|
|
Thenie-Proverba |
|
|
|
Ai qe deshiron nje jete te lumtur me nje grua te bukur i ngjan atij qe do te shijoje veren duke e pasur gojen githnje plot.
--- G.B.Shaw
|
|
|
|
Reklama |
|
|
|
Menuja |
|
|
|
Vizitoret e castit? |
|
|
|
Kemi 85 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.
Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu
|
|
|
|
Perkujtimore |
|
|
| |
|
Njė nga nėn-forumet qė vlerėsoj mė shumė tek Forumi Shqiptar, ėshtė forumi i Letėrsisė. Kjo pėr arsyen sė ėshtė njė nga tė vetmet vende ku mund tė lexosh tė gjitha rrymat e letėrsisė bashkėkohore shqiptare. Kėnaquni nė vazhdim me krjimet e "Kamlian".
Betimi
Nė qoftė se ndonjėherė djalė mė lind nga gjiri i nėnės sė tij do ta rrėmbej e drejt nė kafazin e egėrsirave do ta mbyll
Do ta ushqej me mish tė papjekur do ta lė tė vallėzojė me bishat e pyllit le tė nuhaten e le tė therren egėrsisht
Kur ujkut do t'ia ketė thyer kurrizin do tė dij se mundi im nuk mė shkoi huq dhe kur arushėn do ta ketė bėrė drenushė do tė dij se ėshtė pjekur pėr martesė
Ndėrsa kur do ta ketė kafshuar dorėn time po, mu kėtė dorė qė e ushqen atėherė do ta lėshoj nė mesin e njerėzve
Ju betohem!
I urituri dhe Zoti
nuk mė kujtohet kur pėr herė tė fundit e kam shijuar kafshatėn e bukės sė valė qė nė ēerep e piqte e imja nėnė
do tė mė ngopte edhe veē aroma e saj tash kur zorrėt nė mua koncertin e urisė e ekzekutojnė nga partiturat e shkarravitura tė kompozuar nga kjo kohė shurdhėmemece
i ēmendur jam po, i ēmendur nga uria, gjymtyrėt e trupit i kam nė meny por, kur tė pėrfundoj me veten mė falni i nderuari Zot, nė radhė do tė jeni pikėrisht Ju!
Beketi nė dhomėn tėnde
Mė ke thėnė se tė kanė humbur kartuēat e verdhė qė nė dhomėn tėnde i imitonin yjet.
Tash mbi kokėn time ka mbetur vetėm njė gjysmėhėnė kartuēi qė i kėndon romantikės.
E lodhur tashmė nga lojė e dashurisė prehje kėrkon dhe gjumi tė kaplon kur dielli fillon tė zgjohet.
Unė rri i shtrirė dhe qeshem kur ti e jermon emrin tim gjersa trupin tėnd tė zhveshur vazhdoj ta mbuloj me puthje tė panumėrta.
Nė mur rri i varur Beketi dhe qeshet me mua sikur tė ishte vetė ai qė e shkroi skenarin e dashurisė sonė dhe fitoi ēmimin Nobel.
Me kė tė bisedoj tash kur ti ende jermon emrin tim?
. . .
Zotėri Beket! Ju lutem merrni lapsin nė dorė dhe shkruani pėr dashurinė qė ndodhi para syve tuaj para se atė ta zėrė gjumi.
Shkruani shkruani zotėri Beket nėse doni ta merrni edhe njė ēmim Nobel ua garantoj kėtė, o zotėri Beket!!!
|
|
|
|