Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Buka nė bark, forca nė shtat
--- Populli

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 69 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...


2008
Beteja e Kaēanikut Nė 30 prill 1910 populli Kosovės sulmoi garnizonet osmane nė Prishtinė, duke nisur kėshtu njė betejė tė ashpėr, e cila nė histori ka hyrė si "Beteja e Kaēanikut", qė u pėrhap nė mbarė krahinat e Kosovės. Kėtė lėvizje e udhėhiqte luftėtari Idriz Seferi.

Fitorja e Rajshtagut
Nė 30 prill 1945, pas shumė luftimesh tė ashpra, ushtarėt sovjetikė ngritėn flamurin e fitores mbi ndėrtesėn e Rajshtagut nė Berlin. Kėshtu rėnia e kėsaj qendre simbol tė Rajhut tė Tretė hitlerian shėnoi njė nga fitoret mė tė mėdha nė Luftėn e Dytė Botėrore - marrjen e Berlinit.

Eduart Mone'
Nė 30 priLl 1883 mbylli sytė njėri nga piktorėt mė tė mirė tė Francės, Eduart Mone', qė hyri nė historinė e pikturės botėrore si njė mjeshtėr i pėrdorimit tė ngjyrave dhe si njėri nga mė tė mėdhenjtė e saj.

Festa Kombėtare e Holandės
30 prilli ėshtė festa kombėtare e Holandės.
Kulture :: Shqipėria ratifikon konventėn e UNESCO pėr ruajtjen e trashėgimisė shpirtėrore
Postuar nga: Albo

Kulture “Mbi Konventėn e Unesco-s pėr ruajtjen e trashėgimisė kulturore jomateriale”

