtyp se tė 26 vendet anėtare tė NATO-s, miratuan ftesėn pėr anėtarėsim tė Shqipėrisė, si anėtare me tė drejta tė plota nė Aleancėn e Atlantikut tė Veriut.

Kryeministri Berisha: Marrja e ftesės pėr anėtarėsim nė NATO, mrekullia e lirisė



Pėrshėndetja e Kryeministrit Berisha me rastin e marrjes sė ftesės pėr anėtarėsim nė NATO tė Shqipėrisė

I nderuar Presidenti Bush,

I nderuar zoti Sekretar i Pėrgjithshėm i NATO-s Scheffer,

Tė nderuar Kryetarė tė shteteve dhe tė qeverive tė vendeve anėtare tė NATO-s

Zonja dhe Zotėrinj,

Mė lejoni t’ju shpreh mirėnjohjen mė tė thellė, Ju, liderėve tė vendeve anėtare tė NATO-s, pėr vendimin historik qė morėt, pėr tė ftuar Shqipėrinė tė bėhet anėtare e Aleancės mė tė shkėlqyer politike ushtarake, qė kohėrat kanė njohur. Pėr shqiptaret, qė aq shumė kanė vuajtur por edhe sakrifikuar pėr liri dhe dinjitet dhe, qė sot mbi 95% e tyre mbėshtesin anėtarėsinė e vendit te tyre ne NATO, vendimi i juaj i sotėm, kėtu nė Bukuresht, hapi epokėn e sigurisė pėr lirinė dhe pėr te ardhmen e tyre tė merituar.

Historia e vendit tim ka qene historia e mbijetesės. Liria dhe e ardhmja jane te pandashme. Por, me vendimin tuaj fisnik pėr tė ftuar Shqipėrinė, ju vendosėt rikthimin e shqiptarėve, nder me te vjetrit banore te kontinentit, nė familjen, nė gjirin e kombeve euroatlantike, me tė cilat ne ndajmė vlerat shekullore tė qytetėrimit tonė.

Vendimi i Kryetarėve tė Shteteve dhe Qeverive tė vendeve anėtare tė NATO-s, pėr tė ftuar Shqipėrinė, ėshtė vlerėsim dhe afirmim i pėrpjekjeve dhe arritjeve tė shqiptarėve nė shndėrrimin e Shqipėrisė nga vendi i monizmit total, izolimit mė tė thellė, hiperkolektivizmit tė plotė, lirive dhe tė drejtave tė ndaluara, nė vendin e pluralizmit politik dhe demokracisė funksionuese, shtetit ligjor, ekonomisė sė lirė tė tregut, njė vend qė kėto 15 vite ka vendosur njė bashkėpunim luajal tė gjithanshėm me Aleancėn e Atlantikut tė veriut.

Trupat tona janė tė vendosura sot sė bashku me trupat tuaja nė Kabul dhe Herat dhe do tė jenė kudo ku NATO tė ketė nevojė.

Ju, vlerėsuat me vendimin tuaj kėto arritje, por unė dua tė shpreh kėtu mirėnjohjen mė tė thellė ndaj kombeve dhe vendeve tuaja, pėr solidaritetin, ndihmėn e gjithanshme qė na dhanė nė rrugėn tonė tė ndėrtimit tė lirisė dhe vlerave tė saj. Njė mirėnjohje shumė tė thellė NATO-s, Sekretarit tė Pėrgjithshėm, ekipit tė tij pėr ndihmėn tejet tė ēmuar qė na dhanė pėr tė bėrė tė mundur kėtė ditė.

Me vendimin tuaj, ju keni vendosur njė besim tė madh tek ne. Por edhe unė, marr sot kėtu njė zotim solemn para jush se, ne vlerėsojmė kėtė besim, para sė gjithash, si njė pėrgjegjėsi madhore te kombit tim ndaj kombeve tuaja pėr tė ndėrmarrė ēdo reformė, pėr tė miratuar dhe zbatuar ēdo vendim dhe ligj, pėr tė arritur dhe konsoliduar standardet politike, ekonomike, sociale dhe ushtarake tė vendeve anėtare tė NATO-s.

