Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Miku, naten e pare eshte flori, naten e dyte baker, naten e trete teneqe.
--- Populli

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 124 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...


2008
Kongresi i Dytė i Napolit
Nė 29 prill 1901 me nismėn e arbėreshėve tė Italisė u zhvillua Kongresi i Dytė i Napolit, i cili nuk doli jashtė kuadrit gjuhėsor, madje diskutoi kryesisht ēėshtjen e alfabetit unik tė shqipes, duke shtruar nevojėn e njė alfabeti latin qė tė shprehte besnikėrisht tėrė tingujt e gjuhės shqipe.

Televizioni Shtetėror Shqiptar
Nė 29 prill 1960 Televizioni Shtetėror Shqiptar transmetoi programin e parė eksperimental, duke nisur kėshtu rrugėn e emisioneve televizive nė Shqipėri.

Deklaratėn mbi Lirinė e Shprehjes dhe te Informacionit
Nė 29 prill 1982 Komiteti i Ministrave tė shteteve anėtare tė Kėshillit tė Europės miratoi Deklaratėn mbi Lirinė e Shprehjes dhe te Informacionit.

Anri Ogust Barbie
Nė 29 prill 1905 lindi poeti i njohur francez Anri Ogust Barbie', i cili pati njė ndikim tė madh nė letėrsinė e vendit tė tij me veprat qė shkroi: "Jambet", "Vajet", etj. Madje prej poezive tė tij u frymėzua edhe piktori i madh Delakrua pėr tė krijuar tablonė e famshme "Liria nė barrikada".

Alfred Hiēkok
Nė 29 prill 1980 u nda nga jeta njėri nga figurat e ndritura tė kinematografisė botėrore -Alfred Hiēkok, mjeshtėr dhe novator i kinematografisė dhe i filmave artistikė nė veēanti. Nė filmat e tij tė pavdekshėm , Hiēkoku , pėrveē regjisė, realizonte edhe kolonėn zanore, edhe ngjyrat, skenografinė e skenarin, madje shpesh ishte edhe aktor. Filamt mė tė mirė tė tij janė: "Lavdia e keqe" "Psikozė", "Hija e dyshimit", etj.
Lajme :: Parlamenti Evropian miraton marėveshjen me Shqipėrinė
Postuar nga: Albo

Lajme Me 52 vota pro, 2 kundėr dhe 2 abstenime, Komisioni i Punėve tė Jashtme tė Parlamentit Evropian aprovoi Marrėveshjen e Asociim - Stabilizimit me Shqipėrinė

Strasburgu miraton MSA me Shqipėrinė

Komisioni hodhi poshtė amendamentin e propozuar nga eurodeputeti grek, Jorgo Karaxhaferri, ku kėrkohej kushtėzimi i ēdo ndihme financiare me njohjen nga Shqipėria tė Protokollit tė Korfuzit

Nė rezolutėn qė shoqėron raportin, kėrkohet pėrparim nė reforma dhe luftė kundėr krimit e korrupsionit

TIRANĖ- Me 52 vota pro, 2 kundėr dhe 2 abstenime, Komisioni i Punėve tė Jashtme tė Parlamentit Evropian aprovoi Marrėveshjen e Asociim - Stabilizimit me Shqipėrinė dhe projektrezolutėn pėrkatėse tė hartuar nga eurodeputeti estonez, Tomas Ilves. Aprovimi i kėtij dokumenti tė rėndėsishėm u bė i mundur falė njė debati tė gjerė tė mbajtur njė ditė mė parė nė po tė njėjtėn sallė po nga ky komision. Eurodeputetė tė ndryshėm kishin paraqitur fillimisht 41 amendamente shtesė raportit tė hartuar nga eurodeputeti estonez, tė cilat ky i fundit arriti t’i gruponte nė 8 amendamente kompromisi. Kjo duket se solli edhe atė mbėshtetje pothuajse unanime tė parlamentarėve evropianė ndaj marrėveshjes sė asocim - stabilitetit me Shqipėrinė dhe projektrezolutės tė hartuar pėr kėtė qėllim nga eurodeputeti Ilves. Eurodeputeti kristian demokrat gjerman Elmar Brok, i cili ėshtė njėkohėsisht edhe kryetar i kėtij komisioni, pasi pėrgėzoi eurodeputetin estonez pėr cilėsinė e raportit tė tij, pohoi se tani e kanė radhėn 732 deputetėt evropianė qė tė shprehen rreth marrėveshjes sė asocim-stabilitetit me Shqipėrinė gjatė njė seance plenare qė ėshtė paraparė pėr t’u mbajtur nė muajin shtator. Dhe po tė lexosh me vėmendje nenet e rezolutės sė porsaaprovuar nga Komisioni i Punėve tė Jashtme i Parlamentit Evropian, bie nė sy se hartuesi i saj ka cekur nė tė pothuajse tė gjitha problemet me tė cilat ndeshet shoqėria shqiptare sot, nė tė tėra fushat e jetės qofshin ato tė politikės, ekonomisė, sociale, tė rendit etj., etj.