Shqipėria ratifikon Konventėn pėr Trashėgiminė Shpirtėrore


nga Prof. Dr. Vasil S. TOLE

Nė sesionin e 32-tė tė saj, Konferenca e pėrgjithshme e Organizatės sė Kombeve tė Bashkuara pėr arsimin shkencėn dhe kulturėn, UNESCO vendosi qė tė bėjė publike konventen e saj mė tė re: “Pėr ruajtjen e trashėgimisė kulturore jo materiale”. Qėllimi madhor i kėsaj Konvente ėshtė ruajtja e trashėgimisė kulturore jomateriale; respektimi i trashėgimisė kulturore jomateriale tė bashkėsive, tė grupeve dhe tė individėve tė prekur; sensibilizimi nė nivel lokal, kombėtar dhe ndėrkombėtar pėr rėndėsinė e trashėgimisė kulturore jomateriale dhe tė vlerėsimit tė saj tė ndėrsjellė; bashkėpunimi dhe asistenca ndėrkombėtare.
Kjo Konventė, njė ndėr mė tė rėndėsishmet e UNESCO-s pėr 10 vitet e fundit pėrfshin nė vetvete dhe i referohet instrumenteve ndėrkombėtarė ekzistues lidhur me tė drejtat e njeriut, nė veēanti si deklaratės sė pėrbotshme pėr tė drejtat e njeriut tė 1948-ės, paktit ndėrkombėtar pėr tė drejtat ekonomike, sociale dhe kulturore tė 1966-ės apo dhe paktit ndėrkombėtar pėr tė drejtat civile dhe politike tė 1966-ės.
Konventa duke marrė parasysh rėndėsinė e trashėgimisė kulturore jomateriale, pėrmbledhėse e diversitetit kulturor dhe garanci e zhvillimit afatgjatė (siē theksohet nė Rekomandimin e UNESCO-s pėr mbrojtjen e kulturės tradicionale dhe popullore tė 1989-s, nė Deklaratėn e pėrbotshme tė UNESCO-s pėr diversitetin kulturor tė vitit 2001 dhe nė Deklaratėn e Stambollit tė vitit 2002), duke marrė parasysh ndėrvarėsinė midis trashėgimisė kulturore jomateriale dhe trashėgimisė materiale kulturore dhe natyrore; pranon se proceset e mondializimit dhe tė ndryshimit shoqėror, krahas kushteve qė krijojnė pėr njė dialog tė pėrtėrirė mes bashkėsive, shkaktojnė gjithashtu, njėsoj si dhe dukuritė e mostolerancės, kėrcėnime tė rėnda pėr degradim, pėr zhdukje dhe shkatėrrim tė trashėgimisė kulturore jomateriale, veēanėrisht pėr faktin e mungesės sė mjeteve pėr ruajtjen e kėsaj tė fundit.
Konventa gjithashtu, vlerėson vullnetin e pėrbotshėm dhe shqetėsimin e pėrbashkėt pėr tė ruajtur trashėgiminė kulturore jomateriale tė njerėzimit; duke pranuar se bashkėsitė, nė veēanti bashkėsitė rrėnjėse, grupet dhe, sipas rastit, individėt, luajnė njė rol tė rėndėsishėm nė prodhimin, ruajtjen, mirėmbajtjen dhe rikrijimin e trashėgimisė kulturore jomateriale, cka ndihmon kėshtu pėr pasurimin e diversitetit kulturor dhe tė krijimtarisė njerėzore.
Nė mėnyrė tė vecantė duke shėnuar gjithashtu se deri mė tani nuk ka asnjė instrument shumėpalėsh me karakter shtrėngues qė tė synojė ruajtjen e trashėgimisė kulturore jomateriale;duke patur parasysh se marrėveshjet, rekomandimet dhe rezolutat ndėrkombėtare qė ekzistojnė lidhur me trashėgiminė kulturore dhe natyrore do tė duhej tė pasuroheshin dhe tė plotėsoheshin nė mėnyrė tė frytshme me anė tė dispozitave tė reja lidhur me trashėgiminė kulturore jomaterial;duke patur parasysh detyrimin e bashkėsisė ndėrkombėtare pėr tė dhėnė ndihmesėn me shtetet palė nė kėtė Konventė pėr ruajtjen e kėsaj trashėgimie nė njė frymė bashkėpunimi dhe ndihme tė ndėrsjell;duke sjellė nė vėmendje programet e UNESCO-s lidhur me trashėgiminė kulturore jomateriale, duke patur parasysh rolin e paēmueshėm tė trashėgiminė kulturore jomateriale si faktor afrimi, shkėmbimesh dhe kuptimi midis qenieve njerėzore u miratua Konventa nė fjalė si nė dokument i pėrbashkėt nė funksion tė trashėgimisė shpirtėrore.
Nė Konventė jepet edhe pėrkufizimi se cfarė kuptojmė me trashėgimi shpirtėrore, duke theksuar se ky togfjaėsh kupton mė sė pari tė gjitha praktikat, paraqitjet, shprehjet, njohuritė dhe dijebėrja si dhe veglat, objektet, artefaktet dhe hapėsirat kulturore qė bashkėshoqėrojnė ato –qė bashkėsitė, grupet dhe, kur ėshtė rasti, individėt i pranojnė si pjesė pėrbėrėse tė trashėgimisė sė tyre kulturore. Konventa, duke ju referuar procesit tė krijimit tė kėsaj trashėgimie, vlerėson me respekt se kjo trashėgimi e pėrcjellė brez pas brezi, ėshtė rikrijuar nė vijimėsi nga bashkėsitė dhe grupet nė funksion tė mjedisit tė tyre, tė ndėrveprimit tė tyre me natyrėn dhe tė historisė sė tyre, dhe u jep atyre njė ndjenjė identiteti dhe vazhdimėsie, duke ndihmesuar kėshtu pėr promovimin e respektit pėr diversitetin kulturor dhe tė krijimtarisė njerėzore.
