Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Ia vlen me mire ta shperdorosh rinine tende se sa te mos besh asgje me te.
--- Courteline

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 169 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...


2008
Revista "Biblioteka, zėri i Shqipėrisė"
Nė 28 mars 1919 doli nė Sofje numri i parė i revistės "Biblioteka, zėri I Shqipėrisė", e drejtuar nga patrioti Themistokli Gėrmenji. Ishte politike e letrare nė shqip e pjesėrisht nė anglisht e frėngjisht.

Dr.Besim Zyma
Nė 28 mars 1901 u lind nė Kopyly tė Turqisė dr.Besim Zyma, njėri nga mjekėt tanė mė tė mirė, otorinolaringolog i shquar, qė la edhe mjaft studime me vlerė, si: "Sėmundjet veshė-hundė-fyt", "Mjekimi i vetvetes", etj.Vdiq nė vitin 1983.

Bartolomeo della Porta
Nė 28 mars 1472 u lind piktori i njohur italian Bartolomeo della Porta, njė nga pėrfaqėsuesit e shquar tė Rilindjes sė hershme, nga i cili kanė mbetur veprat e mrekullueshme: "Madona e mėshirshme", "Vajtimi i Krishtit", etj.

Maksim Gorki
Nė 28 mars 1868 u lind nė Nizhni Novgorod tė Rusisė shkrimtari i madh Aleksej Maksimoviē Peshkov, i njohur nė botėn e letrave si Maksim Gorki bashkė me veprat e tij: "Zgalemi", "Makar Ēudra", "Jeta e Klim Samginit", "Nėna", "Vepra e Artamonovėve", etj.
Art :: Avni Mula: 80-vjetori im i bardhė
Postuar nga: Albo

Art Emocione qe te ndalin fjalen edhe kur ke shume per te thene, te ndrydhin shpirtin edhe kur ndjen shume. Por, asnje cast s'mund ta lene jashte tempullit te tij. Mbremja e sotme eshte e tija, dhe "Valsi i lumturise" eshte koncerti jubilar per 80-vjetorin e lindjes se Avni Mules. Korridoret e ngushta te Teatrit te Operes gumezhijne, skena zhurmon, ndersa Avni Mula, qe gjendet aty, nuk flet shume, e pas cdo fraze perlotet. Eshte i rrethuar jo vetem prej se bijes se tij, Inve, qe do te ngjitet ne skene per kete pervjetor te babait te saj ne skenen e operes, por edhe nipit, Anthony. Ndersa te tjeret, dirigjenti Ermir Krantja jane po prane. Mirepo, vec gezimit qe e rroku kete 80-vjetor, sic rreket ta quaje "80- vjetori im i bardhe", ndjen edhe dhembje. Dhembje per ata qe nuk jane me, shoket e tij qe kane shkuar, ata qe s'do te mund te jene ne sallen e operes ne kete moment te shenuar, por, sidoqofte, jane me Avniun ne kete dite te madhe e te vecante.


Tetedhjete vite jete dhe me se gjysme shekulli ju ka shkuar ne skene. Si e ndjeni veten qe kete jubile e kremtoni ne Teatrin e Operes?

Pervec emocionit, ndjehem shume i gezuar e i lumtur qe qendroj prane njerezve te mi, muzikanteve, miqve e shokeve, por edhe prane publikut qe me ka shoqeruar tere jeten. Ky eshte gezim i vecante! 80 vjet jane shume, por jane edhe pak, e ne disa faqe qe kam shkruar se fundi, e kam pershkruar qenien time me nje thenie latine qe thote: "Arti eshte i gjate, jeta eshte e shkurter". Mua me kane kaluar 80 vjet me peripeci, gezime e lumturi, me gjithfare qe te sjell jeta dhe vorbulla e saj. Megjithate, te gjitha i kam kaluar shkelqyeshem, edhe momente e keqija, ndaj jam i lumtur qe gjendem prane familjes, prane bashkeshortes sime!

Ky koncert jubilar eshte pagezuar "Valsi i lumturise", pse?

Ai koncert eshte shumecka! Jane momente te goditura, te perzgjedhura nga puna ime. Ju them nje gje, si fjala, si kenga me kane sjelle lumturi ne jete.

Ky koncert eshte nje gezim edhe me i madh, pasi ne skene do te jete vajza juaj, sopranoja Inve, keni kohe qe mendoni per kete dite?

Une, jo! Ky eshte nje koncert dhurate, do thosha, nga dy vajzat e mia, bashkeshortja ime, dhendri, te gjithe shoket dhe miqte e mi qe me kane rrethuar tere jeten. Une kam shkruar shume, kantata, opera dhe kam punuar per kete teater e gjate gjithe ketyre viteve asnjehere s'kam ndjere merzi e as lodhje. E gjithe kjo veprimtari e imja me ka dhene nje kenaqesi teper te madhe, e cila kurre s'mund te harrohet. Arti eshte shume i zorshem, edhe kur e ndjen, edhe kur e degjon, edhe kur e shijon. Une kam jetuar edhe ne skene edhe pas saj, pasi kam interpretuar, por edhe kam krijuar.

E si e ndjen veten babai artist Avni, kur Inva Mula eshte ne skenen tone ne diten e tij te lindjes?

Ajo eshte shume e gezuar, e une s'kam fjale per te pershkruar ndjesite e mia. Do te jene ne salle shok e miq, dhe njerezit e mi nga, Kosova e nga Rusia, por edhe nga gjithe viset e Shqiperise. Me teper le te leme koncertin te flase. Kam shume c'te them, por emocionet s'me lene, ndaj edhe te gjitheve dua t'ju them mire se vini dhe shume faleminderit per gjithcka.