Njė nga te vėrtetat e mėdha qė kemi mėsuar ėshtė se reformat janė perpetum mobile e vėrtetė e shoqėrisė sė lirė. Kėshtu do tė jenė edhe pėr shoqėrinė tonė.

Duke shprehur edhe njė here mirėnjohjen ndaj jush dhe vendeve tuaja pėr vendimin historik qe morėt sot, me lejoni ta mbyll fjalėn time me njė ndjesi personale:

Sot ne kėtė pallat, historia e te cilit ėshtė tashme e njohur, ftohet pėr tu anėtarėsuar ne NATO vendi, qe u sundua nga diktatori me i egėr i Europės se pasluftės, i cili, pėr me shume se 4 dekada me radhe, ndėrtoi aq shume bunkerė ne qytetet, fshatrat, fushat, malet e brigjet e vendit, qe po te mblidheshin se bashku, mund te ndėrtonin dy here piramidat e Egjiptit.

Pėr mua kjo ėshtė njė mrekulli,

Mrekullia e lirisė!

Falėminderit shumė pėr te gjithė besimin e treguar

Ju faleminderit te gjithėve


FJALA E PRESIDENTIT TOPI NĖ SAMITIN E NATO-s NĖ BUKURESHT.

I nderuar zoti Sekretar i Pėrgjithshėm,
I nderuar President i Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės, Shkėlqesi Presidentė dhe Kryeministra,
Zonja dhe zotėrinj,



Jam shumė i nderuar qė ndodhem sot nė Bukuresht pėr tė pėrfaqėsuar vendin tim nė kėtė ngjarje tė madhe. Dėshiroj t’ju sjell mirėnjohjen dhe falėnderimin mė tė thellė tė popullit shqiptar pėr vendimin qė mori sot Aleanca e Vendeve tė Atlantikut tė Veriut.

Sot, vendi im nėnshkruan aktin mė tė rėndėsishėm nė historinė e tij; sot populli shqiptar shkėputet pėrfundimisht nga e kaluara e Jaltės dhe Potsdamit; Shqipėria denjėsisht dėshmon se liria dhe demokracia kthehen nė virtyte edhe nė vendin ku, jo mė shumė se dy dekada mė parė, diktatura mė e egėr nė historinė e pas Luftės sė Dytė Botėrore e kishte kthyer nė institucion dhunėn ndaj lirisė dhe tė drejtės.

Si President i Shqipėrisė, dėshiroj tė falėnderoj tė gjitha ato vende mike, tė cilėt besuan nė kėrkesėn dhe dėshirėn e sinqertė euroatlantike tė popullit shqiptar dhe e mbėshtetėn atė. Kjo ėndėrr, e cila lindi natyrshėm qysh nė ditėt e para tė ēlirimit tė shoqėrisė shqiptare nga komunizmi, u realizua sot nė Bukuresht.

E gjithė shoqėria shqiptare, e gjithė politika shqiptare, mediat dhe pėrfaqėsuesit e shoqėrisė civile nė Shqipėri, janė tė vendosur dhe tė pėrgjegjshėm pėr tė mbėshtetur anėtarėsimin e vendit tė tyre nė NATO.

Shqipėria ndodhet tashmė nė rrugėn e saj tė pakthyeshme pėr tė ndėrtuar njė shtet demokratik dhe tė sė drejtės. Ne jemi tė vendosur tė mos ndalemi pėrpara kėsaj sfide, nė emėr tė njė tė ardhmeje mė tė mirė, mė tė sigurtė dhe mė tė begatė pėr fėmijėt tanė, ku ēdo sakrificė ėshtė e pėrligjur.

Reformat e rėndėsishme politike dhe ekonomike nė Shqipėri, reformat nė sistemin e drejtėsisė, nė sistemin zgjedhor, nė sistemin e sigurisė, nė Forcat e Armatosura, nė modernizimin e institucioneve, reformat pėr ērrėnjosjen e korrupsionit dhe luftėn kundėr krimit tė organizuar, tė cilat janė kontribut i tė gjitha forcave politike, pozitės dhe opozitės, i tė gjitha qeverive tė mbas vitit 1992, por sidomos i vetė popullit shqiptar, janė procese tė pandalshme, tė qenėsishme dhe tė domosdoshme edhe pėr njė vend anėtar tė Aleancės.

