Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Te thuash qe njeriu eshte i perbere nga forca dhe dobesia, nga drita dhe verberia,nga vogelsia dhe madheshtia, kjo nuk do te thote qe ti besh procesin atij, por ta perkufizosh.
--- Diderot

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 107 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...


2008
Kongresi i Dytė i Napolit
Nė 29 prill 1901 me nismėn e arbėreshėve tė Italisė u zhvillua Kongresi i Dytė i Napolit, i cili nuk doli jashtė kuadrit gjuhėsor, madje diskutoi kryesisht ēėshtjen e alfabetit unik tė shqipes, duke shtruar nevojėn e njė alfabeti latin qė tė shprehte besnikėrisht tėrė tingujt e gjuhės shqipe.

Televizioni Shtetėror Shqiptar
Nė 29 prill 1960 Televizioni Shtetėror Shqiptar transmetoi programin e parė eksperimental, duke nisur kėshtu rrugėn e emisioneve televizive nė Shqipėri.

Deklaratėn mbi Lirinė e Shprehjes dhe te Informacionit
Nė 29 prill 1982 Komiteti i Ministrave tė shteteve anėtare tė Kėshillit tė Europės miratoi Deklaratėn mbi Lirinė e Shprehjes dhe te Informacionit.

Anri Ogust Barbie
Nė 29 prill 1905 lindi poeti i njohur francez Anri Ogust Barbie', i cili pati njė ndikim tė madh nė letėrsinė e vendit tė tij me veprat qė shkroi: "Jambet", "Vajet", etj. Madje prej poezive tė tij u frymėzua edhe piktori i madh Delakrua pėr tė krijuar tablonė e famshme "Liria nė barrikada".

Alfred Hiēkok
Nė 29 prill 1980 u nda nga jeta njėri nga figurat e ndritura tė kinematografisė botėrore -Alfred Hiēkok, mjeshtėr dhe novator i kinematografisė dhe i filmave artistikė nė veēanti. Nė filmat e tij tė pavdekshėm , Hiēkoku , pėrveē regjisė, realizonte edhe kolonėn zanore, edhe ngjyrat, skenografinė e skenarin, madje shpesh ishte edhe aktor. Filamt mė tė mirė tė tij janė: "Lavdia e keqe" "Psikozė", "Hija e dyshimit", etj.
Sport :: Ferrari, Dy aksidentet e ndodhura rastesi apo fat i keq??
Postuar nga: silenc

Sport Pavaresisht nga ecuria dhe triumfi qe ka pasur skuadra e Ferrarit, dhe dy pilotet e saj Shumaker dhe Barrikelo, aksidentet e ndodhura ne daten 29 janar 2002, nuk do te kalojne lehte per gjithe skuadren. Jo vetem per faktin e shkaterimit te dy makinave te para por edhe per influencen psikologjike qe do kene keto aksidente mbi pilotet dhe gjith stafin e Ferrarit.

