|
|
Thenie-Proverba |
|
|
|
E shara eshte arma e te dobetit.
--- Populli
|
|
|
|
Reklama |
|
|
|
Menuja |
|
|
|
Vizitoret e castit? |
|
|
|
Kemi 106 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.
Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu
|
|
|
|
Perkujtimore |
|
|
|
Nje dite si kjo ...
2008 Dhimitėr Pasko
Nė 4 maj 1966 mbylli syė Dhimitėr Pasko ose shumė i njohuri Mitrush Kuteli, shkrimtar, ekonomist, publicist dhe pėrkthyes. E pati nisur krijimtarinė letrare qysh nė vitet '30, kur botonte "Net shqiptare", "Kapllan Aga i Shaban Shpatės", "Ago Jakupi", si dhe hartonte mjaft vepra ekonomike. Pas ēlirimit, Kuteli botoi "Pylli i gėshtenjave", "Tregime tė moēme shqiptare", "Baltė nga kjo tokė" , "Nė njė cep tė Iirisė sė Poshtme", etj, si dhe bėri mjaft pėrkthime tė paarritshme tė shkrimtarėve tė mėdhenj botėrore, qė e vendosin nė piedestalin e pėrkthyesve tanė mė tė mirė.
Alberto Blest Gana'
Nė 4 maj 1830 lindi shkrimtari kilian Alberto Blest Gana', themeluesi i realizmit kritik nė letėrsinė e vendit tė vet dhe nė atė latinoamerikan. Veprat e tij mė tė mira, romane, jane: "Dashuria e parė", "Babai i familjes", "Martin Rives", "Aritmetikė e dashuri", etj. Vdiq nė vitin 1920.
Antuan Augustini
Nė 4 maj 1900 lindi nė Paris Antuan Augustini, skulptor kroat, i cili ndėrmjet veprave tė shumta qė krijoi, u dallua veēanėrisht pėr portretet. Ndėrmjet kėtyre portreteve ėshtė edhe njė portret i heroit tonė kombėtar, Gjergj Kastrioti Skendėrbeu.
Xhovani Batista Graci
Nė 4 maj 1925 u nda nga jeta Xhovani Batista Graci, fiziolog, qė u mor mjaft me sėmundjet ngjitėse dhe sidomos me malarjen. Ai pėrshkroi ciklin e plotė tė zhvillimit tė mikrobit tė kėsaj sėmundjeje , duke vėrtetuar se bartėsi i vetėm i tij ishte mushkonja anofele.
|
|
|
|
| |
|
Nga 5-7 fėmijė pėr grua para 15 vjetėsh, nivlei ėshtė 2.3 fėmijė pėr grua nė ditėt e sotme.
Pjellshmeria ka qenė shumė i lartė nė vitet '70 e deri afėr '90 ruajti tė njėjtat pothujase tė njėjtat nivele, deri nė 7 fėmijė pėr grua. 2 llogaritet sot. Kėta tregues u pėrmendėn dje gjatė konferencės kombėtare pėr shėndetin "Gender, tė drejtat dhe shėndeti" me pėrfaqėsues tė institucioneve tona dhe organizmave ndėrkombėtarė. Ēdokush do ta komentonte kėtė si shenjė e qytetarizimit tė shpejtė, megjithatė specialistėt e justifikojnė dukurinė edhe me faktorė tė tjerė pėrveē planifikimit familjar dhe dėshirave tė ēiftit. Numri i lindjeve ka rėnė. Nga rreth 85 mijė lindje tė raportuara pėr vitin 1990, 52 mijė u raportuan nė 2001. Sipas INSTAT, arsyet e rėnies sė kėtij treguesi janė tė shumtė, ndėr mė kryesorėt janė emigracioni i lartė i popullsisė nė moshė riprodhuese, ulja e numrit tė lindjeve dhe rritja e moshės mesatare tė martesės, si te femrat ashtu dhe te meshkujt. Po nėse emigracioni llogaritet si ndėr faktorėt percaktues pėr ēastin, ky s'do jetė mė i tillė pas disa vitesh, kur lindshmėria do jetė e njėjtė si nė skemat e Italisė apo vendeve tė tjera perėndimore, 1.4 fėmijė pėr grua.
Njė raport i Institutit tė Shėndetit Publik solli tė dhėna befasuese para pak muajsh. U testuan 6000 femra dhe 5000 meshkuj tė moshave tė ndryshme. 32 % e tė anketuarve nga moshat 20-24 vjeē ishin bėrė prindėr dhe vetėm 39 % e atyre nga 25-29 vjeē ishin tė tillė. Ndėr gratė 35-44 vjeē, vetėm 8 % e tyre kishin arritur tė bėheshin nėna. Me pėrjashtim tė kėtij rasti ku pamundėsia pėr tė lindur ėshtė mbi 90 % fizike, nė kategoritė e tjera kjo shpjegohet me mė shumė faktorė.
Tė dhėna tė tilla ndikojnė padyshim nė plakjen e popullsisė. Nė perfundimet e Institutit tė Statistikave nėnvizohet se popullsia e kryeqytetit ėshtė mė e moshuara se gjithė pjesa tjetėr e vendit. Edhe vdekshmėria foshnjore dhe deshtimet janė gjithashtu faktorė qė ndikojnė nė uljen e ritmeve tė rritjes natyrore tė popullsisė, sepse ky tregues ėshtė ulur nė vite porse vazhdon tė mbetet nga mė tė lartėt nė Evropė. Nga tė dhėnat statistikore mbi vdekshmėrinė sipas gjinisė, vėrehet se meshkujt janė ata qė vdesin mė shumė.
Psikologėt
Sipas psikologut Dragotit vėrehen prirje individuale dhe kultura e parasė. Gjithnjė e mė shumė e moralshme, ėshtė ēdo gjė qė sjell para, thotė psikologu. Familjes i dobėsohen vlerat e mėparshme. Bashkėshortėt kanė prirjen pėr tė krijuar veten e tyre, kurse femra lufton pėr dallueshmėrine e saj natyrore!? Gratė gjithnjė e mė shumė kėrkojnė lehtėsira nė mėnyrėn e jetesės dhe individualidet dhe kėrkojnė tė spikatin mė shumė si emėr. Prandaj dhe tregu i sotėm dhe kapitalizmi nė pėrgjithėsi shoqėrohet me dobėsimin e qelizės sociale, familjes. Bashkė me kėtė dukuri dobėsohen gjithashtu lidhjet fisnore dhe si kufizohet rrethi i ngushtė shoqėror.
Gazeta Shqiptare, 25-09-2004
|
|
|
|