E konsideroj vendimin qė Aleanca mori sot pėr Shqipėrinė si njė vlerėsim dhe besim ndaj tė gjithė angazhimit tė deritanishėm, serioz dhe shumėplanėsh tė vendit tim dhe si njė angazhim madhor qė ne kemi si ndaj vendeve tė Aleancės, ashtu dhe ndaj popullit shqiptar.

Shqipėria ėshtė e gatshme tė bėhet pjesė e rėndėsishme e politikave tė sigurisė dhe demokracisė sė Aleancės si nė planin rajonal dhe nė atė global.

Shtrirja e NATO-s nė rajonin ballkanik tkurr ndjeshėm hapėsirėn e pasigurisė brenda kontinetit evropian.Ajo jep garancinė pėr siguri afatgjatė, pėr zhvillim e mirėqenie si dhe ndihmon nė demokratizimin e vendeve ballkanike, duke u treguar tė vetmen rrugė tė drejtė pėr t'u shkėputur nga e kaluara e tyre e armiqėsisė ndėretnike.

Shqipėria, nėpėrmjet politikės sė saj euroatlantike rajonale, do tė mbėshtesė integrimin e Republikės sė Kosovės nė hapėsirat e sigurisė dhe tė zhvillimit, si dhe do tė jetė e gatshme tė ofrojė kontributet e saj individuale brenda politikave tė NATO-s dhe tė Bashkimit Evropian pėr integrimin e Bosnje-Hercegovinės, Malit tė Zi dhe Serbisė.

Tė nderuar miq,

Shqipėria sot ndodhet nė krah tė vendeve tė cilėt vlerat e demokracisė dhe tė lirisė i kanė busulla tė strategjive tė tyre tė zhvillimit kombėtar, pėr tė ndėrtuar njė tė ardhme tė ndritur jo vetėm pėr shoqėritė e tyre, por pėr tė gjitha shoqėritė dhe kombet e botės. Ne jemi sa krenarė, aq edhe tė pėrgjegjshėm pėr kėtė akt.

Ju falemnderit!



Kryeministri: Marrja e ftesės pėr anėtarėsim, forcė frymėzuese pėr realizimin e tė gjitha standardeve

- Intervistė e Kryeministrit Berisha pėr TVSH-nė, pas marrjes sė ftesės pėr anėtarėsim nė NATO, nė Samitin e Bukureshtit

Emocionet e mia nė kėtė ditė janė tė mėdha. Me aktin e sotėm, Shqipėria hyn nė njė epokė tė re tė sigurisė, tė lirisė sė qytetarėve tė saj, tė lirisė sė saj, njė epokė e tė ardhmes sė saj.

Asnjė komb dhe asnjė vend nuk ka pasur njė histori mė tė dhimbshme se sa kombi ynė, qė nga pavarėsia e deri nė fillim tė viteve ’90. Shqipėria ka pėrjetuar copėtime, pushtime, diktatura nga mė tė egrat. Por Shqipėria regjistron histori pushtimesh tė gjata edhe para pavarėsisė. Nė kėtė kontekst, themi se shqiptarėve nuk iu dha mundėsia tė ndėrtojnė tė ardhmen. Historia dhe pėrpjekjet e tyre titanike janė pėrpjekjet e njė kombi pėr mbijetesė. Liria dhe e ardhmja janė njė dhe e pandarė. Liri e sigurt do tė thotė e ardhme e sigurt. Ky komb e meritonte kėtė ftesė. Sot vendi ecėn drejt anėtarėsimit tė plotė nė Aleancė, me fuqinė politike dhe ushtarake mė tė madhe tė botės, SHBA, me Britaninė e Madhe, Francėn, Gjermaninė, Italinė, vendet e tjera tė Evropės, Turqinė, etj. Pra, Shqipėria hyn nė njė aleancėn mė tė fuqishmen, mė tė shkėlqyerėn, mė tė pathyeshmen qė kohėrat kanė njohur nė tėrė historinė e njerėzimit.