Ishte njė ditė ters, aq sa pėr tė kaluar nė histori, apo ishte njė problem i tmerrshėm dhe serioz, aq sa e ka detyruar Ferrarin qė tė reflektojė dhe ndoshta tė nxjerrė nga ndonjė sirtar ndonjė zgjidhje tė zgjuar teknologjike? Data 29 janar 2002 do tė mbetet nė faqet e historisė sė Ferrarit si njė nga sesionet mė tė kėqija tė provave qė janė zhvilluar ndonjėherė.
Aksidentet qė shkatėrruan plotėsisht dy makinat Ferrari F2001, atė tė Shumakerit dhe tė Barrikelos, nė tė njėjtėn pistė, nė tė njėjtėn ditė, nė tė njėjtin sesion dhe me pak minuta distancė njėri nga tjetėri, tingėllojnė pak ēuditshme.
Siē ėshtė e logjikshme, provat, pėr vetė faktin qė i japin mundėsi pilotit tė kolaudojė zgjidhjet e reja teknike, pėrmbajnė brenda edhe njė dozė tė mirė risku, apo tė papriturash pak a shumė tė rrezikshme.
Fjalėt ngushėlluese tė Majkėll Shumakerit dhe Rubens Barrikelos, jashtė mase tė njėjta (ishte njė gabimi im), tingėllojnė ēuditshėm dhe pak si tė paramenduara, duke njohur "politikėn" e rreptė tė Ferrarit nė lidhje me deklaratat. Gjithashtu, kėto fjalė ngrenė njė shqetėsim tė madh te tė pasionuarit apo specialistėt, sepse lėnė shteg pėr dyshime pėr faktin se ēfarė, kush dhe pse u shkaktuan kėto dy aksidente tė tmerrshme.
Pėr Ferrarin, prania e Majkėll Shumakerit dhe e Rubens Barrikelos nė Spanjė, dhe e dy kolaudatorėve Badoer e Burti, ka njė domethėnie mė tė saktė: nė tė dy makinat ka shumė mundėsi qė tė jenė instaluar pėrbėrės tė makinės sė re Ferrari 2002. Vetėm kėshtu mund tė shpjegohet "pėrdorimi me kohė tė plotė" i dy pilotėve titullarė.
Gabimi njerėzor, natyrisht, nuk mund tė pėrjashtohet, por ėshtė qartė se mund tė ndodhė shumė rrallė (pėr tė mos thėnė kurrė) qė Majkėll Shumaker tė gabojė nė njė mėnyrė kaq tė dukshme.
Hipoteza e defektit mekanik, pėr tė cilin po hetojnė edhe inxhinierėt nė Fiorano, duket si mė e besueshmja, veēanėrisht nėse u besohet zėrave tė sigurt, sipas tė cilėve Ferrari kėtė vit mund tė ketė njė bllok kambio-motor.
Disa inxhinierė tė skuadrave konkurrente (lexo: McLaren) janė shprehur se dy aksidentet e Barcelonės mund tė kenė qenė rrjedhojė e njė mosfunksionimi apo njė montimi tė keq tė bllokut kambio-motor.
Me njė pjesė kaq komplekse dhe kompakte, siē ėshtė monoblloku kambio-motor, dridhjet e forta tė shkaktuar nga motori 10-valvulėsh mund tė pėrēohen dhunshėm te sospensionet, pjesėt mė delikate tė makinės.
Fakti qė Shumakeri gjendej nė xhiron e 17-tė nė momentin e aksidentit e pėrjashton mundėsinė e njė uljeje tė pėrqendrimit pėr shkak tė lodhjes.
Ndėrsa hipoteza e vibracioneve tė forta tė shkaktuara nga futja e njė blloku kambio-motor ėshtė shumė mė e sigurt, madje e ndėrtuar mbi baza tė forta teknike.
Prova nėse kjo hipotezė ėshtė e vėrtetė do tė dalė shumė shpejt, mė datė 6 shkurt. Atė ditė do tė mėsojmė nėse Ferrari 2002 do t'i besojė kėtij njėbllokėshi tė famshėm. E nėse do tė jetė kėshtu, ėshtė mirė qė kjo e re tė funksionojė ashtu siē shpresojnė Montezemol e Zhan Todt, pėrndryshe komisarėt e Melburnit do tė bėjnė mirė tė shtojnė numrin e gomave mbrojtėse...
Rigers KRISTO

Shtypi gjerman komenton aksidentin e katėr herė kampionit tė botės
"Zoti duhet tė jetė tifoz i Shumit"
Gazeta gjermane "Bild", pas frikės pėr aksidentin e Barcelonės, nė njė artikull tė saj ndalet te shqetėsimet e bashkėshortes sė Majkėllit. Shumakeri ka njė Zot nė parajsė qė e mbron. E pėr kėtė gjė ėshtė e bindur "Bild", gazeta gjermane, e cila nė shkrimin e saj thotė: "Zoti duhet tė jetė tifoz i Shumakerit. Vetėm kėshtu mund tė shpjegohet fati qė pati piloti gjerman kampion bote, kur doli pa asnjė gėrvishtje nga pėrplasja e frikshme me 240 km/orė".
"Pėrsėri njė pėrplasje e Shumit. Ēfarė mendon Korina, bashkėshortja e Shumakerit?". "Falė Zotit qė Majkėlli nuk pati asnjė dėmtim. Falė Zotit qė ato imazhe nuk i pashė drejtpėrdrejt, sepse do tė isha ēmendur", - pėrgjigjet Korinė Shumaker, e shqetėsuar pėr bashkėshortin e saj.
Pėrkrah fotografisė sė Ferrarit tė shkatėruar, gazeta "Bild" tregon edhe imazhet e Shumit tė ēoroditur pas pėrplasjes. "Mė shumė se sa Shumakeri, ai qė pilotonte Ferrarin nė atė moment ishte Fati", - vazhdon komentin e saj gazeta "Bild".
Gjithmonė sipas shtypit gjerman, kėto vite Korina ka qenė e detyruar qė t'i qėndrojė pranė njė piloti qė ka pėsuar shumė aksidente. "Pas pėrplasjes sė tmerrshme mė 1999 nė Silverston, Korina qėndroi me Majkėllin nė spital. Ajo e njeh rrezikun. Por e njeh edhe bashkėshortin e saj, dhe kjo gjė e qetėson", - shkruhej nė gazetėn "Bild".
Majkėll Shumakeri, mė shumė se njė herė, i ėshtė drejtuar mbrojtėsit tė tij nė qiell: "Ėshtė njė aty lart qė na drejton. Unė besoj te Zoti".
Shumakeri, nė Barcelonė, mbante kaskėn e tij tė re, shumė tė sofistikuar, me njė sistem ajri tė kondicionuar brenda saj. Njė kryevepėr e vėrtetė e teknologjisė. Kjo kaskė ėshtė realizuar vetėm pėr dy vėllezėrit Shumaker dhe kushton 12 mijė Euro (pak mė shumė se 12 mijė dollarė). Dhe nuk ėshtė nė shitje, kėshtu qė asnjė nuk mund ta ketė...

Mare /Sportishqiptar









© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.