|
|
Thenie-Proverba |
|
|
|
Hiqini friken e ferrit nje te krishteri dhe ju i keni hequr besimin e tij.
--- Diderot
|
|
|
|
Reklama |
|
|
|
Menuja |
|
|
|
Vizitoret e castit? |
|
|
|
Kemi 102 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.
Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu
|
|
|
|
Perkujtimore |
|
|
|
Nje dite si kjo ...
2008 Dhimitėr Pasko
Nė 4 maj 1966 mbylli syė Dhimitėr Pasko ose shumė i njohuri Mitrush Kuteli, shkrimtar, ekonomist, publicist dhe pėrkthyes. E pati nisur krijimtarinė letrare qysh nė vitet '30, kur botonte "Net shqiptare", "Kapllan Aga i Shaban Shpatės", "Ago Jakupi", si dhe hartonte mjaft vepra ekonomike. Pas ēlirimit, Kuteli botoi "Pylli i gėshtenjave", "Tregime tė moēme shqiptare", "Baltė nga kjo tokė" , "Nė njė cep tė Iirisė sė Poshtme", etj, si dhe bėri mjaft pėrkthime tė paarritshme tė shkrimtarėve tė mėdhenj botėrore, qė e vendosin nė piedestalin e pėrkthyesve tanė mė tė mirė.
Alberto Blest Gana'
Nė 4 maj 1830 lindi shkrimtari kilian Alberto Blest Gana', themeluesi i realizmit kritik nė letėrsinė e vendit tė vet dhe nė atė latinoamerikan. Veprat e tij mė tė mira, romane, jane: "Dashuria e parė", "Babai i familjes", "Martin Rives", "Aritmetikė e dashuri", etj. Vdiq nė vitin 1920.
Antuan Augustini
Nė 4 maj 1900 lindi nė Paris Antuan Augustini, skulptor kroat, i cili ndėrmjet veprave tė shumta qė krijoi, u dallua veēanėrisht pėr portretet. Ndėrmjet kėtyre portreteve ėshtė edhe njė portret i heroit tonė kombėtar, Gjergj Kastrioti Skendėrbeu.
Xhovani Batista Graci
Nė 4 maj 1925 u nda nga jeta Xhovani Batista Graci, fiziolog, qė u mor mjaft me sėmundjet ngjitėse dhe sidomos me malarjen. Ai pėrshkroi ciklin e plotė tė zhvillimit tė mikrobit tė kėsaj sėmundjeje , duke vėrtetuar se bartėsi i vetėm i tij ishte mushkonja anofele.
|
|
|
|
| |
|
Mbas mė shumė se 30 vjet hapet mė nė fund shkolla e parė pėr Kinematografi.Nė tė do tė konkurojnė studetė nga mosha 17-28 vjeē tė cilėt do tė marin mėsime nga kineastė shqiptarė dhe tė huaj (nga Usa dhe Zvicra). Brezi i fundit qė ka mbaruar pėr kinematografi ka qėnė nė vitet 70-tė ku shumica prej tyre patėn studiuar nė vendet e lindjes si nė Ēeki e Rusi. Kjo shkollė do hapet nė ambientet e Kinostudios dhe nė bashkepunim me Alba-film. - AuGuSt CrIsToPhEr -Tiranė Nė vazhdim historik mbi Fillimet e Kinematografisė Shqiptare ...
Pėrmbledhje
Kinematografia ne Shqiperi u zhvillua mbas vitit '45, nderkohe qe si shfaqje e pare filmike njihet ajo e piktorit Kol Idromenos ne vitin 1912. Filmi me i vjeter me teme shqiptare i xhiruar nga te huajt, eshte "Albania ribelle", xhiruar nga shoqeria italiane "Cines" e Torinos, ne vitin 1909. Ne vitin 1946 u ngrit ndermarrja e pare kinematografike shqiptare. Gjate viteve '70- '80-'90 prodhimi kinematografik shqiptar numuronte ne vit, 14 filma artistike, 40 dokumentare dhe kronikale, 16 filma vizatimore te teknikave te ndryshme. Pas viteve '90, prodhimi i filmit shqiptar ka shenuar renie te ndjeshme.
"Tana", eshte film i pare artistik shqiptar me metrazh te gjate. Prodhim i Kinostudios "Shqiperia e re", realizuar ne vitin '1958. Subjekti i filmit, me teme nga jeta shoqerore e fshatit dhe eshte me skenar te Fatmir Gjates, mbeshtetur ne novelen e tij me te njejtin titull. Regjisor eshte Kristaq Dhamo.
"Qeshim se nuk qajme dot" eshte filmi i pare artistik me metrazh te shkurter, me regjisor, Viktor Stratoberdha, me skenar te Dionis Bubanit. U shfaq per here te pare pas 43 vjetesh, ne vitin 1999, per shkak se regjisori Stratoberdha u denua nga regjimi komunist. Viktor Stratoberdha u lind ne qytetin e Korēės ne vitin 1925.
"Beni ecen vete". Film artistik per femije me regjisore Xhanfise Keko (Artiste e Popullit), prodhim i vitit 1975. Ka fituar cmimin e posacem ne festivalin per femije te Salernos ne Itali ne vitin 1979.