Besoj se tashmė shqiptarėt hapin njė horizont tė madh, horizontin e sigurisė sė tyre. Nga ana tjetėr, dua tė theksoj se ky akt I madh I ditės sė sotme, e bėn Shqipėrinė shumė mė dinjitoze, shumė mė tė besuar, I jep njė pasaportė tė re kėtij vendi, pėr tė cilėn ajo ka pasur nevojė dhe e ka merituar .

Ndaj, unė shfrytėzoj edhe njėherė rastin tė pėrshėndes pėrzemėrsisht ēdo shqiptar,, tė pėrshėndes tė gjithė ata tė cilėt me kontributin e tyre bėnė realitet ėndrrėn atlantiste tė qytetarėve tė vendit tonė.

Dua tė pėrulem dhe pėrshėndes me nderimin mė tė madh, me mirėnjohjen mė tė thellė, Shtetet e Bashkuara tė Amerikės, tė cilat mbėshtetėn aq fuqishėm vendosjen e demokracisė nė Shqipėri nė vitet ’90, Presidentin Bush, Presidentin Klinton pėr kontributin e tij nė ndėrtimin e demokracisė, Presidentin Xhorxh W. Bush, i cili ka luajtur njė rol tė jashtėzakonshėm. Dua tė pėrshėndes tė gjithė kryetarėt e shteteve dhe qeverive tė vendeve anėtare tė NATO-s pėr besimin e tyre tė madh qė vendosėn pėr Shqipėrinė dhe dua t’i garantoj ata se Shqipėria, kėtė besim, do ta ketė forcė frymėzuese pėr tė realizuar sa mė shpejtė standardet dhe pėr tė merituar anėtarėsimin e plotė nė Aleancėn e Atlantikut tė Veriut, aleancės mė tė shkėlqyer tė kohėrave.

Pyetje: Zoti Kryeministėr, a ju vjen keq qė njė nga bashkudhėtarėt e Shqipėrisė, Maqedonia, mbeti jashtė dhe kjo, jo pėr shkak tė reformave?

Kryeministri Berisha: Sigurisht, dėshiroja shumė qė sot edhe Maqedonia tė merrte ftesėn pėr anėtarėsim. Por, gjithashtu, jam optimist dhe kam shumė besim se gjatė kohės qė vjen ajo do tė zgjidhė problemin e emrit tė saj dhe do tė marrė ftesėn. Kjo ftesė ėshtė vendosur tė jepet edhe jashtė samiteve, pra nga Kėshilli i Atlantikut tė Veriut nė Bruksel. Ēėshtja e emrit duhet tė zgjidhet nė interesin mė tė mirė tė tė dy vendeve tona mike.

Pyetje: Cilat janė sfidat e Shqipėrisė pas kėsaj ftese?

Kryeministri Berisha: Sfidat e Shqipėrisė kanė tė bėjnė me procedimin me reforma tė thella. Shqipėria duhet t’i pėrgjigjet me seriozitetin mė tė madh vlerėsimit serioz qė i ėshtė bėrė asaj nė historinė e saj.

Pyetje: Megjithatė, ju nesėr do tė udhėtoni drejt Kroacisė, ku do tė keni njė takim edhe me Presidentin amerikan Bush, ndėrkohė qė po nesėr, nė Tiranė, do tė ketė njė protestė tė opozitės. Si e vlerėsoni kėtė?

Kryeministri Berisha; Lidhur me takimin e Kroacisė, akoma kjo gjė ėshtė pėr t’u pėrcaktuar. Pėr sa i pėrket opozitės dhe kontributit tė saj, ka prej tyre qė kanė qenė promotor tė idesė atlantike tė Shqipėrisė qė nė vitet ’90. Mė vonė, ata kanė dhėnė kontributin e tyre tė pa diskutueshėm, ndėr tė cilat mund tė thuhet se Karta e Adriatik 3 ėshtė firmosur nga opozita aktuale, atėherė nė qeverisje. Edhe me vonė, edhe gjatė kėtyre 2-3 viteve, opozita ka mbėshtetur reformat e vendit pėr integrim nė NATO. Pėr kėtė, unė dua ta pėrshėndes opozitėn dhe tė shpreh vlerėsimin tim, sepse edhe ajo e ka nė programin e saj kėtė objektiv.

