Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Dhimbja eshte ndihmese e krijimit.
--- Bloy

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 167 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...


2008
Gjon Pali i Dytė ne Shqiperi
Nė 26 prill 1993 pėr herė tė parė Ati i Shenjtė, Papa Gjon Pali i Dytė, shkeli nė tokėn shqiptare dhe e pėrshėndeti me kėto fjalė popullin qė e priti me entiziazėm: "Zoti e ruajt Atdheun tuaj. Zoti ruajtė popullin shqiptar.".

Kryengritja e parė antiosmane nė Mitrovicė
Nė 26 prill 1910 nė Mitrovicė dhe Vuēiternė nisi kryengritja e parė antiosmane nė radhėn e kryengritjeve tė mėdha qė ēuan nė shpalljen e pavarėsisė.

Migel Servantes
Nė 26 prill 1616 mbylli sytė shkrimtari i madh spanjoll Migel Servantes Sahavedra, i njohur nė botėn e letrave si Servantes dhe autor i kryeveprės "Don Kishoti i Manēės".

Aksidenti ne centralin bėrthamor Cernobil
Nė 26 prill 1986 ndodhi aksidenti i tragjik nė centralin bėrthamor Cernobil, nga ku u rrezatuan lėndė helmuese nė njė zonė tė madhe tė ish-Bashkimit Sovjetik, si dhe nė disa vende tė Evropės, me pasoja pėr popullsinė e kėtyre zonave.

Dita Ndėrkombėtare e Qyteteve tė Binjakėzuara
26 prilli ėshtė Dita Ndėrkombėtare e Qyteteve tė Binjakėzuara, njė traditė e bukur qė ka hyrė tashmė nė jetėn ndėrkombėtare tė popujve.
Feja :: At Andon Bellushi, mes arvanitasve nė Greqi
Postuar nga: Albo

Feja AT BELLUSCI MES ARVANITASVE NĖ GREQI

Kjo eshte vetem nje nga bisedat dhe dokumentimet e shumta qe kane ne permbajtje librat "Kerkime dhe studime mes arberesheve te Greqise" dhe "Arberesh-arvanitasit, nje popull i padukshem" te Antonio Bellusciit. Jane shkeputur edhe tre poezi popullore arvanitase.

Jetėshkrimi

Antonio Bellusci ka lindur ne 1934 ne Frascineto, vend me origjine shqiptare, province e Kozences. Ka ndjekur Garda Akademike ne Filozofi dhe Teologji, prane Universitetit Gregorian te Romes. Ka ushtruar sherbesat pastoriale ne vendet arbereshe; S.Sofia D'Epiro, S. Costabtino Albanese, S.Paolo Albanese e Falconara Albanese. Ne vitin 1966 themeloi rivisten "Vatra jone", ne 1980 ne Cosenza, revisten italo-greko-shqiptare, "Lidhja", organ i shperndarjes se Qendres se kerkimeve social-kulturore "Gjergj Kastrioti", dhe periodik nderkombetar per kerkime albanologjike. Ka botuar keto vepra etnografike: "Kenge te shenjta tradicionale shqiptare", "Fjalor Frazeologjik i shqiptareve te Italise dhe Greqise", "Kerkime dhe studime mes arberesheve te Greqise", "Arbereshe-arvanitasit, nje popull i padukshem" etj. Eshte fitues i Doctor Honoris Causa ne Etnologji nga Akademia e Shkencave, Tirane, 1995, Medaljes se Arte te Lidhjes se Prizrenit nga Presidenti i Kosves, I. Rugova, me 2003 dhe drejtues i revistes arbereshe "Lidhja".

Bellusci " Jam ketu ne Krora ne Greqi, bashke me vellezerit tim arberore. Ketu kam ardhur di vjet me perpara me vellaut tim ketu, c'eshte afer meje, ce ja thone Vangjeli Ljapis. Krora qe e djegur ka jermanoite. Ketu eshte edhe nj'mal I madh, sceshte teteqind e pesedhjete metra. Kemi hengur ketu te ki katund. Erdhetim sot bashke me Onnon Falkena Friząn prej Ollandise, edhe me Eduardo Alvarez gallican prej Spanjes edhe me Vangjelis Ljapis. E ketu kemi te tjerete vellezer arberore; Papajotidhi Jani, Filippis Jorgjos, Andon Dara, Jani Burada.