C`ka ėshtė shumė e rėndėsishme, Konventa pėrcakton saktėsisht edhe fushat tė cilat trashėgimia shpirtėrore pėrfshin si: traditat dhe shprehjet gojore, pėrfshirė kėtu edhe gjuha si vektor i trashėgimisė kulturore jomateriale; artet e shfaqjes (spektaklit); praktikat sociale, ritualet dhe ngjarjet festive; njohjet dhe praktikat lidhur me natyrėn dhe gjithėsinė; dijebėrja lidhur me artizanatin tradicional. Dukė shpjeguar saktėsisht se qėllimi i saj kryesor ėshtė ruajtja e kėsaj trashėgimie, nė tė spjegohet se ruajtja e trashėgimisė shpirtėrore sė pari kupton tė gjitha ato masa qė synojnė jetėgjatėsinė e trashėgimisė kulturore jomateriale, pėrfshirė kėtu identifikimin, dokumentimin, kėrkimin, ruajtjen, mbrojtjen, promovimin, vlerėsimin, pėrcjelljen, kryesisht pėrmes edukimit formal dhe joformal, si dhe rigjallėrimi i aspekteve tė ndryshme tė kėsaj trashėgimie.
Njė kapitull shumė i rėndėsishėm i Konventės ėshtė edhe ai qė i kushtohet Organeve ekzekutive tė Konventės. Organi mė i rėndėsishėm ėshtė Asambleja e pėrgjithshme e shteteve palė e cila konsiderohet si organi sovran i kėsaj Konvente. Asambleja e pėrgjithshme mblidhet nė sesion tė zakonshėm ēdo dy vjet. Ajo mund tė mblidhet nė sesion tė jashtėzakonshėm nėse ajo vendos kėshtu ose nėse asaj i ėshtė drejtuar kėrkesė nga Komiteti ndėrqeveritar i ruajtjes sė trashėgimisė kulturore jomateriale ose nga jo mė pak se njė e treta e shteteve palė. Njė tjetėr organ i rėndėsishėm ėshtė edhe Komiteti ndėrqeveritar i ruajtjes sė trashėgimisė kulturore jomateriale. Ky Komitet i ngritur pranė UNESCO-s pėrbėhet nga pėrfaqėsues tė 18 shteteve palė, tė zgjedhur nga shtetet palė mbledhur nė Asamble tė pėrgjithshme me hyrjen nė fuqi tė kėsaj Konvente. Numri i shteteve anėtare tė Komitetit do tė bėhet 24 me tė arritur nė 50 numri i shteteve palė nė Konventė. Si rregull zgjedhja e shteteve anėtare tė Komitetit duhet tė respektojė parimet e shpėrndarjes gjeografike dhe tė rotacionit tė rregullt. Ata, pra shtetet antare tė Komitetit zgjidhen pėr njė mandat katėrvjeēar. E rėndėsishme ėshtė tė pohohet fakti se shtetet anėtare tė Komitetit duhet tė zgjedhin pėr t’i pėrfaqėsuar nė kėtė Komitet, persona tė kualifikuar nė fushat e trashėgimisė kulturore jomateriale. Krahas detyrimeve dhepėrcaktimeve tė punės sė Komitetit dhe tė sekretariatit tė Konventės, njė fokusim tė vecantė Konventa i kushton edhe detyrimeve tė shteteve palė nė kėtė Konventė pėr ruajtjen e trashėgimisė shpirtėrore. Konventa vlerėson se i pėrket ēdo shteti palė qė tė marrė masat e nevojshme pėr tė siguruar ruajtjen e trashėgimisė kulturore jomateriale tė pranishme nė territorin e tij; qė tė identifikojė dhe pėrcaktojė elementėt e ndryshėm tė trashėgimisė kulturore jomateriale tė pranishme nė territorin e tij, me pjesėmarrjen e bashkėsive, tė grupeve dhe tė organizatave joqeveritare. Pėr tė siguruar identifikimin pėr ruajtjen, ēdo shtet palė, nė pėrputhje me gjendjen e tij, duhet tė hartojė njė ose mė shumė inventarė tė trashėgimisė kulturore jomateriale tė pranishme nė territorin e tij. Kėto inventare janė objekt i njė pėrditėsimi tė rregullt.
Me qėllim qė tė sigurohet ruajtja, zhvillimi dhe venia nė pah e trashėgimisė kulturore jomateriale, e pranishme nė territorin e tij, ēdo shtet palė pėrpiqet ndėr tė tjera edhe qė tė hartojė njė politikė tė pėrgjithėshme, qė tė synojė vėnien nė pah tė funksionit tė trashėgimisė kulturore jomateriale nė shoqėri dhe tė integrojė ruajtjen e kėsaj trashėgimie nė programe planifikimi; qė tė caktojė ose tė ngrejė njė ose disa organizma kompetentė pėr ruajtjen e trashėgimisė kulturore jomateriale tė pranishme nė territorin e tij; qė tė nxisė studime shkencore, teknike dhe artistike si dhe metodologji kėrkimore pėr njė ruajtje tė efektshme tė trashėgimisė kulturore jomateriale, nė veēanti tė trashėgimisė kulturore jomateriale nė rrezikm etj.
