Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Turma eshte me e ndjeshme ndaj heroizmit se sa ndaj moralitetit.
--- Lebon

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 88 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...


2008
"Afėrdita"
Nė 2 maj 1908 njė grup atdhetarėsh formuan nė Elbasan shoqėrinė "Afėrdita", e cila krojoi edhe grupin e bandės sė qytetit, ndėrsa kish synim tė ngrinte njė palestėr sportive, dhe tė merrej me botimin e librave shkollorė.

Greva e Bukes
Nė 2 maj 1928 gratė e Korēės organizuan grevėn e bukės, qė ishte njė nga grevat e para tė kėtij lloji nė vendin tonė.

Temo Konomi
Nė 2 maj 1937 u vra pranė Barcelonės Temo Konomi, hero i Popullit, luftėtar i brigadave ndėrkombėtare pjesėmarrėse nė Luftėn e Spanjės.

Nikola Guerra
Nė 2 maj 1855 u lind baletmaestri italian Nikola Guerra, i cili luajti njė rol tė rėndėsishėm nė artin koreografik tė vendit tė tij dhe botės. Gjithashtu ishte pedagog nė mjaft teatro tė Evropės, si dhe regjisor qė vuri nė skenė mbi 30 balete, ku dallojmė: "Prometeu", "Karnevalet e Venedikut", "Marshi triumfal", etj.
Art :: Filmi shqiptar konkurron ne festivalin e filmit ne Sarajeve
Postuar nga: Albo

Art “Eden i braktisur“, filmi i shkurtėr i regjisorit Eno Milkani, nė konkurim nė Festivalin e Sarajevės