Ljapis " Ki Buradaj do na thote si u gre, si u lle emer ketija katundit. Thone si u lle.

Burada- Totes, ce ishin turko-allvanote kej di krua. Keshtu kam gjegjure u nga pleqte. Kei di krua. Edhe ja keine vene turko-allvanote Krua, epidhis kei di kronje. Nje ketu, nje ne ajo pllatč la. Nąni vate poshte ujete. Beme jotris edhe nxuarme uje t'ri. Edhe ne hjillia eneakosja ikosi okto u ndrruan emrat ketą. Ipidhi ish turko emer. Ja vune Stefane.

Bellusci " Kush ja vu?

Burada " Krątosi. Ne ikosi okto. Jeshe stratjote u c'u ndrruan emrat.

Lapis " Juve pse e bete?

Burada- Pse e dheksem neve? Nuk e bejme me ndrishe? Kratosi i ndrroi, se ishin turq emrate.

Ljapis " Arberore ishin emrate ke t'thuashe, jo turq

Burada " Ishen arberore emra, e i vne ellinika emrate ata. Anti Krua e vune Stefąn. Anti Psakąt e vune Pil. Anti Kakonisqire e vune Pąnakto. Anti Kavasalląte e vune Prąshino.

Ljapis " I ndrruane ata emrat ce juve s'mundeni te ndroni gluhene edhe e flisni nior sot.

Burada " Ne ne ne. Do te jene tere qero arvanite, se e kane zene nga mema, nga tata gluhene arvanite.

Popo

Popo! Plasaje te madhe!

Dua vajze katundare.

Dua vajze asoj te mire

Te martoneme, moj bile.

Ipirotete jane te mira.

Moroitete kane llira.

Te bukurate Fivjotete

Edhe Livadhjotete.

Ne katund u do martonem

Dhe do marre keta gjitone

Ajdhe Arvanite!

Ajdhe! Arvanite te kendonje

Sa te bukurat i cone.

Ajdhe! Arvanitete te dije

Te kendonje, moj Marie!

Ajdhe! Katundarte nga Livadhi

Rvanite thone Jorgji.

Katundete ce jane nga Fiva

Arvanitete te thone te mira.

Arvanitete te kendomi

Gluhene te mos harroni.

Or nje vajze

Or nje vajze, nje kopile, i zithi u,

Ce vej tere nje ne pus

Or, sa here e shoh, moj meme,

i ndari u!

Zemeren me kepute.

M'e drregova nje menate, i zithi u,

Nje plake ne nje shtepi.

Or dhe i tha: Moj vajze,

Pse s'rrevonjase ti.

Or dhe u do rrevonjaseme

Por s'kemi nge nani.

Toponime

Konomąvra

Rremina

Guri glate

Prroj llakese

Krereza

Vera e Demirit

Prroj Kllimendit

Mali drizese

Kroj Qibuzit

Shpardhča

Mali Rikza, m.100

Hjeroma e madhe

Prroj zi

Lumi madh

Drraseza

Karbunare

Fanari

Gorrica

Hora

Shkarpa

Ara kuqe

Pus Mejdhani

Mali Vasheza

Shkembi i Krahoxhes

Shpella e priftit; e prene turqite privne edhe vdiq

Shpella e Lenese; vej nje grua e kej si shtepi e vdiq atje

etj

Mbiemra

Lingo

Bashanjotanj

Dhamanj

Kosturą

Llutanje

Xongas

Gjjkas

Gjinjis

Drugas

Brinjane

Shpilotanje

Kanolal

Keikanje

Mihanj-_hhudhumanje

Fermaqanje

Raftanje

Numera

Nje, di, tre..njembete, dimbete, trembete

Java

E hene, e marre, e merkure, e njete, e premte, e shtune, e diele.

