Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Keshilla eshte ajo gje qe kerkojme kur tashme e njohim pergjigjen edhe pse uronim te mos e dinim.
--- Erica Jong

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 47 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...
Demokraci :: Tre shqiptarė pėr nė Parlamentin Evropian
Postuar nga: Skampa

Demokraci Nermin Kumanova, Viktoria Mandi dhe Durak Duraku, pėrfaqėsuesit e Shqipėrisė pėr nė BE.

Nermin Kumanova, Viktoria Mandi dhe Durak Duraku, tre emra shqiptarėsh nė listat e zgjedhjeve krahinore dhe evropiane nė Belgjikė. Eshtė hera e parė qė belgo-shqiptarėt marrin pjesė dhe kandidojnė nė fushata elektorale kaq tė rėndėsishme dhe qė prej njė muaji, tashmė qė tė tre kandidatėt e kanė shkundur bashkėsinė shqiptare nga amullia qė e ka karakterizuar deri mė sot komunitetin e pranishėm nė Belgjikė, qė prej 42 vjetėsh tashmė. Nermin Kumanova kandidon nė Partinė e Ekologjistėve frankofonė-belgė, pėr nė Parlamentin Evropian. Durak Duraku dhe Viktoria Mandi, qė tė dy pjesėtarė tė partisė tjetėr frankofone, Qendra Demokrate Humaniste, kandidojnė pėr nė Parlamentin krahinor tė Brukselit. Belgjika ėshtė shtet federal dhe pėrveē Parlamentit kombėtar, numėron edhe tre kuvendet krahinore. Kandidatėt me origjinė shqiptare kanė pak a shumė tė njėjtėn histori.

Familjet e tyre janė arratisur nga Shqipėria dhe nga Maqedonia nė vitet “50-“60 dhe pasi i kanė kaluar vėshtirėsitė e kampeve ish-jugosllave, kanė mbėrritur nė Belgjikė ku dhe janė vendosur pėrfundimisht. Qė tė tre kandidatėt kanė marrė pjesė mė parė, kryesisht nė zgjedhjet komunale belge, por asnjėri prej tyre nuk ka fituar deri mė sot. Sipas disa burimeve jozyrtare, vetėm krahina e Brukselit numėron rreth 8000 qytetarė belgė me origjinė shqiptare, tė cilėt e kanė tė drejtėn e votės. Ndėrsa pėr Nermin Kumanovėn, e cila mbledh, pėrveē Brukselit, edhe votat e krahinės frankofone, shanset janė akoma mė tė mira pėr tė fituar postin e eurodeputetes, po nė Bruksel. Qė tė tre janė tėrėsisht tė integruar nė shoqėrinė belge dhe nuk kėrkojnė vetėm votėn e shqiptarėve. Ndoshta tė dielėn, mė 13 qershor dhe pas 42 vjetėsh, komuniteti shqiptar nė Belgjikė do tė fitojė pėrfaqėsimin politik, si tė gjitha komunitetet e tjera nė vend.

Kush ėshtė Nermin Kumanova

Nermin Kumanova, studente dhe vetėm 23-vjeēare, megjithėse e re nė moshė, ėshtė angazhuar herėt nė politikė. Nermini ka lindur dhe jeton nė Namyr, qytet qė gjendet nė pjesėn frankofone belge, nė njė familje shqiptare. Familja e saj, siē e tregon edhe vetė emri, vjen nga Maqedonia dhe nė vitet “50 e ka braktisur ish-Jugosllavinė pėr t“u instaluar pėr 18 vjet rrjesht nė Turqi. Rreth viteve “70, prindėrit e Nerminit largohen nga Turqia dhe zgjedhin Belgjikėn, vend ku Nermini lindi nė vitin 1981. Qė nė moshėn 15 vjeē, kandidatja me origjinė shqipare angazhohet nė lėvizjet e ndryshme sindikale, si dhe nė jetėn shoqėrore dhe sociale. Pėr momentin, studente nė Degėn e Shkencave tė Punės nė Namyr, nė Partinė e Ekologjistėve frankofonė, qė nė Belgjikė njihet me emrin Ekolo, ku Nermini ėshtė angazhuar 3 vjet mė parė. E ndjeshme ndaj ēėshtjes shqiptare, pėrveē prioriteteve tė tjera tė rėndėsishme, Nermin Kumanova shpreson se, nėse zgjidhet, tė bėjė shumė pėr Kosovėn, Shqipėrinė dhe Maqedoninė. Motua qė Nermini 23-vjeēare ka zgjedhur pėr fushatėn ėshtėė: "Duhet kohė pėr ta ndryshuar botėn; atėherė le tė fillojmė sa mė shpejt". Nermin Kumanova ėshtė e katėrta nė listėn pėr zgjedhjet evropiane tė Partisė Ekologjike frankofone.

