|
|
Thenie-Proverba |
|
|
|
Fatkeqesia me e madhe eshte humbja e shpreses --- Populli
|
|
|
|
Reklama |
|
|
|
Menuja |
|
|
|
Vizitoret e castit? |
|
|
|
Kemi 81 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.
Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu
|
|
|
|
Perkujtimore |
|
|
| |
|
Eliminatoret e Europianit 2008, Shqiperia barazon 2 me 2 ne stadiumin e Bjellorusise MINSK (2 Shtator) Shqiperia e nis me kemben e mbare aventuren ne eleminatoret e Europianit 2008. Kuqezinjte e Oto Baricc kane marre nje barazim te merituar ne shifrat 2-2 ne sfiden e luajtur ne stadiumin Dinamo te Minskut. Nje gol i shenuar pese minuta para perfundimit nga Besnik Hasi i ka dhene piken e pare Shqiperise nen drejtimin e teknikut kroat.
Ne pjesen e pare ka qene nje mbrojtje ne alarm dhe nje Bjellorusi me kerkuese, ndersa ne te dyten fatet e ndeshjes kane ndryshuar. Vendasit gjejne golin qe ne sekondat e para te takimit, me ane te Kalaccev, i cili shfrytezon nje gabim ne rreshtimin e mbrojtjes kuqezi. Avantazhi per bjelloruset nuk zgjatur as 5 minuta dhe Altin Lala merr nje penallti. Nga pika e bardhe Ervin Skela nuk fal dhe con rezultatin ne 1-1. Gjithsesi, ne minuten e 25-te eshte Romancchenko ai qe gjen golin e dyte per skuadren vendase. Serish nje gabim fatal ne mbrojtje qe e le sulmuesin bjellorus krejt te lire. 45 minuteshi i pare mbyllet keshtu. Ne te dytin Baric hedh ne fushe nje skuader me te organizuar ne prapavije dhe qe sheh me shume drejt sulmit. Shqiperia funksionon dhe rastet jane te shumta, por Tare e Bogdani jane te pafat. Kur mendohej se gjithcka do te mbyllej keshtu, vjen goli i barazimit. Nje goditje denimi e fituar ne hyrje te zones realizohet nga Besnik Hasi qe gjen rrjeten per here te dyte per kuqezinjte.
Ballkanweb
|
|
|
|