Kushtet
Ndėr tė tjera, nė kėtė rezolutė nėnvizohet se Shqipėria duhet tė ketė rezultate mė tė dukshme nė vėnien nė jetė tė reformave, para se tė mund tė flitet pėr integrimin e saj nė BE. Parlamenti Evropian shprehet veēanėrisht i shqetėsuar nga mungesa e progresit pėr sa i takon vėnies nė jetė tė ligjeve nė fuqi, forcimit tė aftėsive administrative, reformės nė sistemin gjyqėsor, luftės kundėr krimit tė organizuar dhe ndaj mungesės sė mbėshtetjes ndaj shtypit tė lirė dhe tė pavarur - nėnvizohet ndėr tė tjera nė tekstin e kėsaj rezolute, ku pohohet po ashtu se njė luftė mė efikase kundėr krimit tė organizuar, trafiqeve me njerėz dhe drogė etj., - pėrbėjnė kushte paraprake para se tė flitet pėr njė thellim tė bashkėpunimit ndėrmjet Shqipėrisė me BE-sė.
Por menjėherė pas kėtyre notave pesimiste nė projektrezolutė pranohen pėrpjekjet e ndėrmarra nga qeveria aktuale pėr tė luftuar kundėr dukurive tė korrupsionit dhe krimit tė organizuar, duke nėnvizuar me kėtė rast se korrupsioni pėrfaqėson njė dukuri tė rrėnjosur thellėsisht nė shoqėri, qė pėrbėn njė pengesė serioze nė zhvillimin ekonomik dhe social tė vendit. Njėkohėsisht nė rezolutė nėnvizohet se lufta kundėr korrupsionit, e ndėrmarrė nga qeveria, nuk duhet kurrsesi tė pėrdoret si njė mjet i qėrimit tė hesapeve nė politikėn e brendshme. Dhe ashtu siē ishte paraparė njė pjesė e veēantė i kushtohej nė kėtė dokument edhe procesit tė zgjedhjeve tė manipuluara vitet e fundit nė vend. Ligji aktual elektoral u keqpėrdor gjatė zgjedhjeve tė 2005 duke nėpėrkėmbur sistemin proporcional tė tij, theksohet nė rezolutė, ku u bėhet thirrje qeverisė dhe parlamentit vendas tė modifikojnė reformėn e sistemit elektoral qė pėrpara zgjedhjeve tė ardhshme lokale, sidomos pėr sa i takon saktėsisė sė listave tė votimit dhe regjistrave tė gjendjes civile.

Konferenca islamike
Pėr sa i takon ēėshtjes tė shumėpėrfolur tė pjesėmarrjes sė Shqipėrisė nė Konferencėn e Vendeve Islamike, duket se pėr kėtė problem, si dhe pėr disa amendamente verbale qė u propozuan gjatė seancės sė tė martės, qė kishin tė bėnin po me ēėshtjen e feve nė Shqipėri, ėshtė rėnė nė ujdi qė tė diskutohet gjatė seancės plenare tė Parlamentit Evropian tė planifikuar pėr tu mbajtur nė shtator tė kėtij viti. Fatmirėsisht Komisioni i Punėve tė Jashtme i Parlamentit Evropian hodhi poshtė, me shumicė votash, amendamentin e propozuar nga eurodeputeti grek, Jorgo Karaxhaferri, ku kėrkohej kushtėzimi i ēdo ndihme financiare nga ana e Bashkimit Evropian, me njohjen nga Shqipėria tė Protokollit tė Korfuzit, d.m.th tė tė ashtuquajturit Vorio Epir.

Viron GJYMSHANA


© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.