Sot, nestre, dej, kocdej, nj'ditez, kastnjditeze

Viti

Janįre, Flevįre, Mars, Prill, Maj, Theristi, Allonįre, Gusht, Trijiti, Shen Mitre, Vjeshte, Shen Ndré

Katundet arberore:

Kastrati, Gonusa, i Lopesi

Kllimendi,

Qefallari, i Dusha

Buzi,

Kastanja

Ksanthopori, i Dusha

Panariti,

Laloti,

Karteri,

Dhąfni





"JU TREGOJ 900 KATUNDET ARVANITASE NE GREQI"

Interviste me studiuesin e madh arberesh, mekembesin e Aristidh Koljas, i gjendur per nje vizite ne Shqiperi

Magdalena Alla


Antonio Bellusci, qe ndoshta eshte nje Aristidh Kolja i dyte, nje nga personalitetet me te medha te botes arberesho-arvanitase, eshte gjendur dy dite me pare ne Durres, per te takuar miq kosovare e per t'u cmallur sadopak me Shqiperine, token ame, edhe pse nje meme peseshekullore, por per te mrekullisht mbetet e tille. Madje ai duket se e ndjen me fuqishem se ne, bijte e tanishem te saj, per nga patosi i ndjenjave te veta, per nga gjuha e mrekullueshme shqipe qe artikulon. Nuk donte te binte dhe vete ne sy per kete vizite, por gjithesesi edhe sikur te njoftonte me pare veshtire se do t'i ishte bere ndonje pritje e vecante. Frika edhe e ndonje helimimi e bente te hante ne vende te rastesishme, e jo ne hotelin ku qendronte.

"Po te njohesh papa Antonin nuk mund te mos e duac, vec po te kesh qelizat te vdekura dhe zemeren te ngrire qe me kohe", thote Aristidh Kolja per te. Dhe eshte e vertete. Menjehere e ndjen humanizimin, deri ne dhembshuri njerezore prej babaxhani qe percjell e ndjehesh fatlume qe ke kaluar disa ore me kete shpirt kaq te madh. Nje prift i sakrifikuar gjithe jeten per t'u sherbyer njerezve dhe ceshtjes shqiptare. Ne te kundert, pa sakrifica te tilla nuk behet kombi.

Nje personalitet kaq i njohur si ju, ne boten arbereshe, gjendet fatmiresisht ne Shqiperi. Per te saten here?

Ne shtator te 1972 isha i ftuar ne Tirane, ne kuvendin per iliret. Ishte ftese nga Universiteti i Tiranes. Une atekohe punoja te "Shejzat". Atje ishin dhe mjaft shkrimtare nga diaspora. dhe une nderkohe botoja gjithe studimet e mia per Shqiperine.

Tek ai kuvend ne Tirane, qe u organizua nga Cabej, do te afirmohej dhe mbrohej identiteti i tokes shqiptare nga sulmet e Ttos. Une paraqitha studimin per kenget me te vjetra arbereshe te punes. Une paraqita elementet mitologjike ne keto kenge, nje nga te cilat kulti i Demetres, duke dashur te bej nje lidhje. Pas kesaj konference, kenget ia dhurova Insitutit te Kultures Popullore ne Tirane. Te gazeta "Bashkimi"u fol atekohe per ardhjen time. Qe nga ajo kohe mbajta lidhje e cdo liber qe kerkoja ma sillnin. Gje qe pasuroi biblioteken time. Per fat quhesha jo i rrezikshem. Kam dhe sot te gjitha librat e Enver Hoxhes gazetat "Drita", studime historike dhe filologjike nga Shqiperia.

Sa here keni ardhur ne Shqiperi? Duket si e pabesueshme qe nje prift si ju mundi te vije ne peridhen e regjimit komunist. Si arritet te vini?

