|
|
Thenie-Proverba |
|
|
|
Ē'kanė bėrė tė parėt, i paguajnė tė pasmit
--- Populli
|
|
|
|
Reklama |
|
|
|
Menuja |
|
|
|
Vizitoret e castit? |
|
|
|
Kemi 93 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.
Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu
|
|
|
|
Perkujtimore |
|
|
|
Nje dite si kjo ...
2008 Dhimitėr Pasko
Nė 4 maj 1966 mbylli syė Dhimitėr Pasko ose shumė i njohuri Mitrush Kuteli, shkrimtar, ekonomist, publicist dhe pėrkthyes. E pati nisur krijimtarinė letrare qysh nė vitet '30, kur botonte "Net shqiptare", "Kapllan Aga i Shaban Shpatės", "Ago Jakupi", si dhe hartonte mjaft vepra ekonomike. Pas ēlirimit, Kuteli botoi "Pylli i gėshtenjave", "Tregime tė moēme shqiptare", "Baltė nga kjo tokė" , "Nė njė cep tė Iirisė sė Poshtme", etj, si dhe bėri mjaft pėrkthime tė paarritshme tė shkrimtarėve tė mėdhenj botėrore, qė e vendosin nė piedestalin e pėrkthyesve tanė mė tė mirė.
Alberto Blest Gana'
Nė 4 maj 1830 lindi shkrimtari kilian Alberto Blest Gana', themeluesi i realizmit kritik nė letėrsinė e vendit tė vet dhe nė atė latinoamerikan. Veprat e tij mė tė mira, romane, jane: "Dashuria e parė", "Babai i familjes", "Martin Rives", "Aritmetikė e dashuri", etj. Vdiq nė vitin 1920.
Antuan Augustini
Nė 4 maj 1900 lindi nė Paris Antuan Augustini, skulptor kroat, i cili ndėrmjet veprave tė shumta qė krijoi, u dallua veēanėrisht pėr portretet. Ndėrmjet kėtyre portreteve ėshtė edhe njė portret i heroit tonė kombėtar, Gjergj Kastrioti Skendėrbeu.
Xhovani Batista Graci
Nė 4 maj 1925 u nda nga jeta Xhovani Batista Graci, fiziolog, qė u mor mjaft me sėmundjet ngjitėse dhe sidomos me malarjen. Ai pėrshkroi ciklin e plotė tė zhvillimit tė mikrobit tė kėsaj sėmundjeje , duke vėrtetuar se bartėsi i vetėm i tij ishte mushkonja anofele.
|
|
|
|
| |
|
Pas turneut nė vendet skandinave, balerinė tė Akademisė sė Vallzimit ftohen nga Teatri Shtetėror i Vjenės pėr tė marrė pjesė nė shfaqjen e madhe tė ndėrrimit tė viteve.
Pas njė turneu dyjavor nė territorin skandinav, ėshtė kthyer nė Tiranė trupa e Akademisė sė Dancit, duke marrė me vete njė axhendė tė pasur aktivitetesh, pėr muajt nė vazhdim. Pa hequr makiazhin e shfaqjes Franēeska da Rimini, vėnė nė skenėn e Teatrit tė Operės dhe Baletit, nė datėn 16 tetor, trupa e Akademisė sė Dancit, e pėrbėrė prej 38 vetėsh, pati njė turne, i cili nisi nė Danimarkė, pėr tė vazhduar mė pas nė Suedi, Vjenė dhe Itali. I sapokthyer nė Tiranė, drejtori i Akademisė sė Dancit, Arian Sukniqi, thotė se ky turne, i cili u komentua edhe nė shtypin e huaj, ka hapur mundėsi tė mėdha pėr balerinėt shqiptarė. Kėshtu, pasi ka parė shfaqjen nė Teatrin Shtetėror tė Vjenės, i mundėsuar prej ambasadores shqiptare, Shpresa Kureta, drejtori artistik i baletit tė kėtij teatri, njėkohėsisht dhe drejtor i Akademisė sė Dancit nė Vjenė, Renato Zanela, do tė bėjė njė vizitė nė Tiranė, nė datat 1-3 dhjetor.
Ai do tė pėrzgjedhė 5-6 ēifte balerinėsh, qė do tė marrin pjesė nė shfaqjen e madhe tė Vitit tė Ri. Gjatė muajit dhjetor, balerinėt e akademisė do tė bėjnė njė turne nė qytete tė ndryshme tė Italisė, si nė Bari, Palermo, Leēe, etj. Madje konsulli Edmond Sevi, i cili ka organizuar shfaqjet nė Bari dhe Brindizi, si dhe turneun e ardhshėm, u ka premtuar tė rinjve tė Akademisė se sė shpejti do tė jenė tė ftuar specialė nė njė nga transmetimet e programit televiziv tė Maria de Filipit, Amici. Nuk e kishim menduar tė na bėnin njė pritje tė tillė, sidomos nė Kopenhagen, ku ne dhamė tre shfaqje. Pėrpara shfaqjes, sheshi kryesor i qytetit u bllokua, u ndalua qarkullimi. Pėrkryerja shqiptare ėshtė pritur mirė nga populli i Kopenhagenit, i cili nuk ėshtė se di shumė pėr baletin qė bėhet nė Shqipėri. Pėrfaqėsuesit e kulturės daneze, vendosėn qė nga data 21-29 mars 2005, nė Kopenhagen, tė zhvillohet java e baletit shqiptar, - thotė Sukniqi, duke theksuar se i gjithė ky turne u realizua me iniciativėn dhe pėrpjekjen e ambasadorit shqiptar nė Danimarkė, Qemal Minxhozi, ndėrsa financiarisht ėshtė mbėshtetur nga Ministria e Arsimit dhe Shkencės.
Nė kėtė turne, trupa shqiptare u paraqit me disa nga veprat mė tė bukura tė fondit klasik botėror, si Ēajkovski apo Koēante. Kėshtu, nė skenėn e qytetit ku ėshtė ngritur e para mbretėri nė botė, e ku ndodhet universiteti mė madh i Danimarkės, nė Vejes, ėshtė paraqitur me Katedralen e Parisit, ndėrsa nė Kopenhagen, Malmo, Vernamo, Vjenė, Bari e Brindizi, janė paraqitur me Zhizel, Franēeska da Rimini, si dhe me pjesė tė zgjedhura nga folku shqiptar, tė cilat janė pėlqyer nė veēanti nga publiku i huaj.
Shekulli 06/11/2004
|
|
|
|