"Zana dhe Miri", eshte filmi i pare vizatimor i prodhuar ne vitin 1975. Me pas filloi prodhimi i filmave me tekniken e vizatimit dhe me vone i filmave me tekniken e kombinuar me sende reale.
Historik
Filmi hyri nė Shqipėri nė vitet 1911-12. Shfaqjet e para publike u dhanė nė qytetet Shkodėr e Korēė. Sallat e para tė kinemave si institucione publike u ngritėn me iniciativė private pas Luftės I Botėrore, nė qytetet Vlorė, Korēė, Tiranė, Shkodėr, Berat. Filmat e parė u bėnė nga tė huajt; ata qenė kronika. Kronika e parė pėr ngjarje tė lidhura me Shqipėrinė ėshtė ajo e lidhur me Kongresin e Manastirit (1908), qė sanksionoi Alfabetin e gjuhės shqipe. Gjatė 30 vjetėve pas Shpalljes sė Pavarėsisė (1912) u xhiruan kryesisht kronika, filma dokumentarė, nga shoqėri tė huaja kinematografike tė Europės apo SHBA, si dhe nga amatorė. Menjėherė pas Luftės II Botėrore u krijua nga shteti Agjencia Shqiptare e Filmave (1945), e cila mė pas u shndėrrua nė Ndėrmarrje Shtetėrore Kinematografike Shqiptare (1947), kohė kur u bė shtetėzimi i plotė i rrjetit tė sallave, importit, dhe prodhimit. Nisi xhirimi i filmave kronikalė dhe nė maj 1948 u shfaq kinokronika e parė shqiptare. Nė njė vend me pėrqindje tė lartė tė analfabetizmit nė vitet 40-50, shteti i dha rėndėsi shtimit tė numrit tė sallave dhe aparateve lėvizės, si dhe importit tė filmave kryesisht nga vendet e Europės Lindore, Franca e Italia. Njė etapė tė re shėnoi ngritja e sė parės studio shqiptare tė filmave, Kinostudios Shqipėria e Re (1952). Pėrvoja e parė nė fushėn e filmit artistik qe bashkėprodhimi shqiptaro-sovietik Luftėtari i madh i Shqipėrisė Skėnderbeu (1954, regjisor S. Jutkeviē, fitues ēmimi nė Festivalin Ndėrkombėtar tė Kanės). Filmat e parė artistikė tė kineastėve shqiptarė janė Fėmijėt e saj, film i shkurtėr, punė diplome (1957, regj. H. Hakani), dhe Tana (1958, regj. K. Dhamo). Vitet 60 shėnojnė prodhimin sistematik tė filmit artistik nė mesatarisht 1 film nė vit, kryesisht me subjekte nga Lufta kundė pushtuesve fashistė e nazistė (1939-44) dhe nga reformat e viteve tė para pas Luftės. Bėnė filmat e tyre tė parė regjisorėt e rinj Dh. Anagnosti, V. Gjika, G. Erebara, P. Milkani. Nė vitet 70, me shkurtimin drastik tė importit, si rezultat i politikės sė izolimit tė ndjekur nga shteti nė fushėn e kulturės,u shenua njė rritje tė ndjeshme tė prodhimit, nga 5-6 filma artsitikė nė vit nė fillim tė periudhės, deri nė 8-10, pėr tė arritur nė 14 nė vitet 80. U zgjerua gama e zhanreve; u bėnė filmat e parė pėr fėmijė, ku u shqua regj. Xh. Keko, (ndėr filmat e saj pėrmendim Beni ecėn vetė, 1975); kinokomedia e parė Kapedani (1972, regj. F. Hoshafi e M. Fejzo); u bėnė filma historikė e muzikorė; po zhanri mė i pėlqyer mbeti filmi dramatik. Krahas tė tjerėve bėnė filma njė brez i ri regjisorėsh, R. Ljarja, S. Kumbaro, I. Muēaj, K. Mitro, E. Mysliu. Nisi prodhimin e filmave artistikė edhe TV Shqiptar ( Udha e shkronjave, 1978, regj. V. Prifti). Nė fund tė periudhės dhe sidomos nė vitet 80 filmi artsitik shqiptar trajtoi mė shumė aktualitetin si dhe ngjarje e personazhe para Luftės II Botėrore. Nė ekran u afirmuan regjisorė tė tjerė me filma si Ballė pėr ballė (1979, regj. K. Ēashku e P. Milkani), Dora e ngrohtė (1983, regj. K. Ēashku), Agimet e stinės sė madhe (1981, regj. A. Minga), Kohė e largėt (1983, regj. S. Pecani), Tela pėr violinė (1987, regj. B. Kapexhiu), etj. Nė vitet 70-80 prodhimi i filmave dokumentarė u stabilizua nė rreth 20-40 nė vit, dhe pati tipare tė thella propagandistike, po edhe kulturore; lindi filmi vizatimor shqiptar me filmin Zana dhe Miri (1975, realizues V. Droboniku e T. Vaso), i cili arriti deri nė 16 filma nė vit. Krijimtaria kinematografike, e