Dua tė pėrshėndes tė gjithė ata qė mbėshtetėn kėto reforma. Reformat e 2-3 viteve tė fundit kanė qenė pėrcaktuese, pasi kėto reforma, ashtu siē u shprehėn 27 ministrat e Jashtėm tė vendeve tė Bashkimit Evropian, e ēuan Shqipėrinė nė njė vend frymėzues pėr vendet e rajonit.

Nga ana tjetėr, Shqipėria ėshtė njė vend i lirė, opozita ka tė drejtė tė pėrdorė mjete demokratike qė i quan mė tė rėndėsishme.

Pyetje: Samiti i ardhshėm, nė kuadėr ė 60 vjetorit tė krijimit tė Aleancės do tė bėhet vitin tjetėr. A do tė vazhdojė Shqipėria nė kėtė rrugė me vendosmėri, pėr t’u anėtarėsuar plotėsisht?

Kryeministri Berisha: Shqipėria do tė vazhdojė edhe mė me vendosmėri pėr t’u anėtarėsuar nė njė kohė sa mė tė shkurtėr tė mundshme. Por unė nuk mund tė pėrcaktoj se cili do tė jetė afati, pasi axhenda e anėtarėsimit tė plotė ėshtė njė axhendė mė e gjerė e qeverisė shqiptare.

Duke ju falėnderuar, edhe njėherė, pėrshėndes ju dhe gjithė shqiptarėt, kudo qė janė sot.




Kryeministri Berisha: Shqipėria dhe shqiptarėt e meritojnė ftesėn nė NATO

Pėrshėndes tė gjithė shqiptarėt nė kėtė ditė qė ndan historinė e Shqipėrisė nga epoka e pasigurisė nė epokėn e sigurisė tė lirive tė shqiptarėve, nė epokėn e tė ardhmes sė tyre. Liria dhe e ardhmja kanė qenė njė binom i pandarė nė tė gjithė shekujt. Ne, si komb kemi mbijetuar, por nuk kemi ndėrtuar dot tė ardhmen, sepse nuk kemi qenė tė lirė. Sot, jemi tė lirė e sigurojmė liritė tona nė Aleancėn politike dhe ushtarake me vendin mė tė fuqishėm tė botės, me vendet mė tė fuqishme tė Europės dhe ecim tė sigurt drejt fatit qė na pret.

Cilat kanė qenė reagimet nė takimet direkte me liderėt europianė zoti Berisha?

Kryeministrit: Ka qenė ai i njė urimi jashtėzakonisht shumė tė pėrzemėrt. Unė kam shfrytėzuar rastin pėr t’u shprehur mirėnjohjen mė tė thellė pėr besimin e jashtėzakonshėm qė vendosėn mbi Shqipėrinė dhe jam zotuar me solemnitet se kėtė besim do ta shndėrrojmė nė njė zotim tė madh pėr tė realizuar sa mė shpejt standardet e njė vendi tė lirė, tė denjė pėr anėtar tė plotė tė Aleancės politike dhe ushtarake mė tė suksesshme tė tė gjitha kohėrave.

Zoti Kryeministėr, e meritonim tė ishim anėtare tė NATO-s apo thjesht na pranuan?