Kush ėshtė Durak Duraku

"Tė mendosh nė mėnyrė humaniste, do tė thotė tė veprosh ndryshe", ėshtė motoja qė ka zgjedhur pėr fushatėn e tij Durak Duraku, pjesėtar i Partisė Qendra Demokrate Humaniste, qė prej 20 vjetėsh tashmė. Nė tubimin qė kandidati shqiptar organizoi nė Bruksel, me rastin e fillimit tė fushatės zgjedhore, tė ftuar ishin pėrfaqėsues tė forcave politike shqiptare nė Belgjikė, pėrfaqėsues tė shoqatave kulturore apo fetare tė diasporės, intelektualė shqiptarė, qė jetojnė nė Bruksel, por edhe kolegė tė tjerė belgė tė Partisė Qendra Demokrate Humaniste. Ky i fundit ka lindur 56 vjet mė parė nė fshatin Morinė tė Kukėsit dhe ka qenė vetėm 11 vjeē kur familja e tij me 24 pjesėtarė, arratiset nga Shqipėria nė fund tė viteve “50-tė. Pas peripecive tė shumta nė kampet e ish-Jugosllavisė, familja e Durakut mbėrrin nė Trieste tė Italisė, pėr tė ardhur mė vonė nė Belgjikė. Durak Duraku kryen nė fillim shkollėn teknike "Don Bosko" e mė pas ndjek studimet pėr juridik nė Universitetin e Lłvenit. Pėrveē kėsaj, ai diplomohet dhe nė fushėn e gazetarisė dhe pas disa funskioneve tė ndryshme, qė prej vitit 1995 punon si inspektor ekonomik pranė Ministrisė sė Qeverisė sė Brukselit. Pėrveē vlerave tė pėrgjithshme tė partisė, familja, edukimi apo zgjidhja e problemeve tė banimit nė Bruksel, Durak Duraku lufton edhe pėr pėrfaqėsimin e komunitetit shqiptar nė Parlamentin e Brukselit. Durak Duraku ėshtė kandidati nr. 39 nė listėn e Partisė Qendra Demokrate Humaniste.

Kush ėshtė Viktoria Mandi

Viktoria Mandi ka lindur nė Bruksel nė vitin 1974 dhe me origjinė ėshtė nga Shkodra. Familja e saj e ka braktisur Shqipėrinė nė vitet “60 dhe para se tė mbėrrinte nė Belgjikė, ka kaluar nga kampet e burgimit jugosllav. Babai i Viktorias vdiq nė vitin 1975 dhe nėna e saj i rriti vetė tė katėr fėmijėt jetimė, nė atė kohė Viktoria ishte njė vjeē. Kandidatja Shqiptare ka kryer studime sociale dhe qė prej njėzet vjetėsh punon nė Komitetin e Pėrgjithshėm tė Aksionit nė lagjen Marol tė Brukselit. Nė kontat direkt dhe tė vazhdueshėm me njerėzit, pėrveē origjinės shqiptare, Viktoria sjell nė fushatė edhe eksperiencėn e terrenit. Motoja e saj ėshtė pikėrisht ndėr prioritetet kryesore tė kandidates shqiptare, pėrveē pėrfaqėsimit tė komunitetit shqiptar, krijimi i banesave sociale, barazia nė sistemin e edukimit, dhe zhvillimi i mėtejshėm i shoqatave qė operojnė nė terren. Nė listėn e votimit tė Partisė Qendra Demokrate Humaniste (CDH), Viktoria Mandi mban numrin 20.