pėrqendruar nė njė kinostudio dhe nė TV Shqiptar, qe fryt i bashkėpunimit tė organizuar nga shteti mes kineastėve, regjisorėve tė tė gjitha brezave, shkrimtarėve, piktorėve, kompozitorėve, aktorėve, dhe industrisė kinematografike. Deri mė 1990, nga rreth 200 filma artistikė 80 janė ekranizime nga letėrsia shqiptare. Nė fund tė viteve 80 nė Shqipėri kishte 450 salla kinemaje e kinema lėvizėse. Por baza industriale e teknike nė kėtė periudhė erdhi duke u vjetėruar. Nė vitet 90, me ndryshimin e sistemit shoqėror, u bėnė reforma tė thella.Kinostudioja e dikurshme u nda nė disa studio, dhe filmat tani prodhohen kryesisht nga shtėpi filmike private (kryesisht regjisorė tė kinostudios sė mėparshme) nė bashkėpunim me Qendrėn Kombėtare tė Kinematografisė (QKK), tė ngritur nė mesin e viteve 90, dhe me producentė tė huaj. QKK ėshtė qendėr e re e administrimit tė filmit nė Shqipėri, qė ka dhėnė tashmė rezultatet e para; aktualisht prodhimi kinematografik kryhet nė bazė tė Ligjit pėr Kinematografinė, mjaft i diskutuar nga kineastėt. Shkollimi i kineastėve shqiptarė nisi nė vitet 50 nė vendet e Europės Lindore; mė pas, me ndonjė pėrjashtim tė rrallė, nuk u bė mė jashtė vendit, por brenda vendit, nė Institutin e Lartė tė Arteve, Tiranė, ose me specializime nė Kinostudio. Kritika dhe studimet pėr kinemanė u zhvilluan disi krahas rritjes sė prodhimit, kryesisht nga vetė kineastėt apo nga gazetarė. Revistė e posaēme ka qenė nė vitet 80 Skena dhe Ekrani, e cila pushoi sė botuari nė fillim tė viteve 90. Nė Qendrėn e Studimeve tė Artit tė Akademisė sė Shkencave historia e kinemasė shqiptare studiohet nė njė departament tė veēantė. Deri nė fillim tė viteve 90 kineastėt kanė qenė tė organizuar nė Lidhjen e Shkrimtarėve dhe Artistėve tė Shqipėrisė; mė pas ata u veēuan dhe formuan Shoqatėn e Kineastėve Shqiptarė. Arkivi Shtetėror i Filmit, dikur departament i Kinostudios Shqipėria e Re, nė vitet 90 u bė institucion mė vete. Ėshtė anėtar i Federatės Ndėrkombėtare tė Arkivave tė Filmit. Qė prej vitit 1976 nė Shqipėri janė organizuar Festivale Kombėtare tė Filmit, nė fillim njė herė nė dy vjet pėr tė gjithė filmat, e mė pas nė mėnyrė alternative, njė vit pėr filmin artistik, e njė vit pėr filmin dokumentar e vizatimor. Nė vitet 90 festivalet janė organizuar njė herė nė pesė vjet. I fundit, Festivali XI prill 2000, mblodhi gjithė prodhimin e pesė vjetėve, 10 filma artistikė, 27 dokumentarė, 14 vizatimorė. Nė prodhimin e viteve 90 vazhdon tė ndjehet tipari i thellė social, preokupimi i artistėve pėr problemet e shoqėrisė, nė veēanti tė lidhura me dukuritė e reja tė periudhės sė tranzicionit. Njė numėr filmash kanė stigmatizuar totalitarizmin. Nė kėtė festival, pėr herė tė parė u shfaqėn prodhime tė kineastėve shqiptarė nga trevat e Kosovės, Maqedonisė dhe Malit tė Zi. Nė dy festivalet e fundit (1995, 2000), pėrveē ēmimeve tė tjera, u dhanė edhe ēmime tė karierės, tė cilat u fituan nga regjisorėt Dh. Anagnosti e K. Dhamo, e nga aktorėt K. Roshi e S. Pitarka. Sot kinemaja shqiptare pėrjeton njė periudhė tė vėshtirė tranzicioni e pėrshtatjeje me ekonominė e tregut. Pėrveē rėnies sė prodhimit ne sasi edhe rrjeti i sallave tė kinemave ka zbritur ndjeshem, dhe vetėm kohėt e fundit jane bere dhe po bėhen pėrpjekje pėr ngritje sallash tė reja bashkėkohore si kinemaja MILLENIUM ne Tirane dhe nje tjeter ne Elbasan. Nga ana tjetėr, forcat krijuese janė tė shumta dhe entuziaste, tė ēliruara nga trysnia etatiste, totalitare, dhe ekonomike e pėrqendruar, si dhe me iniciativė private pėrherė nė rritje. Mund te thuhet se kinemaja shqiptare sot ndodhet midis nostalgjisė sė njė kinemaje kombėtare, tė lindur e zhvilluar nė kushte tė caktuara.
|
|
|
|