Kjo here eshte e dhjeta qe une vij ne Shqiperi. Qe nga viti 1996 kam pasaporte shqiptare Ne kohen e atehershme kam qene vetem nje here, ne kuvendin qe rrefeva me siper. Eshte vertet e cuditshme se si kam arritur te vij ne vitin 1972. Une isha nje prift qe shkela ne shtetin e vetem ateist ne bote. Ja si ndodhi: Muhamed Hila, - quhej nje punonjes qe atekohe merrej me ceshtjet e kultures ne Ambasaden Shqiptare ne Rome, - vinte shpesh ne katundet e arberesheve ne Kalabri. Kur pati ardhur nje here, te nje feste, iu afrova me revisten time ne dore dhe i thashe: "Me bej nje nder. Dua te puth token time." M'u pergjigj: "Te jap besen qe do behet". Megjithate dokumentat po vonoheshin per rreth dy vjet dhe thuajse po i humbisja shpresat se mund te behej. Derisa u thashe "Ku vajti besa juaj?". U ndjene vertet ne turp, meqe me kishin dhene fjalen dhe me ne fund, pas dy vjetesh, me vjen ftesa. Mbaj mend qe Shaban Demiraj ato dite qe isha ne Tirane me qendronte afer qe te mos beja propagande.

Biblioteka juaj eshte shume e njohur dhe eshte vizituar nga shume studiues shqiptare si Dritero Agolli, Nasho Jorgaqi etj. Cfare librash ruhen ne te?

Per shembull kam nje botim te 1600, i cili eshte nje liber ne greqisht, nje doreshkrim per prifterinjte arbereshe, te ardhur nga Himara, Peloponezi, te cilet dinin vetem shqip. Kam 400 libra te arberesheve ne greqisht. Biblioteka ka libra te vjetra si "Flamuri i Arbrit"i De Rades, ne origjinal, ka gjithe revistat arbereshe qe nga viti 1957 deri tani si; "Zgjimi" 1963, "Vatra jone", 1965 "revista ime), "Zjarri", 1970, "Katundi im", 1970, "Zeri i arberesheve", 1972 "dy "gjuheshe). Nje sektor te vecante perbejne librat qe i kushtohen arebresheve te Greqise, udhetimeve te mia atje.

Ne Shqiperi askush nuk pohon te verteten per komunitetin e arvanitasve. Politikanet shqiptare i friksohen politikes greke dhe jane te mpleksur dhe me interesa vetjake ndoshta. Perpara ca kohesh kryeministri Nano u shpreh ne Kosove se "diaspora shqiptare po cenon interesat e Shqiperise". Por a mund te leme te shkelen me kembe 900 katunde arvanitase, qe deri me sot jane keshtu, te mohuara. Nderkohe qe shteti yne ame, iu friksohet vetem 4 fshatrave greke ne Dropull. Ne librat e mia studimore mbi keto treva paraqiten 150 fotografi, letra te banoreve te ketyre katundeve ne gjuhen shqipe, te cilat jane bomba te verteta. I kam shetitur me kembe 120 katunde, kam marre deshm me manjetofon ne bare, rruge, kam intervistuar 500 njerez dhe kam vertetuar se 90 katunde jane arvanitase. Kam gjetur mese 3 mije toponime dhe mikrotoponime. Ne lenden e mbledhur perfshihen intervista, anekdota, besime, histori, kenge, lojera popullore, lutje arberore, perralla, te dhena per punen dhe vdekjen, qe jane ruajtur ne arkivin personal ne dyqind bobina te incizuara ne magnetofon. Ne kete perfundim kam arritur pas nje pune 40-vjecare. Bashkimi Europian, Keshilli i Europes dhe OSBE, qe kane ne thelb te punes se tyre dhe pluralizimin e popullsive europiane, kerkojne nga shtete e Europes, ne baze te art. 22 te Kartes se te Drejtave Themelore te EU, "mbrojtjen e identitetit te njerezve dhe te pakicave gjuhesore, qe ne kete menyre te shpetoje dhe te perjetoje ggjuha, kultura dhe religjoni I tyre". Botimet tona jane ne te njejtat rrjedha me keto kerkesa te BE.

Si mundet ta kryeni gjithe kete pune? Nuk kishit frike? A keni ende frike se mund t'u ndodhe dicka?

Mjerisht ne logjiken qeveritare greke jo vetem qe nuk gjejne vend zbatime te parimeve te tilla, por ndalojne me cdo menyre pervetesimin e gjuhes dhe te kultures arberore-arvanite.