Kryeministri: E meritonim plotėsisht. Nė kėto 16 vite, shqiptarėt kanė dėshmuar luajalitet dhe bashkėpunim tė ngushtė e tė gjithanshėm me NATO-n. Shqiptarėt janė transformuar mė shumė se tė gjitha kombet e tjera ish komuniste, po tė marrim parasysh se nga e nisėm. Dy diktatorėt mė tė egėr tė Europės ish komuniste kanė qenė Ēaushesku nė Rumani, i cili, krahas pėrgjakjes dhe mizorive tė tij, ndėrtoi edhe kėtė Pallat. Ndėrsa diktatori ynė mbushi Shqipėrinė, kodrat, malet, fushat, qytetet, fshatrat e brigjet e saj me qindra e mijėra bunkerė, qė, e theksoj edhe njė herė, do tė mjaftonin pėr tė ndėrtuar nga e para tė gjitha piramidat e Egjiptit, madje do tė tepronin. Nė kėtė kontekst, Shqipėria nuk mund tė mos kishte njė rrugė pak mė tė gjatė se tė tjerėt, por e rėndėsishme ėshtė qė ajo, nėpėrmjet reformave tė thella e tė gjithanshme, qė, vetėm 5 ditė mė parė, u vlerėsuan nga zyrtarėt e NATO-s dhe vendet anėtare tė saj qė janė njėkohėsisht anėtare tė Bashkimit Europian si frymėzuese pėr rajonin. Kėto reforma u njohėn, u legjitimuam dhe bėnė qė tė ketė unanimitet tė plotė dhe asnjė vėrejtje pėr t’i ofruar ftesėn Shqipėrisė dhe shqiptarėve. Nė kėtė kontekst, kam ardhur me bindjen se do tė merrnim ftesėn dhe se e meritojmė atė. Natyrisht vendimi fisnik u takonte atyre qė e morėn sot.

Zoti Berisha, marrja e ftesės ka mė shumė detyra pėr Shqipėrinė, sesa entuziazėm?

Kryeministri: Marrja e ftesės sigurisht ka detyra tė rėndėsishme, por nuk mund tė mos ketė entuziazėm. Vendi e kombi ynė, realisht i stėrhequr nė tė shkuarėn e tij, veēanėrisht shekulli qė shkoi ishte njė shekull tejet i rėndė pėr tė, tani hyn nė njė etapė tė re, jo vetėm ėshtė i lirė, por ka tė sigurt liritė e tij, tė ardhmen e tij. Kjo pėrbė arritjen mė tė madhe tė qytetarėve tė lirė, tė njė kombi tė lirė.

Kjo rrit reputacionin e Shqipėrisė nė botė, rrit besimin e investitorėve dhe turistėve tė huaj tek Shqipėria. Kėto janė tė njė rėndėsie tė jashtėzakonshme.

A ėshtė e gatshme Shqipėria dhe mund t’i kryejė detyrimet e saj brenda njė periudhe njė vjeēare pėr t’u bėrė anėtar me tė drejta tė plota, nė Samitin e Strasburgut nė 2009?

Kryeministri: NATO ka qenė dhe mbetet njė nga qėllimet mė madhore tė jetės sime. Nė kėtė kontekst, duke qenė i vendosur qė kurrė tė mos humbas durimin pėr tė punuar pėr anėtarėsimin e plotė tė vendit tim, do tė bėj ēdo pėrpjekje qė ky akt tė ndodhė sa mė shpejt tė jetė e mundur.

Zoti Kryeministėr, nesėr pasdite do tė zhvillohet njė tubim i opozitės. A keni ndonjė koment pėr kėtė lėvizje tė re tė PS-sė?

Kryeministri: Sė pari, dua tė pėrshėndes opozitėn dhe tė gjitha forcat politike tė Shqipėrisė, tė gjithė ata qė kanė kontribuar nė kėtė proces.

Ndėrhyrja e gazetarit - Zoti Majko ishte i pari qė ka uruar mbrėmė pėr ftesėn

Kryeministri: Zoti Majko dhe zoti Meta, nė njė kohė kur forca e tyre politike ka qenė nė njė barrikadė tjetėr, kanė qenė promotorė tė pro atlantizmit nė forcėn e tyre politike, e cila mė vonė ka luajtur rol pozitiv nė procesin e integrimit. Pėr sa i pėrket manifestimit tė ditės sė nesėrme, unė shpreh kėnaqėsinė qė vendi im ėshtė vend i lirė dhe opozita ėshtė e lirė tė bėjė tė gjitha zgjedhjet e saj. Unė do tė vazhdoj me vendosmėrinė mė tė madhe tė kompletoj procesin e anėtarėsimit tė plotė tė Shqipėrisė e shqiptarėve nė NATO.



Albumi i fotove nga takimi i Bukureshtit

Reagimet tuaja mbi lajmin nė Forumin Shqiptar

Historiku i pėrpjekjeve pėr anėtarėsim nė NATO


© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.