Milkani: Vendin tim duhet ta quaj Eden

Elsa Demo

Sarajevė- “Duket njė peizazh klishe, ku ju flisni mė shumė pėr bukuritė e fshatit. Kjo jo se nuk e bėn filmin tė veēantė, pėrkundrazi.” Tė flasėsh pėr njė “parajsė klishe” nė rastin e filmit “Edeni i braktisur”, njė film ndėrmjet dokumentarit dhe fiction-it, realizuar nė pjesėn mė tė harruar tė
Jugut tė Shqipėrisė, pėr regjisorin Eno Milkani ka njė arsye tė fortė pėr ta bėrė kėtė: pėr tė treguar forcėn e dhimbjes, braktisjes apo shanset e humbura nėpėrmjet njė force tė kundėrt, tė pandryshueshme qoftė kjo edhe e vetmja qė mund t’iu ketė mbetur shqiptarėve, natyra.
Ajo qė qėndron e para dhe e fundit, kur njeriu vjen dhe ikėn nga kjo botė. “Edeni i braktisur” qė konkuron nė Festivalin e Filmit tė Sarajevės nė seksionin e filmit tė shkurtėr, pas prezantimit qė ka pasur dje pasdite nė Teatrin Nacional tė Sarajevės ėshtė komentuar, mes tė tjerash, edhe si njė “parajsė klishe”. “Shumė perėndimorė qė e kanė parė filmin, e kanė komentuar tė tillė, njė film qė bėn propagandė me natyrėn dhe bukurinė e njė vendi. Madje disa prej tyre mund tė mendojnė se ėshtė njė vend i bukur pėr tė blerė edhe njė shtėpi atje”,- i ėshtė pėrgjigjur me humor regjisori shqiptar, komentit nė fjalė. “Por unė e shoh tė nevojshme tė flitet pozitivisht pėr vendin tėnd.
Dhe kjo qė kam bėrė nė “Edenin e braktisur” ėshtė mėnyra qė di unė”. Njė shpjegim tė tillė regjisori e pėrligj me njė stil poetik, dramatik, duke marrė parasysh se “Eden i braktisur” ai ia kushton njė milioni shqiptarėsh, qysh prej rėnies sė regjimit, diktaturės komuniste, nė 1991, vazhdojnė tė emigrojnė. Filmi i Milkanit, njė lloj i veēantė i filmit tė shkurtėr qė nuk mund ta ndash dot nėse ėshtė dokumentar apo fiction, ėshtė realizuar nė njė nga fshatrat e Jugut tė Shqipėrisė, ku natyra ėshtė treguar e pakursyer, por njerėzit e tij janė duke ikur.
“Edeni i braktisur” shfrytėzon zhurmat e heshtjes sė atyre pak tė mbeturve nė fshat, njė dorė
pleqsh, tė cilėve njė ditė tė bukur njė i panjohur iu sjell njė foshnjė. Tė gjithė mendojnė vetėm pėr tė. E pagėzojnė sipas riteve tė lashta, gjuha poetike e tė cilave ėshtė tepėr ngjeshur. Uji dhe guri, dy elementė tė kudondodhur tė natyrės qė njė njeri duhet t'i ketė me vete nga toka e tij, qysh nė lindje. Pagėzimi i foshnjės nė njė enė pagėzimi me njė kryq tė madh gdhendur nė tė, ka tėrhequr vėmendjen pėr njė nga degėt e reriligjionit qė kanė shqiptarėt e Shqipėrisė.
Regjisorit i ėshtė kėrkuar njė lloj shpjegimi pėr bashkėjetesėn ndėrmjet religjioneve duke e njohur Shqipėrinė si njė vend ku eksiztojnė edhe tė tjera etni dhe disa besime.
“Eshtė e vėrtetė qė shumica e bashkatdhetarėt e mi brenda kufijve tė Shqipėrisė i pėrkasin besimit mysliman, dhe pjesa tjetėr atij katolik dhe ortodosk. Ashtu sikur nė njė qytet mund tė gjesh kisha e xhami. Por ata asnjėherė nuk kanė dashur t'ia dinė seriozisht pėr besimin e tyre. Pėr mė tepėr kur feja islame ėshtė njė fe e importuar me forcė tek shqiptarėt, nė periudhėn e sundimit tė gjatė tė perandorisė otomane”.
Kurioziteti dhe interpretimet e religjionit nė territore tė ndryshme tė Ballkanit ėshtė njė nga temat
e pashtershme dhe subjekt edhe pėr disa filma qė marrin pjesė nė Festivalin e Sarajevės. Njė prej tyre ėshtė shfaqur pikėrisht dje, para filmit tė Milkanit. “Mos u frikėsoni, ne jemi islamikė“, ishte filmi ku regjisori iranian, Shamin Berkeh, qė prej disa vitesh jeton nė Bullgari, provokoi me dokumentarin e tij, nė njė mėnyrė fare tė panevojshme publikun, kryesisht atė boshnjak. Ideja e tij se myslimanėt ekstremistė mund tė kishin bėrė atė masakėr qė bėnė serbėt nė Bosnjė,
dhe se nė kėtė rreth nuk hyjnė fare myslimanėt bullgarė, ata qė i besojnė Kuranit, Islamit, Allahut, pra besimtarėt e vėrtetė, u duk provokuese dhe jo profesionale. Paniku i luftės dhe frika ndaj ekstremizmit mysliman si njė forcė shkatėrruese, mė tepėr se njė bindje e regjisorėve ballkanas apo dokumentim i lojėrave, ngjyrave dhe nuancave nė emėr tė religjioneve dhe tė
quajtuarat konflikte mes tyre, po shfaqet si njė valė e pandalshme, qė nuk po i sjell asgjė tė re kinemasė. Festivali i Sarajevės mbyllet sot nė mbrėmje, kur do tė jepen edhe ēmimet pėr filmin mė tė mirė tė Rajonit. Janė nėntė filma nė garė ku konkuron edhe „I dashur armik“ i regjisorit shqiptar Gjergj Xhuvani. Po sot, nė skenėn e Teatrit Kombėtar tė Sarajevės do tė jepet
edhe ēmimi pėr filmin mė tė shkurtėr ku konkuron “Eden i braktisur” i Eno Milkanit.


© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.