Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Ne zbulojme ne vetvete ate qe te tjeret na fshehin edhe njohim tek te tjeret ate qe ne ia fshehim vetes.
--- Vauvenargues

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 107 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...


2008
Kongresi i Dytė i Napolit
Nė 29 prill 1901 me nismėn e arbėreshėve tė Italisė u zhvillua Kongresi i Dytė i Napolit, i cili nuk doli jashtė kuadrit gjuhėsor, madje diskutoi kryesisht ēėshtjen e alfabetit unik tė shqipes, duke shtruar nevojėn e njė alfabeti latin qė tė shprehte besnikėrisht tėrė tingujt e gjuhės shqipe.

Televizioni Shtetėror Shqiptar
Nė 29 prill 1960 Televizioni Shtetėror Shqiptar transmetoi programin e parė eksperimental, duke nisur kėshtu rrugėn e emisioneve televizive nė Shqipėri.

Deklaratėn mbi Lirinė e Shprehjes dhe te Informacionit
Nė 29 prill 1982 Komiteti i Ministrave tė shteteve anėtare tė Kėshillit tė Europės miratoi Deklaratėn mbi Lirinė e Shprehjes dhe te Informacionit.

Anri Ogust Barbie
Nė 29 prill 1905 lindi poeti i njohur francez Anri Ogust Barbie', i cili pati njė ndikim tė madh nė letėrsinė e vendit tė tij me veprat qė shkroi: "Jambet", "Vajet", etj. Madje prej poezive tė tij u frymėzua edhe piktori i madh Delakrua pėr tė krijuar tablonė e famshme "Liria nė barrikada".

Alfred Hiēkok
Nė 29 prill 1980 u nda nga jeta njėri nga figurat e ndritura tė kinematografisė botėrore -Alfred Hiēkok, mjeshtėr dhe novator i kinematografisė dhe i filmave artistikė nė veēanti. Nė filmat e tij tė pavdekshėm , Hiēkoku , pėrveē regjisė, realizonte edhe kolonėn zanore, edhe ngjyrat, skenografinė e skenarin, madje shpesh ishte edhe aktor. Filamt mė tė mirė tė tij janė: "Lavdia e keqe" "Psikozė", "Hija e dyshimit", etj.
Histori :: Mbreti Zog urdheron heqjen e ferrexhese
Postuar nga: Albo

Histori Nje artikull mbi reformen sociale qe Mbreti Zog ndermori ne kohen qe ai sundoi Shqiperine. Autori eshte i huaj dhe eshte nxjerre nga "Mbreti Zog dhe prepjekja per stabilitet ne Shqiperi".

1937- Kur Mbreti Zog urdheroi heqjen e ferexhese

Nga Bernd J. Fisher/ Mbreti filloi nga zbatimi i reformes sociale, e cila mund te kryhej pa ndonje prekje te madhe te buxhetit. Ne mars te vitit 1937, Parlamantit iu paraqit nje ligj i cili u votua menjehere, sipas te cilit konsiderohej shkelje e denueshme me gjobe qe shkonte deri ne 500 franga ari, per cdo grua qe e mbulonte fytyren teresisht ose pjeserisht. Ligji parashikonte nje denim edhe me te rende per te gjithe ata qe i ndalonin ose perpiqeshin t'i bindnin grate te mos e zbatonin kete ligj. Zogu dhe Juka, te cilet me ne fund dashje pa dashje kishin filluarte mesonin disa prej metodave te qeverisjes, ai dolen situates me sukses. Ne vend te sulmonin ne menyre te drejteperdrejte, sikurse kishin vepruar shpesh ne te kaluaren, ata kryen nje pune pergatitore para se te kalonin ne zbatim te kesaj risie potencialisht te rrezikshme.

Se pari Mbreti dergoi tri prej motrave te tij te pamartuara dhe myslimane, princeshat Myzejen, Ruhije dhe mexhide, per nje vizite te papritur ne zonen me veriore te vendit, perfshi edhe qytetin e Shkodres, zona te cilat supozoheshin qendrat e mbeturinave te fanatizmit. Qellimi i kesaj vizite ishte kryesisht te jepej nje prove bindese dhe e prekshme e mundesise dhe prakticitetit te zbulimit te grave shqiptare, duke treguar para te gjitheve fytyrat e kendeshme te motrave te Zogut. Te tri princeshat veshur me rroba te modes se fundit europiane, me funde te shkurtra e te ngushta dhe me fytyra te lyera, qendruan ne Shkoder nje jave te shoqeruara nga Juka, Aranitasi dhe nepunes te tjere shteterore. Motrat bene vizita neper shkolla, kisha xhami, spitale, tregje, qendra arkeologjike dhe kaluan nje kohe te mire ne takime me njerez te ndryshem. Aktiviteti ekonomik i Shkodres u pezullua krejtesisht. Princeshat, te cilat deri ne ate kohe kishin qene praktikisht te mbyllura si robina ne pallatin mbreteror dhe qe deri atehere dilnin ne publik vetem per ndonje shetitje me kale, shoqeruar prej rojesh te armatosura neper rruget e vecuara te Tiranes, ne Shkoder dolen kudo hapur, duke dhene darka e dreka, gjithmone ne pranine e fotografeve. Turneu pati jashtezakonisht sukses.

Por Mbreti mori masa edhe me kuptimplote sesa thjesht ato qe krijuan entuziazmin e popullit. Ai u kujdesua qe ne kete aksion te siguronte edhe mbeshtetjen e Klerit. U organizua thirrja e nje keshilli mysliman qe te jepte nje mendim rreth ketij ndryshimi, i cili aprovoi nje raport te paraqitur prej Kryetarit te Komunitetit Islamik te Shqiperise, ku pohohej se ligji islamik nuk u kerkonte grave te mbulonin fytyren apo koken. Gjithashtu ai shpalli edhe nevojen e pjesemarrjes se grave ne te gjitha veprimtarite shoqerore.

Natyrisht, ligji i ri hasi ne disa kundershtime, pasi shume shqiptare nuk ishin ne gjendje te perballinin cmimet e larta per blerjen e veshjeve te kohes. Filluan te qarkullonin fjale mbi mundesine e nje kundershtimi ndaj ketij veprimi ne Shkoder si dhe te oraganizimit te nje opozite te heshtur pasive ne formen e nje greve te grave ne shtepi. Por me ne fund, ne krejt vendin nuk u vu re kurrfare kundershtimi real dhe ne fakt thuajse krejt elementet e shoqerise shqiptare e mirepriten kete ndryshim me gezim. Grupi i vogel i ciganeve te Shqiperise, i cili deri atehere i kishte skandalizuar qytetaret e Shkodres e te krahinave te tjera duke ndenjur zbuluar, u gezua pa mase kur pa se kishte pasur kurdohere te drejte.

Merita e pranimit te kesaj mase prej popullit shqiptar ne ate kohe i takon Zogut, pasi ai qe me pare kishte mundur te pergatiste themelet qe benin te mundur marrjen e nje vendimi te tille, ndonese nuk shkoi me larg. Ai kerkoi heqjen e perces duke u lene grave te drejten te vazhdonin te ruanin veshjen e meparshme, duke perfshire ketu edhe shamine e kokes. Autoritetet mjaftoheshin edhe me zbulimin qofte te vogel te nje pjese te fytyres.

Autor i "Mbreti Zog dhe perpjekja per stabilitet ne Shqiperi"


© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.