Gjate gjithe ketyre viteve perkrah keni pasur Ninen, bashkeshorte ne jete e partnere ne skene...

Ajo eshte epiqendra! Nina eshte gruaja qe ka zbukuruar jeten time, me punen e saj, me talentin, me zemren e saj plot dashuri, duke percjelle miq e shok, edhe fqinje, nga te gjithe.

Edhe keto ore para koncertit po shkoni ne opera, nuk i ndaheni dot, apo jo?

Nuk i ndahem dot, sepse dua t'i gezohem deri ne fund ketij 80-vjetori qe erdhi i bardhe per shumecka, edhe per Pavaresine e Kosoves, pasi une kam qene 2 vjec kur u largova nga Gjakova. Emocionet qe me pershkojne keto kohe jane te forta. Me pyetet pse "Valsi i lumturise", dhe une ju them qe dhe pse kane kaluar shume dekada prej festivalit te 4-t kur erdhi kjo kenge me ka sjelle shume lumturi. Jane fjalet e regjisorit Luigj Gurakuqi, i cili thote se "vetem nje vals na bashkoi, na fali lumturi". Teksa flas kam ndrydhje shpirterore, nga kenaqesia, por edhe nga ata qe na mungojne. Te gjithe shoket e mi kane shkuar, jane ndare nga jeta. Kjo eshte dhembje e madhe! Me mungojne Cesk Zadeja, Tish Daija, Ibrahim Tukiqi, dhe te gjithe te tjeret qe na kane lene. Studiuam jashte, sollem dijet qe morem ne vendin tone, mesuam qindra studente, qe sot jane jo vetem ne skenat tona, por ne skenat e gjithe botes.

Nese do shkepusni mes ketyre copeza dic te vecante qe mbush jeten tuaj, c'do te veconit?

Vecantesia e madhe jane dy niperit e mi. Erio, djali i vajzes se madhe, Adelines, qe studion piano ne Paris, dhe Anthony, djali i Inves e Pirros. Sa do behet nuk e di, por, sipas mendimit tim, me duket do gezoje talentin e marre nga 2 gjysherit e 2 nenat e tij, por edhe nga prinderit, e do te behet tenor. Deshiren e madhe e ka, eshte rritur ne skene, si dy vajzat e mia qe e kane bere jeten ne skene, duke degjuar e pare kryeveprat boterore ne skenen tone. Muzika, thote Bethoven, zbut shpirtrat e eger. Dhe me mua keshtu me ka ndodhur dhe une, djali i nje furrxhiu nga Gjakova, qe kam ardhur ne Shqiperi vetem kur isha 2 vjec, jam shume i lumtur qe jam marre me muzike.

Jubile me "Valsi i lumturise"

"Valsi i lumturise" eshte pagezuar koncerti special, qe do te mbahet sot ne mbremje ne skenen e Teatrit te Operes dhe Baletit. Avni Mula, nje nder emrat e zeshem te operes shqiptare, do te kremtoje 80-vjetorin e lindjes, duke mbledhur rreth vetes jo pak miq e te dashur, kolege e artdashes, qe e vleresojne se tepermi kontributin qe ai i ka dhene skenes shqiptare. Kjo eshte dhurata e madhe per Avniun ne kete 80-vjetor lindjeje. Ne skene do te ngjitet e bija e tij, sopranoja Inva Mula, e cila se fundi ka qene shpesh prezent ne skenen shqiptare. Por kjo here eshte e vecante, ne skene ajo do te ngjitet per t'i uruar babait te saj, 80-vjetorin e lindjes. Dirigjenti Ermir Krantja, qe ne kete fillimviti 2008, eshte e dyta here qe ngjitet ne skenen e operes. Por kesaj mbremje jubilare s'do t'i mungojne edhe solistet Adrian Xhema, Ylber Gjini e Sidrit Bejleri. Si edhe kengetaret Anjeza Shahini e Evis Mula. Ne piano do te jete i ulur Genc Tukiqi, ne pranine edhe te korit e orkestres se TKOB-se. Koncertin do ta paraprije promovimi i librit per Avni Mulen, "Midis dy dashurive" i autorit Mustafa Gvrxhaliu.

Inva ne pervjetorin e Avni Mules

"Valsi i Lumturise" eshte pagezuar nje koncert special, qe do te mbahet mbremjen e neserme ne skenen e Teatrit te Operes dhe Baletit. Avni Mula, nje nder emrat e zeshem te operes shqiptare, do te kremtoje 80-vjetorin e tij te lindjes, duke mbledhur rreth vetes jo pak miq e te dashur, kolege e artdashes, qe e vleresojne se tepermi kontributin qe ai i ka dhene skenes shqiptare. Ne skene do te ngjitet e bija e tij, sopranoja Inva Mula, e cila se fundi ka qene shpesh prezent ne skenen shqiptare. Por kjo here eshte e vecante, ne skene ajo do te ngjitet per t'i uruar babait te saj, 80-vjetorin e lindjes. Dirigjent Ermir Krantja, qe ne kete fillimviti 2008, eshte e dyta here qe ngjitet ne skenen e operes. Por kesaj mbremjeje jubilare s'do t'i mungojne edhe solistet Adrian Xhema, Ylber Gjini e Sidrit Bejleri. Si edhe kengetaret Anjeza Shahini e Evis Mula. Ne piano do te jete i ulur Genc Tukiqi, ne pranine edhe te korit e orkestres se TKOB-se. Koncertin do ta paraprije promovimi i librit per Avni Mulen, "Midis dy dashurive" i autorit Mustafa Gvrxhaliu.

Kortezi e Koha Jone


© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.