|
|
Thenie-Proverba |
|
|
|
Cdo vlere qe i jepet artit, eshte vulgare.
--- Jean Cocteau
|
|
|
|
Reklama |
|
|
|
Menuja |
|
|
|
Vizitoret e castit? |
|
|
|
Kemi 57 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.
Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu
|
|
|
|
Perkujtimore |
|
|
| |
|
Burg perjete 3 shqiptareve,ekzekutuan bashkatdhetarin
Tre emigrante shqiptare, me banim ne shtetin e Miciganit te SHBA-se, do te vuajne denimin me burgim te perjetshem, pasi u shpallen fajtore per vrasjen e bashkatdhetarit te tyre.
Ketjol Manoku, Oliger Merko, Edmund Zoica u perballen me drejtesine vendase, per akuzen e rende te vrasjes. Jo te ndonje personi me kombesi ndryshe nga ajo qe ata kane, por te nje bashkatdhetari, gjithashtu emigrant. Ndersa Florjon Carcani u akuzua per bashkepunim ne ekzekutimin barbar te te riut Markiol Jaku, gjithashtu emigrant shqiptar ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes.
Shqiptaret iu nenshtruan gjykimit nga Gjykata e Kontese se Oklandit. Manoku, 26 vjec, u gjet fajtor per vrasje te shkalles se pare, me pasoje vdekjen e te riut Jaku. Zoica, 28 vjec dhe Merko, 23, u gjeten fajtore per bashkepunim ne vrasje. Vendimi per denimin e tyre me burg te perjetshem do te shpallet me 8 mars te ketij viti. Gjate leximit te vendimit te djeshem, Zoica vendosi duart ne faqe, ndersa Merko dhe Manoku nuk shfaqen asnje emocion. Pas gjyqit tre-javor perpara tri jurive te se njejtes gjykate, u vleresua se viktima ishte nje tip i dhunshem qe mbante automatik me vete. Te akuzuarit ishin nga pjesa jugore myslimane e Shqiperise, ndersa viktima nga rajoni katolik ne veri te te njejtit vend.
Historia
Markiol Jaku ishte vetem 20 vjec, kur u qellua me pistolete nga disa te rinj shqiptare, ne vendin e parkimit te makinave ne "Claeson", ne vitin 2004. Emigranti shpresonte te hapte nje biznes me shoket e tij ne "Royal Oak". Jaku dhe kater shoket e tij kishin nje plan ne koke. Sipas deshmive te shumta, te mbledhura nga policia dhe prokuroria e kontest, ata ishin bojaxhinj. Te gjithe ne moshe shume te re. Te gjithe ishin 20-vjecare. Ishin emigrante shqiptare, qe jetonin ne Kontene e Oklandit. Por duket se kjo nuk u mjaftonte. Kishin deshire te benim me shume para, ne menyre qe te hapnin nje biznes te tyrin qe do ta administronin vete. Markiol Jaku dhe miqte e tij emigrante, te gjithe nga Shqiperia, kishin nje plan ambicioz: hapjen e nje bari ne "Royal Oak", nje vend ku njerezit ne shtim te komunitetit shqiptar te mblidheshin me njeri-tjetrin.
Vrasja
Por kjo enderr u shua me 17 korrik 2004, kur nje makine e mbushur me te rinj shqiptare, te kerkuar nga ligji per shkelje dhe zhvatje, ndaloi prane furgonit, brenda te cilit ndodhej Jaku dhe shoket e tij. Ngjarja ndodhi ne vend-parkimin "Clauson". Te kerkuarit nga drejtesia hapen zjarr ndaj bashkeatdhetareve te tyre. Kater nga pese te rinjte qe ndodheshin ne furgon, u plagosen. Ndersa Jaku 20-vjecar vdiq. Vrasesit e arrestuar u gjykuan per vrasje dhe bashkepunim ne vrasje. "Kjo vrasje nuk e perkufizon jeten e komunitetit shqiptar", ka thene me pare ndihmesprokurori i Kontese, Ken Frazee. "Pjesa me e madhe e tyre punojne shume per nje jete me te mire", shtoi ai. Per vrasje te shkalles se pare u akuzuan Ketjol Manoku, Oliger Merko, ndersa Zoica akuzohet per bashkepunim ne vrasje. Florjon Carcani akuzohet per vrasje te shkalles se dyte dhe do te gjykohet ne muajin mars. Kortezi e Korrieri
|
|
|
|