Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Kur nxjerr sekretin e shokut je i pabese, kur nxjerr sekretin tend je budalla.
--- Populli

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 72 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...


2008
"Afėrdita"
Nė 2 maj 1908 njė grup atdhetarėsh formuan nė Elbasan shoqėrinė "Afėrdita", e cila krojoi edhe grupin e bandės sė qytetit, ndėrsa kish synim tė ngrinte njė palestėr sportive, dhe tė merrej me botimin e librave shkollorė.

Greva e Bukes
Nė 2 maj 1928 gratė e Korēės organizuan grevėn e bukės, qė ishte njė nga grevat e para tė kėtij lloji nė vendin tonė.

Temo Konomi
Nė 2 maj 1937 u vra pranė Barcelonės Temo Konomi, hero i Popullit, luftėtar i brigadave ndėrkombėtare pjesėmarrėse nė Luftėn e Spanjės.

Nikola Guerra
Nė 2 maj 1855 u lind baletmaestri italian Nikola Guerra, i cili luajti njė rol tė rėndėsishėm nė artin koreografik tė vendit tė tij dhe botės. Gjithashtu ishte pedagog nė mjaft teatro tė Evropės, si dhe regjisor qė vuri nė skenė mbi 30 balete, ku dallojmė: "Prometeu", "Karnevalet e Venedikut", "Marshi triumfal", etj.
Politike :: Nano nis prerjen e kokave ne PS
Postuar nga: Albo

Politike Lideri socialist piketon ndryshimet e para ne PS. Makbule Ceco pritet te shkarkohet nga funksioni i nenkryetares se Parlamentit, per t'ia lene vendin, numrit 2 te PSD, Gaqo Apostoli. Ajo pritet te largohet edhe nga Kryesia e partise, sebashku me Bardhyl Agasin, Elmaz Sherifin dhe Et'hem Ruken. Ne vend te tyre, pritet te vijne Edi Rama, Ben Blushi dhe Anastas Angjeli

E Merkure, 25 Gusht 2004


Fatos Nano pas perfundimit te pushimeve te gjata verore, "ka mprehur shpaten" per te filluar ndryshimet ne PS, ne pergatitje te sfides se zgjedhjeve te reja parlamentare ne Shqiperi. Burimet prane Kryeministrit, i thane "Korrieri" se dje ka nisur te marre udhe konkrete, ideja e hedhur prej tij ne media, nepermjet Kryeredaktorit te "ZP" Erjon Brace, per "ndryshime te thella" ne Kryesine socialiste, nepermjet largimit te "xhaketave te kthyera" dhe zevendesimin e tyre, me emra te rinj politikanesh. Nje sfide qe pritet te nise gjate mbledhjes se kupoles roze gjate ketij muaji, per te marre forme te plote, ndoshta gjate mbledhjes se KPD te PS, ne fillim te shtatorit.

Ne Parlament

Kjo fushate e "prerjes se kokave", synon ndoshta njekohesisht jo vetem terheqjen e vemendjes nga carja e PS pas zyrtarizimit te partise se re te Metes, por edhe rimotivimin e te gjitha strukturave te partise dhe qeverisjes, per te perballuar nje nga sfidat me te veshtira elektorale te ketyre 14 vjeteve si dhe rirregullimin e raporteve edhe me alaeatet e majte, te cilet jane ne pritje te riorientimit per te mbijetuar. Raporti i PS me partite e "Aleances per Integrim", eshte aq delikat ne kete periudhe, saqe Nano mesohet se pikerisht nga ketu e ka filluar dje, "eren e ndryshimeve".

Burimet prane tij i thane "Korrieri" se ai ka thirrur ne nje takim pune Makbule Cecon, nenkryetaren socialiste te Parlamentit ku mesohet se i ka komunikuar vendimin per largimin e saj nga kjo detyre, por edhe nga Kryesia e PS. Nuk dihen shume detaje nga ky takim qe mesohet se ka qene i tensionuar, por ajo qe saktesohet eshte se Cecos, ne kembim te ketyre dy funksioneve, i eshte afruar mundesia e marrjes se detyres se Kryetares se Komisionit Parlamentar te Ligjeve, pas fillimit te punes se Kuvendit me 6 shtator. Detyre kjo qe aktualisht mbahet nga deputeti i Durresit Spartak Braho, i cili eshte rreshtuar nderkohe me Levizjen Socialiste per Integrim te Ilir Metes, e cila pritet te shpallet Grup Parlamentar me vete, ne perberje te se ciles, deri tani numerohen 8 deputete socialiste.

