|
|
Thenie-Proverba |
|
|
|
Ai qė nuk dėgjon miskojėn, se dėgjon as tupanin --- Populli
|
|
|
|
Reklama |
|
|
|
Menuja |
|
|
|
Vizitoret e castit? |
|
|
|
Kemi 86 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.
Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu
|
|
|
|
Perkujtimore |
|
|
|
Nje dite si kjo ...
2008 Naim Frashėri
Nė 6 maj 1886 poeti i madh i Rilindjes, Naim Frashėri, botoi poemėn-himn pėr natyrėn shqiptare "Bagėti e Bujqėsi", e cila ėshtė njė nga veprat monumetale tė letėrsisė sonė. Me kėtė vepėr nisi edhe botimi i veprave letrare tė Letėrsisė sė Rilindjes sonė Kombėtare.
Pulla Postare
Nė 6 maj 1830 pėr herė tė parė nė Angli u aplikua pulla postare, duke nisur kėshtu historinė e pullave postare, qė, pas Anglisė, u pėrhapėn nė vende tė tjera tė Europės.
Kulla Gjigante Metalike
Nė 6 maj 1880 u pėrurua zyrtarisht nė Paris Kulla Gjigante metalike, njė nga mrekullitė e botės. Mori emrin Eifel nga konstruktori i saj, Aleksandėr Eifel.
Ēmimi Oskar
Nė 6 maj 1921 pėr herė tė parė nė Hollivud , nė qytetin e madh tė filmit, u akordua njė ēmim i ri pėr vlerėsimet maksimale, ēmimi Oskar, i cili shoqėrohet edhe me njė shpėrblim tė mirė, qė e jep ēdo vit Akademia e Artit, Shkencės dhe e Filmit nė Hollivud pėr regjisorin, artistėt dhe tė gjithė pėrbėrėsit mė tė mirė tė njė filmi.
|
|
|
|
| |
|
Nė projektbuxhetin e ri parashikohen shumė mė pak para pėr Kuvendin
Deputetėt, mė pak dieta e celularė
245 milionė Aktualisht ligjvėnėsit shqiptarė pėrftojnė 245 milionė lekė tė reja pėr katėr kategori shpenzimesh dhe qė tė gjithė fondin e marrin nga buxheti i shtetit.
Makinat Pjesė e shkurtimeve do tė jenė heqja e njė numri tė madh makinash, ulja e shpenzimeve pėr gomat dhe shėrbimet e tjera tė atyre makinave qė do tė mbeten.
Dietat Nga muaji janar e nė vijim deputetėt do tė kenė me pak dieta, do tė paguhen hotele mė pak tė shtrenjta, pra, me njė fjalė, luksi i deputetėve do tė ulet mjaft.
TIRANE - Plot 40% do tė jetė shifra e shkurtimeve tė shpenzimeve operative qė ka parashikuar projektbuxheti i qeverisė Berisha pėr Kuvendin. Burime nga Kryeministria deklaruan dje pėr Shekullin, se shkurtimi i shpenzimeve operative do tė realizohet menjėherė pas hyrjes nė fuqi tė projektbuxhetit pėr vitin 2006. Nė projektbuxhetin e pėrgatitur, Kuvendi dhe Kryeministria janė dy institucionet qė do tė pėsojnė ulje drastike tė shpenzimeve operative. Pjesė e kėtyre shpenzimeve nė Kuvend do tė jenė heqja e njė numri tė madh makinash, ulja e shpenzimeve pėr gomat dhe shėrbimet e tjera tė atyre makinave qė do tė mbeten. Por shkurtimi i shpenzimeve operative do tė prekė drejtpėrdrejt edhe xhepat e deputetėve. Nga muaji janar e nė vijim deputetėt do tė kenė me pak dieta, do tė paguhen hotele mė pak tė shtrenjta, pra, me njė fjalė, luksi i deputetėve do tė ulet mjaft. Aktualisht ligjvėnėsit shqiptarė pėrftojnė 245 milionė lekė tė reja pėr katėr kategori shpenzimesh dhe qė tė gjithė fondin e marrin nga buxheti i shtetit. Nė kėto kategori pėrfshihen dietat, shpenzimet hoteliere, transportin tė ndarė nė zėrat karburant dhe mirėmbajtje, telefonat celularė dhe pjesėmarrjen nė mbledhjet e komisioneve tė pėrhershme tė Kuvendit. Nė shifrėn e mėsipėrme, 245 milionė lekė, pėrfshihen gjithashtu edhe qiratė qė u jepen deputetėve nga rrethet pėr sigurimin e banesave nė Tiranė, me jo mė shumė se 45 mijė lekė (450 mijė tė vjetra) nė muaj dhe nė tėrėsi kėtė e kanė pėrfitim si pjesė tė statusit tė deputetit. Ndėrkaq, fondet buxhetore parashikojnė pėr deputetėt edhe shuma financiare indirekte, qė pėrfshijnė komisionet hetimore tė Kuvendit, udhėtimet jashtė vendit, pritjen e delegacioneve nga jashtė, telefonat qė pėrdoren nė komisionet hetimore dhe e gjitha kjo deri dje shkonte deri nė 73 milionė lekė. Por pėr tė gjitha rastet e mėsipėrme, projektbuxheti i ri ka parashikuar mė pak fonde, gjė qė nuk do tė pritet edhe aq mirė nga deputetėt, jo vetėm nga privilegjet e shumta qė kanė gėzuar, por nisur edhe nga eksperienca e kaluar, ku deputetėt kundėrshtuan faktin qė administrata e Kuvendit nuk pėrftoi fondet e nevojshme tė parashikuara nė buxhetin e vitit 2005. Megjithatė, ēdo gjė ėshtė vendosur. Pak ditė mė parė, kryeministri Sali Berisha deklaroi se shkurtimet e shpenzimeve opertative nė administratė do tė jenė tė mėdha, si rezultat i krijimit tė njė qeverie eficente dhe nė dietė. Pjesė e kėtyre shpenzimeve operartive ka qenė edhe ulja e tarifave telefonike, heqja e makinave e nė tė njėjtėn kohė edhe e shoferėve, ulja e litrave tė naftės dhe e shėrbimeve tė makinave, si dhe njė sėrė masash tė tjera qė lidhen drejtpėrdrejt me uljen nė maksimum tė shpenzimeve operative. Ulja e kėtyre shpenzimeve, jo vetėm nė Kryeministri, por edhe nė Kuvend apo nėpėr ministri tė tjera do tė jetė njė nga burimet nga ku do tė sigurohet edhe rritja e pagave dhe pensioneve vitin qė vjen.
|
|
|
|