Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Atje ku fle uji, ėshtė mė i thellė
--- Populli

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 114 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...
Muzika :: Ndahet nga jeta Artistja e Merituar Luēie Miloti
Postuar nga: Albo

Muzika Shuhet “Bilbili i Ballkanit”

Ka vite qė ėshtė shkėputur nga skena. Por emri i saj ėshtė lidhur gjithėmonė ngushtė me tė. Nė orėt e para tė para dites sė djeshme, kėngėtarja e njohur popullore, Luēie Miloti ka ndėrruar jetė nė Tiranė. Pėr probleme shėndetėsore jeta e kėngėtares ėshtė mbyllur nė moshėn 76- vjeēare, vetėm pak ditė pasi ka festuar kėtė pėrvjetor.

Miqtė e artit dhe tė afėrm tė tjerė, sot do tė bėjnė homazhe nė Teatrin e Operas dhe Baletit nga ora 11.00 deri mė 12.00. Mė pas trupi i saj do tė pėrcillet pėr nė banesėn e fundit.

Rruga e njė kėngėtareje
Brezat e sotėm, Luēie Milotin ndoshta e kanė dėgjuar vetėm si emėr, por ajo ka qenė njė artiste e fuqishme nė skenė. E njohur pėr zėrin e rrallė me tė cilin i dha jetė kėngės shkodrane, Miloti e ka pėrqafuar herėt skenėn. Ishte vetėm 12 vjeē kur kėndon pėr herė tė parė nė qytetin e saj tė lindjes nė Shkodėr. Do tė spikaste qė nė fillim si njė zė i veēantė. Luēie Miloti ka lindur nė 11 maj 1930 nė njė familje me tradita muzikore. Rruga e saj artistike do tė niste nė Radio Shkodra dhe mė pas do tė angazhohej nė shtėpinė e Kulturės tė qytetit tė Shkodrės, nėn dirigjimin e Preng Jakovės. Transferimi i familjes nė vitin 1946 do ta afronte nė jetėn artistike kryeqytetase. Fillimisht emėrohet si soliste nė Radio Tirana nėn drejtimin e Paulin Palit dhe njė vit mė vonė emėrohet si soliste nė filarmoninė shqiptare me krijimin e institucioneve tė tjera kulturore artistike profesioniste tė kryeqytetit, Luēija u aktivizua nė Estradėn e Tiranės dhe nė 1957, emėrohet soliste nė Ansamblin Shtetėror tė Kėngėve dhe Valleve Popullore. Gjatė kėsaj periudhe do tė jenė tė shumta kėngėt qė do tė kompozohen pėr zėrin e saj. Do tė vazhdojė si soliste nė Ansamblin Popullor deri nė moshėn 45 vjeēare, kur del edhe nė pension. Kjo ishte njė periudhė e vėshtirė pėr kėngėtaren qė e ndjente se mund tė jepte edhe mė tepėr. Por kjo kohė do tė shėnonte edhe pėrfundimin e karrierės sė saj artistike.

Vlerėsimet
Nė kujtimet e artistėve bashkėkohės me tė, Luēie Miloti vjen si njė kėngėtare e veēantė. Skenėn e pushtonte vetėm me zėrin e saj, sepse asnjėherė nuk i pėrdorte gjestet shoqėruese. Nė repertorin artistik numėrohen 500 kėngė tė cilat kėngėtarja i ka pėrcjellė edhe nė botėn e huaj. “Ēila sytė, due me te pa”, “Pėr mue paska kane kysmet”, “Bishtalecat palė palė”, “Shpend ma i parė i bukurisė”, “Zanusha”, “Me zaman asaj furije?, “Ēu ēue Rushja”, etj do tė ishin disa nga kėngėt qė dėgjoheshin nėpėrmjet Radio Tiranės. Nė formimin profesional tė mėtejshėm do tė kėndonte kėngė si “Kaēurrelat e tu”, “Synin tėnd larushe mij ēike”, “Me t’shi hajtshamos” etj. Luēie Miloti nė karrierėn e saj ka marrė pjesė nė festivale kombėtare dhe ndėrkombėtare, si nė skenat e shume kryeqyteteve tė Ballkanit dhe madje tė botės. Nė Varshavė ėshtė vlerėsuar me titullin “Bilbili i Ballkanit”, ndėrsa nė Bullgari muzikologėt e kanė cilėsuar si “Bilbili me zė kristalor”. Pėr kontributin e saj muzikor, mė 1961 ka marrė titullin “Artiste e Merituar” dhe urdhrin “Mjeshtėr i madh” nga ish-Presidenti Rexhep Mejdani.


© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.