Shtetet antare duhet qė tė miratojnė masa juridike, teknike, administrative dhe financiare pėrkatėse me synim qė tė favorizojnė e krijimit ose tė forcimit tė institucioneve pėr formim nė administrim tė trashėgimisė kulturore jomateriale si dhe pėrcjelljen e kėsaj trashėgimie pėrmes forumeve dhe hapėsirave tė destinuara pėr paraqitjen dhe shprehjen e saj; qė tė garantojnė shfrytėzimin e trashėgimisė kulturore jomateriale, duke respektuar praktikat zakonore qė rregullojnė shfrytėzimin nė disa aspekte specifike tė kėsaj trashėgimie si dhe duke synuar ngritjen e institucioneve dokumentare pėr trashėgiminė kulturore jomateriale dhe mundėsimin e shfrytėzimit tė tyre.
Konventa nė mėnyrė tė vecantė synoon edhe edukimin, sensibilizimin dhe rritjen e kapaciteteve nė kėtė fushė. Pėr kėtė, cdo shtet palė duhet tė pėrpiqet qė me tė gjitha mjetet pėrkatėse tė sigurojė njohjen, respektimin dhe vlerėsimin e trashėgimisė kulturore jomateriale nė shoqėri, nėpėrmjet programeve edukative, sensibilizues dhe pėrhapės tė informacionit pėr publikun, sidomos pėr tė rinjtė; programeve tė posaēme pėr edukim dhe formim, brenda bashkėsive dhe grupeve tė interesuar; veprimtarive pėr forcimin e kapaciteteve nė fushėn e ruajtjes sė trashėgimisė kulturore jomateriale dhe nė veēanti pėr administrimin dhe kėrkimin shkencor. Gjithashtu kėrkohet qė tė mbahet publiku i informuar pėr kėrcėnimet qė rėndojnė mbi kėtė trashėgimi si dhe pėr tė gjitha veprimtaritė e kryera pėr tė zbatuar kėtė Konventė. Theksi vihet edhe tek rėndėsia qė ka edukimi pėr mbrojtjen e hapėsirave natyrore dhe tė vendeve historike, ekzistenca e tė cilėve ėshtė e nevojshme pėr shprehjen e trashėgimisė kulturore jomateriale. Nė kuadrin e veprimtarive pėr ruajtjen e trashėgimisė kulturore jomateriale, c`do shtet palė pėrpiqet tė sigurojė pjesėmarrjen mė tė madhe tė mundshme tė bashkėsive, tė grupeve dhe, sipas rastit, tė individėve qė krijojnė, mirėmbajnė dhe pėrcjellin kėtė trashėgimi, dhe t’i pėrfshijnė gjallėrisht nė administrimin e saj.
Njė vend i vecantė nė Konventė i kushtohet ruajtes sė trashėgimisė kulturore jomateriale nė shkallė ndėrkombėtare. Pėr kėtė, Konventa rekomandon qė tė punohet pėr njė ndėrgjegjėsim mė tė mirė tė rėndėsisė sė saj dhe pėr tė favorizuar dialogun duke respektuar diversitetin kulturor. Komiteti, me propozim tė shteteve palė tė interesuara harton, pėrditėson dhe publikon njė listė paraqitėse tė trashėgimisė kulturore jomateriale tė njerėzimit. Komiteti harton dhe i paraqit pėr miratim Asamblesė sė pėrgjithshme kriteret kryesore pėr hartimin, pėrditėsimin dhe publikimin e kėsaj liste paraqitėse.
Nė bazė tė propozimeve tė paraqitura nga shtetet palė, dhe nė pėrputhje me kriteret qė ai pėrcakton dhe qė janė miratuar nga Asambleja e pėrgjithshme, Komiteti pėr detyrė qė tė pėrzgjedhė periodikisht dhe tė promovojė programe, projekte dhe veprimtari me karakter kombėtar, nėnrajonal ose rajonal pėr ruajtjen e trashėgimisė qė ai i gjykon se pasqyrojnė mė mirė parimet dhe objektivat e kėsaj Konvente, duke mbajtur parasysh nevojat e veēanta tė vendeve nė zhvillim. Pėr kėtė qėllim ai merr, shqyrton dhe miraton kėrkesat pėr mbėshtetje ndėrkombėtare tė formuluara nga shtetet palė pėr hartimin e kėtyre propozimeve. Komiteti e shoqėron zbatimin e kėtyre programeve, projekteve dhe veprimtarive me pėrhapjen e praktikave mė tė mira sipas modaliteteve tė paracaktuara prej tij.
Edhe shteti shqiptar, institucionet e specializuara tė trashėgimisė kulturore si dhe personalitetet e fushės, janė shprehur tė gatshėm pėr njohjen, pėrhapjen dhe ratifikimin e kėsaj konvente. Fakt ėshtė qė shtetit shqiptar qysh prej viti 1956, ka ratifikuar dhe pranuar konventat mė tė rėndėsishme ndėrkombėtare tė cilat shtrijnė veprimtarinė e tyre nė fushėn e trashėgimisė kulturore. Kjo gjė ėshtė legjitimuar edhe nė ligjin 9048, dt. 07.04.2003 “Pėr trashėgiminė kulturore”. Pėrsa i pėrket trashėgimisė jomateriale, MKRS para disa vitesh ka pranuar dhe shpėrndarė nėpėmjet botimeve tė saj “Rekomandimet e UNESCOs pėr folkorin” dhe sė dyti ka synuar nėpemjet aplikimit pranė UNESCo-s pėr tė fituar statusin e “Kryeveprės sė trashėgimisė gojore tė njerėzimit” pėr fenomenin muzikor popullor tė iso-polifonisė. Ratifikimi sė fundi nga ana e Shqipėrisė i kėsaj Konvente, do tė sjellė njė status mė shumė mbrojtjeje, ruajtje dhe popullarizimi tė trashėgimisė shpirtėrore shqiptare.


© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.