INTERVISTA

Do tė mbroj shqiptarėt nė Parlamentin Evropian. Ky ėshtė premtimi i Nerminit, kandidate me origjinė shqiptare pėr nė Parlamentin Evropian, nė gjirin e Partisė Ekologjike frankofone (Ecolo). Ka lindur nė Bruksel, por di tė flasė edhe shqip. Nė njė intervistė tė dhėnė pėr gazetėn, ajo shpjegon jetėn e saj belge dhe ēfarė do tė bėjė pėr ēėshtjen shqiptare, nė rast se zgjidhet depuetete nė BE.

Nermin Kumanova, si ju lindi ideja pėr tė kandiduar nė Parlamentin Evropian?

Nė fillim duhet t'ju bėj tė ditur qė unė militoj nė sindikata dhe nė jetėn shoqėrore apo sociale, qė prej moshės 15 vjeē, dhe kjo ėshtė fushata e tretė zgjedhore ku marr pjesė. Nė vitin 2000 kam kandiduar nė zgjedhjet komunale. Vitin e kaluar, nė zgjedhjet pėr senatin belg, dhe kėtė vit jam angazhuar nė nivelin evropian, sepse pėr mua ėshtė vazhdimi dhe plotėsimi i angazhimit tim nė terren.

Ju jeni vetėm 23-vjeēare dhe numėroni tri fushata zgjedhore nė aktivin tuaj. Si e shpjegoni?

Shpjegimi ėshtė thjesht, ambicia dhe dėshira pėr tė ndryshuar botėn ku jetojmė dhe e cila vuan nė nivelin human, nė pabarazisė shoqėrore, nė atė klimatik apo ekonomik. Pėrballė problemeve sociale dhe problemeve tė ndryshme qė egzistojnė, unė personalisht, nuk mund tė qėndroja pasive dhe zgjidhja e vetme, nė vend qė tė rrija dhe vetėm tė kritikoja, ishte qė tė merrja pjesė nė ndėrtimin e gjėrave me dėshirėn pėr t“i pėrmirėsuar ato.

Nė fushatėn zgjedhore ju jeni kandiate e partisė ekologjike. Pse zgjodhėt pikėrisht kėtė parti, dhe pse jo njė tjetėr?

Kam zgjedhur Partinė Ekologjike pasi nė shkallėn politike ėshtė njė parti qė pozicionohet nė krahun e majtė. Duke qenė se unė i pėrkas botės sė tė majtėve, si militante qė jam, atėherė ishte logjike qė tė zgjidhja njė parti qė pozicionohet nė kėtė krah politik, dhe pikėrisht me tė gjelbėrit, sepse janė njė parti ku puqen aspekti i ambjentit, ai ekonomik dhe social dhe tė gjitha kėto me njė vizion tė qėndrueshėm, afatgjatė, me idenė qė problemet tė mos ripėrsėriten, duke menduar nė tė njėjtėn kohė, pėr brezat e rinj qė do tė vijnė.

Ju jeni efektivi nr. 4 nė listėn e partisė suaj pėr zgjedhjet evropiane. Sa tė larta janė shanset pėr t“u zgjedhur tė dielėn?

Kjo gjė, sigurisht qė do tė varet nga votat qė do tė mbledhim, nė fillim nė nivelin e partisė, e pastaj dhe nė atė tė kandidaturės sime personale. Nė kėtė moment, situata politike e Partisė Ekologjike frankofone nuk ėshtė shumė e mirė, pasi vitin e kaluar ne u pėrballėm me njė disfatė katastrofike, duke humbur shumė poste nė Parlamentin Federal belg, dhe shpresoj, qė kėtė vit tė mund tė ruajmė njė numėr deputetėsh nė parlamentet krahinore dhe mbi tė gjitha, nė Parlamentin Evropian, pasi pa grupin e tė gjelbėrve, Evropa rrezikon tė drejtohet drejt njė bote akoma mė liberale.

Pėrveē problemeve klimatike dhe atyre qė pėrmendėt, ēfarė do tė donit tė ndryshonit tjetėr nė Botė, nėse do tė jeni eurodeputete?