Vendi "vakant" i numrit 2 te Kuvendit, mesohet se i eshte ofruar nderkohe Partise Socialdemokrate te Skender Gjinushit dhe dje burimet prane Kryeministrit, kane perfolur emrin e numrit 2 te kesaj partie, deputetit Gaqo Apostoli si me i mundshmi per te zevendesuar Cecon. Grupi parlamentar i PSD eshte nje nga aleatet me te rendesishmit, per ruajtjen e mazhorances parlamentare nga Nano dhe qendrimet politike te Gjinushit shpeshhere jane komentuar se jane me prane ideve te Metes se ato te Nanos. Keshtu qe dhenia e postit te nenkryetarit te Kuvendit, mund te sherbeje si nje mundesi qe PS dhe PSD te shkojne sebashku ne zgjedhjet e ardhshme. Pas te cilave, ne rast fitoreje te se majtes, mesohet se Gjinushit i eshte premtuar rikthimi serish ne poltronin e Kryetarit te Kuvendit. Megjithate, nuk dihet ende nese ky post do te pranohet apo jo nga Apostoli, i cili kohet e fundit ka mbajtur qendrime kritike ndaj lidershipit te partise se tij.

Kjo levizje, nga ana tjeter, duket se synon edhe arritjen e numrave te nevojshme te kartonave ne Palrmanet nga ana e PS, ne menyre qe te mund te kryhen ndryshimet e perfolura prej kohesh ne qeveri, para zgjedhjeve te reja. Per t'i dhene ne kete menyre mundesi Nanos, te kerkoje nje mandat tjeter, me nje ekip te ri qeveritar.

Ne Kryesi

Vec kesaj, mesohet se Nano ka piketuar edhe emrat e pare qe duhet te zevendesohen ne Kryesine e PS, nder ata qe "delfini i tij" Brace i ka cilesuar si "xhaketa te kthyera" dhe qe nuk japin garanci per fitoren e nje mandati te trete rradhaz nga PS ne zgjedhjet e reja. Burimi prane Kryetarit te PS i thane "Korrieri" se po dje kane qarkulluar edhe emrat e pare qe pritet te largohen nga kupola roze. Emra te cilat mesohet se Nano i ka konsultuar keto dite edhe me Sekretarin e Pergjithshem te PS, Gramoz Ruci dhe me nje grup te ngushte njerezish te besuar te tij ne parti e qeveri.

Dy sekretaret e PS, Bardhyl Agasi dhe Elmaz Sherifi, por edhe emri i ministrit te Mjedisit Et'hem Ruka, jane perfolur dje se jane piketuar "si te lodhurit" e Kryesise socilaliste per tu larguar. Ne vend te tyre, gjate mbledhjeve te forumeve drejtuese te Partise Socialiste, pritet te "katapultohen" emrat e Kryetarit te Bashkise se Tiranes, Edi Rama, ministrit te Pushtetit Vendor dhe Decentralizimit Ben Blushi. Gjithashtu qarkullojne edhe disa emra te tjere politikanesh te njohur socialiste, mes te cileve eshte edhe kandidatura e Anastas Angjelit.

Pavaresisht nga e gjitha kjo, lista e emrave te larguar por edhe atyre qe pritet te zgjidhen gjate mbledhjes se ardhshme te KPD te PS, mendohet te jete me e gjate. Kandidatura keto qe pritet te seleksionohen ne ditet ne vazhdim. Ajo qe dihet me saktesi, eshte se lideri socialist Fatos Nano, pritet t'i luaj te gjithe guret qe ka ne dispozicion, per t'i hequr "armikut" te tij Meta, mundesine e paraqitjes ne elektoratin socialist te idese se sjelljes se nje ere te re ne politiken e majte shqiptare. Duke vrare me kete rast me nje gure, "shume zogj" qe ai ndoshta do te duhej t'i largonte me kohe nga strukturat me te larta drejtuese te partise se tij. Duke dhene me kete rast, sehnjat e para konkrete, se "gongu" i zgjedhjeve te reja parlamentare, ka rene tashme ne kampin e majte.

PROJEKTI

Ne Parlament

IKEN

- Makbule Ceco, nga nenkryetare e Kuvendit, Kryetare e Komisionit Parlamentar te Ligjeve.

- Spartak Braho, nga Kryetar i Komisionit Parlamentar te Ligjeve, deputet i grupit parlamentar te Partise Socialiste per Integrim

VJEN

- Gaqo Apostoli, nekryetar i Kuvendit (PSD).

Ne Kryesine e PS

IKEN

Bardhyl Agasi

Elmaz Sherifi

Et'hem Ruka

VJEN

Edi Rama

Ben Blushi

Anastas Angjeli



© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.