|
|
Thenie-Proverba |
|
|
|
Nje komb shuhet kur ai nuk reagon me ndaj fanfares; dekadenca eshte vdekja e trumpetes.
--- Cioran
|
|
|
|
Reklama |
|
|
|
Menuja |
|
|
|
Vizitoret e castit? |
|
|
|
Kemi 104 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.
Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu
|
|
|
|
Perkujtimore |
|
|
|
Nje dite si kjo ...
2008 Milto Sotir Gurra
Nė 16 maj 1884 lindi nė Marjan tė Oparit atdhetari Milto Sotir Gurra, shkrimtar e publicist, qė botoi revistėn "Shkėndija", "Zekthi", "Mituria" dhe shkroi: "Rrėjenjė", "Goca e malėsisė", "Kur rilindej Shqipėria", vėllimin poetik "Dėshirė", etj. Gjithashtu ai pėrktheu mjaft shkrimtarė tė mėdhenj botėrorė. Vdiq nė vitin 1972 nė Tiranė.
Oliver Hevisajd
Nė 16 maj 1926 u nda nga jeta fizikani i njohur anglez Oliver Hevisajd, i cili u dallua pėr studimet mbi elektronikėn dhe shpėrbėrjen e valėve elektromagnetike. Bashkė me inxhinierin shpikės, Keneli, ai vėrtetoi ekzistencėn e shtresės atmosferike tė jonizuar, qė pėr nder tė tyre u quajt "Shtresa Hevisajd -Keneli".
"Venus-5"
Nė 16 maj 1969 anija e hapėsirės "Venus-5", pėr herė te parė nė historinė e Kozmosit, u ul nė planetin e Afėrditės.
Janko Tabei
Nė 16 maj 1975 nė majėn mė tė lartė nė botė, Everest, pėr herė tė parė nė histori u ngjit njė grua. Ishte alpinistja e njohur japoneze Janko Tabei.
|
|
|
| |
|
BRUKSEL Presidenti amerikan Xhorxh W. Bush ka shprehur dje, gatishmėrinė pėr ti dhėnė njė impuls procesit tė integrimit tė disa vendeve tė Ballkanit nė NATO, bėn tė ditur agjencia e lajmeve DTT-NET.COM. Ne kėrkojmė qė tė ecim pėrpara me Shqipėrinė, Maqedoninė dhe Kroacinė, tre shtete kėto tė Adriatikut qė janė duke zhvilluar Planin e Aksionit tė Anėtarėsimit nė NATO, -ka deklaruar presidenti amerikan Xhorxh Bush nė konferencėn pėr shtyp pas samitit tė krerėve tė shteteve tė NATO-s, mbajtur nė kryeqytetin belg.
Sipas kėsaj agjencie lajmesh, Xhorxh Bush foli shkurt nė paraqitjen e tij para gazetarėve, lidhur me rajonin e Ballkanit, duke pėrmendur vetėm kėto tre vende, si vende kandidate pėr anėtarėsim nė familjen ushtarake perėndimore. Nė fakt Shqipėria, Maqedonia dhe Kroacia u pėrkrahėn edhe nga Kongresi amerikan, i cili miratoi edhe njė rezolutė, vitin e kaluar, ku shprehte mbėshtetjen e SHBA pėr anėtarėsimin e kėtyre tre shteteve nė NATO. Madje u caktua edhe viti 2007 si viti i anėtarėsimit tė tyre nė organizatėn mė tė madhe tė Atlantikut. Vendi ynė ka qenė mbėshtetės i politikave amerikane, madje me gjithė fuqinė e tij jo aq tė madhe ushtarake ka ndihmuar me forca ushtarake nė vendosjen e paqes nė Irak, mision pėr tė cilin deri tani janė ndėrruar disa kontigjente. Qėllimi kryesor i vizitės tė presidentit amerikan nė NATO ishte qė tė fitojė pėrkrahjen e dėshiruar tė aleatėve evropianė, anėtarė nė NATO, pėr misionin nė Irak, Afganistan dhe mundėsisht edhe nė Lindjen e Mesme, pėr ndėrtimin e paqes mes Palestinės dhe Izraelit. Xhorxh W. Bush para gazetarėve tha se ai nė samit ka marrė mbėshtetjen e shteteve anėtare tė NATO-s pėr misionet aktuale tė aleancės, duke dhėnė kėshtu sinjale tė mbylljes dje, nė Bruksel tė mosmarrėveshjeve qė ishin krijuar gjatė tre viteve tė fundit, qė nga fillimi i pranisė ushtarake amerikane nė Irak. Franca dhe Gjermania ishin vendet mė kundėrshtare evropiane ndaj okupimit amerikan nė Irak. Mirėpo kėto divergjenca nga takimet e Bushit nė Bruksel me krerėt evropianė, e sidomos me kryetarin francez Shirak, nuk janė vėrejtur sot nė Bruksel. Madje, presidenti francez me tė cilin marrėdhėniet ishin acaruar shumė, pritet qė tė vizitojė Teksasin me ftesėn e presidentit amerikan. Jam duke kėrkuar njė kauboj tė mirė, -ka thėnė Bush, duke i drejtuar ftesėn Shirakut.
|
|
|
|