Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Arti fluturon rreth e qark se vertetes, por jo me shume vullnet,nga frika se mos digjet.
--- Franz Kafka

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 113 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...


2008
Milto Sotir Gurra
Nė 16 maj 1884 lindi nė Marjan tė Oparit atdhetari Milto Sotir Gurra, shkrimtar e publicist, qė botoi revistėn "Shkėndija", "Zekthi", "Mituria" dhe shkroi: "Rrėjenjė", "Goca e malėsisė", "Kur rilindej Shqipėria", vėllimin poetik "Dėshirė", etj. Gjithashtu ai pėrktheu mjaft shkrimtarė tė mėdhenj botėrorė. Vdiq nė vitin 1972 nė Tiranė.

Oliver Hevisajd
Nė 16 maj 1926 u nda nga jeta fizikani i njohur anglez Oliver Hevisajd, i cili u dallua pėr studimet mbi elektronikėn dhe shpėrbėrjen e valėve elektromagnetike. Bashkė me inxhinierin shpikės, Keneli, ai vėrtetoi ekzistencėn e shtresės atmosferike tė jonizuar, qė pėr nder tė tyre u quajt "Shtresa Hevisajd -Keneli".

"Venus-5"
Nė 16 maj 1969 anija e hapėsirės "Venus-5", pėr herė te parė nė historinė e Kozmosit, u ul nė planetin e Afėrditės. Janko Tabei
Nė 16 maj 1975 nė majėn mė tė lartė nė botė, Everest, pėr herė tė parė nė histori u ngjit njė grua. Ishte alpinistja e njohur japoneze Janko Tabei.
Letersi :: Tungjatjeta! Azem Hajdari
Postuar nga: Anakreonti

Letersi Atdheu eshte krijuar
nga hiri i martireve

La Martin


Te balli yt po shihej mali
te zeri yt-degjohej deti
jeta te ngriti piedestalin
vdekja te vuri monumentin.


Neper podiume balle flamurit
u rrit imazh i kryetrimit
me hapat -shpelle te Bajram Curri
me ballin drite te Naimit.


Te vdekja jote-vater drite
njerezit me mall ne sy shikonin
gjaku nga plaga jote ridhte
qe nga kufijte e prere te Kombit.


Martiret,vellezerit e Kosoves
Sa te pane te shtrire,qe nga larg
i zgjaten plaget drejt Tropojes
Plaget e tu te ushqenin gjak.


Po ty te vrau nje shtazeri
te tere t'i njihje,kohe spate
te shtine aq shume me bresheri
se i trembeshin dhe vdekjes sate.


Ne sy t'u rrotullua bota
(Kreta mbi glob u ndal qefin)
Ne Beograd u ngriten gotat
dhe u trokiten ne Athine.


Era mbledh zerat e balades
nga trojet e te gjitha aneve
Fustanella e Osman Takes
mbi balle te hapet valle came.


Zeri i atdheut ne shpirt te pruri
driteza yjesh,harqe rrufeje
cdo dite me shume ti prane flamurit
cdo dite me shume plumba drejt teje.


Mbete legjende me dy vdekje,-
njera mbi plumb,nje mbi dekret
Njeren e more poshte me vete
tjatra rri lart,"pa imunitet".


Burgut i the -Urdhro te pres!
Ia njoh dhe hekurat qelise
jane vijat e flamurit grek
qe bredh si zot mes Shqiperise.


Rrethuar me dy heshtje tok
i shtrire si nje segment rrufeje
i madherishem,degjon poshte
heshtjen e shtetit siper teje.


Puhi e luleve te varri
"vrasesi u fsheh" te peshperin
ti bisedon intim me barin:
Kujdes,mos vrasin Shqiperine"!


Ti ule ballin nen flamur,
Drejt miqve zgjatur brenga jote
plumbat qe shtine jane prape ne udhe
u vershellejne pas kraheve shokeve.


E shoket te kerkojne ku re
(Asgje,vec madheshti mbi vdekje)
atyre pasuri u le
supet me lartesira bjeshke.


Ne ecjen tende,me dy hapa-
demokraci e kombi tok-
per brezat,amanet le prapa:
Kush vdes per Kombin,jeton kot.


Shoku,qe ra per ty therror
vdekjen duke e kthyer rilindje
mbi piedestalin tend qiellor
mbeti kuror e blerte dafine.


Mbetet perjete ne horizont
imazh martiri te hapesirave
tek re "njeri" u ngrite bronx
t'u kumbosh tinguj gjithe ilireve.


Shkruar prej Agim Shehut


© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.