Une kam punuar si partizan, fshehur. Kur vinte policia te intervistuarit e mi nuk flisnin shqip. Ne disa raste edhe arvanitasit qe flisnin shqip thonin jemi greke, ose arvanitas, sepse ua kane fshire kujtesen. Hanin dru per te mos folur shqip. Ka deshmi per kete. Nuk e di si rrojti gjuha jone, si u vune emra maleve, femijeve, pse emrat jane shqiptare. Por ngaqe jane vertet shqiptare.

Librat tuaj mjaft trondites ne tituj e ne permbajtjen e tyre si; "Arberore-arvanitasit, nje popull i padukshem", "Kerkime dhe studime tek arbereshet e Greqise" etj, a jane ne qarkullim dhe ku?

Librat per fat te keq nuk qarkullojne dhe nuk ekzistojne ne asnje biblioteke ne Shqiperi, per shkak te arsyeve qe thashe me siper. Jane libra qe dhe financiarisht me shume jane bere me parate e mia. I shpreh nje mirenjohje te madhe MKRS te Kosoves, drejtorit Neriman Braha, ministrit te Kultures, per mbeshtetjen qe po u japin librave te mi, presidentit Rugova qe me dha Medaljen e Arte te Lidhjes se Prizrenit. Fakti qe ata dine te cmojne e mbeshtesin pune te tilla ndodh sepse ata kane vuajtur. Konkretisht ata mundesuan 400 cope per disa tituj te mi, per t'i shperndare falas. Ndersa perkrahja ne Shqiperi nuk ekziston, ose eshte e pabese. Shqiperia eshte e semure.

Cilet ishin dhe jane sipas jush, faktoret qe ndikuan ne ruajtjen e cuditshme 5-shekullore te gjuhes dhe traditave shqiptare te arbereshet?

Ne emigruam. Memat tona na flisnin arberisht, ndersa ne shkolla mesohej gjuha italiane. Atdheu i arberesheve ishte shtepia e tij, familja. Me kujtohet qe nena me rrihte nese i flisja italisht ne shtepi. Eshte kulture gojore, kjo si ne Greqi, si te arbereshet, e cila trashegohej nese ishte dashuria per rrenjet. Ishte dashuria ndaj u mbajt gjithca. Dashuria per gjuhen e memes. Vec kesaj kulti per te vdekurit, dashuria per te paret, eterit tane, qe bene sakrifica per te perparuar ne, ndikoi mjaft ne kete ruajtje. Kultura arberore ishte nje kulture me veshe, qe ndikoi mjaft ne uajtjen e gjuhes. Ne mbajme ritin bizantin te te pareve tane. Edhe nepermjet ketij mbajtem dashurine per kombin, gjuhen. Por Atdheu ishte dhe eshte mungues, pasi nuk shihej ndonje perkrahje prej tij, por ishte nostalgjik. Ne nuk patem kurre nje atdhe. Per kete arsye ne e deshiruam nje atdhe.

Fakti qe ju ishin bujtes, ndoshta dhe me te varfer se zotet e shtepise, nuk ndikoi ne zbehjen e dashurise ndaj tokes meme?

Ne jemi koka e emigrimit. Ne u ndjeme gjithmone superiore ne Kalabri, edhe nga emri i Skenderbeut. Me gjak e kemi ndihmuar shtetin italian, Garibaldin e famshem, gje qe do te kishim dashur ta benim edhe ketu ndaj turqve. U ndjeme krenare per kujdesin qe patem me pas, si shperblim, pasi u hapen shkollat, si kolegji i San Adrianit, ku kane studiuar A.Xhuvani, A.Rustemi etj, pra qe u bene burim drite, e me gjithe ate kulture te madhe qe morem ne u ndjeme si nje diell, krenare.

Mos keni bere me shume per te tjere se per vedi?

Ne bejme per veten tone. Duam te mbijetojme, te jetojme.

A ndihen sot arbereshet krenare, qe jane shqiptare?