Sigurisht, qė nuk ka vetėm probleme klimatike. Nė fillim qėndron problemi i njeriut, i personit human si i tillė apo i personit nė lidhje me familjen e tij dhe me gjithė kontekstin qė e rrethon: punėsimi apo papunėsia dhe edukimi. Tė gjitha kėto janė problematika qė unė i kam pėrzemėr. Personalisht, luftoj pėr njė edukim cilėsor dhe tė qėndrueshėm, pasi dihet se baza e zhvillimit tė njė vendi ėshtė pikėrisht, edukimi dhe ky i fundit duhet tė drejtohet gjithmonė nga shteti dhe nga shėrbimet publike. Nė partinėn tonė luftojmė qė kjo fushė tė mos privatizohet. Nermin Kumanova.

Keni njė emėr dhe mbiemėr shqiptar. Votat i kėrkoni edhe pranė komunitetit shqiptar nė Belgjikė apo jo?

Fushata zgjedhore po zhvillohet gjithandej dhe sigurisht, qė nuk kėrkojmė vetėm votat e qytetarėve belgė me origjinė shqiptare. Por, duke qenė kandidate, dhe meqė kam dhe origjinė shqiptare, shpresoj qė komuniteti shqiptar do tė mė mbėshtesė. Kjo, sepse gjatė historikut 42-vjeēar tė emigracionit shqiptar nė Belgjikė, ėshtė hera e parė qė kemi njė candidate me origjinė shqiptare pėr nė Parlamentin Evropian dhe shpresoj qė tė gjithė sėbashku, do tė bashkohemi pėr ta fituar mė nė fund betejėn tonė tė pėrfaqėsimit politik. Pikėrisht, shqiptarėt e Belgjikės, ndoshta nuk interesohen shumė pėr problemet e klimės nė botė. Ata mund tė kenė dėshira mė personale, siē janė zgjidhja e problemeve nė Kosovė apo Maqedoni.

A do tė angazhoheni dhe pėr zgjidhjen e problemeve tė tilla?

Sigurisht, qė origjina ime mė bėn tė ndihem afėr komunitetit shqiptar nė Belgjikė e mė larg. Studimet qė po kryej mė marrin shumė kohė, por qė e vogėl nuk e kam pasur mundėsinė tė investoj nė fushėn e shoqatave shqiptare kėtu, por projektet pėr kėtė gjė egzistojnė nė mendjen time. Me rastin e fillimit tė vitit tė ri social, nė shtator, kam njė projekt pėr zhvillimin e kurseve pėr alfabetizimin e popullatės shqiptare nė Belgjikė, dhe jo vetėm pėr ta, pasi mund tė afrohen dhe persona tė tjerė joshqiptarė, qė mund tė jenė tė interesuar. Dhe sigurisht, qė nė lidhje me Shqipėrinė, Kosovėn apo Maqedoninė, unė jam shumė e ndjeshme ndaj integrimit tė ardhshėm tė kėtyre vendeve nė Bashkimin Evropian, dhe i mbėshtes si dhe do t“i mbėshtes nė tė ardhmen, me anė tė angazhimit tim brenda Partisė Ekologjike, dhe ndoshta, dhe nė gjirin e Parlamentit Evropian, nėse zgjidhem. Pėr kėto vende, duhet njė ndihmė akoma mė e madhe nė nivelin evropian, nė mėnyrė qė zhvillimi i tyre tė realizohet nė harmoni, si edhe pavarėsia e Kosovės tė njihet.

Ju flisni kryesisht frėngjisht, pasi keni lindur nė Belgjikė, por flisni edhe shqipen qė jua kanė mėsuar prindėrit. Cila ėshtė odiseja e familjes suaj?

Unė jam shqiptare dhe, megjithėse kam lindur kėtu para 23 vjetėsh, e flas edhe shqipen. Prindėrit e mi vijnė nga Kumanova e Maqedonisė, vend nga ku janė larguar nė vitin 1951, pėr t“u vendosur nė Turqi, ku kanė qėndruar rreth 18 vjet. Mė pas kanė ardhur nė Belgjikė ku dhe kam lindur unė, nė qytetin Namyr tė krahinės frankofone belge. Unė jam shqiptare pasi e kam gjakun shqiptar, por nganjėherė mė vjen turp tė flas shqip, pasi nuk e kam mėsuar nė shkollė dhe shpesh vazhdimi ėshtė nė frėngjisht, pasi nuk e zotėroj akoma siē duhet shqipen.