Jemi krenare se jemi shqiptare. Ka raste kur arbereshe mund te ankohen ndaj shqiptareve te sotem, qe kane krijuar edhe imazh te keq ne Itali dhe kjo gje ndikon te krenaria e tyre. Por Shqiperia eshte e semure, dhe kur ajo eshte e semure duhet ta duam me shume. Komuniteti yne, Republikes Italiane, nuk i intereson drejtperdrejt. Indirekt po. Nje gramatike kush na e beri ne ne Itali?! Vetem De Rada, por dhe ai beri vetem disa shtepiake. Eshte Shqiperia ajo qe na mbledh dhe duhet t'i interesojme me shume. Eshte Atdheu qe na mbedh. Por per fat te keq dora e tij nuk ndihet. Me erret se c'eshte s'ka ku te veje.

Si eshte gjendja etno-kulturore e arberesheve sot?

Eshte nje mistifikim i Arebrise. Arbereshet i krijoni ju me deshirat tuaja. Mistifikimi qendron kur ju nuk kuptoni denatalitetin qe eshte sot, kur ju nuk kuptoni papunesine ne Kalabri, mistifikimi qendron kur nuk kuptoni qe ne Kalabri eshte gjendja me e ulet ekonomike ne Itali., qe banoret jane malesore, qe nuk kane te ardhme ne Kalabri dhe ikin, punojne e martohen larg saj. Ekziston edhe problemi i emigrimit te brendshem. Per shembull nje malesor italian vjen ne katundet arbereshe ne fusha. Mistifikimi i arberesheve qendron teksa lexon apo studion De Raden, Variboben, Seremben duke mbyllur syte per problemet e sotme. Kjo eshte nje ikje nga problemi i arberesheve. Qeveria e Shqiperise, kurdo qofte mban lidhje me institucionet zyrtare si Katedra e Gjuhes Shqipe ne Cosenza, Palermo, Bari, Rome, qe bejne pune te madhe, por nuk bejne asgje per te mbledhur ne Tirane njerezit qe punojne ne terren me katundet arbereshe, si drejtoret e revistave arbereshe qe jemi 3-4 jo me shume, ose shkrimtaret e sotem ne katunde arbereshe, qe botojne me djersen e tyre vepra qe lidhen me letersi, kulturen popullore, kenget popullore, muziken. Kjo mbledhje nga Atdheu eshte e domosdoshme. Atdheu nuk eshte nje perralle. Eshte si nje tat "at) qe u zgjua nga gjumi shekullor. Ambasada Shqiptare ne Rome kete duhet te beje.

Ue dua nje Shqiperi etnike me zemer.

Ne kete panorame si e shihni te ardhmen e komunitetit arberesh?

Pavaresisht dukurive negative qe permenda me siper e ardhmja eshte shume e mire. Pse? Dobia e pare filloi me shkollat, ku mesohet gjuha shqipe, e ku pergjithesisht drejtuesit jane me te zgjuar sec ishin dje. Ata bejne projekte me shkollat e tjera te pakicave kombetare, sipas ligjit 382 per pakicat, e shpirti i ketij ligji eshte vleresimi i gjuheve te ndryshme. Shkollat e 11 minoriteteve te ndryshme bejne projekte qe i paraqesin ne Rome, marrin shume para dhe punojne. Qellimi eshte te krijojne lidhje mes ketyre shkollave, e te njohin njeri-tjetrin. E nderkohe forcojne individualitetin e secilit grup. Njekohesisht nje nisme e tille forcohet edhe sepse jep buke, dmth paguhet. Pozitive eshte qe gjithe gjerat fetare jane ne gjuhen shqipe. Meshat behen shqip, por dhe greqisht e italisht. Ka me shume gjera pozitive se sa negative. Pas 10 vjetesh Shqiperia do te jete ne Parlamentin Europian. Kjo do te thote qe katundet arbereshe do te mbrohen edhe nga Shqiperia, jo vetem nga Italia. Te shpresojme qe dhe shteti shqiptar do te zgjohet, do te krijoje strategji ne dobi te Shqiperise etnike, se paku me zemer dhe ne te ndiejme qe kemi nje Atdhe.


© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.