Ju keni kontakte edhe me komunitetin turk nė Belgjikė. A do tė angazhoheni, edhe pėr kėta tė fundit, nėse zgjidheni?

Unė punoj pėr tė gjithė. Nėse zgjidhem, nuk mund tė jem vetėm eurodeputetja e komunitetit shqiptar. Kjo s'do tė ishte logjike. Kur je eurodeputete belge, lufton pėr interesat e tė gjithė vendit, ku bėjnė pjesė komuniteti turk, shqiptar apo afrikan. Nuk duhen bėrė kurrė dallime komunitarizmi. Po sigurisht, qė nė tė njėjtėn kohė, duke pasur ndjeshmėrinė shqiptare, do tė jem mė afėr dosjeve qė kanė tė bėjnė me vėllezėrit dhe motrat shqiptare.

Ju jeni krejtėsisht e integruar, jeni belge pra. A keni pasur probleme nga origjina shqiptare?

Nganjėherė nė universitet. Kur lexojnė Nermin Kumanova, ka persona qė mė pyesin me nėnkuptim: Ēfarė ėshtė kjo origjinė? Dhe kjo gjė ndodh pasi jam nė njė universitet ku disa profesorė kanė idetė e tyre tė qarta pėr shqipėtarėt. Unė nuk e fsheh asnjėherė origjinėn time, sigurisht, pasi tė gjithė tashmė e njohin historinė e ish-Jugosllavisė, si edhe jemi shqiptarė me origjinė dhe s'kam turp ta them.

Pikėrisht, a do tė angazhoheni nė kėtė rast pėr tė mundėsuar zbutjen e problemeve qė rrjedhin nga origjina apo mentaliteti i njerėzve kėtu nė Belgjikė?

Unė angazhohem mė shumė nė drejtim tė integrimit tė komuniteteve tona dhe zhvillimit tė tyre nė fushėn shoqėrore pėr tė marrė kėshtu vendin qė na takon, dhe pėr tė kėrkuar tė drejtat tona, por nuk dua kurrsesi tė harrojmė origjinėn tonė. Kjo gjė s'duhet tė ndodhė. Asimilimi ėshtė njė politikė qė personalisht e refuzoj kategorikisht. Pra, nuk duhet tė harrojmė se jemi shqiptarė me origjinė, dhe se gjuha jonė ėshtė shqipja, por, nė tė njėjtėn kohė, nuk duhet qėndruar nė njė stad fillestar. Duhet qė origjinėn tonė shqiptare, tė gjitha tradidat qė pėrbėjnė pasurinė tone dhe qė s'duhen harruar, tė kėrkojmė sa mė mirė t“i puqim me jetėn kėtu nė Belgjikė dhe sidomos, me studimet, pėr t“u ndjerė tėrėsisht nė vendin tone kėtu.

Ju treguat pėr angazhimet tuaja, nėse zgjidheni. Po nėse nuk zgjidheni, ēfarė do tė bėni?

Sido qė tė ndodhė, edhe nėse nuk fitoj, atėherė do tė vazhdoj betejėn time, gjė qė e kam bėrė me bindje qė nė moshėn 15-vjeēare dhe as nuk bėhet fjalė qė tė ulur krahėt. Pra, do tė vazhdoj. Nė fillim nė gjirin e Partisė Ekologjike, por edhe nė gjirin e lėvizjeve shoqėrore dhe sindikale. Dhe pėrveē kėsaj, kam dėshirė tė nis njė tjetėr luftė nė gjirin e komunitetit shqiptar, pėr tė qenė sa mė afėr problemeve tė veēanta tė shqiptarėve. Sidoqoftė, shpresoj qė komuniteti shqiptar nė Belgjikė do ta mbėshtesė kandidaturėn time dhe nuk do tė shohė partinė ku kandidoj, por mbi tė gjitha, njeriun. Unė jam e katėrta nė listėn e kandidatėve, dhe kjo, jo falė fatit, por falė angazhimit tim tė vazhdueshėm. Betejėn qė kam nisur, do ta vazhdoj deri nė fund.

Panorama, 13-06-2004


© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.